Si të fitojmë me Armeninë

10 Tetor 2015, 09:35Politika TEMA

Nga Artan Fuga

 

Mirë mo mirë edhe e mundim Armeninë se ekip i dobët është, e pashë dje. Mediokër. Nuk kishe nga e kapje fare…

Por, edhe po hymë, në finalet e europianit, tani do të hyjmë jo nga dera, duke i rënë me shqelm, si luanët, që shkatëruam Portugalinë e Serbinë, por nga oxhaku, si si xhaxhi ujku, si “rrahës” të armenëve.

Hajde mo!

Por, edhe atje në europian po shkuam duhet të kemi një ekip të mirë se mund të bëhemi gazi i botës duke u rrahur në cdo ndeshje…e mbajtur topin në zonat e lira.

Ore unë nuk marr vesh fare nga futbolli. Nuk dalloj dot as se kur quhet gol, kur e ka kaluar vijën fatale, apo kur është në mes të vijës fatale…!

Jam injorant fare në këtë fushë. E pranoj.

Por kur të gjithë bëhen specialistë për shkenca sociale, pse të mos bëhem unë specialist futbolli

Por, unë di një gjë shumë më mirë se kushdo në Federatë, jam i sigurt, pra di si ndërtohet një ekip, një skuadër, një grup, qoftë ky grup :

shkencëtarësh,

sportistësh,

punonjësish fasonë,

apo hajdutësh,

ushtarësh…,

lypsarësh

apo çfarë të doni ju.

Ka qindra libra për këto punë, nuk janë si t’ja fusësh me shqelm një topi.

Kjo quhet komunikim i brendshëm dhe për këtë njoh pothuajse gjithçka që quhet maja e mendimit të sotëm.

Nuk ka të bëjë as me futbollin, as me basketbollin, as me yçin kjo punë, ka të bëjë me unitetin, identitetin, koherencën, organizimin e brendshëm, motivimin e grupit në cdo fushë.

Nuk ndërtohet një ekip i qendrueshëm me lojtarë që luajnë njeri në Laos e tjetri në Guine, sado të mirë të jenë e djelm të mbarë që sigurisht janë.

E kam shprehur prej muajsh, a e mbani mend mo?

Një ekip ka nevojë për intimitet, për njohje të përditshme, për ngjizje të brendshme të imët, ka nevoje për logo të përjetuar në çdo çast, njohje të kolegëve me nuhatje që vjen vetëm nga përditshmëria, ka nevojë që punën në grup ta quajnë rrugën e vetme për t’u afirmuar dhe jo dytësore, ta quajmë realizimin e objektivit si emancipim dhe lulëzim personal.

Nuk bëhet vetëm me patriotizëm kjo punë.

Prandaj me Armeninë, duhet bërë tjetër gjë fare, duhet hequr kozmopolitizmi i sëmurë.

Aty është virusi i kombëtares sonë.

Merret ekipi më në formë sot në Shqipëri, Skënderbeu a Sopoti, pak rëndësi ka se kush është, plotësohet në pikat e veta të dobëta me dy a tre lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar me skuadra të tjera, plotësohet edhe me një ose dy lojtarë shqiptarë që luajnë realisht dhe aktivisht jashtë dhe nuk rinë në stol a gati për pension, dhe do të shihni se çfarë rezultati do të japi.

Shumë më jetësor, të gëzueshëm, profesional, sponntan, energjik, entuziast dhe profesional sesa gjendja e sotme.

Ke qejf të mundesh me këtë ekip, jo më të fitosh.

Po bëhuni mo trima në Federatë, mos i besoni vetëm markave të huaja sikur jemi thjesht indigjenë.

Edhe trajneret, le të jenë të huaj, por jo me dorë të lirë. Ky rregull u duhet imponuar. Dhe me një këshill arbitrash shqiptarë përreth që duhet të konsultohen, jo të zhgarraviten si gjinkalla të braktisur në emisione llogjesh televizive.

Bëjni këtë dhe fitorja me Armeninë që duam është në xhep… Pa frikë fare.

Edhe po u mundëm, mundemi si njerëz…

24 komente në “Si të fitojmë me Armeninë”

  1. Njeshi says:

    Nje vleresim shume objektiv dhe nga nje perspektive neutrale

    1. Koqja says:

      Te rrojne femija e gjithe cfare ke se ke shkuar per lesh! As ilacet nuk te bejne derman! Mos dhit per gjithshka se cben ate qe ke arritur tere jeten!

    2. den says:

      Nje gje duhet te kemi te qarte. Nuk duhet ti humbim shpresat edhe sikur mundesite qofte teorike apo praktike te jene minimale jo me qe nje ndeshje fillon 0-0.
      Natyrisht ka plote gjera qe vajten keq ne dy ndeshjet e fundit.Nuk kemi kohe ti riparojme ato si me magji per dy apo tre dite.
      Por nje gje si komb duhet ta kemi mesuar.
      Nje ndeshje sportive parapergatitet shume shume kohe para se te luhet ne fushe.Mund te thuhet pa frike se ajo luhet shume edhe jashte saj. E ne si mbeshtetes te kombetares sone duhet te bejme pjesen tone punes.
      E pare qe mendoj eshte se duhet te heqim dore nga tendenca per ta ngateruar sportin – politiken.Duhet ta shohim sportin si nje shfaqje ku shkohet per tu argetuar e jo per te demostruar shfaqje qe nuk kane lidhej me sportin pra duhet te tregojme qytetari
      E dyta duhet te jemi me me pak fjale dhe me me shume pune qe perkthehet jo shume bla; bla para ndeshjes nga te gjithe.Puna me e mire qe mund te bejme ne eshte te krijojme nje ambient te qete per djemte ku ata te kene mundesi te shpalosin me te miren e tyre.
      E treta duhet ne maksimum si komb te heqim dore nga tendenca per te kerkuar rezultat me pa tjeter per cunat.Duke i kerkuar rezultat ne artificialisht rrisim presionin psikologjik tek ta gje qe nuk eshte e mire para nje ndeshje sportive.

  2. Dundee United says:

    …teori interesante, por nuk mund te bejme eksperiment ne ndeshjen e fundit, ekipi ka nevoje per psikolog per ta kthyer gjendjen e vet ne gjendje dominance, dhe duhen KEMBE per te bredhur,koncepti i lojes duhet bazuar ne filozofine :LUAJME PER QEJF SE NUK HUMBASIM GJE…play off eshte i siguruar keshtu qe, PA STRESS edhe sikur te na munde Armenia nuk turperohemi me shume se sa ndeshja me serbine, Trajneri ka per detyre te ndjeke nga afer kondicionin fizik te lojtareve dhe te beje zgjedhje te motivuara nga ky faktor, ndersa taktikisht duhet te adoptojme sipas meje te njejten taktike qe ndoqi SERBIA ketu Te Sulmojme fort Pjesen e pare mundesisht te shenojme dhe pjesen e dyte te disiplinohemi ne mbrojte (per te ruajtur tersin e minutave te fundit ) dhe te godasim me kundersulme….pastaj Zoti na ndihmofte

    1. roberto says:

      O Dundee…!
      Nuk shkojme per qejf ne Armeni,sic thua ti,pa llogjike sportive,se ne se NUK FITOJME ME ARMENINE,mos kujto se ne PLAY-OF jane ekipe me te dobta dhe e kalojme lehte!
      Jo more,jo!
      Ne PLAY-OF ke Holanden,Croacine,Norvegjine,Rusine,Scocine,Turqine etj te gjitjha keto shume here me te forta se ARMENIA!
      NE SE NUK FITOHET NE ARMENI-MBAROI KUALIFIKIMI!!!

  3. veri says:

    Rrespekt per emrin por jeni kilometra larg kesaj teme.Me mire shkruani per fushat qe njihni me mire .dhe ju te gazetes mos botoni cdo gje qe shkruhet ,pavaresisht emrit .

  4. Askushi says:

    Te kesh shendetin “Profesor” se mendja te paskerka lene!! Edhe thua qe nuk merr vesh fare, edhe “e zgjidhe” problemin e kualifikimit!!!!

  5. nji uj selite te lutem says:

    O FUGA e keqja jon kryesore qendron se esht kultivuar mendimi qe çfar e ka ber partia punes ose ish sistemi kaluar esht e keqe dhe ngaqe shum po shum gjera ai sistem i kishte te avacuara si ter bota si per shembull organizimi sporteve, tani ne duam te bejm nje gje pa tjeter ndryshe por nuk kemi asnje zgjidhje tjeter se kte organizimin e fudbollit ne vend nga klasat sportive dhe kampionatet mes tyre nxirnin ushtrin e elemeteve te futbollit tek ne, panvarsisht se mundesit si kishin si sot qe shiten jasht shtetit,pra ne duam sot patjeter nje gje qe se ka ber komunizmi, se çfar ka ber ai ber kta ginjola politikan esht e keqe,por rrug tjeter ska dhe kemi zgjedhur sistemin modern sistem kalçeto ku ne nje terren 40 meter katror rrin 80 kalamaj i hedhin dhe nje top qe nga jasht gardhit dhe i thon lozni aty nuk gjen me topin jo elementet per futbollist dhe kte e ben qellimi per te fituar para jo per te krijuar futbollist nga moshat,perveç qe organizimi nuk egziston por i bem dhe te tera fushat qe na la PPSHja pallate,talentet e vegjel nuk dalin duke luajtur ke rruga makinave si ke filmi tomka dhe shoket e tij,pra kjo esht arsyeja qe ne i mbledhim talentet nga jasht se ju brenda e keni dhjer me nje mut infrastrukturen e sporteve.

  6. nji uj selite te lutem says:

    O DUNDE UNITED, nuk jam i nje mendimi me ty per plejofin se po te ishte i mir e pelqente DANIMARKA qe esht shkulur e tera ka shkuar ne armeni,si mendoni ju te plejofit se do fitosh ti ne plejof me KROACIN me HOLLANDEN me UKRAINEN etj, plejofi ka brenda ekipet me te forta dhe e dyta çesht kjo teori xhanem ne kishim dy ndeshje ne shtepi nuk morem as barazimet me dy barazime ishim te dal qe die me serbin nuk kishim nevoj te shkonim ne armeni,ne psuam disfat se nuk kishim TRAJNER te bente formacion korrekt dhe te kontrollonte lojen, kur psuam disfat ne tre ndeshje pse shpresoni tek plejofi a e dini ju qe ky ekip me kte trajner ka mbledhur vetem tet pik deri sot, kur me trajner KUZHEN mblodhem 11 pik se ne tre pik i kishim dhurat kto eleminatore e shikon qe rrezultati me kte trajner esht deshperus, ky mblodhi lojtar dakort por per te ber formacion dhe pert te ber ndrrime e per te drejtuar ekipin per fitore esht komplet amator, me mir jepjani shqiptarve ne dor ekipin kursejm dhe para por e organizojn me mir ekipin per fitore panvarsisht qe jan te ter matrapaz dhe bejn dallavere me lojtaret i kerkojn lek se keshtu jemi ne,por na duhet pa tjeter nje trajner i mirfillt futbolli nga jasht jo seleksioner si DE BIAZI ky ka qen komentator sporti ne ITALI ne e bem trajner per plotesim endrrash aq me teper qe ka inferioritet te theksuar dhe kjo e detyron te jet i deshtuar karshi ekipeve me emer.

    1. XhungëlHesapi says:

      Pikët, golat, loja e bukur, filozofia etj etj janë dytësore. Shqipëria për herë të parë zë vendin e 3-të në grup, dhe kjo është ngritje që reflekton punën e mirë të ekipit në krahasim me të kaluarën. Lloqet e tjera, mbi trajnerin, lojtarët, organizimin janë fjalë boshe pa peshë.

  7. XhungëlHesapi says:

    Nuk ka ekip kombëtar sot që funksionon sipas këtij kriteri që ngren Fuga.
    Më konkretisht, përsa i përket Kombëtares tonë, ky lloj ndryshimi as nuk ka pse të mendohet, sepse nqse kjo Kombëtare ka një pikë pozitive të padiskuteshme, është pikërisht uniteti, forca e grupit dhe dëshira për të dhënë gjithçka në fushë.

  8. pop says:

    Te ka kap sindroma e protagonistit se tja fusesh kaq kot…me vjen keq kur te lexoj me keto shkrime

  9. Udhetari says:

    Si the? ” merret ekipi me ne forme ne Shqiperi Skenderbeu o Sopoti…dhe pastaj do te shihni c rezultat do te japi…” Sa kam qesh…Me te vertet specialist futbolli je…
    Njerez si ju e kan marr sportin shqiptar ne qaf…Turp !

  10. Eni says:

    Une mendoj se nuk eshte problem mbyllja e halleve te kombetares tone. Nga eksperienca e fituar ne ndeshjet me sk.e Portugalise dhe te Serbise ku ne minutat shtese qellimisht u hoqen mbrojtesit tane duke e lene portierin vetem ne porte qe skuadra kundershtare te shenojne me lehte.Keshtu u arrihen dy qellimet e organizatoreve: shitja e biletave plotesisht dhe me cmime te larta dhe e dyta kundershtareve u dhurohet ndeshja pra piket qe u ishin muare me procedure.apo rastesi…Nuk u pa gjekundi futbolli shqipetar…….

  11. Eni says:

    Une mendoj se nuk eshte problem mbyllja e halleve te kombetares tone. Nga eksperienca e fituar ne ndeshjet me sk.e Portugalise dhe te Serbise ku ne minutat shtese qellimisht u hoqen mbrojtesit tane duke e lene portierin vetem ne porte qe skuadra kundershtare te shenojne me lehte.Keshtu u arrihen dy qellimet e organizatoreve: shitja e biletave plotesisht dhe me cmime te larta dhe e dyta kundershtareve u dhurohet ndeshja pra piket qe u ishin marre me procedure.apo rastesi…Nuk u pa gjekundi futbolli shqipetar…….

  12. Adi says:

    Ky Trainer pas ndeshjes me Armenin duhet te sqaroj:

    1-Perse e futë ne loje Lenjanin nga minuta e parë kur e din se ka 3 jave qe s’është aktivizu ne ekipin e vet
    2-Perse se futë Gashin nga minuta e parë
    3-Perse se futë qikalleshin nga minuta e parë
    4-Perse se futë Odise Roshin nga minuta e parë

    1. roberto says:

      Ekipi yne deri ne PJESEN E PARE te ndeshjes ne Danimarke ka luajtur sikur te ishte…BARCELONA:LOJE E SHKELQYER!!
      Ne pjesen e dyte ne Danimarke ekipi u SHPERFYTYRUA TOTALISHT,vazhdoi rrumpallen me Portugaline kur u pa se arta donin te na linin NJE PIKE dhe KULMI ME SERBINE,qer ndonese u demtuan 2 lojtaret kryesore,ekipi yne luajti qe ne fillim si AMATORE!!!
      Ata NUK KISHIN HYRE NE FUSHE PER TE FITUAR!!!
      Mua m’u duken sikur ndeshja ishte e ….SHITUR!!!
      NUK MUND TE SPJEGOHET SHPERFYTYRIMI I EKIPIT NE 3 NDESHJET E FUNDIT!!!
      Traineri italian eshte i mire si SELEKSIONER,por si TRAINER FUSHE…DESHTOI!!!

  13. Lefter Qejvanaj says:

    Sa i squt paske qene mor zoti Fuga!Po pse po ekipet e tjera kombetare a nuk luajne me futbollisteqe luajne jashte vendit te tyre?
    Boll me keto idiotesira.Edhe thua qe nuk marr vesh nga fotbolli,pastaj po na jep leksione mbi futbollin.Po pse pak eshte te zesh vendin e treta ne nje grup kaq te forte?

  14. Dedë SHKURTI says:

    I nderuar Profesor Fuga,
    Asnje Kombetare ne Bote, duke filluar nga Brazili, Argjrntina, Spanja, Anglia, Franca, Rusia, apo Zvicrra nuk bazohet tek ekipet kampione, Boca Juniors, Corinthias, Barcelona, Cheksea. PSG apo Bazeli.
    Te gjitha paperjashtim i grumbullojne yjet e futbollit nga klubet qe i kane blere.
    Ekipi Shqiptar, nese ka ekip solid ne bote, ai eshte!
    Tjeter gje eshte cilesia individuale dhe komplementariteti.
    Kurre me pare Shqiperia nuk ka pasur nje Trainet te nivelit te De Biazit.
    Si profesor i nderuar do t’ju beja thirrje te ndermerrni studime te thelluara per “filozofine” dhe “psikologjine” e tifozerise shqiptare qe kur shkon ne stdium duket sikur shkon ne betejen e Fushe – Kosoves. sikur kane ndjekur duelet tek Muji dhe Halili, te studioni dhe keshilloni sjelljet e Lidereve tane qe edhe ne sport kane mendesite e shokut Enver.
    Ju jeni me afer Televizioneve se jeni i ftuari i perhershem i tyre.
    Nese ka kundershtar qe u ben me dem Kombetares dhe futbollisteve te saj, keto jane Meidat idiote me tam-tamet e tyre>
    Respekt!

  15. Lum kacatorri says:

    Si te fitojme me armenine? Shume e thjeshte bjerini nja dy ose tre here me dore para neshjes

  16. colombo says:

    artan po ja fute kot Se pari vet thua qe s’mer vesh nga futbolli SE dyti edhe keto llafe qe thua ,i thua per inat te atyre qe flasin per shkencat sociale .Kjo eshte sjellje femijesh .Mos fol fare kur s’ke per te thene gje

  17. Albann says:

    Ka vetem nje menyre te fituari me armenine :”te na lere teshenojme gol minuten e fundit :).Vetem ne ti falim ndeshjet minuten e fundit?Eshte rradha ta beje armenia per ne ?

    1. Albann says:

      PS:Regulli eshte 4 ndeshjet e fundit marrim 1 pike.E morem me Belgjiken.C doni me ? hahaha….

  18. Igli says:

    Me tenden je ne rregull ti o Artan;-)
    Vetem mos i shit pa leke keto mendime. Jane tere kombetaret e botes qe veprojne ndryshe… Shperndajua ne forme letre te hapur kete receten tende, lek te madh do hedhin per te..
    Brazili, Gjermania, Italia, kane leke. Packa se skane lene Kupe Bote pa fituar me metodat e tyre idiote, ndryshe nga tendja..;-)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje