Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s me reformën e bërë në Forcat tona të Armatosura, si dhe me angazhimet e marra në këtë kuadër.
Ministrja Kodheli theksoi se “Shqipëria është përgjigjur dhe do të vazhdojë të jetë gjithnjë në linjën e parë të përgjigjes pozitive në raport me aleatët tanë. Ndërkaq, nga viti 2016 deri në vitin 2018, Shqipëria do të ketë gati dhe do të përgatisë një kompani “deployable”, pra të lëvizshme, dhe brenda 4-5 ditëve nga momenti kur mund të ketë nevojë do të jetë gati për t’iu përgjigjur pozitivisht të gjitha thirrjeve të Aleancës”.
Nga ana e tij, zv.komandanti i Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, vlerësoi kontributin që Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë në operacionet në kuadër të Aleancës, si dhe vlerësoi maksimalisht sidomos kontributin që do japë vendi ynë në Task Forcën e përbashkët të NATO-s.
Sipas gjeneral lejtënant Devis, ky angazhim është shumë i rëndësishëm për NATO-n, krahasuar me një vend të vogël siç është Shqipëria.
Gjithashtu, po sot zëvëndëskomandanti i Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ë, gjeneralmajor Jeronim Bazo./k
Sa paska ndryshu ministrja kodheli!? qeka bo zotni burre!
Hasanet shqipfoles furnizojne ISIS-in,Kodheli i premton NATO-s….!!!!
More “inspektor” qe kurre nuk ndryshove e mbete inspektor i SHQUP_it per te share e ofenduar ne Komente neper Online, po si e kegruan tend… BURRE apo GRU. Nga sa shkruan me lart e paske nje hall te madh, ate te gruas qe ke ne shtepi qe qenka BURR. Monster e SHQUP_it qe mbete “inspektor” edhe ne anonim…