Për raportin e KLSH-së në lidhje me abuzimet në CEZ, ka reaguar edhe Avokatja e Shtetit, duke theksuar se akuzat janë politike.
Në një deklaratë, Alma Hicka, thekson se kallëzimi është bërë publik përpara se raporti të shkonte në zyrën e saj.
Hicka thekson se porositësi i kallëzimit penal është në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, duke iu referuar Sali Berishës.
“E kuptoj urgjencën e depozitimit ditën e mërkurë, duke pasur parasysh të enjten e akuzave dhe sharjeve, aty ku edhe akuzat e ngritura në të ashtuquajturin kallëzim të KLSH-së, u diktuan disa të enjte me radhë nga porositësi i tyre, në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, deklaron.
“Ju siguroj se çdo njeri me pak mend dhe dy pare zanat nuk do mund të shpjegonte se si janë zgjedhur individët e kallëzuar, përfshirë edhe mua personalisht, kur grupi i punës për negociata përbëhej nga rreth 15 persona”, thekson.
Ajo thotë se akuzat ndaj saj kanë nisur 1 vit më parë, fillimisht ndaj bashkëshortit dhe më pas ndaj studios ligjore “Clifford Chance” në çështjen DIA. Avokatja e Përgjithshme e Shtetit thekson se çështja në fjalë nuk është ndjekur asnjëherë në arbitrazh nga Avokatura e Shtetit.
“Duke e njohur në qelizë materien e gjithë çështjes CEZ, unë dua të shpresoj se engjëjt e sotëm do të përgjigjen përpara drejtësisë për djallëzitë e djeshme. Shkaktarët e vërtetë të dëmeve ndaj interesave të shtetit që në përfundim janë interesat tona të përbashkëta, duhet të hetohen e të marrin atë që u takon nga drejtësia”, thekson ajo.
Më tej, zonja Hicka shprehet se çështja CEZ e ka gjenezën tek mënyra e privatizimit, tek marrëdhëniet klienteliste me investitorin gjatë qëndrimit të tij këtu dhe “tek ekseset e paligjshme të epilogut të një marrëdhënieje të sëmurë Shtet – CEZ”.
Në fund të reagimit, ajo thotë se shpresonte që Prokuroria me veprimet e saj t’i japë fund një herë e mirë kallëzimeve politike.
Te paska djegur denoncimi? Ore gomar ai Cez qe shqelmuar nga shqiperia , cju desh ju qe te binit Cez prape ne shqiperi dhe cju desh ju qe bête pazare ne dem te thesarit te shqiperise me Cez? keto jane pyetjet.Pse nuk e cuat Cez ne arbitrazh?kush ishte pas ketyre pazareve te ndyra qe shqiperia humbi mbi 600 milione Euro dhe pritet te rrezikoj edhe nja 135 milione te tjere>Si kujtoni ju o Birbo se Cez do te fitonte ne arbiitrazh 600 milione Euro kur e gjith investimi tij ishte vetem 105 milione dollar dhe kur dihej se ai Cez I kishte borxh KESHIT mbi 200 milione Euro? ore qelbesira antishqiptare si nuk keni turp qe mashtroni kete popull.si nuk keni fytyre qe genjeni perdit si genjeshtare Qorra injorante?
Mentar – i ke pire ilacet sot?
nga surrati dukesh edhe hajdute edhe pak kucke