Gramoz Ruçi-opozitës: Nuk nuk dini se çfarë kërkoni

15 Tetor 2015, 11:46Politika TEMA

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur sërish me debatet për CEZ.

Opozita kërkon që të miratohet kërkesa e saj për hetim të përshpejtuar ndërkombëtar.

Atyre iu është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që ka thënë se opozita nuk de se çfarë kërkon.

Është seanca e tretë parlamentare që ndalet në të njëjtën cështje që ka marrë përgjigje institucionale. Opozita vazhdon që të kërkojë përsëri në kundërshtim me rregulloren.

Kjo cështje u diskutua në konferncë e krytarëve, kjo cështje është në rend ditë në fund të seancës dhe cështjen e fundit e kërkoni të parën.

Bëni sikur kërkoni, por nuk dini se çfarë kërkoni.

Ngrihet drejtuesi i grupit parlamentar dhe thotë pse nuk është futur në program, pastaj ngrihet ish-krytarja e kuvendit dhe thotë pse nuk është futur në kalendar.

Ju nuk dini se cfarë kërkoni, jeni të çorganizuar dhe nuk dini cfarë kërkoni.

Një qytetar që më bënte një mesazh me thoshte: ”E di sesi i themi ne këte atyre që ju po bëni në parlament? C’bën moj tote, qep një xhoke.” Ju po qepni një xhoke.

Sot kryesia e kuvendit ka diskutuar për projekt kalendarin, nuk kishte projekt program projekt programi është miratuar, përfundon në datën 5 dhe kërkesa juaj do të ndjekë rrugën e zakonshme, Në datën 5 do të futet në program dhe më pas në Kalendar. Këto janë rregullat e parlamentarizmit në cdo vend. Ato praktikat parlamentare zonja Topalli i kemi diskutuar bashkë 8 vjet. Je ti që i ke shkelur. Ne ju kemi thënë që do bëjmë gabime të tjera, por jo gabimet tuaja.

Dje KLSH ka kallëzuar në prokurori objektin e hetimit tuaj, qeverinë e Edi Ramës.

Pra ju po thoni që kërkoni hetim kur hetimi sot prokurori duhet ta fillojë, kush e pengon”, tha ai.

1 komente në “Gramoz Ruçi-opozitës: Nuk nuk dini se çfarë kërkoni”

  1. Pse ju te PS jeni te pa-gabueshem. Ju jeni aq plehra sa as telefonin nuk hapni, po normal sa keni ne qe ju votojme. Politikan hajduter, ordiner, matufer, te paafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje