Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

7 Tetor 2015, 23:10Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Lojë me top!

Nuk është patriotizëm të gjuani me gurë!

Nuk i dhuroni dashuri as Shqipërisë, as Kosovës, as Maqedonisë shqiptare, as Luginës së Preshevës me sjellje prej huligani!

Nesër 22 lojtarë të dy ekipeve të ndryshme do të vrapojnë pas një topi!

Le të fitojnë ata që luajnë më mirë!

Duam të fitojë Shqipëria!

Rrugët e jetës dhe rrugët e zemrës janë të paparashikueshme!

Berat Gjimshiti luan për Shqipërinë, por e dashura e tij qenka serbe!

Ta gjuajmë me gurë? Kush e bën këtë është primitiv!

Për Serbinë luan Miralem Sulejmani. Nuk është shqiptar. Është goran. Ka lindur në Beograd, por familja e tij vjen nga rrethina e Prizrenit. Ai luan në një ekip zviceran. Në rrethana të tjera Miralem Sulejmani do të luante për Shqipërinë. Apo për Kosovën. Tash luan për kombëtaren serbe. Dhe për një ekip futbolli në Bernë të Zvicrës.

Qetësohuni burra e gra shqiptarë, tregoni një grimë kulturë e mençuri.

Nuk ka as gjak serb, as gjak shqiptar. Ka veç gjak që është lëng i jetës pa të cilin s’mund të jetojmë.

Mendoni pak të gjithë: nuk ka armiqësi të përjetshme mes dy popujve!

Po, e vërteta e dhimbshme është kjo: shqiptarët e serbët i ndan një pellg gjaku. 100 vjet luftëra dhe krime. Sa i përket krimeve serbët janë në epërsi – dhe për këtë epërsi janë dënuar nga bota perëndimore.

78 ditë sulme ajrore nga NATO.

Më shumë se 78 përbuzje nga bota perëndimore.

Më kujtohet një gazetar serb në fund të viteve 90-të. Pati shkruar një shkrim në gazetën zvicerane «Tages Anzeiger»: tregonte si kishte shkuar për pushime në Marok dhe duke ecur në një fshat tradicional një grup turistësh nga Holanda e kishin pyetur: «Nga jeni?» Kur ky ishte përgjigjur se vinte nga Serbia, holandezët e kishin shikuar si atraksion turistik. Nuk ishte atraksion i mirë turistik ky serb.
Nuk ka armiqësi të përjetshme, këtë do t’ua konfirmonin po të ishin gjallë edhe Azem Bejta, edhe Isa Boletini, edhe shumë shqiptarë të Kosovës që në 100 vitet e fundit janë marrë me politikë dhe nga pak me luftë.

Nuk ka armiqësi të përjetshme – dhe për t’u bindur lexoni librin e Aleksa Bogosavleviqit «O Arnautuima», lexojeni Dimitrije Tucoviqin dhe Kosta Novakoviqin, lexojeni Bogdan Bogdanoviqin dhe Danilo Kishin, lexojeni Latinka Peroviqin dhe dëgjoni këngën e Rade Sherbexhisë për Bekim Fehmiun.
E di që për diçka të tillë fansat e futbollit nuk kanë kohë sonte, as nesër, kur bëhen gati për përleshjen e ashtuquajtur biblike në fushën e blertë. Por, së paku mendoni pak se jo të gjithë serbët na kanë urryer dhe jo të gjithë serbët duhet t’i urrejmë për shkak të atyre që kryen krime të llahtarshme ndaj popullit tonë.

S’kemi qenë përherë armiq. Gjatë sundimit osman shpesh kemi luftuar bashkë kundër pushtuesve osmanë. Mbreti serb ka dekoruar bujq shqiptarë pasi kishin ruajtur me fanatizëm manastiret serbe.
Që Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, kishte raporte më të mira me serbë se me turq as që mund të dyshohet. Ta mallkojmë për këtë?

Ta mallkojmë Fadil Vokrrin që luajti për «Partizanin» e Beogradit?

Apo Xhevat Prekazin?

Lexojeni pak librin e Petrit Imamit mbi serbët dhe shqiptarët nëpër shekuj!

Bilall Rrustemi prej Dukagjini dikur thoshte se nuk dëshironte të ishte as kajmekam i Gjakovës, as bajraktar i Rekës apo Malësisë, por rojtar i manastirit. Bilalli e kishte shoqëruar igumenin serb në të gjitha udhëtimet: «Nga Nishi në Beograd, nga Sofja në Edrenë, nga Selaniku në Stamboll. Ishte edhe në Aleksandri dhe Jerusalem, pastaj igumeni i premtoi se do ta merrte me vete në Petrograd (Shën Petërburg)».

Qetësohuni burra e gra!

Në altarin e manastirit të Deçanit përveç shenjtorëve përkujtohen edhe «Rrustemi, Aliu, Sokoli, Smaja», të cilët i përkisnin «fesë së Mehmetit», pra Sulltan Mehmetit, por mbronin manastirin ortodoks.
E thonë historianët seriozë: kemi jetuar me serbë në një simbiozë etnike. Të përfshirë nga stuhia e nacionalizmit në të dy anët sot na vjen inat ta pranojmë këtë. Por inatin të mos e shprehim përmes dhunës. Sepse dhuna s’çon askund. Përveç në humnerë.

E duam humnerën nacionaliste në fillim të shekullit 21?

Ata që e duan këtë nuk mund të quhen ndryshe veçse të çmendur. Të hallakatur në krye.
Shumica e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë «shqiptarë jashtë atdheut». Shqipëria dhe Kosova nuk kanë asnjë meritë që ata janë bërë futbollistë të mirë. E udhës do të ishte që këta futbollistë të sillen, për shembull, si zviceranë, sepse pa Zvicrën sot do të luanin në një klub fshati në Kosovë.

Kjo vlen për Taulant Xhakën, Berat Xhimshitin, Burim Kukelin, Naser Alijin, Shkelzen Gashin, Arlind Ajetin, Amir Abrashin, Migjen Bashën dhe Ermir Lenjanin.

Po e sjellim këtu një citat nga vepra «O Arnautima» të Aleksa Bogosavleviqit: «Nëse do të jemi të sinqertë ndaj vetes dhe të paktën në shpirt duhet t’i pranojmë gabimet tona që kemi bërë dhe po i bëjmë sërish, atëherë me këtë kemi gjetur mundësinë dhe mënyrën për t’u përmirësuar. Sepse përvoja e kushtueshme shumëvjeçare që kemi fituar deri më tani, ndoshta na ka mësuar që duke filluar prej këtij momenti ta përzgjedhim rrugën e drejtë. Ndaj arnautëve ajo rrugë e drejtë dhe më e shkurtër do të ishte: që ne direkt, pa kurrfarë ndërmjetësuesi të afrohemi me ta, të njihemi dhe pajtohemi».
Bogosavleviq ishte oficer i xhandarmërisë mbretërore serbe. Në vitin 1900 në gazetën «Pobratimstvo», siç bën me dije gazetari Fahri Musliu, oficeri serb ishte nënshkruar kështu: Aleksa Gj. Bogosavleviq – Berisha. Sepse rridhte nga fisi Berisha.

Momir Bullatoviqi, një politikan bukur idiot i Malit të Zi, rridhte nga fisi Kuqi. Një ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi quhej Gashiq – dhe nuk duhej fantazi e madhe për të kuptuar se po të mos ishte asimiluar sipërfaqësisht do të quhej Gashi.

Kur Gavrilo Principi ishte nisur në drejtim të Kosovës për të luftuar kundër turqve së pari ishte ndalur për t’u lajmëruar në shtabin e Voja Tankosiqit në Kurshumli. Por rojet e Tankosiqit i kishin thënë se duhej të priste, sepse Tankosiqi po zhvillon një takim me krerët shqiptarë. Pas takimit Tankosiqi i kishte thënë Principit të kthehej pas, sepse ishte shëndetlig. Ai u kthye – u kthye në Beograd dhe nga atje në Sarajevë, ku vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez dhe kështu ndezi Luftën e Parë Botërore.
Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Lojë me top!

Në Elbasan!

Kjo lojë le të shërbejë si betejë sportive dhe jo politike!

Le ta zhvillojmë betejën politike me reforma!

Me dije!

Me arsim të mirë!

Me ekonomi të zhvilluar!

Me sistem të pavarur dhe serioz të drejtësisë!

Le të shtyhemi diku tjetër: në garën për të hyrë në Bashkimin Europian!

Të mos shtyhemi me gurë!

Apo me emocione që burojnë nga atavizmi!

Sot tingëllon absurde, por edhe kjo është e vërtetë: Kisha Ortodokse Serbe, e cila sot është një organizatë pothuaj kriminale, më 1929 kishte ndihmuar që Kisha Ortodokse Shqiptare të shpallet autoqefale. Për meritat që kishte për krijimin e sinodit shqiptar Mbreti Zog e nderoi Patriarkun serb Dimitrije me urdhrin «Skënderbeu».

Një patriark serb bart urdhrin «Skënderbeu»!

Kështu është, sepse nuk jemi vrarë përherë, nganjëherë, kur kemi pasur interesa të njëjta, kemi bërë politikë e tregti me serbë pa asnjë problem. Edhe ata me ne.

Igumeni i kishës së Shën Markut në Podgur të Prizrenit ishte pijanec. Sa për të kisha do digjej, do digjeshin librat dhe dhomat, sikur të mos kishin vrapuar shqiptarët për të fikur zjarrin dhe shpëtuar shkrimet. Kështu raporton Petrit Imami në librin e tij.

Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Ah, po, po deshët pas ndeshjes lexojeni librin «Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë – 1918-1941», shkruar nga Dr. Milovan Obradoviqi. Botuar në Prishtinë më 1981.

Nesër, ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq.

20 komente në “Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq”

  1. tani says:

    Ja te lumte lapsi ose kallamata

  2. Geni says:

    Kur dalin disa “katolik” shqiptar dhe e heqin veten me katolik se Papa!

    Enver ik futja nje pjate oriz dhe mos na bej te diturin.

    1. Kapit Tupalla says:

      Rrofsh Geni !

    2. Bekim says:

      Ca flet mor injorant

  3. Adi says:

    Bravo Enver! Si gjithnje shkrime te mbushura me fakte. Jo si ca gazetaruce analiste bejtobushatiste qe nuk lexojne kurre asgje e shkruajne mbi thashetheme e hamendesime

  4. kevin says:

    Po ta dije ti or mik sa te trash jan shqipet nuk do e mirje mundimin hic ta shkruaje ket artikull.

    Prandaj mos u lodh me kot.

  5. popull says:

    Qetesohuni o njerez se vertet qe po luhet nje loje futbolli. Vetem nje loje ku do te fitoje me i miri.

    Trimeria nuk tregohet kur tjetri te ka ardh ne shtepi tende. Ne se nuk je i shtepise mund te besh shume gjera por i zoti i shtepise duhet ti tregoje vendin kujtdo qe prish zakonin dhe kerkon te te turperoje

  6. Lame Kodra says:

    Ky eshte atdhetar i vertete dhe jo llumi shqipfoles…
    Me Serbine duhet te miqesohemi dhe jo te jetojme perjete ne lufte dhe urrejtje!

  7. Arbeni says:

    Sa do të doja të mendoja vetëm për futboll po nuk më lënë as këtu ato skena në Beograd. Ato thirrje deri histeri për vrasjen e shqiptarëve. Dhe sikur më parë të mos kishte ndodhur kjo do ta quaja momentale. Po kur dëgjoja këtë më dilnin përpara skena tmerri që i kemi parë të gjithë. Dhe asnjë nga futbollistët serb nuk foli qoftë edhe një herë për këtë. Robell mos na shit pordhë se ne jetojmë këtu me realitetin e ti jeton në Zvicër.

  8. Alban Dardani says:

    — KESHTU SI MENDON ROBELLI , DUHET E MENDOJNE TE GJITH SHQIPTARET.
    Eshte ne nderin e ne te miren e Shqiptreve. Ska arsye te jete ndryshe.
    Shpresoj qe prej shkalleve te stadjumit te ket duartrokitje miqsore edhe per ekipin serb.
    — POR , A MENDOJNE DHE SERBET KESHTU.
    Le te shpresojm se dote nxjerin mesimet. KOHA GERRYEN GURE DHE HEKUR.

    1. ik o xhaxhi says:

      vetm nje cudi ka ketu. se si robelli dhe ju pseudokozmopokaret e tjere nuk reshtni kurre se rrahuri gjoksin me grushta. si beni mea culpa pa ua kerkuar njeri. si te tjeret me gure dhe ju me predikimin e bukes. si per te fshehur kompleksine inferioritetit te cilin ja keni krijuar vete vete u shtrini doren te paret atyre qe nuk ua kane shtrire kurre. si kerkoni qe te jeni ju gjithmone te paret qe ndermarrin inisiativa pajtimi aty ku nuk ka nevoje. dakort po perse te mos jete kunderpala e para ne shtrirjen e dores, kaq te ulet qenkan shqiptaret. ky zotni robelli kuturen e te cilit nuk kam tager ta gjykoje, perse na flet vetem per gjoja pikat e kontaktit qe ne kemi me serbet, cuditerisht jo serbet me ne (helbete ne jemi te paret qe ulim kurrizin), perse nuk flet edhe per pikat e jokontaktit mgjths. ato jane sh me teper, pasi na kane rrahur e poshteruar tani na dalka edhe detyrimi jone moral qe tu shtrijme doren nen shantazhin e mungeses se kultures. pikerisht se jemi sh me te kulturuar se keta kasape te cilet deri dje thernin mish njeriu, sot na rendokan me detyrimin njerezor e te qenit te sjellshem. cudi se po te njejten ndjenje pseudosuperioriteti prej kanibali k.ministri i ketyre te regreduarve ne gjendjen e skitheve e manifestoi po sot kundrej ambasadorit te shqiperise. ndaj mos u mundoni te na tregoni detyrimin e kultures e dashamiresise se ketyre

  9. Andrea says:

    Ky artikull eshte nje leksion per kedo. Per nacionalistet e te gjithe popujve nen konflikte shekullore. Se ne fund te fundit, gjerat qe na bashkojne veç se jane te panumerta, jane REALE; ndersa ato qe na ndajne jane irreale.
    Edhe mes nje suedezi dhe nje zezaku te Afrikes qendrore, ngjashmerite jane thuajse totale, duke filluar nga anatomia e deri tek kodi gjenetik. Ndersa perkatesia etnike, gjuha, feja, traditat, kultura etj. jane nocione te ngulitura pergjate jetes dhe si te tilla fictive, jo reale.
    Prandaj eshte turp te vazhdosh t’u biesh daulleve te fese apo te nacionalizmit; eshte teper primitive te mos shohesh realitetin e vetem qe kemi perpara syve: BOTA, NJEREZIT DHE MBARE KRIJESAT, JANE NJE ENTITET I VETEM! Nje entitet I vetem qe e ka zanafillen ne ate energji te pashtershme qe dikush quan te Plotfuqishem, Absolut apo Zot.

  10. Artan says:

    Ne disa foto ca shqipe kane ngritur gishtat e mesit per te protestuar kundra serbve. Kurse nje stadjum i tere 30.000 veta nuk pushonin duke uluritur vritni shqiptaret dhe nuk ju bente pershtypje dhe ju dukej normale. Haaaa qekan ofendu prej gishtave haaaa rrac muti

  11. Mihallaq Furxhi says:

    Nje shkrim shume domethenes qe duhet te ndikoje tek ata njerez apo tifoza me gjykim te ceket qe ne momente delikate te lojes ta permbajne vehten panvarsisht provokimeve apo incidenteve te rastit apo te qellimshme,asnjehere te mos i hedhin zjarrit benzine por si bashkekombas te tregojne kulture te gezojne emocionet dhe rjedhat e nje loje sportive ku te fitoje me i miri.

  12. demokrat says:

    Mjalte, mjalte o robell kosovari, dhe ne fund nje pike helm. Perse djemte e Zvicres?

    1. ik o xhaxhi says:

      per te njejten arsye per te cilen u kerkon shqiptareve te fusin bishtin nen shale e tu shtrijne doren serbeve. se e ka lepurin ne bark me te gjate se veten pavarsisht se si del mbi koke se rri i krrusur. per shkak se ky zotnia nuk di me sa duket te kete sjellje normale e dinjitoze po sjellje prej lakeu, per te njejten arsye se ku zotria qe shkruan nuk sheh tjeter vec luftes ose servilizmit te cilen na e servir si shenje kulture e qyteterimi. normale qe djemte e Zvicres se ndryshe si do ta tregojme veten ne qe jemi njerez pa karakter pa dinjitet, njerez per te cilet gjeja me e peshtire e inferiore eshte vetvetja. ky zoteria me sa duket tere jeten e tij nuk paska ditur njehere te thote UNE, ne fakt eshte fjale e rende e i do shpatullat e gjera e pulpat e forta do edhe bosht kurrizor, le te shpresojme qe keta molusqe te cilat gjerat i shohin me aut aut, ku termi inferior jemi gjithmone ne, nje dite te thone dicka me per te qene

  13. semi says:

    Do ishte mire qe edhe shqiptaret te tregonin kulture e respekt per nje aktivitet sportiv. Me vjen keq qe shume njerez apo edhe media e shfrytezojne nje aktivitet sportiv me thirrje raciste e politike dhe nxisin urrejtjrn midis popujve te ballkanit. Ndeshja duhet vleresuar sikur te luanim me nje skuader italiane, spanjolle apo edhe gjermane dhe te urojme nje fitore te ndereshme

  14. Arjeti says:

    I nderuar pavarsisht se nuk kisha durimin te te lexoja shkrimin tuaj me mjaftoj titulli te ju them qe dy Yje qe po na nderojne jane dhe Bala e Hysaj te dy kane lindur ne Malesi te Madhe…….

  15. mero says:

    LOJE FUTBOLLI ESHTE PO AMA ARTIKULLI ESHTE I MBUSHUR ME PLOT TRILLIME

  16. Dn says:

    Qetesohuni ju analiste kroniker qe kot akuzoni popullin shqiptar! Edhe shkoni se Cfare dalge kaplon Vendet e botes,apo te evropes per ju,kur Kombtarja e tyre eshte para nje sfide historike! Po ,eshte vetem football edhe per kete rast kemi te drejte te jemi nationalista,hypernationalista,verberisht nationalista ne result e askkush n’evrope nuk do sheh dicka te ke qe se ne kur nuk kemi thirr si shume te tjere ne vrasjen e kundershtareve,
    Qetesohuni ju se ne e dîme se eshte vetem nje ndeshje footballi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje