VIDEO/ Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve që akuzohen për vdekjen e gruas së portierit të Partizanit

7 Tetor 2015, 15:44Politika TEMA

Është tensionuar situata në gjykatën penale të Tiranës në seancën e parë gjyqësore kundër dy mjekëve të maternitetit “Koço Glozheni”, nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të Dorjana Hakës, gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila ka ndërruar jetë gati një vit më parë.

Të afërmit e të ndjerës, që u nda nga jeta në moshën 25 vjeç kanë reaguar me fyerje ndaj mjekëve në sallën kryesore të gjykatës, për shkak se gjatë seancës avokatët e tyre kërkuan riekspertim.

Prindërit e Dorjana Hakes e konsiderojnë këtë lëvizje të avokatëve, si taktikë që dy të pandehurit t’i shpëtojnë drejtësisë, raporton TCH.

Mjekët që janë marrë të pandehur nga Prokuroria, janë gjinekologu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.

Sipas Prokurorisë, dy mjekët kanë futur pacienten për lindur në operacion, pa ndjekur protokollin mjekësor dhe pa kryer analizat e nevojshme.

Pas operacionit gruaja, e cila solli në jetë një djalë, ka gjetur vdekjen. Për Prokurorinë mjekët që e operuan atë nuk e ndoqën gjendjen e saj shëndetësore edhe pas lindjes.


Sherr ne gjyqin ndaj mjekeve te akuzuar per… by lapsi-al

12 komente në “VIDEO/ Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve që akuzohen për vdekjen e gruas së portierit të Partizanit”

  1. Creasy says:

    Asgje sdo e kthej me … Por ajo foshnje duhet te dij arsyen pse do rritet pa nje meme

  2. roberto says:

    Haaaaaaaaaa!!

  3. Ermal says:

    Google Petrit Rexhepi korrupsion.
    Ore ky eshte arrestuar disa here per korupsion. Si ka mundesi eshte akoma mjek tek Koco Glozheni

  4. spitalori says:

    Do dalin pa lagur kriminelet, famijaret duhet ta cojne deri ne fund se i iku njeriu i shpirtit per hic gje, ajo eshte fut ne dhe, dhe keta ndyresira te rrjepin shqiptaret dhe kushedi kujt grua do ti vije radha, ja pra kjo eshte mjeksia kriminele e jona,para pak kohesh vdiq dhe gruaja tjeter per faj se nuk kishte doktore, o a e kuptojme se ku jemi dhe rrime indifirente,ja pra eshte per tu habitur jane motra te pandara mjekssia dhe gjyqsori qe mbrojne njeri tjetrin, zoti marrte hak per te dy palet atje ku tu dhemb me shume.

  5. 2015 says:

    Eshte e vertete! Pas operacionit nuk interesohet askush!!! Mjafton vetem zarfi, ai ka rendesi!

  6. Ishe says:

    S’kane faj te shkretet, ju iku vajza e re fare kot. Eshte bere puna vetem leke, paguaj avokatet dhe gjykatesit dhe ja hedh paqe. Eshte e tmershme ta mendosh cfare mjeke monstra dhe cfare gjykatesa monstra.

  7. ilir says:

    Jemi te gjithe ne krah te familjareve qe humben njeriun e tyre, per shkak te ketyre palacove qe e quajne veten mjeke

  8. Kircari says:

    Po ca prisni gjyqin o njerez,bejeni vete gjyqin se ai vend ka ikur per lesh.jane te gjithe te korruptuar duke filluar nga prokuroret e gjykatesit

  9. Toronto says:

    Lerini te dalin nga burgu dhe vritini qelbesirat,keshtu e duan keta bij kurvash pseudo doktorr dhe doktorrica kathic gjata

  10. artan kola says:

    Petrit Rexhepi mban nje kapele karakteristike….por mjek s’ka qene ndonjehere.

  11. J says:

    Kjo eshte nje lufte e gjate e cila duhet te vazhdoje , jo vetem per personat qe u preken nga kjo tragjedi por edhe nga personat e tjere qe ne nje fare menyre jane prekur nga pakujdesite e mjekesise shqipetare.
    Vdekja e Dorianes, e nje 25 vjecare le te jete fillimi i kesaj lufte me pseudomjeket te cilet perpara parave harrojne qe kane perpara nje qenie njerezore.
    Mos kini frike te kerkoni te drejten pasi ajo ndihmon nje jete neser, e cila mund te jete jeta e femijes tend…

  12. Cuni says:

    Keqardhje e madhe! Gjynah pa fund per vajzen e vdekur kot! Merru I shpirtin qeneve se Kane zaptuar dynjane nderkohe qe ka plot mjeke te rinj qe su hapet Rruga nga keto monstra me lidhje gjithandej!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje