Përmes një daljeje përpara mediave, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar këtë të mërkurë skandalin e tenderave të korrupsionit në Shëndetësi, siç i cilësoi ajo, të dhëna nga ministri i këtij dikasteri, Ilir Beqja, gjatë këtyre dy viteve qeverisjeje.
Tabaku ka publikuar fakte të një kompanie me emrin “Intech+”, e cila sipas saj ka qenë pronë e vetë ministrit deri më 9 shtator të vitit 2013, e cila ka përfituar plot 28 tendera gjatë këtyre 22 muajve të qeverisjes Rama-Meta, për të cilën nga arka e shtetit kanë dalë 35 miliardë lekë, ndërkohë që shumë biznese të tjera po mbyllen nga taksat e larta dhe arbitrariteti i qeverisë së majtë.
Një kompani modeste, e cilëson Tabaku, e cila deri përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën e 63 milionë lekëve dhe fitim neto në vlerën e 8.9 milionë lekëve, dy vite pasi themeluesi i saj Beqja mori postin e ministrit të Shëndetësisë i ka rritur të ardhurat e saj: respektivisht ka kapur shifrat e 160 milionë lekëve shitjesh dhe fitim neto prej 42 milionë lekëve.
E gjitha kjo ka ndodhur gjatë një kohe kur qytetarë të shumtë përplasen dyerve të spitaleve, ku shëndetësia ka shkuar në ditën e saj më të keqe dhe ku paguhet shumë shtrenjtë për gjithçka, është shprehur deputetja demokrate, e cila ka shtuar edhe faktin që sistemi i është dhënë klientelës me koncesione me fitues të paracaktuar.
“Qëkurse ministri i Shëndetësisë, z. Beqja ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milionë lekë të reja, ose 2.5 herë më shumë, dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar”, ka thënë Tabaku, duke publikuar edhe pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani, që tregojnë këto shifra marramendëse.
Gjithçka ka ndodhur këto dy vite qeverisje, thotë Tabaku, është zhgënjimi i qytetarëve shqiptarë nga premtimi i pambajtur për një shëndetësi falas nga qeveria aktuale, ndërkohë që i lumtur nga kjo situatë – sipas saj, – është vetëm Beqja i Edi Ramës, pasi kompania e tij po merr parà pa fund nga shteti, nga institucionet dhe nga çdo zyrë publike.
“Në 22 muaj, janë plot 28 tendera që kjo kompani ka fituar, e shumë prej tyre janë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+. A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë parà, nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i Shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish, të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera, me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP, etj”, është shprehur Tabaku./ TCH
kjo fiton HOT-DOG-un me te madh ,
si femra ma sexi i politikes
Intech nuk eshte firme e vogel, por lilipute! Ajo ka gjithe-gjithe 10 punonjes, por skandali me i madh eshte se keto tendera qe raporton PD-ja jane vetem ato qe i ka “fituar” zyrtarisht. Intech ka fituar te pakten 10 fishin e kesaj shume si nenkontraktor i kompanive qe kane marre tendera te tjere nga ministria e Beqirit. A m’kuptoveeeeee???!!!
Nuk po shoh t’i shani doktorat nga motra!
C’ju ka gjetur o KuqeZinj te dhjere?!
Hajduti me i madh qe ka njohur historia e PS.ky edhe Edi Rames ja kalon.haha
Qe pd eshte parti ordinere dhe kriminale kjo as edhe qe mund te vihet ne dyshim te pakten tek njerezit normale por qe edhe edvini te kete kaq shume fakte per minstrin e tij ilir bq dmth beqiri dhe te vazhdoje ta mbaje ende minister kjo do te thote ose se pas ketij korrupsioni eshte edvini vete pra gjithcka behet me miratimin e tij ose km eshte i verbuar dhe delirant nga posti dhe nuk i ben pershtypje se cbejne te perzgjedhurit e tij ose ose edvini eshte i perfshire vete ne ndonje mega afere korrupsioni saqe kjo e bq nuk i duket gje. Edvini eshte zhgenjimi me i madh per te gjithe ne qe e votuam dhe besuam tek ai
Abedin mbaj shenim, 3 ministra hajdute me cizme ka kjo qeveri: Beqaj, Ahmetaj dhe Gjiknuri. Banda e LSI nuk eshte gje perpara ketyre. Dhe e forta eshte qe po vjedhin me ish-ortaket e Berishes.
Eshte dhe Sajmja, po ai ha buke vec. Ai eshte trafikant droge.