Ende me uniformat e pastra, në prapavijën e armikut në malet e rajonit Vosges në Fracë, trupat e inteligjencës britanike SAS ishin duke pritur trupat naziste për t’i sulmuar.
Pas disa ditësh qendrimi në hije ata panë një xhip me oficerë nazistë që po afrohej.
Pas tij një i dytë, një i tretë, dhe më tej një karvan i tërë.
Plot 20 xhipa me oficerë nazistë po afroheshin, preja e tyre e preferuar.
SAS kishte ditë të tëra që po e priste këtë çast.
Ata vërshuan mbi armikun duke gjuajtur mbi dy mijë plumba, derisa oficerët nazistë vdiqën dhe në makinat e tyre nuk lëvizte më asgjë.
Operacioni sekret i inteligjencës britanike kishte disa muaj që ishte gatuar.
Dhjetëra trupa të SAS u hodhën me parashutë në territoret e Francës së pushtuar nga gjermanët.
Synimi i tyre ishte i qartë: vrasja e sa më shumë oficerëve nazistë dhe dëmtimi i mjeteve të tyre.
Ishte një sulm i çmendur, kurajoz dhe i rrezikshëm.
“Kush guxon, fiton”, ishte motoja e tyre.
Por ky aksion kishte një kosto të lartë për SAS.
Gjysma e atyre që u parashutuan në territoret e okupuara nga nazistët në Francë nuk u kthyen kurrë në shtëpi.
Por edhe francezët që ndihmuan trupat e SAS patën një fund të keq.
Qindra prej tyre u rrahën, u torturuan, u dërguan në kampe përqendrimi dhe u vranë.
Një ndër çuditë e misionit të quajtur “Loyton” ishte kohëzgjatja e tij.
Ishte parashikuar të ishte një sulm i beftë dhe i shpejtë, por zgjati shumë më shumë nga çmendohej.
Trupat e SAS shkatërronin trenat gjermanë, furnizimet në ushqime, veshje dhe armatime, dhe vrisnin oficerët nazistë.
Por shkaku i vonesës së aksionit dymujor të misionit “Loyton” ishte avancimi i ngadaltë i aleatëve.
128 trupat britanike u përballën me 5 mijë ushtarë dhe oficerë nazistë.
Fati i tyre ishte që nuk u tradhëtuan kurrë nga francezët vendas.
Duke parë faktin që nazistët ishin të shumtë në numër SAS u fshehën në malet e rajonit francez.
Nazistët torturuan dhe rrahën për vdekje vendasit duke i pyetur se ku fshiheshin britanikët, por askush nuk foli, askush nuk spiunoi.
Koha po kalonte dhe trupat e aleatëve nuk po vinin. Rrethi sa vinte e ngushtohej për trupat e SAS të udhëhequra nga oficeri 23-vjeçar Henry Druce.
Ishte momenti që të tërhiqeshin, t’ia mbathnin për të shpëtuar nga vdekja e sigurt.
Por ata nuk e bënë. Druce urdhëroi njerëzit e tij të godisnin më fort, dhe të ekzekutonin çdo nazist që u dilte përballë.
Kështu trupat e SAS nisën sulme të reja, duke bombarduar makinat e nazistëve, duke vendosur mina në tokë dhe duke sulmuar karvanet e vegjël gjermanë.
“Fast and Furious” kishte qenë gjithmonë karakteristika e trupave SAS.
Por jo gjithçka shkoi sipas planeve.
Teksa kapiteni Druce me trupat e tij po ktheheshin nga një sulm hasën me një grumbull nazistësh që u kishin ngritur pritë.
Për një moment ata u gjendën përballë nazistëve duke parë njëri-tjetrin në sy.
Druce u tregua gjakftohtë duke reaguar i pari.
Përleshja e përgjakshme me mitralozë la të vdekur disa ushtarë të SAS dhe 20 nazistë.
Sulmet e befasishme të SAS vijuan në ditët në vazhdim duke eleminuar 13 kamionë me ushtarë nazistë.
Fuqia goditëse dhe befasia me të cilat Sas kryente sulmet bëri që gjermanët të thoshin se ishin mijëra trupa britanikë që sulmonin.
Por ishte thjesht një justifikim i tyre për fuqinë shkatërruese të SAS të cilët nuk ishin më shumë se 50 trupa gjatë sulmeve që kryenin.
Por natyrisht që pati edhe shumë humbje nga trupat britanikë. Disa u vranë gjatë sulmeve ndërsa disa të tjerë ranë në duart e armikut dhe nuk u mor vesh kurrë se ku përfunduan.
Koha kalonte, tetori erdhi dhe trupat e aleatëve nuk po dukeshin gjëkundi.
Trupat e SAS u izoluan dhe ishin vazhdimisht në presion duke u detyruar të fshihen ku të munden.
Erdhi dimri dhe reshjet e dëborës shtuan lodhjen në trupat britanikë të cilët ishin të keqveshur dhe të uritur.
Ata po hynin në një fazë ku nuk do të kishin më aftësi për të luftuar.
Shpesh trupat gjermane ishin aq afër gjetjes së SAS sa ata dëgjonin zhuramt e qenërve dhe bilbilat e nazistëve që afroheshin.
Një mëngjes të ftohtë dimri ata u rrethuan nga nazistët dhe rezistuan deri në fishekun e fundit duke zgjatur luftimin për orë të tëra.
I dëshpëruar, kapiteni Druce u dha urdhër 40 trupave të mbetur më të që të shpërndaheshin dhe të gjenin rrugën si të mundeshin për të shkuar te forcat aleate.
Udhëtimi ishte plot rreziqe dhe i vështirë, edhe për shkak të motit dhe lodhjes fizike.
Një pjesë e ushtarëve u kapën dhe u varën nga Gestapo.
Pjesa më e madhe e ushtarëve arritën të shpëtonin dhe të gjenin trupat aleate amerikane.
Operacioni përfundoi kështu në dimrin e ftohtë francez por me një kosto shumë të lartë.
Vetëm 46 britanikë në total ja dolën të mbijetonin ndërsa 82 u vranë nga nazistët.
Përveç tyre qindra francezë që u erdhën në ndihmë u vranë apo u dërguan në kampe përqendrimi./Përshtati në shqip Amarildo Lumani
Marrë me shkurtime nga Daily Mail
Shkrim si perralllat e pensionisteve tek rradha e qumeshtit.
Akoma qajne bulldoget angleze e franceze nga humbjet… Ende u dhema suma, nuk harrojne dot……………….
ata e fituan luften, qaji hallin ti. Gjermanet e dhjere humben sa krahu
Respekte per keta heronj te heshtur.Cdo komb ka nevoje per luane te tille.
Gabim i tmerrshem ishte kjo lufte. Dy nga popujt me fisnik ne glob gjermanet dhe anglezet, qe jane edhe kusherinje, u gjakosen per vdekje, kur bashke mund te sundonin boten. Sot bythezinjte dhe aziatiket rrezikojne t’i ngulfasin ne atdheun e tyre, si rezultat i kesaj lufte te gabuar dhe politikaneve idiot majtist qe ardhen ne pushtet paslufte.
Po cfare luanesh more “alb”? Historine e ben ai qe fiton, por me thene te drejten, keta heroj benin dhe bejne akoma shurren kur u kujtohet ajo Gjermani e tmerrshme e luftes se dyte boterore. Nuk fitohet lufta duke cpu gomat e makinave e duke u mcef neper ferra.
Eshte shume interesante braktisja nga ana e komandes britanike,te ketij reparti special.Nje operacion i planifikuar me kohe perpara,i cili do te godiste rrufeshem objektivat naziste,u la ne meshire te fatit per mbi dy muaj,dhe me pas u braktisen fare.Ketu mund te flitet vertet per vetmohimin dhe heroizmin e ketyre luftetareve, por kurrsesi nuk perben objekt mburrje per hallkat komanduese britanike e sherbimet e tyre inteligjente,qe tregon se sa vleresohej jeta e ushtarakeve te tyre.
Artikull leshi….si filmat e Kinostudios…1 partizan vret 100 Merkelista.
Tani te llapin si te duan Inglizi por te mos harojne Dunkirk’un ku i vune si cjept perpara dhe moren canalin me not plot 300.000 veta qe kishin ngritur duart lart……
Po bre, si pre qemoti me filmat ne sinema.
Terheqja nga Dunkerku ishte nje operacion i shkelqyer qe ndikoi shume ne rrjedhen e luftes. Me nje organizim rrufe ku u perdoren te gjitha mjetet e lundrimin britanike, jo vetem ato luftarak por dhe civile, peshkarexha, tragete, duke shpetuar jo vetem krejt trupen e spedicionit anglez, por dhe nje kontigjent te mire te ushtrise franceze.
Bejne mire ta lexojne kete dhe histori te ngjashme, ata qurrashet e Ballit Kombetar.
SAS nuk jane forca te inteligjences (gjate luftes organizmi taktik i inteligjences britanike ishte Soe), por reparte speciale te forcave ushtarake, tip komandosh apo Delta Force.
Ju duket film juve po dihet se ç’fund paten nazistet…!
Na çatë bythën me këto përralla, për gjoja “luftën e madhe” të amerikanëve, britanikëve etj., kundër nazizmit hitlerian…(?!) Le të mos ishte “Ariu Rus” i Stalinit, pa do ta shikonin g…in e s’ëmës lecot e hekurosur të Perëndimit…! Zaten, makina hitleriane e luftës, u “ushqye” dhe u la për të “zhdukur” komunizmin e BRSS-së, pavarësisht se gjarpëri nuk mundi të mbarojë “misionin e vet” … Kujtoni, në ç’vit u bë zbarkimi i forcave aleate në Evropë…???!!! As kur u pushtua Çekia, Hungaria, Polonia, Franca etj, por vetëm atëhere, kur panë se makina e luftës që kishin përgatitur, po merrte rrokullimën dhe rezikonte që Ushtria e Kuqe të dilte në Gjibraltar…! Po regjimi fashist i Frankos në Spanjë, që “mbretëroi” deri në vitet -70-të, pse nuk u luftua nga “demokracitë” perendimore, pas luftës…???!!!
O palle Haxhiu, o pjese e jshteqitjes shqiptare ne vite,po nese USA nuk do te kishte hyre ne lufte me Japonine militariste dhe Gjermanine naziste,apo Italine fashisiste,sot ruset do te flisnin japonisht,ose gjermanisht.Mjaft me,me teori dhe praktika kjomuniste qe u shkermoqen si nje flake kashte nga vete lideret e tyre sa te perdale aq dhe antinjerezore,apo mije kenetash.
Nje vend qe nuk nderon herojte e lirise,demokracise dhe progresit njerezore,do te vuaje pasojat e heshtjes dhe te injorances se tij.
O Haxhi, o mi kenete,ku ishe ti kur u vrane mijra shqiptare te pa fajshem gjate rregjimit te diktatures komuniste dhe te mostrave e bijve te saj nga 1941 e deri me sot,pa harruar 1997-ten,apo dhjetra tragjedi ne dette e toke,si OTRANTO,GERDECI,SHKODRA APO 21 JANARI etj,cfar benit ju,vecse numerimin e lekeve te pista te prostitucioni,droges,korrupsionit,kontrabandes,grabitjes se prones private dhe asaj pasurise kombetare,apo tuj vra njerez te pafajshem,direkt me leke ne dore,apo nepermjet kanunit me fuqine e pushteteve te korruptuara deri ne palze?
Megjithse dita e gjykimit po troket ne deren Shqiperi,akoma ka individe te felliqur qe nuk e besojne se shume shpejt do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim,si autore apo bashkeautore ne mijra krime makabre e superkorrupsione deri me sot,qe sado pushtet e leke te piset qe te kene ato sebashku nuk i shpetojne dot ndeshkimit nga drejtesia.Beso.
David
si duket akoma nuk e ke kuptuar qe Hanxhiu eshte minorikar grekqir, mund te jete Klimax, Bythofagos, Adriatik, enter, Frank, Claus, Eleftherisqepi, etj. Eshte normale qe do mbaje anen e birazereve porthodhokse ruse e serbe.
Ka nja ca dite, qe kur u kualifikua Shqiperia, po vjell vetem vrer..
SAS ishte ekuvalent i marinsave AMERIKANE te 20- 30 vjeteve me pare ,dhe historia e vertete e tyre eshte qe eleminuan nje kompani SS te zgjedhur vetem me arme te ftohta pa zhurme dhe lane vetem njerin tu tregonte historine e ekzekutimit te kompanise naziste.politika ANGLEZE gjithmone ka qene kunder SHQIPTAREVE,DHE PRO GREQISE.
si skenari film hollywoodi, per kalamaj