Armando Prenga dhe fisi i Calëve drejt pajtimit

11 Tetor 2015, 10:12Politika TEMA

Duket se janë qetësuar gjakrat mes fisit të Calëve dhe Armando Prengës.

Ish-deputeti socialist akuzohet s eplagosi disa pjesëtarë të fisit të Calëve pas sherrit për Lagunën e Patokut, por ata duket se janë drejt pajtimit.

Prenga ka dërguar një njeri të tij për të biseduar me familjen Cali për të diskutuar mundësinë e pajtimit.

Edhe familja Cali e ka pranuar se një njeri i dërguar nga Prenga ka vajtur në shtëpinë e tyre.

Gjon Cali, duke folur për GSH, tha se po diskutojnë për këtë mundësi.

“Është e vërtetë që një mik i largët na ka bërë një bisedë për pajtim me familjen Prenga. Por, asnjë pjesëtar i kësaj familjeje nuk ka ardhur në shtëpinë tonë për të folur për pajtim,” tha Cali.

“Ne na vranë, na masakruan, por do ta bisedojmë gjatë dhe do marrim një vendim nëse familja në fjalë kërkon pajtimin sipas zakoneve që kemi ne si krahinë. Ne nuk duam të jemi në konflikt me askënd. Nuk duam të lëmë probleme të hapur për fëmijët tanë”, tha ai.

Në këtë mënyrë duket se edhe Prenga del i larë pasi akuza për plagosje të rëndë është shndërruar në akuzë për plagosje të lehtë ndaj Tom Calit.

Nëse ky tërheq padinë, atëherë çështja pushohet pasi ligji parashikon që për ndjekjen e kësaj vepre penale duhet kërkesa e të dëmtuarit.

 

5 komente në “Armando Prenga dhe fisi i Calëve drejt pajtimit”

  1. nini says:

    Ket koflikt midis ketyre familjeve e shkaktoi politika kriminale ekonomike e vet qeverive shqiptare .Laguna eshte prone publike ,dhe mundet te shfrytezohet nga te gjithe banoret e zones ,apo i jepni me koncension sipas interesit poilitik .Pervec Caleve dhe Prengave te punesoheshin te gjithe banoret e zones .Koncensioni eshte forma me korruptive e shfrytezimit te pasurise publike . Me koncension ipet nje veprimtari ekonomike ,qe nis qe nga fillimi me investime direkte , dhe sidomos ne fushen e shfrytezimit te resurseve nentoksore ,ose ndertim veprash hidrike ose rruge ,dhe jo laguna ose pyje ,qe firmat qe i moren e qethen Shqiperine si mos me keq . Dhe nuk investuan nje lek per rinivimin e tyre .

    1. niku says:

      do me thene sipas teje o burra te gjithe bjeri ti biem, kush te mundet te “peshkoje” te pastroje gjithcka dhe pastaj te ngrohemi ne diell. Si puna e pyjeve pritini se jane prone publike. A me te kripsha mendjen

  2. kapiteni says:

    Shume e drejte vetem ne Shqiperi behen keto padrejtesi.

  3. pse mor qafir says:

    katundare e malok derdimene

  4. xhemal says:

    mund te jepet per cfrytezim por ka kushte e para te gjithe e kane te drejten te konkurojne pa dallim, e dyta rifreskimi i te drejtes te cfrytezimit te behet cdo psh 3 vjet pastaj prap te behet konkurs ku marrin pjese kush deshiron e ka mundesine e cfrytezimit ,mjetet, dijen e treta cfrytezimi behet ne baze te kritereve per te ruajtur ambjentin ,strukturen ,per te mbrojtur zhvillim normal te jetes ne det etj pastaj jane kushtet qe duhen plotesuar per grumbullimin ,shperndarjen ,higjena ,etj por ne shqiperi si per cdo gje tjeter eshte shfrytezuar prona publike per te mbajtur pushtetin e kjo pune do vazhdoje gjate per arsyen e thjeshte se eshte kethyer ne menyre jetese ne nje tradite ,zakon dhe e dime se keto shkulen me veshtiresi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje