Një dokument i “Council on Foreign Relations”, ose “think-tank” i nivelit të lartë të formimit të elitave në SHBA, i cilësuar si “formimi i mendimit të politikës së jashtme amerikane”, hedh dritë mbi faktin se Amerika nuk po përpiqet vërtet për të luftuar ISIS.
Duke krahasuar sulmet që Amerika ka bërë në Siri mbi xhihadistët me vendet e tjera si Afganistani dhe Iraku bie në sy që ka një diferencë të madhe.
Kundër ISIS, Pentagoni ka lëshuar mesatarisht 43 bomba në ditë ndërkohë që në Irak në vitin 2003 hidhte mesatarisht 1039 bomba në ditë, në Afganistan 230 boba në ditë, në Kosovë 364 bomba në ditë, kurse në luftën e parë në Irak ka shkuar deri në 6163 bomba në ditë.
Madje disa muaj më parë lindi një polemikë e madhe nga vetë pilotët amerikanë pasi sipas tyre ishin të kufizuar në sulmet ndaj ISIS, gjë që binte ndesh me rregullat.
Kur SHBA-të e kanë seriozisht, forca e tyre është shkatërruese, ndërkohë që në Siri nuk ka treguar asgjë të tillë.
Ajo thjesht është kufizuar në disa sulme demonstrative.
Kjo tregon që fitorja përfundimtare kundër ISIS nuk është ndër prioritetet e shtetit amerikan.
Ndërkohë ai që do vërtet t’i mposhtë, rasti i Putin, tregon një ndryshim të madh në sulme.
Kremlini ka organizuar sulme nga të gjitha drejtimet, duke dhënë prova të qarta se eleminimi i xhihadistëve është një prioritet i tyri.
Amerika është kaq e përqendruar në rrëzimin e regjimit të Assad, sa që nuk shqetësohet se mund t’i falë terren ISIS-it në Siri apo në Irak.
Ajo që mund të imagjinohet nëse xhihadistët do të zgjeronin shtrirjen e tyre, është shumë larg vlerave të demokracisë, lirise dhe të drejtës.
Gjëra që Uashingtoni i mbron dhe promovon në pjesën tjetër të botës.
Të kuptosh logjikën e Amerikës në veprimet në Siri është shumë e vështirë./a.l
Il Giornale
Nuk mund te luftoje dot nje krijese te saj…
Kur hedh bomba, e quajne xhandar te botes.
Kur nuk hedh bomba…pse nuk hedh bomba?
Nuk eahte problemi se nuk hedh bomba. Problemi eshte se po mundohet me cdo menyre te penfoje Rusine qe te bombardoje ISIS.
ISIS= USA……………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mire qe gazetari eshte trap, por te pakten ju si komentues mos e thoni gabim enrin e Shtetit Islamik. Nuk quhet ISIS por ISIL.
Isis eshte perendi egjyptiane dhe do ishte krim te perdhosje perendeshen Isis me emrin e nje hordhie barbaresh pa kulture qe edhe ato dy pare mend qe kishin ja kane falur zotit te tyre Allah.
Emri i shtetit qe ata duan te krijojne quhet Islamic State of Iraq and Levant (Shteti Islamik i Irakut dhe Vendeve te Lindjes).
Po te shikosh lajmet tek Sky, Al Jazeera, ose BBc, ose tere gazetat perendimore, te tere i thone ISIL Do thoni you cfare rendesie ja. Ka te njejten rendesi qe do kushte gabimi me nje shkronje i enrit te Ermalit me siper. Nga Ermal do behej Erkal. Po qe se ju thoni qe Ermali nuk do ta kishte problem, atehere edhe ju thuajeni si te doni.
njeher ata qe luftojne gjasme per ALLAHUN nuk e bejne per ate se po te ishte per allahun atehere gjithe do ishin ne rruge te duhur ata te isis duan pushtet ateher nuk perputhet se qka thu per zotin tone ALLAHUN dhe mos paragjyko fene por njerezit se edhe krishteret kane njerez te mire por edhe te kqinj po ashtu dhe ne fe te tjera dhe para se tfolesh per ALLAHUN shperlaje gojen
Duan qe te hiqet regjimi i Asadit, dhe ne kete menyre te hiqen edhe bazat ruse nga bregdeti i sirise.
Kjo s´do as men as kalem.
Mos shkaterrimi i ISIS-it eshte nje veprim i turpshem i Shtepise se Bardhe dhe Qeverise te SHBA-se.
Kujt i intereson qe te livallisin keto funderrina njerzore me veprime kriminale makabre ne shekullin 21.
Keto jane gabime fatale te politikes amarikane dhe te Bashkimit Evropian + NATO per interesa te disa grupeve politike perverse dhe konspirative qe ne menyre te vecante ne kete rast po demtojne rende ekonomine, financat, begatine, zhvillimin dhe mireqenien e popujve evropiane.
Ne kete rast duhet goditje te sakta, te qarta dhe shkaterruese ndaj ketyre krijesave dhe mostrave fetare fondamentaliste xhihadiste.
Vendet dhe popujt arab nuk kane nevoje per pasuri, sepse pasurite e tyre jane prallore me naften qe disponojne, por kane nevoje per arsimim, kulture, qyteterim dhe emancipim te vertete duke ndricuar trurin dhe mendjen per te bere nje jete te shendeteshme dhe te mire.
Keto popuj nuk kane nevoje te bejne eksode “biblike”, por kane nevoje per drejtime te duhura, te drejta dhe me reforma radikale per prosperitet si shoqeri civile.
Bekim
Jemi te vegjel e te pa informuar qe ti japim mend SHBA-se.
Armiku I popullit Sirian eshte Asadi. Si mund te qendroi ende ne krye te Sirise kur gjate 4 vjeteve te fundit jane vrare mbi 200.000 njeres te pafajshem dhe jane shperngulur mbi 4 milione Siriane nga shtepijate tyre??! Cfare shteti dhe demokracie eshte ky??
Ai eshte miku me I ngushte I Putinit, I cili kerkon me te gjitha menyrat te mbaje Bazen ushtarake detare ne Latakia
Kety qendron poshtersia e putinit qe enderon te behet nje car I ri; duke mos e pare vehten qe eshte nje xhuxhmaxhub I neveritshem!
Po perpara 5 vitesh pse nuk ndodhi kjo gje????
Ca pyetje bén dhe ti. Cami deri ne 4 di te numroj
Ne jena popull , sa ka politika qe sdin gje populli ose Luhet ne kurriz te popullit edhe ti si gazetar i kujt je ti è ke kot qe merresh me kete loje
ISIS ne ndryshim nga vendet e tjera eshte ne mes te popullates civile, ose te pakten shume me teper se ne rastet e tjera.
Nuk ka asnje shanc qe te krahasohet USA me ndokend tjeter…
Eshte realitet dhe simbol i lirise me te madhe te mundshme ne rrafshin social te kesaj kohe ku rrojme.
USA ka te paren lirine, ne te gjithe format e treguesit e saj: brenda e jashte Amerikes, liria eshte arsyeja Pse dhe menyra Se Si duhet vepruar.
Ne bote ka qendrime dhe opinione te ndryshme, dhe qendrimi amerikan nuk cenohet nga liria e te tjereve, edhe kur ato jane perkunder. Perkundrazi: Amerika di ta degjoj qytetarin amerikan por edhe qytetarin e Botes. Edhe kur duket sikur nuk reagon, ndjesia amerikane, e piketuar qysh prej krijuesve te saj, eshte humane, progresive dhe afatgjate.
Ne shtypin boteror si per cdo gje tjeter, ka larmi pozicionimesh, interesash, gjykimesh dhe paragjykimesh, dhe sekush shpreh veten kur zgjedh te lexoj apo t’i besoj nje pozicioni te caktuar.
Ta masesh qendrimin e USA apo Rusise apo kujtdo shteti tjeter, me sasine bombave te hedhura eshte dicka thjesht naive. Pikesepari sepse shifra e cituar eshte dhene prej seciles ushtri apo qeveri. Nese i referohemi bje fjala kuotes se bombave amerikane, presupozohet se Amerika eshte per tu besuar, besohet, dhe si mund te dyshosh paskesaj ne qellimin pro lirise se sirianeve, kunder regjimit atje, tingellon jo serioze.
Ne Siri, dhe zonen aty perqark, ka interesa te gjera, te shume faktoreve, te gjithe njgyrave, dhe rezultantja eshte autoresi e tyre.
Koha e humbur natyrisht rrezikon jete njerezish aty, ky eshte edhe shqetesimi, pra edhe ftesa e imponuar per prani te te gjitheve.
O zot imagjinoni cdo ishte bota po te mos ishte USA tirani dhe lufte gjthandej.
Amerika ka pasur interesa per ta bere zone gjeopolitike Sirine duke eleminuar Bashar Asadin. I.S.I.S eshte pjelle e C.I.A e per Putinin eshte rreziku i dyfishte .Nje prej tyre eshte afrimi i Amerikaneve ne afersi te bazave ushtarake te Rusise dhe e dyta rreziku i myslimaneve i njellojshem me cecenet me te cilet Kremlini i ka problemet si Evropa me Xhihadistet mbrenda shtetit te tyre! Kjo lufte ka treguar se Putini eshte me i mencur se Amerika ne arenen e politikes boterore lufta kundra idioteve te droguar Xhihadit eshte rreziku qe kercenon te gjithe lirine e Botes..
CFR eshte Bilderberg club, pastaj kush koqe merr referim gazeten e Berluskonit “Il Giornale”? Nuk e dini ju qe Berluskoni dhe Putin kane interesa ekonomike gjigande se bashku?
Lexojeni, eshte interesante.
http://www.theguardian.com/commentisfree/2015/jun/03/us-isis-syria-iraq
ISIS nuk ka qene prioritet, Asadi ka qene ai qe duhej hequr, qe vendi te binte ne anarki islamike, pastaj te forcohej nje opozite pro-perendimore sunite, te niste aty edhe perpjekja e ndertimit te shtetit kurd, qe keta te shkepusnin me teper toke nga Siria sesa nga Turqia, pasi nje Turqi e forte ruan Daedanelet dhe gjithe ate pellg. Pervec kesaj mbetet ushtare besnike e Europes.
nuk e ha obama sapunin per djathe.
Mos flisni pa sens. Lufta eshte Arabia Saudite kunder Iranit. Strategjia e Arabise saudite eshte te mbaje te ulet cmimin e naftes. kjo gje nuk i prish pune SHBA dhe sidomos Kines. Por Irani dhe Rusia si eksportatore dhe ekonomi qe kane si baze naften dhe gazin natyror humbasin shume nga nje cmim i ulet nafte. Prandaj SHBA dhe Kina e shikojne Konfliktin ne Siri si nje zgjidhje diplomatike dhe jo me lufte, ndersa Rusia, Irani dhe Iraku jane ne aleance per te mposhtur Arabine Saudite dhe cmimin e ulet te naftes, kjo eshte diferenca ne bombat e hedhura nga SHBA ne krahasim me vendet e tjera ne konflikt si Afganistani dhe Iraku. ISIS eshte pjese e luftes dhe e krijuar aty e jo ne fantazite mizerabel se ate e ka krijuar SHBA, per mua eshte organizate terroriste qe perfiton te realizoje qellimet e saja nepermjet kesaj lufte.