Rama: Nuk ka pakt për të mbrojtur Metën. Kush do të ketë probleme me drejtësinë, do të përgjigjet vetë

8 Tetor 2015, 16:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Parlament për çështjen CEZ, për herë të parë preku edhe një çështje të përfolur prej disa kohësh, marrëdhëniet e tij me Ilir Metën.

Rama tha se as ai dhe as Ilir Meta, nuk kanë bërë pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.

Kushdo që ka punë me organet e hetimit, do të përgjigjet vetë për para tyre tha shefi i qeverisë shqiptare.

Dhe sa për elementin e diversionit që ka kjo fushata juaj më lejoni tua them troç, qartë, ju dhe të gjithëve.

Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbrojë Ilir Metën.

Ilir Meta nuk ka as detyrë dhe as nevojë të më mbrojë mua. Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.

Dhe të jeni të sigurtë që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju.

Dhe çështjet e drejtësisë, janë çështje të drejtësisë.

Qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido tjetër në këtë sallë, nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë.

Këtu nuk ka streh nga drejtësia për askënd nga sa na takon”, deklaroi Rama.

2 komente në “Rama: Nuk ka pakt për të mbrojtur Metën. Kush do të ketë probleme me drejtësinë, do të përgjigjet vetë”

  1. alt says:

    ja paska fut Likes ky m’duket! Apo thjesht po e kercenon?

  2. Dritëroi says:

    As më shumë dhe as më pak:

    Ja ku e keni Ilir Metën, bëni ç’të doni me të!
    Merreni, linçojeni, baltoseni, fundoseni, është puna e juaj, jo e puna ime.
    Çojeni tek Llalla juaj, tek gjykatësit tuaj, tek drejtësia juaj!
    Mua, Edi Ramës, nuk më arrin krahu deri aty, siç edhe e keni kuptuar tashmë.
    Po të më arrinte krahu, nuk do të lija jashtë mikun e Ilir Metës, Berishën.
    Do të rihapja burgun e Bënçës dhe do ta kisha futur atë aty tek qelia e Nanos.
    Çfarë mendoj unë personalisht për akuzat tuaja për ÇEZ-in ndaj Metës?
    Do ti lexoni në librin tim të ardhshëm: Anti-Kurbani, kujtime të një ishi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje