PD në “gijotinë” vetëm kryetarët e degëve, shpëtojnë ish-ministrat, deputetët e koordinatorët e vendosur nga Basha

7 Tetor 2015, 09:08Politika TEMA

Duket se përgjegjësinë për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 21 qershorit nga Partia Demokratike, do ta mbajnë vetëm kryetarët e degëve të kësaj partie.

Kjo është lënë të nënkuptohet nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani dhe kreut të grupit parlamentar, Edi Paloka.

Këta të fundit kanë paralajmëruar masa ndaj kryetarëve që kanë arritur rezultate të dobëta.

Ndërkohë, çuditërisht asnjë ish-ministër apo deputet i PD-së që u përfshi në fushatë, nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi.

Madje as koordinatorët që u caktuan nga Basha, edhe pse u përfshinë ethshëm në fushatë, nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi.

Flitet se janë 25 kryetarë rrethesh, bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të Tiranës, që rezultuan humbës, ata që mund të bëhen “kokë turku” për humbjen e zgjedhjeve./b.l

2 komente në “PD në “gijotinë” vetëm kryetarët e degëve, shpëtojnë ish-ministrat, deputetët e koordinatorët e vendosur nga Basha”

  1. veterani says:

    Normalisht rrufeja ne toke shkarkon.Por Kryetari madh me nje gure vret dy zoq.
    1-Ben gjoja analizen me masa ndeshkuse ndaj te (pa afteve).
    2-Heqim qape druret e shtrember qe ka emruar Berishovici.

  2. "BALASHI" says:

    Asnje nuk duhet te behet koke turku nga keta qe thuhet ne shkrim. Faji eshte pikerisht ne qender. Udheheqia e kesaj force politike nuk beri analize pas humbjes, dhe kete qe beri pas mbi 2 vjetesh e beri sa per te shfajsuar fajtoret e vertete.
    Bemat e Pd per 8 vjet ishin katastrofike. Pergjegjsa: Saliu, Jozefina, Luli, Ruli, Muli, Bode, Ristani, Paloka, Halimi e kompani. Beni analize tamam e jo thashetheme siç po beni qe nga dalja ne opozite.
    Grabitjet, vrasjet masive, varferia, aferat, shitjet e teritorit, tw qenit te dytet ne bote pas Gjermanise, Gerdeci, 21 janari, mbrojtja e krimineleve, Lazerati, vjedhjet e shitjet e pasurise kombetare, qe i vute vulen diten e findit me pushtimin e shqupit jane ato qe populli u ndeshkoi.
    Ç’ kini me kryetaret e rretheve. Populli nuk degjoi juve qe u delegoi kryetari nga qendra e jo do degjonte disa anonime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje