Raporti i Credit Suisse: 0.5 përqind e shqiptarëve kanë pasurinë më të madhe të vendit

14 Tetor 2015, 22:04Politika TEMA

Portali shqiptar i Zvicrës, voal.ch, ka pasqyruar pjesë të raportit vjetor mbi ndarjen e pasurisë në botë, të bankës Credit Suisse, një nga bankat më të mëdha botërore.

Raporti e vlerëson Shqipërinë si një vend që ende nuk ka mundur të dalë nga kthetrat e varfërisë, me të ardhura të ulta të mesme, me një pasuri totale prej 20 miliardë dollarësh.

Këtu, sipas bankës, kemi të bëjmë me një ulje të pashpjegueshme. Në vitin 2013 dhe 2014 kjo pasuri vlerësohej në 23 miliardë dollarë. Pasuria e Shqipërisë rezulton kështu në rënie me 3 miliardë dollarë nga viti 2014 në vitin 2015.

Në të njejtën kohë, borxhi mesatar për frymë të popullsisë së rritur vlersohet në 593 dollarë amerikanë.

Sipas analistëve të bankës së madhe zvicerane, më shumë se një e katërta e popullsisë së rritur rezidente në Shqipëri, saktësisht 25.4% e saj, zotërojnë nga 10.000 deri në 100.000 dollarë pasuri (afro 1.000.000 deri në 10 milionë lekë).

Këtu përfshihen paratë, por edhe vlera e pasurive të tjera, si prona të patundshme, shtëpi apo makina.

Nga ana tjetër, raporti i “Credit Suisse” llogarit se 74.1% e popullsisë së rritur shqiptare ka më pak se 10.000 dollarë pasuri. Vetëm 0.5% e popullisë gëzojnë një pasuri nga 100.000 deri në 1 milion USD.

15 komente në “Raporti i Credit Suisse: 0.5 përqind e shqiptarëve kanë pasurinë më të madhe të vendit”

  1. enter''" says:

    Pune e madhe, mjafton qe per 99.05 % te popullsise u kualifikuam ne France…

    Ne bar do hame…mjafton te bej gol kombetarja

    1. Argita_B says:

      Jo ti bar nuk ha po i ben parate rushe e kumbulla duke thyer pjata buziqeve. Fatkeqesia me e madhe e fshatareve shqiptare qe dolen nga izolimi komunist ishte se per komshij kishin fshatare gereke qe jane me fshatare se ne. 25 vjet te humbura per emigrantet fshatare shqiptare neper Greqi, fatkeqesi historike, thuajse po aq e dhimbeshme sakomunizmi.

    2. Na bashkoj kenga popullore says:

      O enter na e hagsh per dimen

    3. Shpellari says:

      Mire jemi ne krahasim me Yunanistanin!

  2. Beluli says:

    “This is a miracle of freedom” – thote SRB.
    Rezultati sot (pas 25 vjetesh): 0.5% e popullsise se vendit (fare pak ‘trima’) kane miliona, ndersa 75% vuajne per buken e gojes!
    E ardhmja do te jete natyrisht me e zymte se sot pasi te varferit do te shkojne mbase edhe mbi 90%, ndersa ‘trimat’ e pasur do jene ndoshta 0.01% e popullsise apo 40-50 familje gjithsej…
    Lum ky popull se cfare e ardhme ‘e ndritur’ e pret!
    Ishalla ketij mileti i vijne mendte para se te jete shume vone…

    1. elina says:

      Derisa mbajten ne pushte srb per 13 vjet a me teper, keto rezultate do te kemi…ta gezojme demokracine!

  3. bra,ho,ho says:

    Sa jemi pakesuar dhe ne te Sigurimit,vetem 0.5 kemi mbetur !

  4. ardi says:

    Po lexoja kete artikull edhe u habita shume
    I bie qe me gjithe prona dhe lek kesh qe kam te jem tek 0.5 %(2 ap ne Tr ,2 Ap ne qytetine lindjes , 230 dylym toke ku 30 dylym truall )
    E dija qe situta ne shqiperi eshte e keqe por kaq shume nuk e prisja .
    Ky popull duhe te ngrihet per te drejtat e veta perndryshe do nisin dhe te konsumojne bar

  5. qytetari says:

    Ftoj te gjithe militantet komentues te hidhen ne sulm per te mbrojtur familjet e partive respektive dhe denuar ato te partive kundershtare,

  6. Mali says:

    Ky Edi Rama, vertet ish kan nje imuzionist i smur…!

  7. zekthi says:

    Nuk mund te perzjesh ata qe kane 100.000 dollare ( 1 apartament ne Tirane ) me ata qe kapercejne 1 dollare. Vecanerisht te inkriminuar jane ata qe kane punuar ne sektoret publike … ose ne firma private qe kane monopolet shteterore. Gjithe te pasurit e vertete e kane burimin e fitimeve nga “tenderat”. Kjo nuk eshte e rastesishme.

    1. zekthi says:

      *1 dollare = 1 milion dollare

  8. saimir says:

    Me sali katovicarin do te vinte kjo dite per shqiptaret. Te majtet sot Jane me te pasur se ne 1945 apo ne 1995, apo ne 2005.

  9. @ says:

    Fshati qe duket nuk do kallauz..
    A duhet reforme ne drejtesi me keto shifra?

  10. Duka says:

    Po ne qe kemi mbi 20 milion euro ku futemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje