Përmbytjet, Basha thirrje qeverisë: Mobilizohuni, shmangni viktima të tjera

11 Tetor 2015, 13:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, lidhur me situatën e vështirë që po kalojnë qytetarët në Fier dhe Vlorë, për shkak të shirave të dendur që kanë shkaktuar përmbytje masive prej mbrëmjes së djeshme. Kreu i demokratëve shpreh ngushëllime për familjen e Luan Qarrit, i cili humbi jetën, pasi makina e tij u rrëmbye nga vërshimi i ujërave të një përroi në Vlorë.
Basha i bën thirrje qeverisë që të marrë masa për të shmangur viktima të tjera në njerëz, duke theksuar se jeta e qytetarëve është prioritet absolut.

“Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. Për fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij.
I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithçka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut.
Të veprohet me shpejtësi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkëqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnjë minutë për të shmangur fatkeqësi të tjera”- shkruan Basha

7 komente në “Përmbytjet, Basha thirrje qeverisë: Mobilizohuni, shmangni viktima të tjera”

  1. zoti ….kryetar i minorances !

    kujto njihere sa here ja xhytet koken Shkodres dhe si e justifikuat !

    [ndodh njihere ne 100 vjete]…….kurse ajo ndodhi ne cdo 10 dite dimri…..

    1. mateo says:

      Po per ata qe vrave ne Bulevard dergovve ngushellime, apo ata i vrave ti dhe kete fatkeqesia nnatyrore?!

  2. Tomorri says:

    Po pse o dere zi dhe lume zi del akoma ne skene duke thene ca shprehje te neveriteshme si kjo mbroçkulla ketu:”qytetaret prioritet apsolut”
    Po ik or gjyvende se tani je bere tamam si sehaçi i Tiranes ne vitet 60-70 mor lum madh.Po ik or trap se ty nuk te ka njeri fare ne refene.
    Shko bej qejf sa te jeshe i lire me ato leke qe ke vjedhur dhe kur te vije koha shko villi te gjitha se keshtu e ka kjo pune.

  3. po pastaj? says:

    Ate qe i bere ti dhe zagari Berisha Shkodres,nuk ka shnse te perseritet ne histori. Megjithate,pune duhet. NDihmo edhe ti jo llapaqen.

  4. endri says:

    shyqyr qe kemi kete djalin e bukur se do ishim shujt te gjithe!

  5. Kris says:

    Stomaku me peshtejellohet sa here flet ky gomar, ytt kriminel ben the moral pale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje