Ambasadori Koçi mes Bushatit dhe Nishanit... i bindet ministrit

13 Tetor 2015, 12:04Politika TEMA

Ambasadori shqiptar në OSBE Spiro Koci është kthyer në atdhe, duke ju bindur kështu urdhrit të Ministrisë së Jashtme për të dorëzuar detyrën, mandati i së cilës i kishte mbaruar prej 1 viti.

Pak kohë më parë kryediplomati Koçi u gjend mes dy shkresash, ku ministria kërkonte kthimin, ndërsa Presidenti e urdhëronte të rrinte në detyrë deri në dekretin e lirimit.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme konfirmuan për Shqiptarja.com kthimin e tij në pritje të një tjetër detyre të rëndësishme në këtë ministri.

Spiro Koçi është dekretuar Ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë (UNOV) në 28 shtator të vitit 2010. Pra ka plot 5 vite në këtë detyre.

Vetë Spiro Koci ishte i vetëdijshëm për përfundimin e mandatit të tij. Madje në vjeshtën e vitit 2014 ai ka shprehur, nëpërmjet një kërkese të posaçme për MPJ, gatishmërinë për t’u larguar nga Vjena, siç e parashikon praktika dhe ligji i shërbimit të jashtëm.

“ From: Spiro Koci

Date: Tue, 25 Nov 2014 10:05:12 +0100

To: Ditmir BUSHATI

I nderuar Z. Ministër,

“Në fund të vitit unë do të mbush 4 vjet nga ardhja në Vjenë si Ambasador. Është krejt normale që me mbarimin e këtij mandati të lëviz në një detyrë tjetër. Jam i gatshëm të kthehem e të kontribuoj në çfarëdo detyre që do të më ngarkohet me përkushtim”

Pas shprehjes së kësaj gatishmërie ministri Bushati dhe lryeministri Rama i kanë kërkuar presidentit Nishani lirimin e ambasadorit, por kreu i shtetit edhe nuk e ka firmosur dekretin.

1 komente në “Ambasadori Koçi mes Bushatit dhe Nishanit… i bindet ministrit”

  1. shtrezi .L.K says:

    Te dhjefsha kreun e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje