Dash Shehi shuplakë Berishës: Shkatërroi PD-në. Basha të bëjë politikë, jo protesta me sheshet bosh

14 Tetor 2015, 11:26Politika TEMA

Aleati besnik i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar flet për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet aktualisht opozita shqiptare.

Ai thotë se Berisha ka shkatërruar Partinë Demokratike.

Sipas Shehit, është kryetari Lulzim Basha i cili duhet të bashkojë të djathtën dhe të marrë teza të mëdha politike.

Shehi shprehet se dëshira e Berishës për të pasur pushtet me çdo kusht e solli PD-në në këtë gjendje.

Shpresoj që Basha mos të jetë kështu dhe mos të bëjë të tilla akrobacira.

Nëqoftëse do të bëjë liderin duhet të ketë zotësinë për t’i bashkuar gjithë këto pjesë, gjithë këto kontribute, dhe jo vetëm ata brenda PD-së.

Unë i shikoj gjysmat e personazheve jashtë Partisë Demokratike, duhet të bashkojë edhe ata, që mund të ndodhen edhe në opozitë edhe në mazhorancë, qytetarët e thjeshtë që rrinë në shtëpi…

Të bashkosh shqiptarë pa një stimul pushteti në një vështirësi mos humbje të dytë, sigurisht që nuk është e lehtë, por kjo është rruga dhe ajo ka malore.

Ai duhet ta tërheqë.

Ju zotëri e keni ju në dorë, jeni ju i par ii përbashkët, keni për detyrë t’i jepni mundësi t’i shtoni kapacitetet e veta, t’i afrohet këtij harku të djathtë, nëse duam të kemi një forcë garuese”, u shpreh Shehi për Report TV.

Kreu i LZHK-së tha se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka debat kur kanë kaluar 2 humbje radhazi, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Shehi i sheh pozitive pakënaqësirë që shprehen ndaj politikës që PD ndërmori në zgjedhjet e fundit dhe humbjes edhe në ato bashki që ishin bastion i së djathtës, por aleati i PD-së thotë se ky debat nuk duhet të shërbejë për të krijuar “armiqësi”, siç ai thotë se ndodhte në kohën e “autoritetit të padiskutueshëm” të Berishës.

Ky lloj debati është pak i vonuar duhet të ishte bërë për zgjedhjet politike.

Ndonjëherë harrohen rrënjët e gabimeve, historiku zgjedhor.

Kapen me: Kush ishte fajtorë, e kishit fajin ju të vjetrit, ju të rinj?

Është normale që ka pakënaqësi. Unë gjykoj që çdo lloj debati brenda PD-së, duke qenë një parti e dominuar nga autoriteti i padiskutueshëm si Berisha, ku debati merrte formën e armiqësisë, duket se çdo lloj pakënaqësie, që është normale për një parti të madhe, është edhe më normale për një parti në opozitë.

Unë do të doja të kishte debat.

“Lufta” mes të vjetërve dhe të rinjve nuk e shoh aspak negative.

Gjithsekush sheh perspektivën, dëshira për të fituar një mandat parlamentar brenda zgjedhjeve të 2017-ës. Nëqoftëse këto bëhen transparente unë do t’i quaja të shëndetshme për politikën.

Edhe kjo luftë brezash..duke bërë si hileqar, duke mbuluar defektet aty ku nuk janë realisht rikthehet në një sherr të brendshëm politik”, tha aleati i demokratëve, Dashamir Shehi.

Referuar protestave për kauza të ndryshme kundër qeverisë, Shehi thotë se para se të thërrasë popullin në protestë, kryedemokrati Basha duhet të masë fuqitë, që të mos përfundojë në situatën e “shesheve bosh”.

Për Shehin, PD-ja duhet të krijojë një tezë të fortë politike përtej dëshirës për të marrë vota, dhe këtë kreu i LZHK-së e sheh në forcimin e shtetit ligjor.

Protestat nuk janë asgjë kundër demokracisë, i takon opozitës të kulmojë me protestë në disa teza.

Koha ka kaluar për protesta, opozita duhet të masë fuqitë, kapacitetet organizative, se dil e dil e pastaj janë shumë pak njerëz, nuk shkon.

Opozita është gjithnjë problem.

Ardhja në pushtet është rruga e eliminimit të problemeve. Problemi kryesor është të bëjë një ofertë të besueshme.

Shqipëria është një vend i vogël tezat e mëdha i interpretojnë njerëzit. Shumë teza janë të personalizuara, me drejtuesin, opozita shqiptare duhet të marrë teza të mëdha politike.

Si do ta ribëjmë shtet, të ndryshojmë kushtetutën, drejtësinë, të ndryshojmë ligjin zgjedhor që të mos kemi këto lloj mazhorancash që kemi sot”, tha Shehi.

Shehi komentoi edhe edhe vendimin e pafajësisë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Shehi tha se si qytetar, pasi u kujdes të mos komentojë vendimin e gjykatës, priste që të gjykohej më gjatë, pasi vendimi qe e shpalli te pafajshem Fullanin u mor pas vetem 3 seanceve.

Është krijuar një mish-mash milionash korrupsioni…unë do t’i leja qetësisht të vazhdojnë punën e vet”, tha Shehi.

18 komente në “Dash Shehi shuplakë Berishës: Shkatërroi PD-në. Basha të bëjë politikë, jo protesta me sheshet bosh”

  1. temujin says:

    Po ky ca ka bere me partine e vet…si i ka kuotat dhe aksionet…

    1. Nini says:

      Nese fjalite italike jane fjalet e Dash Shehit nuk shoh askund qe ai te kete thene Berisha shkaterroi PD

    2. Cubi says:

      Por nenkuptohet se e ka shkaterruar PD duke caktuar spermen e Enverit si drejtues a ka shkaterrim me te madh se kjo ?

  2. noah says:

    Faji u bë qyrk për dimër dhe nuk e veshi njeri, thotë populli. PDistët të lënë sherrin me njëritjetrin dhe të përpiqen të bashkojnë me çdo kusht gjithë të djathtë PD-LZHK-PR-PLL-PBK-PBKD etj. etj. po pa qelbësira.Për humbjen e 21 qershorit fajin e kanë si ata sipër, ashtu edhe ata poshtë dhe mos dërdëllitin me keq se gratë e liga të lagjes.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Jam shume dakort me ty
    Noah
    Por do te shtoja se kur vjen
    Puna per korrupsion in
    Asnje nuk do te komentoje asgje po keshtu edhe Dash Shehi
    Gjithashtu z Shehi
    duhet te behet partia e te gjithe
    Te djathteve le ta gjeje ai rrugenper ti mbledhur si politikane i vjeter.

  4. LORA says:

    Ou,e ndaka veten nga berisha zv.kryeministri I pervelimit te shtetit ne 1997-en !?!?!? Tek ky mendjelli paska mbetur zgjidhja e kampit
    kusaro-bandit te shqup-it !?????!

  5. Baxhanakun snjof tthem un tyja says:

    lene Dash mo e cyt mo e ke qa vallahi. mo e cyt mo se prishete e ke qa ashtu ash si thu ti

    pa pa pa I paarritshem je vallahi e ke gjet. si mo nuk duli nji burr pas 25 vjetsh ta zbulonte ket zbulimin e Dashit.

    je I modh vallahi e ke qa je absolut I garrantum. Je kalibr lale sak kalibr je mo e cyt mo.

  6. koco says:

    Po ore zoti Shehi, kini shume te drejte , por eshte e turpeshme , qesharake per popullin e qytetaret e ketij vendi , te besoje se kjo Bande rrugecerish , pa moral , alabakesh po program dhe alternativa qeverisese , nje grusht plehtash te ngujuar ne Shqup , Pellasin ne media , ne ore ” do bejne Shtet , de more de , lum ti o popull qe Berishen , Bashen ,Bode,Ristane , Alibene , Palloshin e bandat me Fullanin , Kreditoret e Borxheve te Keqia , keta vare mihesa , keta gjirize duhet te rimarin, te rivine ne pushtet, keta gjiriza. “?! Jo te lutin Zotin qe livadhisin, keta qener rrugece te pa udhe , pa u nenshkuar , konfiskuar , burgosur keta fytyra te qelbura te neveritur . keta domate te kalbura tashme fekale te qeverise , nuk i shqeteson Fullani , Gerdeci , Cezi , Nafta , Shitja e 4 H.E.C , Rruga e Kombit ?!

  7. @ says:

    @ Dashi
    Ti duhet ta dish mire qe Berisha me PD-ne, i arriti qellimet
    e veta dhe te atyre qe ja besuan. Ne kete kendveshtrim ai nuk
    shkatrroi PD-ne, por popullin shqiptar. Sa per Bashen, nuk te
    besoj se e ke seriozisht. Ai se pari duhet te kaloje ne ndjekje
    penale dhe nese del i pafajshem, le te vazhdoje karieren politike.

    1. koco says:

      Komentuesit @ Dashi I ke thene te gjitha me se miri ,por eshte poshteruese kur ky banditi berishe me banden e tij, pa pike turpi , ky intrigant thote Te rezojme Qeverine “Qelbesitar” ….! Te gjithe ne proteste Dum Baben …. propogandon e kerkon Monstra, Haleja ,Qofte LARGU .! Une jan Alternativa ,Ndryshimi ,E Ardhmia …. une Vdekja vet .

  8. Bond says:

    Hahah…
    “Te bashkohen gjithe ‘te djathtet’ – thote dikush me siper!
    Po ku ka ‘te djathte’ ne Shqiperi? Po te pyesesh kuksianet apo tropojanet e varfer dhe te pakenduar se cfare krahu politik i takojne, te pergjigjen me nje siguri qe te habit se jane te ‘djathte’! Nderkohe shumica e ketyre ‘te djathteve’ nuk paguajne ujin apo elektrikun dhe ‘jetojne’ me borxhe ne listen e dyqanit ushqimor te fshatit apo me asistence sociale!
    Po keshtu ‘te djathte’ pretendojne se jane edhe nje pjese e madhe e jevgjiteve te Tiranes dhe te Durresit si dhe nje numer i madh emigrantesh hallexhinj shqiptare neper bote (te legalizuar ose jo)…
    Per keta te fundit, deklarimi si ‘te djathte’ eshte jo vetem qesharak, por dhe i demshem pasi historikisht ‘e djathta’ ne Europe apo Amerike ka qene dhe eshte kunder pranimit dhe legalizimit te emigranteve!

    1. koco says:

      Komentuesit Bond , kjo puna e kraheve eshte sa qesharake aq edhe e dhimeshme , kini 100% te drejte , nuk ke se cfare te heqesh . No Coment

  9. Uskania says:

    Ore, për dy vjet, çfarë vepre publike ka bërë qeveria që drejtohet nga Rama?Ndonjë rrugë…, apo gjëkafshë tjetër?Pa ftillohuni!Ftillohuni, de, ftillohuni.

    1. Gregor says:

      Mos kujto se na the ndonje gje te mencur. Demek ti qenke me i zgjuari mga ata qe komentojne ketu. Mos u eksito kaq shume se do na besh ndonje hata.
      Sipas teje, Enver Hoxha na qenka heroi me i madh i te gjitha koherave per Shqiperine:
      – Ndertoi tere hidrocentralet neper Shqiperi
      – Ndertoi tere sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dukefilluar nga linjat e tensionit te larte
      – Hapi tere m8nierat ne Shqiperi qe tani keta te sotmit nuk dine as t’i shrytezojne
      – Ngriti nga hici, tere sistemin aresimor qe nga shkollat fillore deri tek universiteti
      – Zhvilloi tere shkencat ne Shqiperi me ngritjen e nje sere institucionesh shkencore
      – Ngriti akademine e shkencave dhe Institutin e Historise dhe Gjuhesise qe vuri mbi baza shkencore gjuhen shqipe, historine e saj dhe tere historine e popullit shqiptar. Eqerem Cabej ishte nje nga figurat me te respektuara ne rrethet shkencore te Europes per punen e tij ne fushen e Albanologjise
      – Ngriti nga hici sistemin e shendetesise ne Shqiperi te cilin keta te sotmit e kane bere pacavure
      – Beri tere ato investime ne ushtri dhe mbrojtje qe sot keta dallkauket i shohin si shpenzime koti, duke harruar se ne ate kohe lufta e ftohte ishte ne kulm dhe shtetet e tere botes investonin ne mbrojtje
      – I la depot e rezervave te shtetit plot, qe t’i vidhte Saliu dhe Ilir Floriri me shoke.
      – Beri bonifikimin e gjithe pjeses perendimore te Shqiperise qe sot eshte shkaterruar nga injorantet dhe behen permbytje cdo vit.
      – Ndertoi 600 vepra ujitese nga te cilat 300 jane te regjistruara ne regjistrin nderkombetar te veprave hidrologjike si vepra me vlere
      – E shume vepra te tjera
      – Por mbi te gjitha beri shtet. Sot po kerkojme shtetin qe na ka humbur. Dhe mos harro. Askush nuk ka dale sot te thote qe Enver Hoxha ka vjedhur, dhe femijet e tij kane trasheguar pasuri te vjedhur. Kush i shan sot femijet e Enverit? Askush.

      He mor derdimen, ta shpallim hero Enver Hoxhen sipas teje?
      Po Saliu cfare beri? Vetem rruge, te cilat i la pergjysem sepse vodhi kaq shume sa nuk i mbaronte dot. E futi biznesin shqiptar kaq shume ne borxh sa nga nga 2010-ta deri ne 2013-en nuk mbeti njeri pa thene: “O Sale, leket lale”. Apo harrove?
      Cfare ka bere kjo qeveri thua ti? Po ja:
      – Pagoi tere borxhet qe qeveria e Saliut i kishte biznesit
      – Pagoi tere borxhet qe shteti i kishte te persekutuarve te kpmunizmit. Saliu nuk i pagoi asnjehere.
      – Mbaroi tere rruget qe Saliu i la pergjysem
      – Ballancoi tere llogarite e shtetit qe Saliu i la me minus
      – Po ben reformat qe presupozohet te hedhin themelet e nje shteti te se drejtes dhe te se ardhmes.
      – U mundua te beje reformen ne shendetesi por e ka dhjere deri tani
      – Po ben reformen ne drejtesi dhe uroj te mos e dhjese edhe kete
      – Pretendon t’i jape fund korrupsionit. Kjo eshte ndermarrje e madhe. Do bythe t’a besh. Por do edhe ndershmeri dhe idealizem. Gjithashtu do edhe mbeshtetje nga te tere ne. Por si t’ja bejme ne qe cdo gje e duam para tjetrit. “Mos fut djalin e filanit ne pune por fut djalin tim. Ai djali mbase eshte me i zoti, por djali im ka babain te zote qe te jep leke ose te jep voten”. Ama shtet duam ne. Nuk behet shtwti me legena dhe pordhacer.
      Dhe sa per ato veprat e medha, do t’i bejme me ato parate qe na la jot eme.
      Kungull. Vjen e na ben qyfyre ketu kur s’ta kemi ngene. Na nxjerr edhe Enver Hoxhen hero pale. Ti ne fakt nuk e kishe per Enverin, por si i trashe qe je, duke kujtuar se po mburrje Saliun, ne fakt mburre Enverin pa dashje.
      Po se mos ke faj ti.

  10. Zani T. says:

    O Dash (pa brina) Shehi: Misioni agjenturor i Penicilines, Sali Berishes, eshte vetem destruktiviteti, shkaterrimi i gjithckaje ne kete vend. Dhe ia ka mberritur plotesisht qellimit ne saje te energjise ultra negative dhe budallenjve, si puna jote, banditeve te shumte ne PD dhe nder aleate. Ai, mjeshterisht, ka grumbulluar rreth vetes qe ne fillim llumin, lumpenin e shoqerise shqiptare, por edhe ca mentare si puna jote, idealiste te tjere, qe e hane sapunin per djathe, ose e kane ngjyer jo gishtin po te dyja duart ne pasurine tone kombetare dhe tani, si puna jote, bejne gam-gam dhe shfaqin gjoja disidencen a pakenaqesine ndaj tij.
    Tani qe u deklafikuan dokumentet e CIAS paskesh dale se kunder Enverit paskan deshtuar disa aksione per ta asgjesuar (a vrare) ate. Do te ishe hero i ketij vendi (me mijera shans humbur sillen rrugeve te Shqiperise e jashte saj)sot sikur ta kishit bere kete veprim ne kohen e duhur. Turp per ty, per mua, per te gjithe kombin qe na zvarrit ne menyren me skandaloze dhe tash 25 vjet nje superagjent dhe rrenimtar i pashembullt i vendit tone! Turp dhe per ty, qe je ulur kushedi sa e sa here per pune dhe nuk besoj per pazare te tjera, se te ka mbajtur larg, eshte pershtypja ime e pandryshuar.

  11. luli says:

    o DASH MOS MORE NJERI SE PO THERRET UJKUN TE RUAJ KOPEN , PER NJE KARRIKE TENDEN PO SHKO ME ILIRIN SE TA FAL . MOS MOS PO ERDHI SALA DO IKIM REFUXHAT NE HIMALAJE

  12. dashuri says:

    vetem po ka ikur dashi nga trute qe te thote keto llafe

    dashi eshte perfaqesues i nje partije inekzistente dhe ka kaq vjet qe berisha e ben deputet.

    kesaj i thone kalova lumin te dhjefsha kalin

    si po shtremberohet nga fytyra, dashi po shtremberohet edhe nga shpirti.

    mos harroni se dashi ka qen zevendes kryeminister ( nuk ka vjedhur fare , eshte si i ndershmi doksboru trusti i lule lakres)

    LOjen e kujt ben o dash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje