Prokuroria kërkon 5 vite burg për Ardian Fullanin, gjykata e shpall të pafajshëm vetëm pas një ore

12 Tetor 2015, 13:34Politika TEMA
Prokuroria kërkon 5 vite burg për Ardian Fullanin, gjykata e shpall

Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-guvernatorin Ardian Fullani.

Vendimi është dhënë vetëm një orë pasi prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 5 vite burg.

Pasi pamë e shqyrtuam procesin, Ardian Fullani shpallet i pafajshëm, t’i hiqet masa e detyrimit me paraqitje, shpenzimet proceduriale i ngarkohen prokurorisë”, deklaroi kreu i trupit gjykues Artan Gjermeni.

Në këtë mënyrë me vetëm tre seanca gjyqësore, më pak se dy javë në paraburgim e gati një vit hetime nga prokuroria, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pafajësinë ashtu siç edhe pretendoi gjatë këtyre muajve.

Gjyqtari Artan Gjermeni shpalli vetëm dispozitivin, ndërsa pritet që brenda këtyre pesë ditëve të dorëzojë argumentat se ku bazohet gjykata në këtë vendim.

Ajo që dihet në rrugë jo zyrtare, është se gjykata shprehet se prokuroria nuk ka mundur ta provojë me fakte qëndrimin e saj në të cilin e akuzonte ish guvernatorin për shpërdorim detyre në dy episode.

Për ish- guvernatorin Fullani, i gjykuar veçmas dhe në mungesë, prokuroria kërkoi pesë vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, do të thoshte 3 vjet e katër muaj heqje lirie.

Fullani akuzohej për shpërdorim detyre në rastin e vjedhjes së 713 milion lekëve dhe shitjen e ish-hotel Dajtit.

 

74 komente në “Prokuroria kërkon 5 vite burg për Ardian Fullanin, gjykata e shpall të pafajshëm vetëm pas një ore”

  1. Hanxhiu says:

    Avash se mos e dënonte…???!!! Pastaj ç’na duhen këto gjera tani…Tani ne kemi Evropianin…ku Federata e Futbollit do të marrë menjëherë 12 milion Euro…(???!!!) Do ta hemë “me lugë të arta” këtej e tutje…! “Do dhitemi n’tlyn”…që do thoshin dhe shkodranët !

    1. Gjergji says:

      Po pse o te mençur, me te vertete mendonit se Fullani do te denohej? Po ai j ka ne dore te gjithe te medhenjte: Rama, Berisha, Meta e te tjere pas tyre.

      Tani pini nga nje gote per kombetaren e mos u merni më me politike.

      1. mezati says:

        Ne prandaj e kemi ngrene gjithmone se nuk jemi marre me faktet po me llafet.
        Po te merreshim me faktet shume shpejt do dilte e verteta per gjithe zullumet ne shqiperi. Si ka mundesi qe harxhojme energji per te share per nje ceshtje qe qysh ne krye te heres u duk qe u mbars mali per te pjelle nje mi dhe tani shajme gjykaten dhe harrojme aferat cez qe jane per te shkullur leshte e kokes. Se keta politikanet kujtojne se duke hedhur kocka fallco mund te shpetojne vete. Ka dhe ca loqe ketu qe ngrihen ne kete valle.

      2. hilja says:

        Ore njerez sa naiv qe jeni. Po prokuroria e zgjodhi vete qe te jepej sot vendimi se pse munguan para nje jave? Ato e dinin se nuk kishin asnje prove kunder ketij dhe po u dilte zbuluar qe kane bere nje arrestim komplet fallco ne sherbim te politikes. Zoti i ndeshkofte te gjithe ata kriminele qe arrestojne njerezit kot dhe ata gazetare qe mbeshtesin te tilla arrestime.

      3. Cubi says:

        Gjyqtare kriminele qe mbrojne nje kriminel .

    2. Emigranti says:

      Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi eshte me i Korruptuari ne Bote…Nuk behet me Shqiperia me keta jashteqitjet funderrinat e sali mahmut berishes….Duhet spastrim ne Gjykate e Prokurori!!!

      1. vezhgues says:

        Nuk mund te themi qe drejtesia eshte e korruptuar perderisa ajo vepron e mbshtetet ne ligje qe vete parlamenti i ka miratuar. Kushdo qe te ishte gjyqtar ashtu do vepronte, pra ne ato ligje do mbshtetej dhe nuk besoje se ka vendime gjyqesore te formes se prere qe te mos jete shprehimisht i mbshtetur ne ligj.Drejtesine nuk e bene gjyqtari por ligjet mbi te cilat mbshtetet ne dhenien e vendimit.

        1. pro soc says:

          aman se n’a u rrenqeth mishi nga ky konstatim

      2. Lavazh truri says:

        Seriozisht qe pas 2 vitesh Rilindje fajin e ka Saliu akoma. Pse ia u dhame fiteron plebishitare ketyre Saluceve te rinj?
        Ku eshte PREMTIMI?
        Rama po n’a tradheton siç tradhetoi Berisha ne 92shin.
        Ky vend pjell vetem bajga.

      3. Leo says:

        Dakord.Por mos tu shkoje ne mendje se Rama ka pergjegjesi ketu.Se Rama nuk eshte as gjykates e as prokuror e per me teper nuk ka shkopin magjik, Keshtu sikur thote me duket.

        1. RRuma says:

          Rama eshte pergjegjesi kryesor ketu ai e orkestroi te gjithe farsen e arrestimit kjo ben mu. Vetem ti mor Leo nuk e shikon. Ai deshte ta hiqte se e dinte qe Ky fullani nuk do bente cfare do Rama. DHe e futi brenda pa fakte po me facebook. Po mos lodhemi kot ti kaq e ke kapacitetin kur te arrish ti kuptosh gjerat atehere do jete gjithmone vone per ty.

    3. Salo Kali says:

      Me Nishanin ne krye te KLD-se pretendoni te kete drejtesi ne Shqiperi, po ikni ore te gjithe me mire ne Siri apo ne Ishujt Fixhi se aty nuk ka asnje shprese.

    4. ed says:

      …..ca u bini me qafe ketyre fukarenjve si Fullani,arestoni more berberat se ata bejne korrupsion!.,,,, Perseri dhe perseri dhe perseri …FAJIN E KA DREJTESIA!.RROFTE PARTIA. RROFTE SHOKU F,SHOKU S,SHOKU E ,SHOKU I …SHOKU ABCDEFG>>>YZZH!.Hajde Fara te pjekme. SHHHHHHHt se te rasen brenda 3vjet,ku e ke kuponin? Popull muti ,qeveri kaka…………………………………………………………..

    5. Voli says:

      Rrofte kuponi tatimor! Poshte katunaret qe shesin caraca, fara luledielli dhe hide!

      Na rrofshin Likja, Ariana Fullani, Edi Rama, Sali Berisha, Lula Basha, ata po qe vjedhin per s’mbari! Per vete dhe per gjykatesit, prokuroret, shefat, nderkombetaret…………….

      Hej ta lumsha moj rilindje……………

      1. Sero says:

        Dakord me ty Voli. Me nishanera e me xhin xhona çfare prisni, drejtesi? Te rrofshin 1 milion votat o Edi, o xhan. Mjere ne qe t’i dhamë.

    6. rrufeja says:

      PO KETIJ GJERMENIT DO VIJE DITATE JAPE LLOGARI PER KETE VENDIM. TE GJTHE E DINE SE FULLHAJNI KA GRIRE MILJONA EURO GJATE GJITHE KETYRE VETEVE QE KA PUNUAR NE BANKE. DO TE DALIN EDHE SA KA PERFITUAR NGA RIKONTRUKSIONI I BANKES. DO TE DALI EDHE SA I KUSHTOI DHOMA E GJUMIT ME SHTRAT DOPJO QE NDERTOJ NE BANKE. KUSHE DI SE SA SEKS KA MENDUAR TE BEJE NE ATE DHOME,NATYRISHT JO ME GRUAN E TIJ OSE DO JA LENTE NE PERDORIM 40 HAJDUTEVE TE SALIBABES SE JARIT PA MUSTEQE NUK I PUNN ME

  2. Hahahaha, ueeee ca behet ketu te ne! Tani denoni ate evgjitin qe gjuajti me gure autobuzin e Serbise.

  3. bregdetari says:

    Ja pse eshte e domosdoshme nje reforme e thelle ne drejtesi. Per te shporur keta gjyqtare qe mbrojne vipat dhe denojne te vegjelit. Turp!

    1. Jungelrule says:

      Reforma ne drejtesi edhe nese behet, perseri mutera do te jene!
      Reforma eshte kur populli do te civilizohet, ndoshta pas 100-vjetesh!

  4. Trimi says:

    E Fullani vjedhi banken diten per diell I pafajshem ballisti mante arme pa leje me mrojte veten se shteti se mronte i fajshem e zoti e din si kame perfundu shipria

    1. Mezani Celoja says:

      Edhe HAJDUTFullani e beri burgun e vet, po ashtu sic po e ben Ballisti.

      Gjykata e qelbur po e nxjerr te pafajshem me gjithe provat e forta te Prokurorise. E njejta gje edhe per Ballistin qe ka shkelur ligjet e vendit, do beje burgun deri sa per te marre vendim Gjykata nese eshte i fajshem apo i pafajshem.

      Edhe nje pyetje Trim. Je i sigurte se kush eshte Ballist Morina i verteti?

      1. mezati says:

        Ku i pe ti provat e forta mor trushkulur na i thuaj dhe ne se nuk i kemi kuptu deri sot. Po pse sipas teje denimet duhet te behen me blogje ku nuk merret vesh se kush shkruan dhe si shkruan.
        shife kur mos ta botoje kete ky merhumi.

  5. andromeda says:

    Kapitalizmi (ose pushteti i parasë) me idhuujt e vet…të pamposhtur.

  6. beso says:

    Kesaj i them drejtesi une. Bravo…..Ai vjedh miliarda leke dhe sdenohet. Une punova nje jete ne sherbim te popullit dhe atdheut dhe me privohet e drejta financiare. Me hollesishte vijone sa me poshte;

    Nga Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) më është plotësuar formulari Nr. 03 “Vërtetim vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese”, me Nr. 11941/3 prot, datë 27.11.2014 dhe dërguar ISSH për zbatim. Ky formular, për periudhën 27.11.1991 deri më datën 31.12.2003, më është llogaritur paga mesatare referuese mbi pagën e gradave të supit dhe jo të pagave për funksionet organike (klasa), mbi këto të fundit (pagat për funksionet organike) kam paguar edhe kontributet e sigurimeve shoqërore. QPR duhet të bënte njësimin e funksioneve organike të periudhës së mësipërme me gradat që kanë këto funksione aktualisht dhe pastaj të vinte pagat për gradë që kanë këto funksione në momentin e përfitimit. Veprimet e mësipërme bien ndesh me pikën 1, të Nenin 31, të Ligjit Nr. 104/2014, datë 31.7.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar e cila thekson: “Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi…”, me pikën 2 të nenit 4 “Pagat referuese”, të Ligjit Nr. 10 142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të…në Republikën e Shqipërisë“, që thekson: “Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë…apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi” me gërmën A, të kreut II “Paga referuese” të VKM Nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e Ligjit Nr. 10 142, datë 15.05.2009 “Për sigurimet shoqërore suplementare të Ushtarakëve të FA të …në RSH” e cila thekson: “Pagë mujore referuese është paga bazë mujore për gradë dhe shtesat …ose paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, e cila zbatohet për të njëjtën gradë a funksion, në datën kur personave përfitues u lind e drejta për përfitim”.
    Sqarojë se deri më datën 31.12.2003 ushtarakët e FA të RSH, (përfshi edhe unë), jemi paguar me pagë për funksion organik (klasë) dhe jo me pagë për gradat e supit, ç’ka do të thotë se në rastin tim për periudhën e mësipërme (27.11.1991-31.12.2003) kanë qënë pagat e funksioneve organike 30% më të larta se pagat e gradave që mbaja une mbi supe që ka llogaritur QPR për pagën referuese, për rrjedhojë dhe kontributi i sigurimeve shoqërore që unë i kamë paguar ISSH ka qënë 30 % më shumë. Pagesa me gradat e supit, në bazë të VKM Nr. 839, datë 11.12.2003 “Për pagat e ushtarakëve aktiv të FA të RSH”, ka hyrë në zbatim nga data 01.01.2004 e në vazhdim.
    Për këtë, unë i kam bërë një kërkesë QPR së MM më datën 24.08.2015 “Kërkesë për rillogaritje të pensionit të parakohshëm” ç’ka ajo më kthenë përgjigje se llogaritjen e kemi bërë konformë ligjit që është në fuqi.
    Për këtë ku skam shkuar dhe sjamë drejtuar, por deri tani nuk kamë gjetur zgjidhje. E vetmja shpresë qe ka mbetur eshte sensibilizimi i opinionit. Prandaj lutem ndihmën tuaj për zgjidhjen e këtij problem, meqëllim që t’më rillogaritet paga mesatare referuese në përputhje të plotë me kërkesat e nenit 31, të Ligjit Nr. 104/2014, datë 31.7.2014 “Për pensionet….”, të Ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009, pikën A, të kreut II “Paga referuese”, të VKM Nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e ligjit Nr. 10142, datë 15.5.2009…” dhe kërkesat e VKM Nr. 839, datë 11.12.2003 “Për pagat e ushtarakëve aktiv të FA të RSH”.
    KJO ESHTE BERE MEQELLIM QE PENSIONI IM TE DALE SA ME PAKE.
    Kush mund t’me ndihmoje te zgjidh kete problem se nga kontaktet qe kam patur me nenpunes dhe specialist te Ministrise se Mbrojtjes dhe ISSH me thone : HIDHE NE GJYQ. Po pse more edhe per gjera kaq te thjeshta do t’i drejtohemi gjyqit ne? Ne nuk jemi hajdute miliardshe qe te kemi para per te paguar gjyqtare, avokate, eksperte etj etj se jemi thjeshte pensioniste. Kjo eshte rilindja qe votuam ne?! flm.

  7. toto u kurtu says:

    po dihet ajo korbi korbit nuk ja nxjerr syte

  8. hajdari says:

    pse kush do e denonte, gruaja e vet ?
    Apo shoket/shoqet e saj (dhe te partise) ?

  9. Eduart says:

    Nuk e jep shqiptari veten tani,se u vodhen 7 mln euro…te lutem shume tani. Apo 30mln euro te hotel Dajtit,te lutem shume tani…

  10. tani says:

    Ellbenia fridom

  11. gdsk says:

    Po kjo gje dihej qe atehere se nuk mund te kete gjyqtare ne boten (ne shtetet demokratike) qe te jepte vendim fajsie per kete rast. Shteti(nepermjet vegles Prokurori + gjykate) ia ariti qellimit qe kishte ne ate kohe. Aq kishte nevoje , i mjaftoi. Ka qene e turpshme per gjyqtarin apo gjyqtaren qe e arrestoi.(caktoi masen e sigurimit arrest ne burg)

  12. Albann says:

    nga b… apo goja ua futi….leket gjyqtareve?

  13. perkthyesi says:

    Dihej kjo pune! Tani po pergatitem dhe une te vjedh kaq para, se do te denohem 5 vjet! Jam gati qe tani te veproj! Bravo drejtesia!

  14. Gopisti xhamllikut says:

    Jepni akoma lek tani se i takon mori pafajsine, te dhjefsha drejtesine qe s’bene drejtesi, duhet nje sahat e me pare reforma ne drejtesi dhe te qerohen nga drejtesia hajdutet, kriminelet dhe legenet qe e katandisen Shqiperine njesoj si vendet Afrikane vidh, vrit, shkerdhe e fut ne dhe , plehrat e drejtesise tinxjerrin para drejtesise kur te miratohet reforma ne drejtesi, dhe si per ta mbyllur ne respekt te tradites shqiptare ju them te dhjefsha drejtesine qe drejtesi skemi fare

  15. E po kjo pune! says:

    ndeshjen me drejtesine e qelbur, kete te fitoje Rama dhe boll me tifozlliqet ne futboll

  16. ILIRIA says:

    Per statistika keta gjykatsit e ..rit do te denojne ata fukarenjte qe skane leke per te paguar padrejtesine se drejtesine e paguan FULL-HANI me LIKE-STANIN me shoke. Po pse ore cfare prisnit ju qe te denohej prandaj ta merni vesh se mos gaboni dhe ju fusin ne burg se kalbet brenda ai fukaraj. Faleminderit

  17. Zip says:

    O Beso,ms fal ,por qenke gomar,kush I lexon ato idiotizma,Fullani po luante,Ramen e ka shok 40vjet perpara,Sal en e ka shok vjedhjesh,Meten e ka ne xhep nga gjykata,ai del me frak dhe papion kur ishte I denuar,loja mbaroi,tani fillon vjedhja tjeter.Me nder hani mut more,tja rruani,ai Di te vjedhe pa kuponin e shurres se Veliajt.

  18. po pastaj? says:

    O te qifsha gjykaten dhe gjykatesit “e drejte” te drejtesis se dhjere.

  19. bra,ho,ho says:

    Nuk ka problem. E denancon Braçe ne “fejsbuk” dhe ja ku doli fajtor.

  20. sala says:

    Fullani u lirua. Tani shtrengoni fort ate berberin qe qethte lesh pa kupon tatimor. Une them ta denojme rreth 200 vjet burg.
    P.S. Po ky Fullhajni, kishte leshuar kupon tatimor per keto leket qe mori ?

  21. perla says:

    ky eshte fundi gjykates shqipetare,ketu denohen haidutet ordiner,ata qe vjedhin shtetin ne shuma te medha paguaj gjygjetaret.prandaj te gjite haidutet ordiner duhet te mendojn te vjedhin shtetin me shuma te medhandhe jo per buken e gojes,qe te ken para qe te pagujn gjykaten.

  22. Na bashkoj kenga popullore says:

    Simore i pafajshem po kush e ka fajin un

    1. fajtori says:

      fajin e ka mero qe ti trodhi trute ty!!!

  23. stela says:

    Aman o Tema, ne kemi hallin e kombetares, ju thoni Fullani.

    E nxorren popullin ne rruge si bagetia me organizim, nga ana tjeter grijne e shijne.

    Hajt tani, vazhdoni festoni…..

  24. Diamond says:

    This is a miracle of freedom(me vjedh te kuptohemi).
    O Ed Rama…..ate shkopin magjik e kishte ai tjetri qe e kishte pallen sa Fevziu…

  25. i penduari says:

    sot e gjeten kta plerat? qe te mos merte ky lajm buje nga qe do vinte kombetarja prandaj. plehra gjykates dhe shtet pleher

  26. Berlin says:

    Tashti ti japin dhe nndonje dem(shperblim) nja 1 milion euro dhe kaq e pat kjo pune.

  27. liku says:

    E cuditshme cfare gjykatash kemi.

    – Per ate djalin qe gjuajti 1 gur ne autobusin serb , u ngriten 3 akuza penale.
    -Per cdo xhepist autobuzi , jepet minimum 3 vite burg.

    Ndersa ..
    Per 7 miliarde leke te vjedhura ne institucionin qe drejtonte , Fullani del I pafajshem.

  28. miko says:

    tjeter maskarallek i gjykatave .
    po ska gje se eshte gjykata e zotit

  29. ismeti says:

    eu nanen e baben ketyre gjyqtarve te korruptuem ,kriminela

  30. doktori says:

    Bravo i lumte drejtesise shqiptare per drejtesine qe dha,gjyqtaret tane karakterizohen per drejtesi,jane profesioniste te vertete,nuk korruptohen. Na ka zili gjithe evropa per kete nivel kaq te larte drejtesie qe kemi,njerez te shkolluar ne kolegjet me te mira te shqiperise si ai i plepave qe eshte me i njohuri. Me ne krye fullanen arjana dhe kld perpara ne beteja te tjera qe na presin.

  31. rama duhet te jape doreheqje, nuk ben shtet. shtetin e kane bandat e ilir metes e sali berishe. rama mbahet nga ilir meta per te maskuar mafien berisha meta qe ka mberthyer per fyti shqiperine e shqiptaret, shqiptaret dhe e ardhmja e tyre jane peng I mafies meta-berisha. z. rama te dhjefsha shtetin qe arreston ata qe nuk japin kuponin e bananes e domates e jane te lire ata qe vjedhin e shperdorojne milioa euro nga leket e popullit. zoti rama po ben shtet qe arreston fukarain qe nuk ka 10000 leke te paguj drita e liron fullanin qe me leket e popullit I ka ble te birit miliuona euro koleksion ora dore. kete shtet ben meta-fullani-berisha. mafia berisha-meta-fullani I kane ngarkuar metes misionin per te bere edhe ramen pjese te kesaj mafie sepse e shikonin si rrezik per te ardhmen e shtetit e pushtetit te tyre mafioz, te kosoliduar gjate 4 viteve te qrverisjes me te koruptuar ne Europe, nga berisha-meta. se shpejti rama do te pirdhet nga mafia meta. se shpejti ariana fullani do liroje edhe mezat meziun r kamzes. poshte rama, rroft mafia berisha- meta e cifti fullani.

  32. LORA says:

    Llalleria dhe korporata kriminale “gjin gjoni” po n’a deshmojne edhe njehere kohezionin e tyre grusht bashkuar rreth rrotes se jarit dhe shqup-isteve bandite.
    Ku je Kryerministri i shqiptareve qe n’a premtove se sistemit kriminal
    “merr,vrit,ik,,e mos kij frike”
    do t’i nxihej jeta nen qeverisjen e Rilindjes????????????????Apo fullhajneria eshte nje detante e pamposhteshme?????

  33. De Facto says:

    Fullani mund te kete gjynahe plot, por akuzat realisht nuk qendronin.

    Si jurist, mund t’ju them me bindje te plote se, pavaresisht notave populiste qe mund te kete shkaktuar tymnaja mediatike gjate vitit te kaluar dhe ne vijim, juridikisht, e perseris, JURIDIKISHT, asnje prej akuzave nuk qendronte.

    Rrjedhimisht, me gjithe demet e shkaktuara nga katrahura shqiptare, me gjithe mllefet e akumuluara dhe te padenuara, ne rastin konkret Gjykata u shpreh qarte dhe drejte.

    1. LORA says:

      Po pse kush te tha qe qe ne breket e dhjera te korporates tende kriminale ndertohen akuza te sakta,akuza qe te qendrojne??????
      Ja,je ti vete qe e konfirmon ,ne komentin tend te felliqur,se akuza dhe gjyqsori jane e njejta strukture mafioze kunder berjes se drejtesise ne Shqiperi.
      E c’jane tritolvensit si julian sinanaj,para eksplozionit te llallerise dhe gjin gjonave,pjese e te cileve vetdeklarohesh edhe ti ,
      “De Facto”??????

      1. Habibi says:

        Mbaje veten Lora! Shtrengo zhartjerat dhe mbaje veten!Nuk te ben mire gjithe ky acarim as per hipertensionin, as per rrahjet e zemres ?
        Ne te kemi xhan

  34. Dusho says:

    Ky qe nje sulm qe iu be Fullanit politikisht. Dhe te gjithe e dine por asnjeri nuk flet.
    Ato lloj akuzash, po te provoheshin te qendrueshme, duehj qe te shpinin ne biruce me te madh e me te vogel, me Kokeminister e me kabinet ministror! Dhe jo vetem keta te Rilindjes me Ramen, por edhe me Doktor Rrumpallen!

  35. shoku " Hekuran " says:

    O gazetar , njerzit nuk e kane mendjen te kombetarja por te permbytjet !!!

  36. Nje shqiptar says:

    Pse nuk behen publike emrat e prokurorit dhe te trupit gjykues te ketij procesi te turpeshem per drejtesine shqiptare? Qenka i pafajshem Guvernatori i Bankes edhe kur vidhet thesari apo shperdorohet pasuria dhe parate e bankes? Sa turp.

  37. Ardenica says:

    Le te shpresojme se u mbyll edhe kjo lufte e ndyre politike ku synimi per ta hequr Fullanin duheshe me patjeter te shpikte nje akuze te paqendrueshme!

    E deshet vendin e Guvernatorit? E morrët! Mbajeni me Sejko filizin!

    Nese me te vertete duhej hequr koka e Fullanit, kishit plot e plot arsye te tjera.. po nejse… u mbyll…

  38. Nje shqiptar says:

    Si i pafajeshem Fullani nuk duhej te shkarkohej nga puna, pra te kthehet ne postin e tij dhe ti paguhen disa miliona per tere shpifjet ndaj tij?!!
    Ky eshte sistemi i drejtesise shqiptare qe mbron shtetin shqiptar dhe interesat e popullit shqiptar!!!. Turp te keni

  39. Friend of Fullani :-) says:

    Deshen ta hiqnin dhe e hoqen, KAQ!

    Te tjerat jane gjepura!

    PO se te dilte me faj Fullani, dmth te gjitha shkresat dhe daljet publike te Guvernatorit per te gjitha qeverite, aktuale e te meparshme, do te kompromentoheshin… ehuuuu… kush ka ndermend per burgje tani… jane plot me fiskaliste dhe elektriçiste

  40. Habibi says:

    Ore ay mund te kete bere namin dhe mbase do te duhej te denohej pafundesisht… por keto jane hamendesime!

    Sepse juridikisht, dhe ligjerisht, asnje prej akuzave nuk qendronte dhe rrjedhimisht nuk mund te burgosesh nje njeri meqe media ka folur dhe perfolur poshte e perpjete. Ne para se ta denoje gjykata, e kemi denuar dhe linçuar vete me opinion publik, para se te pretendojme te kemi minimumin e respektit per ate drejtesi apo per njehjen e fakteve dhe formulimit te akuzes.

  41. Antares says:

    Hajt ta gezojme fitoren me Armenine. Nderkohe qe budallenjte merren me futboll, nga ana tjeter ujku ben kerdine. Ky popull eshte i manipulueshem ne ekstrem. Politikane e bankiere behen sheike duke i rrjepur dhe me pas ju hedhin kocka dhe biskota kuq e zi! Na e njohin mire numrin e kokes, dhe sipas tij na qepin edhe festen.

  42. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    FULLHANI PRESIDENT!!!!!!!!!
    Besoj qe tani ky Fullhani duhet te demshperblehet per akuzat, per me teper qe humbi nje goxha vend pune.
    Ore duhet nje FALCONE ne Shqiperi qe te kete koqe, keta klyshat e Sales do nxirrnin te pafajshem edhe Hitlerin.

  43. serbesi says:

    E shikoni drejtesine shqiptare, kur zotria duhet te kalbet ne burg, se ka vjedh, ka shperdoru kete leke qe populli i varfer mezi e nxjerre. Dhe Rama fut ne burg nje njeri qe nuk ka te paguaje dritat, kurse ky me kallare ecen serbes se nuk iu fut gjemb ne kembe, Vazhdo Ram, mos e bej reformen se mire e ke, e paskan mallku kete vend.Coc besuam se do bente dicka po edhe ky ngeli ne klase qe plaku mere i merr ne mbrojtje.

  44. nikolle says:

    Vafte ne djall drejtesia.
    Kjo nuk falet kurre!!!!! Rama qe hesht do paguaje me vote

  45. drita says:

    Bravo gjykata! keshtu vendoset drejtesia,vipat si Fullani nuk denohen???

  46. Pelasgian says:

    Dhe u gjet momenti i duhur….pikerisht momenti i “turbullimit dhe zhvendosjes se perqendrimit tek Kombetarja”

    “Deforma” do behet…ne shtator…viti nuk percaktohet!

  47. Nazisti says:

    Tamam me dhon drejtesi Tan gjermeni,,gjyqtari me i korruptum qe ka gjykata penale,,vari karin drejtesise,,ky popull duhet te marri koburet ne brez dhe ti zgjidhi punet vet

  48. Toger llukashi says:

    Po kush e ka fajin?
    Per cfar i merrte 9000euro ne muaj vec te tjerave?
    Lora
    Reforma do heqi nje mut e do vere nje kake.

  49. ylli says:

    si gjithmone fajin e ka roja fullani do mare dhe dem shperblim kshtu u be dhe me thesarin e shtetit e vodhen dhe denuan nj fshatar istorija ka treguar me piramidat vodhen miliarda dhe bene vetem nga 2 vjet burg ne shqiperi nuk ka frike as njeri se nuk ka drejtesi.

  50. Petrit Zela says:

    Krimi politik, prej 25-vjetesh I ka gozhduar,me gozhda te ndryshkura, strukturat e “Pseudo Shtetit Shqiptar” pikrisht dhe jane aq te lidhur,
    me gjykatesit e korruptuar,sa qe nuk munden dot te shkeputen nga njeri
    tjetri..Eshte turpi me I madh,i Shtetit dhe Egzekutivit te shqiperise,
    qe drejtesine,e kan lene ne duart e ketyre gjykatesve,qe na linden si zogjt e pulave,nen hijen plepave te Durresit…Nuk e votuan shqiptaret Ramen dhe Meten,te konsolidojn akoma dhe me fuqishem,
    korrupsionin universal qe ka perfshire ne pergjithesi Gjykatat tona ne gjth shqiperine,per te nxjerr ne tregun e zi interesat tona kombetare..Populli thote; Atie ku zeri I politikaneve ngrihet me ulerima te cjerra,ne shpirtrat e tyre krimi eshte I strehuar… Mendimi
    im personal ndaj Ismail Morines, eshte ky; Neqoftese zoteria e tij ka bere ndonje veper me vler,ne interes te shqiptarizmit,duhet te shperblehet..Por arrestimi I tij me dy pistoleta,ndoshta dhe mund te krijonte ndonje tragjedi,ne mes te kryeqytetit,te denohet ashper..
    Eshte e domosdoshme,qe maxhoranca me indeferentizmin e saj, dhe opozita me pislleqet e natyres se saj,eshte e pa pranushme qe te spekullojn ne psikologjin e Qytetareve tane…

  51. Lemi says:

    Full hajni for President!!!

  52. Lemi says:

    …popull shkerdhate…nuk kupton qe Full hajni eshte i pafajshem…kerkon 760 miljonet…po nderet qe i ka bere gjithe entourage – it politik qe mund te shkojne ne qindra miliarda???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje