Në vjeshtën e vitit 1979, Andropov ka qenë avokati kryesor në Kremlin për ndërhyrjen ushtarake sovjetike në Afganistan, me qëllim mbajtjen në këmbë të qeverisë komuniste afgane në pushtet.
Partia marksiste afgane, e humbi shpejt kontrollin e vendit në favor të muxhahedinëve, ndërsa shefi i KGB-së, Andropov paralajmëroi se humbja e Afganistanit, do të destabilizonte të gjithë republikat sovjetike të Azisë Qëndrore.
Andropovi bindi një Leonid Brezhnjev të sëmurë, se ajo fushatë do të ishte një fitore e lehtë dhe pa kosto të mëdha. Në vitin 1956, Andropovi kishte qenë ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Hungari, që bëri thirrje për ndërhyrjen sovjetike atje, e cila e mbajti në Budapestin në Paktin e Varshavës. Por bota islame nuk është Evropa Lindore.
Sovjetikët u përballën me një stuhinë e një kundërshtie të ashpër islamike në Afganistan. Ditë pasi forcat ajrore elitë sovjetike pushtuan Kabulin (duke e zëvendësuar beniaminin e tyre komunist me një tjetër, pas një shkëmbimi zjarri në pallatin presidencial), mbreti saudit Fahd i premtoi Pakistanit, se do të financonte rezistencën e muxhahedinëve ndaj agresionit sovjetik.
Fahdi e vendosi Princin e atëhershëm Salman, guvernatorin e Riadit, në krye të punës për mbledhjen e fondeve private për afganët. Salman arriti të grumbullojë dhjetëra miliona dollarë, fillimisht duke kaluar paratë CIA dhe shërbimit inteligjent saudit për muxhahedinët dhe aleatët e tyre pakistanezë. E gjithë bota islame u mobilizua nga Fahdi kundër Moskës.
Sovjetikët nuk e furnizuan kurrë si duhet për luftën. Në përpjekjen e tyre më të madhe, ata dërguan në Afganistan vetëm 100 mijë trupa, shumë pak për të qetësuar vendin. Kur u bë shef i partisë komuniste, Andropovi e përshkallëzoi luftën në mënyrë të konsiderueshme, por sërish numri i forcave në terren nuk ishte e mjaftueshëm.
Rusia kishte dislokuar dyfishin e numrit të trupave në Hungari, një terren i sheshtë dhe i lehtë për t’u pushtuar, dhe kishte një ushtri të madhe në vitin 1979, por Kremlini nuk solli burime të mjaftueshme për të luftuar në Hindu Kush. Miliona afganëve u larguan për në Pakistan dhe Iran, dhe të paktën 1 milionë persona u vranë brenda Afganistanit, por muxhahidinët nuk u mundën.
Pasi Andropovi vdiq, Mikail Gorbaçov i tërhoqi trupat nga Afganistani. Armata e 40 e Ushtrisë së Kuqe u largua në turp. Muaj në vonë u shemb Muri i Berlinit, Pakti i Varshavës u shpërbë dhe Bashkimi Sovjetik u rrënua (Putin thotë se ishte fatkeqësia më gjeopolitike e shekullit XX-të).
Regjimi i Asadit ka sfilitur popullin e vet, duke nxitur milliona njerëz të emigrojnë dhe vrarë mijëra të tjerë, ashtu si komunistët afgane. Ai s’mund të rimarrë kontrollin e komuniteteve sunite dhe kurde në vend. Por Asadët kanë qenë klientë të Moskës që nga viti 1970, dhe humbja e tyre është me sa duket e papranueshme për Putinin.
Ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet Sirisë dhe Afganistanit. Së pari, Putin është duke u përpjekur të krijojë një minishtet mysliman alevit në Detin Mesdhe, dhe në jo të gjithë vendin. Latakia dhe Tartusi, janë prioritetet e Putinit. Alavistani që ai parashikon të ndërtojë, do të jetë një enklavë me lidhje me Damaskun dhe Alepon, por i izoluar nga pjesa tjetër e Sirisë.
Por edhe kjo zonë, do të kërkojë shumë trupa në terren për të mbijetuar. Vetëm fuqia ajrore, do të jetë e pamjaftueshme, ndërsa vetë ushtria siriane është tashmë shumë e dobët. Putini ka aleatë rajonalë, të cilët Andropovit i mungonin. Irani, Hezbollahu dhe militantët shiitë irakianë, kanë luftuar me Asadin për vite me rradhë.
Në vitet ‘80, Irani i mbështeti muxhahedinët, ndonëse ishte kryesisht i shqetësuar për luftën me Irakun. Trupat shiite iraniane dhe irakiane, e kanë rritur kohët e fundit numrin e tyre në Siri. Në përballjen rajonale saudito-iraniane, Rusia e ka vendosur veten në mënyrë të vendosur në anën e persëve dhe shiitëve. Së fundmi, Putin nuk ka një Pakistan për të luftuar me të.
Presidenti pakistanez Muhamed Zia Ul-Haq ishte armiku më i madh i Moskës në Afganistan, duke iu siguruar muxhahdinëve strehë të sigurtë, armë, trajnim dhe udhëheqje. Zia e fitoi luftën kundër Bashkimit Sovjetik, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet. As Jordania dhe as Turqia, nuk janë aq të prirur për t’u marrë me aq entuziazëm me çëshjten siriane, sa Pakistani u mor me dosjen afgane.
Por Riadi duket më shumë se i gatshëm për t’u bërë pjesë e konfliktit në Siri. Princi i kurorës Muhammed bin Najef, ka mbi tryezë planin për Sirinë, dhe misioni i tij do të jetë të krijojë një terren moçalor për trupat ruse, në mënyrë që ato të duan të kthehen në shtëpi sa më parë.
Mbreti Salman është i përgatitur të shpenzojë miliarda dollarë për të hequr qafe Asadin, dhe Muhammed bin Najef ka shumë përvojë në luftën e fshehtë. Sauditët nuk janë të përgatitur për të pranuar ndonjë kompromis me Asadin, ai duhet të largohet nga pushteti.
Dikur presidenti amerikan Xhimi Karter, iu përgjigj me vendosmëri, por fshehurazi, agresionit të Andropovit. Ai formoi një koalicion global për të mbështetur Zian dhe Fahdin. Më pak se dy javë pasi rusët pushtuan Kabulin, dërgesa e parë me armë e CIA-s, mbërriti në Karaçi. Karteri mori pak vlëerësim për etiketimin e Afganistanit si “Vietnami” i Rusisë, por ishte strategjia e tij ajo që mbizotëroi.
Presidenti Barak Obama, përballet me një sfidë shumë më të komplikuar në Siri. Prioriteti i tij është të luftojë Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën. Përpjekjet e tij për të krijuar muxhahedinët sirianë, gjithmonë me gjysmë zemre, janë dështime, dhe ai nuk ka një Zia. Në këto kushte, Obama do të duhet të mbështetet tek Muhamed bin Najef.
“Al-Monitor” – Bota.al
Prioriteti i Obamës, i dashur, është të luftojë Assad-in dhe jo muxhahedinët…(që në këtë rast i ka “aleatë”)
Anglisht- Si putini po zbaton leksionet…
SHQIP – Si po zbaton Putini …………
Do te mbeteni thjesht ne kasete e vjeter me shirit te keputur
Shikojeni o turkoshake kete lider boteror. Nuk i ben syri terr. Zoti Putin do beja gjithcka per ty, jo vetem une por edhe vajza ime Eftimibythshqepsis.
hahahaa
allah allah,se mos na hedh ndonje berthamore ky i cmendur ,dhe do na vrasi byrazeret e gjakut.
Per dite nga ndonje lajm per Rusine the C-arin e saj … bejeni nje dite pushim se do e kete mbytur lemza te shkretin …
jo se i ben gje lemza atij, se ai eshte C-ar, por se e keni si baba shpirteror njecike dhe nuk ju nderon
Analiza me e sakte qe kam lexuar deri tash. Arabia saudite eshte implikuar totalisht, natyrisht prapa saj jane Amerikanet. Terheqjet enigmatike prej miljarda dollaresh te arabise saudite shkojne per te mbeshtetur kasapanen e obskurantizmit xhihadist dhe jo per demokracine e perparimin e popullit Sirian apo Iraken. Historikisht sauditet kane qene destruktive dhe nje thike pas shpine ne rajon.
Kam degjuar nje gazetar te vertete britanik qe e komentonte armiqesine midis sekteve islamike si nje fenomen krejt te ri, I cili nuk ka egzistuar me perpara. Nje fenomen qe eshte cfaqur me force ne lindjen e mesme qe nga lufta ne Irak.
Ky tha nje fjali te thjeshte por qe perben thelbin e gazetarise: nje gazetar objektiv I zhvillimeve boterore, duhet te mbaje gjithmone anen e njerezve qe vuajne pasojat e injorances se tyre ne luften imperialiste per hapesira.
Motoja e lashte “perca dhe sundo” vazhdon te jete me se e sukseseshme.
Kjo armiqesi e stisur midis popujve muhamedane ka vetem nje drejtim, cfilitjen dhe shkaterimin e tyre,
dhe disa perfitues, qe dihet se kush jane.
Gjermania e fuqishme nuk po flet, por ne kete ceshtje duket qe ata jane aleati I heshtur I rusise.
PRIORITETI I OBAMES DHE I CIFUTEVE TE CILET KOMANDOJNE OBAMEN,ESHTE TE RREZOJE ASADIN,DHE JO IS DHE AL QAEDEN TE CILAT I FORMUAN VETE.
Zgjidhje eshte nderhyrja Ruse me sa duket . Nuk ka mundsesi te behet e fitohet nje kauze lufte pa patur nje mbeshttje sikurese eshte shteti qeveria reale sot , ajo duhet mbeshtetur dhe me pas te mendojne dhe le ta ndryshojne regjimin e zvendesojne Arsidin . Rusi eshte ne drejtimin e duhur dhe ai Putini do ti jape drejtim e zgjidhje kesaj katrahureje te krijuar ne lindjen e mesme prej kaq vitesh tashme .
Amerika kudo we fut hundet ben lemsh gjithe boten . Arabia Saudite vertet do te ndihmoje Ameriken ,por num eshte rasti analog si me Afganistanin ,ku Irani nuk mori pjese ne kete lufte .Dihet qe Arabia Saudite eshte armiku kryesor qe ka Iranin. I cili ne rastin e Sirise eshte aleat i Rusise gjithashtu eshte dhe kina dhe Korea e veriut .
PUTINI NUK ESHTE GORBACOVI .
LUFTA E AFGANISTANIT NUK ESHTE ASPAK ANALOGE ME SIRINE . PER MUA ARTIKULLI ESHTE I PAVLEFSHEM . Gazetar qe mbrojne interesat e Amerikes .