Mbrëmë u gjenda edhe unë mes tifozëve. Djali i vogël më “shkuli”, që ta dërgoja në Elbasan, atje ku do të zhvillohej betja dhe festa e madhe.
Pasi kishte dalë nga shkolla, kishte blerë një qeleshe dhe një flamur dhe rrugës bleu edhe një shall, duke u kompletuar kështu me uniformën e shqiptarit krenar dhe gati të festonte për fitoren e sigurtë.
Në fund unë falenderova zotin që nuk jam tifoz…
Më erdhi keq për të gjithë ata të rinj që u zhgënjyen, pasi kishin nisur të festonin para se ndeshja të luhej. Një eufori dhe entuziazëm që nuk gjeja arsye ta justifikoja. Padyshim me erdhi po kaq keq edhe për futbollistët që nuk ngrinin dot kokën. Por, më shumë se për humbjen, më erdhi keq për faktin sesi një populll i tërë, e një gjeneratë e tërë, kërkon të ndjehet krenar vetëm përmes futbollit dhe duke terhequr zvarre flamujt kombetare. Futbolli është bërë arena ku derdhet patriotizmi me simbolet kombëtare, me shumë se në cdo vend tjetër, dhe jo vetem me Serbine, ku simbolika eshte me e forte.
Po përse vallë?
Unë mendoj se ne shqiptarët nuk kemi asnjë arsye të ndjehemi krenarë. E shkuara s’na jep shumë arsye, e tashmja është edhe më zi, ndërsa e ardhmja në shtyn për në arrati. Ndaj dhe u kërkojmë futbollistëve tani të na bëjnë krenarë me cdo kusht. Dhe i “dhunojmë” në cdo ndeshje me mijëra e mijëra flamuj, ahengje patriotike, duke i detyruar të dalin kokëulur për atë që nuk mundën. Në fakt ata janë të vetmit që japin gjithëcka munden, që derdhin cdo pikë djerse pa asnjë hile e djallëzi, pa abuzim. Por thjeshtë kaq munden të bëjnë!
Nuk është faji i tyre që ne skemi asnjë arsye tjetër të ndjehemi krenarë. Madje edhe vetë politika e kërkon krenarinë tek futbollistët.
Hej, shqiptarë, derdheni ndonjeherë zemrëmin për krenarinë e munguar edhe tek politikanët. Besoj që është më keq sesa te humbesh nje ndeshje futbolli, kur na thonë: Nuk ka status, nuk ka negociata sepse jeni vendi më i korruptuar i Europës.
Drejt
E shkuara s´na jep arsye te ndihemi krenare?! E tashmja edhe me zi?! Cfare te mungon mor derr qe te ndihesh krenar per vendin tend? Do rrogen 5000 euro ne muaj? Pale kur thua qe falenderoj zotin qe nuk jam tifoz. Te dhjefsha ty dhe frazat e kopjuara qe jane bere mode kohet e fundit, nga njerez qe i mbyti mediokriteti.
nuk jam politikan 17 vite pushtet minister+kryebashkiak+kryeminister+kryePs
Të lumtë dora.
heronjte na dolen te paafte
http://bit.do/modele-ruse-super-Hot-i-presin-djemte-e-kombetares
@Mentor Kikia!
Ke zhgarravitur nje pamflet ANTISHQIPTAR!!!
Vetem nje njeri qe e URREN KOMBIN,HISTORINE,HERONJTE etj e Shqiperise mund te zhgarravise kaq BALTOSES!!!
Po si,more CETNIK SERB nuk paslkemi te drejte ne shqiptaret te krenohemi per te kaluaren,te tashmen se te ardhmen nuk e dime???
E kaluara jone eshte SKENDERBEU,RILINDJA,PAVARESIA,LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE,NDERTIMI I NJE SHTETI MODERN me shkolla,spitale,hekurudha,porte e aeroporte,ushtri moderne,hidrocentrale,zgduku MALARJEN,TUBERKULOZIN,GJAKMARRJEN etj dhe te gjitha keto ne SOCIALIZEM!!!
Pra populli ndertoi me GJAK E DJERSE dhe kemi te drejte te krenohemi!!!
Mos ngaterro politiken dhe ideologjine me DJERSEN E POPULLIT!!!
Se popujt gjithnje kane punuar me djersen e ballit,por jo kurdohere kane marre ate qe u takon!!!
Pas 90-tes erdhi MURTAJA FASHISTE me emrin e bukur “DEMOKRACI”!
Na vodhi,na baltosi historine,heronjte,na PERCAU dhe ne prap me ndertimet e SOCIALIZMIT po jetojme!!!
Sikur nje dite te mos punonin hidrocentralet ,Shqiperia do shkaterrohej totalisht!!!
Megjithate 1 milion shqiptare e hodhen 2 here ne HALE,armikun me te MADH te shqiptareve Sali Berishen,por BOTA nuk do qe ai te dale para DREJTESISE!!!
Nuk eshte se dua te kundershtoj ato qe ke thene. Ke parashtruar fakte qe jane te verteta. Na bejne apo nuk na bejne krenare disa prej tyre, edhe kjo nuk ka shume rendesi. Ndjenjat jane ndjenja dhe eshte veshtire t’i gjykosh. Nje botanist per shembull mund te jete krenar per nje lule endemike shqiptare qe nuk rritet ne asnje vend tjeter te botes. Keshtu e kupton boten ai.
Por ajo qe me ben pershtypje eshte emri qe ke zgjedhur per veten. Je shqiptar krenar por emrin e ke zgjedhur nga kultura e vjeter greke. Te tere ata qe kane mbaruar shkollen e mesme e dine se Zeusi, i biri i Kronosit, ishte kryeperendia greke.
Po ne shqiptaret nga vijme? Po qe se vijme nga iliret, cfare kulture kishin ata? Kujt perendive u faleshin? Ti e di? Une nuk e di. Por te dy mund te lexojme dhe ta gjejme. Po te kishe zgjedhur emrin Skenderbe, apo te ndonje heroi mitologjik shqiptar, nuk do kisha folur fare. Do kisha mbyllur gojen dhe do mendoja: “Ja nje bashkeatdhetari im, krenar, qe i jep mesime patriotizmi nje gazetari te cilit i ka humbur busulla e shqiptarise dhe ka krize identiteti. Por ndoshta kultura e vjeter greke dhe heronjte mitologjike te saj i kane kapercyer me kohe kufijte fizike te Greqise dhe jane adoptuar nga shume kombe te tjere. Megjithate perdorimi i nje perendie te huazuar ta humbet bazen morale per t’a akuzuar Mentor Kikine si jo patriot.
Te drejte ky kikia ka vetem nje gje,kur thote se ne nuk kemi me se te krenohemi.I jap plotesisht te drejte,une per veten time nuk mund te krenohem qe jam ”bashkekombas” me zoterine e shkrimit.
ZHGARRAVITESI SERBOMADH,MENTOR KIKIRIKU!
DUHET TE KESH turp QE TI perbuz HISTORINE E NJE POPULLI TE TERE PER MBI 100 VJET,NDONESE E QUAN VETEN PJESE E TIJ!!
TE THUASH SE POPULLI SHQIPTAR NUK KA PERSE TE KRENOHET SI PER TE shkuaren,per te sotmen DHE PER TE ardhmen ESHTE JO VETEM poshterim ,POR akuze ME E RENDE SE SA KANE BERE armiqte tradicionale serbe E GREKE PER NE!!!
I BIE QE TI O JE kelysh I TYRE,OSE JE bastard i ndyre!!!
NUK JANE PA GJE AS BOTUESIT QE NUK KANE VENE RE SE TI PO SHFRYTEZON NJE NDESHJE FUTBOLLI PER TE shpalosur helmet e tua antishqiptare!!!
Me kaq sa ke shfryre ti nuk meriton te te botojne asnje GERME ne median shqiptare!
Bile i takon PROKURORISE te hetoje e gjykoje per FYERJEN BOTERISHT qe i ke bere nje POPULLI MTE TERE!!!
Mallkuar qofsh,o ANTISHQIPTAR I POSHTER!!
sakyeeeee…paster bukur pergezime …
Shume e sakt
Brovo , te lumte Mentor…
Me duket se Mentor Kikia po flet me murin! Fol o i drejti Mentor, fol, po kujt i flet? Murit!?
Te heq kapelen Zoti Kikia. Gerthit fort, fort qe ta degjojne te gjithe e
ta kuptojne!!! Duhet ta duam atdheun tone jo njehere ne vit, por cdo
dite.
shume drejt, brovo.
shume drejt, Te lumte.
Shum dakort, dhe per 1 muaj rresht kerkoja ndonje lajm per anen taktike te lojes, po per fat te keq degjoja e lexoja vetem lajne per ballistin. Ne nuk deshem te fitonim si komb, se ju dham me shum rendesi ballistave sesa atyre qe do ishin ne fushen e lojes. Nuk mund te toleroj me qe kombetarja te bej 3 ndeshje pa gol dhe te luaj per pik, se ska per ti mar kurr. Te luaj si ndeshjet e para, ne mbeshtetje te sulmit e me deshire per te ber gol, jo duke i kthyer shpin portes se kundershtarit
Mentor ne cilin planet jeton o vella? Krenaria jone eshte Sali Berisha qe per 25 vjet i vendosu kujn kombit, ndaj kjo gjenetat qe po rritet e pa arsimuar e ka memdjen tek pistoleta, vjedhja e droga ku cdo dite kemi nga 3 deshmor 25 vjeqar, ja pra kjo eshte krenaria e kombit qe dhe marangozet ne te ardhmet do i kerkojme komshinjeve.
Shprsoj qe ke shkrim ta lexojn te gjithe shqipetaret ane e mban botes ….plotesisht e sakt per cdo fjale qe shkruhet ketu ….na duhet te ulim koken dhe te mesojm me shume nga bota dhe jo te turemi per te votuar per hajdutet dhe kriminelat qe po i pin gjakun ketij populli cdo dite ….jemi ne emigrantet qe e mbajm akoma gjall ate popull me buke se po te ishte per politikanet do kishin vdekur me kohe
Te lumte Mentor. Sheh me shum flamuj dhe shenja simbole nacionaliste kur luan shqiperia sesa sheh kur luajne shtetet e medha te botes. Flamuri yne tani esht me i njohur ne bote se ai amerikan. Nuk kan faj lojtaret po presioni per tu kualifikur ishte i madh dhe sikur ajo mos te mjaftonte lojtaret e dinin se syte e gjith botes ishin ne kte ndeshje dhe ajo e shtoi me shum presionin psikologjik. Servia luajti me mir po ne fund to fundit ne duhet ta kishim mbajtur rezultatin 0-0 dhe ni rezultat 0-0 me armenine pa u lodhur shum dhe shkuam ne euro.
Kaq te thjeshta jane gjerat per nji shoqeri turmash ,
shoqeri e cila nuk ka njohur asnjiher nji pergjegjesi ne ate qe ata bejne perball ksaj bote .
Nuk po i bje njeri ne qaf kujt ,
por ata 11-lojkaret ne fushe ,mbajn veshur ngjyrat e kombit Shqiptare ,
perfaqsojn pra ,nji kombe te tere ,ne nji ndeshje Prestigji,
qe e shikonte pothuaj “Gjithe Bota”,
dhe -fjalia e ktij kikiut,”mos i bini me qafe qurrasheve”
eshte e pershtateshme per popujt pa dinjite dhe qe s’njohin prestigje.
Kta futbolliste ,qe per mua jane thjeshte ,ordiner ,futbollista katundi ,qe sÄ’kan asnji koncept se cdo me then ftuboll,
fitojn jo pak nga ky shtet ,prandaj duhet te njohin edhe pergjegjesi perball ktij shteti e Kombi edhe tifozave shqiptare natyrishte .
Por ju keshtu jeni ngushelluar gjithe jeten ,me te Tilla idiotizma ,
mos u bini me qafe – e bla bla bla ,sepse i tille stan jeni ,qe nuk njihni te rrespektoni asnji rregull te jetes ,nder te cilat ,me e rendesishmja -ajo qe e con shoqerine perpara e drejt zhvillimit eshte te qenit pergjegjes ne jete per gjithcka ben perball ambjentit qe te rrethon .
Ketu me shume se mentaliteti i lojtareve ka te beje mentaliteti humbes i trainierit.Nje trainier qe quan aventure perpjekjet e lojtareve per te shenuar eshte trainier katastrofe. Si mund te fitohet 3 pikeshi nqs nuk shenon me shume se kundershtari? Dje na duhej 3 pikeshi per tu kualifikuar. Pyeteni DeBiazin se cili ishte plani i tij per te marre 3 pikeshin?
Leo
Gani Abazi dje kishte 3 plane
1) Barazim.
2) Humbje.
3) Fitore 0 Plan.
Ganiu nuk do fitore sepse pastaj Duke-robqiri nuk fiton nga bastet. Dhe ti e di qe Ganiu e merr rrogen nga Duka.
E kam vene re se edhe me pare se artikullshkruesi nuk eshte ndonje njohes I mire I histories, por me kete artikull ka arritur kulmin duke treguar se jo vetem ne histori eshte ngeles, por se fjalet e perdorura ketu jane irrituese dhe aspak te verteta.
Ne zoti Kikia kemi nje histori te lavdishme mijeravjecare me te cilen kemi aq shume per tu mburrur. Jemi nje popull me nje vitalitet te jashtezakonshem qe u kemi mbijetur tentativave shfarosese te pushtuesve qe ne kohet e lashta. Te deklarosh se ne nuk kemi me se te mburremi ne historine tone, eshte kulmi I injorances dhe ligesise.
Shko edukohu duke lexuar autoret e huaj se cfare kane shkruar per historine tone (te perkthyer sigurisht se nje injorant si puna jote me siguri qe nuk di gjuhe tjeter) dhe pastaj na shkruaj ndonje artikull.
Ju te Temes beni mire qe te kontrolloni ca artikujt qe botoni ne gazeten tuaj qe te mos na tregojne brockulla te tipit Kikia.
Albaniafirst ti sqeke gomar ti qeke kar
ate Karin fute ne prapanicen e mamase tende qe te ka mesuar si te sillesh si nje idjot.
Albaniafirst! jam plotesisht dakord me ju. Artikulli eshte mese medioker. Kikia na u heqka si njeri qe vjen nga nje planet tjeter qe nuk ja ndjen fare per atdheun e tij, madje u turperokerka prej tij per te shkuaren edhe per te tashmen, madje per te ardhmen i vikerka per te marre arratine. Nuk ja ndjente fare Kikise per as per djalin e tij as per qindra e mijera njerez te ardhur nga cdo ane, nga Elbasani, nga Tirana nga gjithe Shqiperia, nga Kosova, nga shqiptaromaqedonasit, madje edhe nga shqiptaroamerikanet si dhe nga autoritetet dhe televizionet e shumta evropiane per te qene sa me prane e per te festuar per ngjarjen me te madhe sportive dhe kombetare. Nuk ja ndjeu fare ketij njeriu (nuk mund te them shqiptari se e mohon vete ate) qe qindra e mijra vete per ore te tera ne shi prisnin castin e deshiruar per te qene prane kesaj ngjarje me shpresen qe te merrej sihariqi per tu kualifikuar direkt ne Europian 2016. Te ndergjegjshem per disnivelin dhe pervojen midis dy ekipeve ata, si gjithe shqiptaret, shpresonin shume ne nje rezultat pozitiv dhe faktikisht ju afruam shume, por ja qe nuk ja ndjen Kikise, madje as per sjelljen e kulturuar e dinjitoze te tifozeve shqiptar, shume ndryshe nga ato qe ndodhen ne Beograd ne tetor 2014.
Mesazhi i Kikise per shqiptaret eshte qe ata te mos turprohen te marrin arratine nga syte kembet prej atdheut te tyre. Per te Shqiperia nuk ka histori, nuk ka Skenderbe, nuk ka Nene Tereze, nuk ka Ndre Mjede, Migjen, Fan Nol, Kadare Simon Gjete etj,etj.
E meqe ketij fare njeriu nuk ja ndjen le te marre vete arratine nga atdheu yne (i tij nuk mund te jete meqe e percmon) dhe te shkoje ne Afganistan, Irak apo Siri pasi aftesite dhe nivelin i ka te manget edhe per atje.
Me pelqen shkrimi.ESHTE REALIST DHE ME SENS LLOGJIK!
Krenaria eshte relative.Nuk krahasohemi me shume kombe te tjere se nuk I kemi dhene bote as paganiner,as moxarter,as shekspira,as balzaker,as ajnshtajner dhe as njutoner.Por prejardhja )kombi)eshte si babai qe nuk hidhet kurre poshte.E duam shqiperine(megjithe pjeset e shkeputura padrejtesisht) se jemi shqiptare.
Padyshim qe kemi merita se kemi mbijetuar,se kemi ruajtur gjuhen tone se kemi vlera morale.Por nuk kemi vend per tu mburrur apo share.Jemi nje popull si gjithe te tjeret.
Dhe une qe flas ,e dua popullin tim.Nuk le njeri te ma shaje.Por nuk mund te them qe pa ne, bota nuk do te ishte kjo qe eshte
Gjithe ajo eufori,qe te bente te mendoje qe do luaje me Ishujt Faroe,ishte qesharake,kur mendon qe vetem nje lojtar I tyre kushtonte sa te gjithe te tanet….
Lidhja e rezultatit te ndeshjes me patriotizmin ,eshte nje idiotllek I madh dhe pa llogjik.A thua se brazilianet e duan vendin e tyre me shume se lihtejshnasit apo me shume se zvicerianet apo me shume se algjerianet.
Shume e drejte verejtja juaj Taulant/Tirane; ne vertet nuk kemi paganina, njutona, shekspira apo mozarta, por ishim ne qe u beme mburoje e Europes qe ata te lindnin ato gjenij. Pamvaresisht se nuk e beme kete per te mbrojtur Europen, por per te mbrojtur trojet tona nga otomanet shkaterrues. Imagjino se cfare do ishin paganinet, mozartet apo te tjere gjenij qe lindi Europa ne periudhen e Rilindjes dhe me pare nese Italia, Anglia, Gjermania, Austria apo gjithe pjesa e sotme me e perparuar e Europes do te ishte pushtuar nga osmanet?
Me siguri do ishte pak a shume ne nivelin qe jemi ne.
Ne kembim te kesaj, Europa na ka ndare ne disa shtete me evolucione te ndryshme kulturore-ekonomike. Ne jemi kombi me I copetuar I Europes dhe fqinjet tane kane perfituar gjithmone nga indiferentizmi apo ndihma e Europes. Jeta e popullit tone ka kaluar ne luftera pa fund per te ruajtur identitetin tone kombetar dhe ajo cope toke qe na ka mbetur. Keto luftera kane patur heronjte e tyre qe nuk permenden me. Ato nuk kane patur kohe te shkollohen e te behen muzikante apo shkencetare si ato qe ke permendur, se kishin halle me te medha per te perballuar qe ishte lufta per ekzistence, prandaj ne kemi me se te mburremi me shume se te tjeret, pasi I gjithe populli yne eshte HERO. Nuk po te permend se si u zhduken plot kultura ne kontinente te tjera, duke filluar nga babilonasit, egjiptianet, inkasit apo majat. Fqinjet tane, Maqedonasit me nje histori te lavdishme, u zhduken si komb dhe u zevendesian me te ashtuquajturit Maqedonas te sotem qe jane vec slave. Kjo ndodhi se ato nuk kishin vitalitetin e popullit shqiptar. Me pak fjale, ne nje histori mijeravjecare sic eshte historia e shqiptareve, heronjte apo individed e shquar harrohen ne kembim te kujtimeve me madhore qe na bashkon dhe na ben ne shqiptareve te ndihemi krenare per popullin tone.
Albaniafirst,nuk eshte se mendojme shume ndryshe nga njeri -tjetri.Patjeter qe kemi vlera dhe nje nga keto eshte vitaliteti dhe mbijetesa.Por nuk duhet qe te mbetemi si greket me mendjen 2 000 vjet para eres sone dhe keto 2000 vjet I kane nxjerre zine bagetive duke kullotur…Te mos bejme si qendra e botes.
Atdheun ta duam por dhe idiotlleqe te tilla ku fitores ne futboll I thuhet patriotizem,nuk duhet te bejme.Ne rast se fitorja eshte patriotizem,atehere I bie qe humbja eshte tradheti.
Me pak sofizma dhe humor ,I bie qe une qe jam patriot I madh te jem lojtar shume I mire I kombetares….
Loja ,biseda mbi te,duhet te ishte futur ne kanale tekniko-taktike -psikologjike dhe jo patriotike.
… Lojes nuk i dihet se loje eshte,ceshtja eshte niveli i futbollit qe kemi,ajo qe prisja nga ndeshja e djeshme ishte loja fizike e mundesisht dhe ajo taktike.E thene ndryshe mund te riheshim sikur ndodhi por ama do te duhej qe per te pakten nje dite ,ate te djeshmen kundershtarin ta kishim mposhtur fizikisht,edhe ne respekt te sedres patriotike te mbare kombit tone u desh qe dje kombetarja ta kish mposhtur fizikisht Serbine,kjo do te ish edhe nje alibi korrekte per humbjen…Teknikisht ishim me poshte se ju por fizikisht iu mposhtem.Mua me optiken time te te parit te gjerave,nuk mu duk se ne e dominuam fizikisht lojen ,ndoshta taktikish luajtem mire dhe presioni mbi kundershtarin erdhi ne ritje,por ama pjesa e pare ish nje dominim i serbeve edhe fizikisht edhe me raste.Pregatitja e dobet fizike e shoqeruar me ulje te pajustifikuar te perqendrimit ne fund te ndeshjes ka qene shkaku i humbjeve tona seriale ne minutat fundore,nuk eshte dhe nuk mund te jete kjo kursesi ndeshkim hyjnor,zoti nuk hyn fare ketu.Bindja ime eshte se ekipi yne nuk mund te nxjerre fizikisht me teper se 45 minuta,dhe “merita”e trajnerit tone qendron vetem ne aftesite etij per ti vendosur keto 45 min ne periudhen e lojes qe atij i vlen me shume per te kapur rezultatin e kerkuar,por kjo nuk mjafton dhe per me keq mendoj se pikerisht ketu eshte edhe faji i futbollisteve tane.Jane rritur dhe formuar ne arenat europiane dhe kur vjen puna qe veshin fanellen e ekipit duhet te luajne jo 100 % por 110%…vetem keshtu mund te mposhte skuadra me nivel me te larte teknik se kjo e jona .Me pergatije te latte fizike dhe me stervitje te ashper
Fajin sigurisht nuk e kane lojtaret.
Fajtori I pare jane mediat dhe pseudo-specialistet qe e fryne kete skuader sikur kushedi cfare vlerash kishte duke mbuluar realitetin qe skuadra jone eshte e vogel dhe modeste. Pervec fitores ketu me Armenine , gjithe piket e tjera I kemi marre me fat. Dhe ne 3 ndeshjet e fundit fati na braktisi dhe u kthyem me kembe ne toke. Kujtoni pak sezonet e kaluara. Gjithmone skuadra jone e ka nisur mire dhe ne ndeshjet e fundit ka pesuar vetem humbje.
Fajtori I dyte eshte De biazi , I cili e orientoi skuadren drejt nje loje te merzitshme mbyllur ne mbrojtje , pa sulme me qellim vetem barazimin. E pse duhet te luajme keshtu ? Me kujtohet nje ndeshje qe kemi bere me Gjermanine me 1997 ku humbem 4-3. Ekipi sulmonte dhe mbrohej. Hante gola por edhe shenonte. E pra nje ndeshje e tille edhe pse e humbur na kenaqi.
KOMBETARE MBAJE KOKEN LART! CDO HUMBJE KA NJE KRENARI PERPARA! TURP PER TE GJITH ATA QE NUK I JAPIN MBESHTETJE DHE KURAJO KOMBETARES TONE EDHE NE DITE TE VESHTIRA.
MEQE RA FJALA FITOREN ME ARMENINE E KEMI TE SIGURT.
Mentor qe flet (shkruan) pa u mentuar (menduar).
Ti thua: “…ne shqiptaret nuk kemi asnje aresye te ndjehemi krenar.”
Shume e cuditshme kjo fraze . E zeze plot helm. Vetem me kete shprehje e siguron jeten tende dhe pasardheseve te tu me nje grusht parash te qelbura nga carcet antishqiptare qe shpenzojne miliona dhe kerkojne me lupe per te gjetur “xhevahire te tilla”. Vec mos harro se kjo jete e siguruar keshtu eshte jete e turpsheme per ty dhe pasardhesit e tu per te cilet me vjen keq se nuk mendoj se kane mendjen tende te shkalapjerdhur.
PO NUK THUHET MO MENTOR KJO EDHE SIKUR TI TA NDJESH KETE SEPSE BREZAT E RINJ I C’EDUKON . KAQ MJAFTON TE TERHIQESH DHE TE KERKOSH FALJE PUBLIKE. NDYSHE…. Ndryshe buka qe han dhe uji qe pin do te te behen helm. Do ta gjesh nga se pret o njeri I felliqur. ZOTI DO TE TA SJELLE TE KEQEN NE VATER PA E KUPTUAR DHE ATEHERE TI NUK DO KESH SE KUJT TI ANKOHESH O NEPERKE QE HEDH HELM PER FEMIJET E GJITHE SHQIPTAREVE PERFSHI KETU EDHE PER FEMIJEN TEND QE SKA MARRE MENDJEN TENDE DHE PER KRENARI KA VESHUR SIMBOLET KOMBETARE NE NJE DITE QE PERFAQESUESIT E KOMBIT (EDHE PSE LOJE DHE SPORT) KISHIN NEVOJ3E PER PERKRAHJE,,,
UNE NUK PO MERREM PSE E SI DUHET TE NDJEHEMI KRENAR PER KOMBIN E HISTORINE PASI ARESYE PER NJE GJE TE TILLE GJEN CDO KUSH POR THJESHT PSE TI E HEDH KETE HELM PER KOMBIN TEND . Kerko falje publike MERNTOR pasi mund te lehtesohesh para zotit e femijve tu.
Perse mos ju biemi ne qafe lojtarve Nuk e pate kombetaren e Serbis kishin dale me reshtore rugeve te Tiranes Kurse keta tanet ishin ne maj te kumblles 5 minuta ne prag te ndeshjes e bene sbritjen nuk kishin bythe te loznin me Dhe ndodhi ajo qe nuk e prisnim na dha drru Serbi ne shtepin tone
O Mentor, po te ishte gjalle ajo zysha jote e historise do te te kishte kapur me shpulla bytheve. Te pakten mesoji cunit historine, ate te shqiperise kam fjalen.
U luajt futboll dhe fitoj me i miri dhe respekte per ata qe fituan se spame te valvitnin flamur si kta bythe grisurit tane qe mbajne nga nje flamur ne breket dhe e tundin kur shenojne ndonje gol
Fajin se kane lajtaret tane fajin e kan lojtaret serb qe na ban golat
po ikni o lojtare ordinere te kombtares, na keni bo qe mos shofim mo asnje ndeshje se do vdesim ndonje dite nga inati ne minuten e 90.
Zoti Mero ne artikullin e tij te sotshem midis te tjerash thekson se serbet ngrejne mite atje ku humbin. Kam pershtypjen qe zoti Mero nuk flet vetem per humbjet e spotit serb por ne pergjithesi per Serbine. Jam dakord me zotin Mero. Megjithe kete serbet jane krenar per vendin e tyre. Shqiptaret kane ngritur mite edhe per “ndonje” fitore qe ne kohera kane realizuar. Kjo eshte nje nga arsyet qe i ben ato krenar.
Respektoj mendin tuaj por nuk jam aspak dakord me te. Ju keni te drejten qe te shkruani cdo gje. Jemi ne demokraci apo jo? Une jam krenar qe jam shtetas i nje vendi demokratik. Juve zoti Kikia kjo gje nuk ju ben qe te ndjeheni krenar?
P.s. Per sa me perket sportin e konsideroj thjesht si nje shfaqje dhe deri me sot asnjehere nuk kam menduar qe te shkoj ne kinema apo ne teater per te pare nje shfaqje me flamurin kuq e zi ne dore. Prinderit nuk me kane edukuar keshtu.
Iku koha e dronve tash duhet loje
Juve keni plotesisht te drejt pasi me shume duhet te ekzaltohemi me keta politikan te koruptuar sesa me nje ndeshje futbolli, e cila ne fund te fundit futbolli keshtu e ka njer fiton njer humbet. Fati nuk qe ne anen tone ne ate ndeshje me gjithe neglizhencen qe ne kemi dhe ndeshkohemi ne minutat e fundit. Gjithsesi per ne e rendesishme eshte te kualifikohemi. Por ne gjithe kete merzitje dhe vrer duhet ta shfaqim me teper me keta politikan te koruptuar qe kemi, qe gjithe jeta e shqiptarve varet prej tyre qe skan ber gje tjeter vecse te vjedhin dine. Prandaj dhe ne jemi vendi me i varfer ne europe dhe asnjehere nuk kemi ngritur koke prej tyre qe kane 25 vjet qe e kane len kete vend ne mjerim. Qe me shume mendojne te mbushin xhepat e tyre sesa te mendojne per popullin e tyre. Dhe pastaj thone pse ikin shqiptaret nga shqiperia. Prandaj per mua ky shkrim ishte shume i goditur dhe ne shqiptaret gjithe ate vrer me merzitje ta shfaqim me keta politikan pasi kombetarja do te ngrihet prap dhe do te na bej krenar me fitoren ne armeni dhe ne per here te pare ne histori do te marim pjese ne nje kampionat europian.
Kjo ndeshje u politizua shume nga qeveria ne pushtet qe populli te harroje hallet e veta si rrjedhoje e keqqeverisjes.Persa i perket shkrimit jam plotesisht dakort me Zotin Kikia.