VIDEO/ Moisi Meminaj: Edhe Ristani është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve

7 Tetor 2015, 13:47Politika TEMA

Kryetari i PD-së Vlorës në TemA TV flet për analizën e 21 qershor

Kryetarët e dëgeve të PD-së nuk kanë ndërmënd të bëhen kokë turku për humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e 21 qershroit, ashtu siç duket se pretendon lidershipi i Partisë Demokratike në qëndër.

Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj tha në një intervistë për TemA TV se është gati të marrë përgjegjësitë që i takojnë, por thekson se përgjegjësi për humbjen duhet të mbajë kryetari i grupit të punës i deleguar nga kryesia për Vlorën, Arben Ristani.

Meminaj ka paraqitur shifra konkrete të cilat sipas tij flasin për rritje të votave të PD-së në qarkun Vlorë dhe jo për ulje, ndërkohë që pranon se ka një luftë të brendëshme për karrierë në PD-në e Vlorës, nga e cila ndjehet i sulmuar.

Moisi Meminaj ka theksuar në intervistë se ka raporte të shkëlqyera me kryetarin Basha.

I pyetur në se kryetarët e degëve do të mbeten të vetmit përgjegjës për humbjen në 21 qershor, Meminaj e cilëson krejt të padrejtë dhe i bën thirrje Bashës të mos e marrë në konsideratë raportin e Ristanit në këtë pikë.

Betaja mes deputetëve anëtarë krysie të deleguar nëpër rrethe dhe krerëve vendor demokrat, është ndezur ndërsa fundi i kësaj beteje pritet të përfundojë me shkarkimin e një numri jo të vogël të kryetarëve demokrat në disa qarqe.

– See more at: http://www.tematv.al/video/TEg41CTv63dHPmv#sthash.f4jv6A9J.dpuf

1 komente në “VIDEO/ Moisi Meminaj: Edhe Ristani është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve”

  1. riti says:

    Ristani e tregoi me fakte si fitohen votat ,e pate kur ja dha votat lulit pasi ja vodhi rames ,PO te ishte perseri ristua ne krye te k,q,z, prap do i kish hap kutite 1 per 1 ne lunder pasi ti kish rimbush mulua dhe p,d, do te fitonte 120 perqind ,dhe rinumerimi do te perfundonte ne vitin 2020 ,Mos ja ha hakun ristos ,vjedhje votash qe ka ba ky ;ne mes te dites ; ne syte e ambasadorit amerikan dhe atyre te evropes , sic tha palltozi ;ata squthet e bodrumeve nuk lene kuti pa hapur e tjetersuar ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje