Ruli flet për debatin me Bashën: I kërkova të disiplinojë krerët e degëve, por nuk mora përgjigje

9 Tetor 2015, 18:08Politika TEMA

Dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka pasur një debat me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Deputeti Ruli ka thyer sot heshtjen për këtë çështje, duke u shprehur se debatet janë normale brenda grupit të demokratëve.

Në një prononcim për News 24, Ruli ka fajësuar krerët e PD-së në rrethe, të cilët sipas tij lëshojnë deklarata të papërgjegjshme.

“Është normale të ketë debate në mbledhjet e grupit, por krerët e degëve lëshojnë deklarata të papërgjegjshme. I kërkova Bashës t’i disiplinojë, por u largova pasi nuk mora përgjigje”, tha Ruli.

1 komente në “Ruli flet për debatin me Bashën: I kërkova të disiplinojë krerët e degëve, por nuk mora përgjigje”

  1. liqeni says:

    ….do maresh pergjigje c’fare ti thote baba sala….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje