Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar i Qarkut të Tiranës

9 Tetor 2015, 11:52Politika TEMA

Aldrin Dalipi është kryetari i ri i Qarkut të Tiranës.

Dalipi ka marrë miratimin e të gjitha partive politike në këtë qark, duke u zgjedhur si kryetar i Qarkut me votat e të gjitha partive politike, duke përfshirë edhe votat e këshilltarëve të PD-së.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është drejtuar nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj. Aldrin Dalipi u propozua si kandidaturë nga PS dhe u miratua me votat e të gjitha partive të mazhorancës PS, LSI, PDIU, FRD por edhe me votat e PD-së të pranishme në këtë mbledhje. Është ndër të paktat raste kur kreu i qarkut votohet unanimisht nga të gjitha partitë e koalicionit të majtë pasi në të tjera qarqe ka pasur raste të bashkimit të votave të LSI-së me PD-në apo të tjera bashkëpunime jashtë koalcioneve.

Aldrin Dalipi është edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bora Panajoti, nënkryetare

Me ndryshimet në ligjin për pushtetin vendor, kryetari i Këshillit Bashkiak është post jo ekzekutiv, gjë që i lejon të baje poste të tjera, ose të kryej detyra të tjera.

 

1 komente në “Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar i Qarkut të Tiranës”

  1. shoku " Maqo " says:

    Se mos harron Aldrini te marre edhe fagotin ne zyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje