Kombëtarja “merr dhuratë” një stadium të ri, Rama: Emrat tuaj në një pllakatë ari

12 Tetor 2015, 16:31Politika TEMA

Pas mbërritjes në Shqipëri të kombëtares kuqezi, tashmë me një sukses historik të jashtëzakonshëm dhe të ëndërruar prej brezash të tërë, kualifikimin në “Euro 2016”, kryeministri Rama, i cili i priti lojtarët edhe në Aeroportin e Rinasit, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kishte organizuar një ceremoni zyrtare pritjeje në Kryeministri.

Në fjalimin prekës të mbajtur përpara futbollistëve, Rama jo vetëm që lavdëroi heronjtë kuqezi për arritjen e pamenduar nga shumëkush, por të ëndërruar nga kushdo, hodhi poshtë zërat që kritikuan kuqezinjtë pas humbjes me Serbinë dhe tha se, cilido të ishte rezultati me Armeninë, ai sërish do t’i kishte pritur futbollistët aktualë me të njëjtën ceremoni pritëse.

E rëndësishme ishte edhe paralajmërimi i kryeministrit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kombëtares, “Arenën Kombëtare” të Tiranës, për të cilën tha se kanë nisur punimet, pas një rakordimi të përbashkët me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Të dashur futbollistë, i shtrenjti kapiten dhe i dashur trajner. I nderuar president i FSHF-së. Më lejoni që përulësisht t’iu falënderoj me gjithë zemër dhe të shpreh mirënjohjen për arritjen tuaj historike. Ju kurorëzuat me sukses vrapimin më të vështirë dhe emocionues të karrierës dhe gjithë historisë së futbollit shqiptar.

Deri dy vite më parë askush nuk guxonte ta shihte as me sy mbyllur, përvec trajnerit tonë që pas marrjes së nënshtetësisë ka pasur në mendje idenë e çmendur se mund ta ngjiste me kombëtaren kuqezi majën e frikshme të Europianit.

Rikthimi i papritur i mallkimit të minutave të fundit, që pararendën ndeshjen e djeshme, i fashitën shumëkujt ëndrrën e djeshme. Madje disa u sollën keq me ju pas humbjes së beftë me Serbinë. Harruan se, sikur edhe deri aty të kishte zgjatur vrapi juaj, ju i kishit dhuruar shoqërisë shqiptare diçka që askush përpara jush nuk e imagjinonte. Një shqipëri të denjë, krenare, konkurruese që në grupin e vetë luftoi për të shkuar në finalet e Europianit. Asnjëri prej kundërshtarëve nuk krahasohej me ne, teknikisht apo nga talentet. Akush nuk do të guxonte të vinte bast për vendin e tretë, pale për kualifikimin. Harruan se ju kishit siguruar “play-off”-in shumë kohë më parë, gjë që edhe shumë ekipe të mëdha nuk e kishin bërë ende.

U lëshuan me fjalë të shumta kundër jush me mllëfe dhe akuza. Kush nuk e ka veshur asnjëherë fanelën kuqezi, nuk e kupton peshën e rëndë të përgjegjësisë, që ajo fanelë sjell mbi kokat tuaja. Barrën e tmerrshme që keni mbajtur vetëm ju e dini, përballë erërave që sa vinin e bëheshin edhe më të fuqishme, deri në stuhi, saqë ju rrëzoi dy herë në fund në minutat shtesë të dy takimeve radhazi.

Nuk do ta harroj kurrë dhomën e zhveshjes pas ndeshjes në Elbasan Arena, me kokat e fshehura dhe trupat e ngrirë, britmat e trajnerit dhe vështrimin e kapitenit. Ishte momenti dramatik i vetmisë në rrugën e mundimshme pranë majës. Në fakt fati është me ata që nuk dorëzohen dhe sfida juaj pas humbjes therrëse ishte pikërisht me vetveten tuaj. Ose do ta fitonit ju, ose do ta humbisnit ju.

Gjithçka varej nga forca që do të gjendnit brenda jush pas braktisjes që patët një ndeshje më parë. Unë ndihem shumë me fat që mu dha mundësia të jem mes jush, ndaj dhe dua t’iu uroj për fitoren e brendshme. Këtë ceremoni e kisha përgatitur pavarësisht nga rezultati.

Sot rrugët janë plot dhe përsëri do të ishim këtu po të kishim humbur dje. Edhe sikur të mos ia kishit dalë në këtë arritje të paprecedent, kjo kombëtare do të ishte në majën më të lartë të historisë së futbollit shqiptar, sepse si kurrë më parë ju e bëtë Shqipërinë dhe shqiptarët të preknin ëndrrën e daljes në në Europian.

Ju fituat, barazuat e humbët, u ngjitët, u rrëzuat dhe u ringjitët, duke shkruar një faqe të lavdishme në histori. Çfarëdo që të ndodhte mbrëmë, sot do të jepja për ju se kemi vendosur së bashku me presidentin Duka se kemi nisur punën për ndërtimin e stadiumit të ri të Kombëtares kuqezi. “Arena Kombëtare e Tiranës” do t’iu dedikohet juve. E bëmë “Elbasan Arenën” për të gjetur në strehë, sepse ju duhej për të mos luajtur ndeshjet diku tjetër.

“Loro Boriçi” do të ishte gati për ndeshjen me Serbinë, por UEFA kërkoi që ndeshja të luhej në Elbasan për arsye të sigurisë së rreptë. Tashmë mendos se stadiumi kombëtar, edhe më i madh se këta të dy, është një detyrim për ju. Sot kryeministri i Italisë Matteo Renzi më shkroi një mesazh: Rroftë Shqipëria që hyri në Europën e futbollit, tashmë ju presim edhe në Europën politike, gjë që sigurisht kërkon të tjera sakrifica”, tha kryeministri Rama.

Së bashku me presidentin e FSHF-së kemi vendosur të nisim punën për ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë.

Stadiumi më i madh kombëtar do të ndërtohet në Tiranë. Arena do u kushtohet juve dhe në hyrje të stadiumit një pllakë të artë ku do shkruhet emri juaj një për një”, vijoi Rama./ TCH

42 komente në “Kombëtarja “merr dhuratë” një stadium të ri, Rama: Emrat tuaj në një pllakatë ari”

  1. pse mor qafir says:

    SHQIPTARE KUDO QE JENI
    NJE ITALIAN ERDHI DHE PER DY VJET U ARRIT AJO QE NUK GUXOHESH TE ENDERROHESH.

    KY PRA ISHTE SPORTI ME POPULLOR NE SHQIPERI QE U DESH NJE I HUAJ TE TREGONTE SESI LUHET FUTBOLL

    O SHQIPE

    NUK JU DUKET SE NA DUHEN TE HUAJ QE TE NA TREGOJNE SESI QEVERESIET

    NA DUHEN SHUME DEBIAZE

    1. joel shkodra says:

      Mos harro se te gjithe keta lojtare te kombetares luajne jashte shtetit me skuadra te njohura. Dikur asnje lojtar nuk mund ta shkonte neper mend te luante jashte Shqiperise.

    2. Cubi says:

      Bashkimi ben fuqine faliminderit futbollisteve te Kosoves vellezer pa hile dhe gjithashtu nje bashkim kombetar na ngre me lart , sa per tifozin shqiptar te serbeve duket si nje gomar i Roskovecit ne mes SHQIPONJAVE…………….. dhe nese do kene emra ne nje pllake ari politikanet tane do ta kene ne nje pllake te zeze se shpejti………..

    3. keta jane te lindur te gjithe jashte , jane lojtare te pergatitur jashte
      As Kosova e as Shqiperia s ka ndonje merite te madhe per pregatitjen e ktyre talenteve me perjashtim te Odise Roshit keta jane femije emigrantesh e kurbetqaresh . Merite ka Redi Jupi qe i ka gjumuar neper europe me i mbledh dhe s diskutohet prinderit e tyre qe kane sakrifikuar per ta

    4. Argita_B says:

      Anglia qe eshte dhe shpikesi i futbollit kishte per trajner Capello!! Portugezet trajner brazilian, greket gjerman… e keshtu me rradhe. De Biazi beri nje pune perfekte dhe per kete meriton pergezime dhe respekt.

    5. roberto says:

      I bere te gjithe stadiumet “ARENA”,o zoti kryeminister!
      Njelloj si dikur Ramiz Alia qe i vuri emrin ENVER HOXHA te gjitha institucioneve!!!
      Kush je ti,qe perdhos emrin e nje HEROI TE LUFTES SE DYTE BOTERORE,qe ky stadium e mbajti per 70 vjet???
      Mos harro se ANTIKOMUNIZMI nuk eshte ATDHETARIZEM,perkundrazi,tre gjithe ANTIKOMUNISTET kane bashkepunuar me PUSHTUESIT!!!

  2. armir says:

    Perseri konf per shtyp ky. Na e shpifi sle minute dhe ngjarje pa marre kredi dhe per vete. E ka karakterizuar shkelqyer Ben Blushi se fundmi. O zot cfare megallomani. Mire ipriti ne aeroport po ne kryeministri cduan. E dhjeu para ndeshjes me serbine bashke me mediat me ate presion policor e psikologjik. Beje nje dite pushim (jo se se ke cdo dite)

    1. Eksperti says:

      Ne çdo vend evropian keshtu festohet;pritje ne presidence apo kryeministri.

    2. Leo says:

      E ke bere xhiron e dites andej nga Shqupi sot?

  3. Arberor says:

    Shume mire, tani bej edhe nje fjalim per “pafajsine” e Fullhajnit, dhe zonat e permbytura. Nuk u leshuan aq shume kundra lojtareve, por atyre qe bene marifete. Mos na u neverit me keq se Saliu.

    1. LIKE LAFSHA says:

      Karberor, po ti mor koqe kete kerkoja Saliut, se te tij jane gjykatesit, dhe ai u gezua me shume qe u lirua FUllani dhe u lerua banka. E kuptove o Kar-beror

  4. Arber1 says:

    Rama, tani po ia fut çik kot me duket…

  5. Ben says:

    Po reforma ne sistemin e edukimit nuk behet duke bere kriminelet deputet… harrove ti se mezi ju futem ne mendje te vendosnit pak etike komunikimi mes kafsheve ne parlamentin e Tiranes!

  6. tr says:

    E meritojne si te paret we hyren ne kampionatin Europian . For a Cuba na nderoni me tutje.

    Ps. Ne cilin vend do te ndertohet stadiumi I ri ???
    Shpresoj te mos ndertohet ne mes Tiranes .

  7. Cecua me Mustaqe says:

    I nderuar zKryeminister! shfrytezo euforine qe ka ky Popull ne keto momente,sidomos brezi i ri, dhe dashurine qe po tregojn per Shqiperine,do te doja tu jepje te gjitheve,nga nje fshese,nje tufe me lule dhe nje peme te vogel,e te dilnin e te zbukuronin Shqiperine. Sikur kaq pak te benin falas per Shqiperine,do te tregonin se sa ky brez i ri e do kete vend,te tjerat jane pordhe me rigon,do te thoshte nje plak i mocem.

  8. Ben says:

    O Shqipfoles! mos harroni se po e perfaqesojne shqiperine te huajt shqipfoles … shqiptaret vazhdojne te keqtrajtojne shqiptaret … talentet i presin duke u bere presione psikologjike atyre prinderit e te cileve u detyruan te braktisin tokat shqiptare! Keta politiqene ngelen duke shfrytezuar aftesine e te tjereve per te mbuluar deficitet qe krijojne vete ne atdheun qe te detyron ta braktisesh per shkak te tyre. Shqiperia permbytet ky hymnizon sportin dhe nuk do tja dije … shqiptaret e lane kete te qeverisi per shkak se detyrohen si gjithmone te zgjedhin kricin me pak te rezikshem nga ata qe kan ne disponim.

  9. Ben says:

    Po ju hecen biznesi fitimprures se biletat ne shqiperi jane me te shtrenjta se ne angli! Shqiptaret jane me gomaret ne rajon sipas Edi Rames dhe Armando Dukes.

  10. Toti says:

    Falanga, ju ia dhuruat fitore Vuqicit or rrot Rama mos shit kokra ketu.

  11. Pelasgian says:

    PLEEEEEEEEEEEHRE !!!!

    Ndeshja nuk u loz jo se te q…iuuu UEFA ( qe te q…iu kjo dihet ) por edhe se STADIUMI NUK ISHTE DHE NUK ESHTE ENDE GATI !!!!

    Mbaro nji here Loro Boricin e pastaj kalo te premtimet BOSHE te Arenes Kombtare !!!

    Duka duhet heq urgjentisht nga ai post , qe te krijosh bazat per nje skuader te forte duhet ta fillosh qe nga femijte , merrni shembull Islanden !!!

    Nuk duhet te rrime gjithmon duke kerku si kukumjacka shqiptaret qe jan rritur e stervitur neper Europe , kjo farse do mari fund shume shpejt sapo Dardania te futet ne UEFA DHE FIFA sepse shumica e tyre do zgjedhe kombtaren e Dardanise !!!

  12. Histerise kualifikimit te Europianit
    , si pasKa rezistuar dot ,
    as vet kryeminsitri Rama ,qeverria e pllakave te historise alla turka
    yyyyyyyyyyyyyyyyyxhyyyyyyyyyyyyym mamluke .
    gjithmon te gatshem per kaos e histeri turmash

  13. tirons says:

    Jo me paret e mija jo me taksat e mija. bej cerdhe spitale

  14. Leo says:

    Beni nje stadium modern ne Tirane se jemi i vetmi vend ballkanik qe nuk kemi stadium qe perballon numrin e tifozeve.

  15. ferdi says:

    Fullani kishte thene qe do investonte edhe ai nja 100 mije euro nga ato qe vodhi

  16. tani says:

    Mire o mire po mos u eksito se premton kot. Te ka zen dhe ty sindrome e berishes para turmave

  17. filani says:

    Normale se e premtoi i pari Vuçiç shalegjati, pse ça jemi ne qe mos ta bejme me te madh, me te bukur, me me lajlelule? Hani bar ju te tjeret…

  18. Si nuk shikoni sa i pershtatshem i bukur e real qe fjalimi qe vetem Edi Rama mund ta mbaj.Ju ka mbyt e keqja o njerez e po helmoni veten si akrepi.Bravo cunave e respekt z.Rama qe di te vleresosh realitetin.

    1. Robin Hood says:

      O motrra a hahet gje ky fjalimi, apo e ke shkruar ti?

    2. Edi says:

      Po ik moj idiote fjalim me percares se ky asnje ska bere

  19. Si nuk shikoni sa i pershtatshem i bukur e real qe fjalimi qe vetem Edi Rama mund ta mbaj.Ju ka mbyt e keqja o njerez e po helmoni veten si akrepi.Bravo cunave e respekt z.Rama qe di te vleresosh realitetin.

  20. Fatjoni says:

    Lere stadiumin e ri e plakatat e platinit, po mbaro nje here stadiumin e Shkodres qe ende nuk ka kap gjysmen e shiko te merresh me robt qe po i permbyten shtepite cdo vit, se deri para disa kohesh shanit PD per permbytjet e Shkodres, por po harroni keto tuajat qe po shnderrohen ne event te pervitshem.

  21. lafi says:

    Po ballisti shkrete qe i ngeli ne dore… spo di si me e nxjerr tani

  22. Moni says:

    Jeni shume te mjere ju qe shani kryeministrin. Ju e keni gati sharjen. Po te mos kishte organizuar pritje dhe falenderime cfare do thoshit? Perseri do te shanit. Se ju jeni te shpifur si Sala dhe Luli. Keq tq prese kombetaren, me keq te mos e prese.

  23. Universi says:

    Edi Rama!Po gabon rende duke e fshire PATURPESISHT, Pa asnje ARESYE dhe PA PYETUR NJERI,emrin e HEROIT te LANC-it,QEMAL STAFA,te cilin ky stadium e mbajti per 60-70 vjet!Po imiton TRADHETARIN S.Berisha,qe ngriti ne mes te Tiranes gerdallen e tradhetarit Zogoll.MALLKUAR QOFSHIN ANTIKOMUNISTET, ish bijte e komunisteve,TRADHETARE TE ATDHEUT!

  24. erion brace says:

    Prej platini me mire zoti kryeminister!

  25. Muzapopullore says:

    E humbi ky perseri. E hapi thesin. Kujton se eshte ne fushate. Urgjent Carapuli me Shkrelin, ata dine ta ckurdisin

  26. tanit says:

    Kush tha qe stadiumi do behet aty ku eshte “Qemal Stafa”? Rama gjithemon ka mbrojtur iden qe ky stadium te mos prishet,dhe te gjendet nje vend tjeter per stadjumin e ri, te cilin kjo kombetare e meriton.

  27. Ledio says:

    Ekipi kombetar i futbollit do marri nje stadium dhe sharlatani yne do ta mbaje llafin. Miliona shqiptar te tjere do marrin me te gjatin. Llafe bosh nga Edi dhe nga gjithe pordhikanet e tjere. Si gjithmone premtime bosh e te pa mbajtura. Mjerre populli qe mjafton te shenoj kombetarja dhe nuk ka rendesi se cfare ushqimi dhe edukimi u jep femijeve ne darke.Dhe po ne kete mbremje nje kryehajdut i klasit te larte eshte liruar nga gjykata… Kuptoni ju o te mjerre apo jo..?

  28. bra,ho,ho says:

    Shum ide e mire,prish ato pallate qe ke ndertuar dhe bej nje stadjum.

    Por mos e ha “ate tek” te japesh lejen per stadjumin se lejet e pallateve akoma te ndjekin si hije nga mbrapa.

    Dy sygjerime;beje ne forme bunkeri dhe vendosi emerin “Sigurimi” te pakten ti besh qefin dhe Saliut.

  29. alex says:

    ore edhe ketij po i iken petulla me duket, pllake ari thote, sikur ja ka falur babai floririn e shqiperise, une jam i mendimit te vendosim ate pllaken e SULEJMANIT tek stadiumi, ka kosto me te ulet dhe njekohesisht kenaqen edhe ata qe nuk e duan ate pllake ne arabisht tek kalaja.

  30. Altini says:

    Kur lexoj disa komente me vjen turp qe jam bashkekombas i juaji o te mjere menderisht.
    Nqs keni inat Ramen te pakten qepeni halen sot qe po nderojne heronjte e skuadres kuq e zi.
    Pritje madheshtore, fjalim i mrekullueshem.
    Vetem qorrat qe duan malokun se shikojne po vjellin vrer pa pike turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje