Qeveria u lodh, rifreskoje qeverinë!

6 Tetor 2015, 16:43Politika TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion publik ke dhe do të kesh për ndryshime të reja në kabinet.

Reformat radikale terapeutike që nise nuk mund të sosin pse ka sosur vullneti, dëshira dhe kurajoja e disa pre ministrave të tu.

Bëjua të qartë Metës, aleatëve, opozitarëve, media dhe taksapaguesve se nuk tunden themelet e bashkëqeverisjes pse do të largosh 4-5 prej ministrave të tu mediokër, dembelë e qylaxhinj.

E mban mend sa shpesh dhe sa racional tregoheshe me ndryshimet e stafit kur ishe kryebashkiak? Bëje, bëje dhe mos u tut edhe tani.

Largoje me urgjencë Mirela Kumbaron e kulturës edhe për kulturë rotacioni.

Shokun tënd dinamovit të ekipit Ilir Beqja e shëron nëse e largon nga shëndetësia dhe nxirre madje edhe në pension politik.

Financat besoja gjirokastritit nikoqir Arben Ahmetaj dhe Shkëlqimin që nuk shkëlqeu aspak ktheje në auditorët universitarë.

Mos u tut as nga prurjet dembele të Ilir Metës në qeveri dhe thuaj të rifreskojë mjedisin, drejtësinë dhe bujqësinë me emra dhe energji të reja.

Eglantina Gjermeni gocë e urtë dhe me rregulla duket por në vend të saj nëse shkon Niko Peleshi institucioni i zhvillimit urban do të zhvillohet më fuqishëm porsi rilindja e dytë e Korçës fisnike.

Prej hirit apo pahirit Tahirit duhet ti’ sigurohet prudenca e nevojshme qeveritare në misionin e tij te mbarëvajtjes së rendit nacional dhe flamurin e Nokave të PD-së lere të gëlbazojë mbi fytyrën e krimit të së djeshmes.

Ah se harrova.

Brisejda superpjeshkën aguridhe të tatimeve patriote e kam, madje kam edhe goxha muhabet, por çoja bankës bullgare ku punonte më parë e mos e katandis qeverisjen në estradë amatore me zëvendësime simetrike.

Të fala Ilirit dhe le ti japim hakun këtij manjakut të pushtetit.

Sërish na tregoi se di të luajë fuqishëm dhe me të meta apo pa të meta, Meta e kërcen tangon edhe vetëm!

32 komente në “Qeveria u lodh, rifreskoje qeverinë!”

  1. Mane Kalamanim says:

    P.S. Shkrimi eshte sponsorizuar nga ca Niko Qiri!

    1. Prokuroria1u says:

      Mos na dhjeve…e tmerrshme Mane, ku ma gjete nikoqir ate b…rin??? Ku o ku? Ai mesonjesi i Anglishtes, e pabesueshme, ai eshte i pa shkolle se anglisht dine te gjithe more i uruar, ku merr ere nga financa ai jevgu i gjirokastres>

      1. Nini says:

        Ed Rama me kete shkrim i kthehet profesionit te vjeter dhe i ben gojore Metes.

      2. lefteri says:

        Rama duhet ta filloje nga Endri Fuga dhe mhaftistat e tjere. Sa vjedh Fuga ne Km aq te mira qofshin

    2. ertonia says:

      Harrove Julinda Dhamen Bledi. Hajduten e paditur ne Prokurori qe Veliaj e beri Administratore.

  2. Koncesioni says:

    Te degjofte perendia!

    1. oh says:

      Ahmetaj hajduti dhe i paafti duhet te ike i pari pastaj Cani e beqja me Gjiknurin.

  3. SH says:

    Si gjithmon vetem Komplimente ka per Manen .

  4. hysen daci says:

    Blendo lave ca hesape si arberor por nuk na the qe me rishtare te zevendesohen,,,???!!

    Pastaj por tre n musketeret tendershkerdhyes Shkreli -Lame -Tare te vazhdojne me luge ne brez apo ka akoma palma per te mbjellur.

  5. rrapi says:

    Beqja eshte nje gomar qe ska lidhje me partine socialiste. Por Rama i do shume gomeret. Ben Ahmetaj ndryshe nga cfare thua ti Bled, nuk ja thek hic per ekonomi. Ne qofte se pyet prane qeverise do mesosh qe keto dy vite ka qene Ahmetaj ne krye te “reformave” ekonomike, jo Shkelqim Cani. Prandaj Ahmetaj eshte i pari qe duhet larguar. Keto drejtoreshkat pastaj kane mbire kudo si ajo kerpudha ne kryeministri. Cdo ministri ka plot drejtoreshka mediokre por qe i pelqen Rama se i duken vajza trendi. Duket sikur Rama i ka punesuar me lajmerim ne gazeten celesi. Kerkohet vajze e re e bukur, pa eksperience pune, per nji vend pune me rroge te mire. Rama duhet urgjentisht te beje ndryshime te medha. Perndryshe duhet te largohet vete.

  6. Adi says:

    Bledi,

    Ke shume nuanca klienteliste ne sugjerimet e tua! Cfare ka arritur nikoqiri gjirokastrit ne MZHETTS qe meriton financat?! as me shume as me pak se sa Cani qe ti do ta zevendesosh! Nese Cani te pakten rri ne auditor, ky tjetri rri tek pazaret sa i takon ekonomise! Domosdo, me anglisht, aq kupton ai dhe mire boll! Gjermeni s’eshte as e urte e as e afte per te qene ministre sociale, aty ku e ka ekspertizen, e jo me zhvillim urban qe s’ja kercet hic kapaciteti i saj, por Peleshi deri tek Korca mire eshte. Pastaj edhe ne pozicionin qe ka, ka mundesi te jape nese do!

    Te ka humbur objektivizmi Bledi! Ke patur me shume kripe ashtu! Me vjen keq qe shoh se ke filluar te perkulesh nga pak.

    Tung!

  7. Koli says:

    Blendi ke filluar te karollepsesh qe tani?

  8. selami says:

    Kete here ja ke fut kot o Mane! Qe do kete ndryshime besoj se po, por jo me shume se 2-3 ministra! Deshirat jane qe Shqiperia neser ne mengjes te gdhihet si Gjermania, por duhen pare edhe resurset qe ka ky vend dhe gjendja ku jemi. Nje minister mund te bej ndryshime, por jo mbrekulli apo revolucion. Ata/ato nuk jane Mesia! Transformimi i ketij vendi kerkon kohe, bashkepunim, durim por edhe shume pune. Te gjithe ketu prodhojne llafe dhe bejne gazeta, por pak e ulin kurrizin dhe bejne pune. Puna e nje ministri matet duke krahasuar ato qe duhet te bente me ato qe ka bere. A ka ndryshime ky vend pas 21 qershorit 2015? Sigurisht qe po! Ndryshimin e shikojne te gjithe ata qe kane sy, por sigurisht qe mund te ishte bere me shume. Ndryshimet kerkojne nje analize te hollesishme dhe me qetesi nga Kryeministri per ate qe eshte bere, por duke patur parasysh edhe ato qe priten te behen dhe a e terheqin dot ne te ardhmen qerren dikasteriale ministrat qe jane ne kolltuk! Zoti Meta duhet ta mbeshtesi fort per te realizuar kete ndryshim, duke sakrifikuar edhe nga ministrat e vet dhe interesat e ngushta partiake.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aj qe duhet te ndryshoje eshte politika ekonomike e PS-s !

    Jane demtuar rende,te gjithe qytetaret,nuk ka rritje pagash dhe pensione,ka rritje taksash dhe detyrimesh !

    Te vetmit te privilegjuar,te persekutuarit politik,ish pronaret,si dhe dhenia e borxhit,per kompanit qe punuan veresie per Berishen !

    Kurajua ekonomike pa “interes” e Ministrit te Financave,ja kaluar cmendurive te dyshes Berisha-Bode,hallall po qe se keto leksione interneti,pa pagese,ju japin rezultatin e deshiruar.

    PS ka marre drejtim djathtas,por mbeshtetjen e ka majtas !
    Kundravajteje,apo aksident elektoral,do sjellin keto veprime ekonomike,te “Dok.Prof.” te Universiteteve private?!

  10. erdi says:

    Qe Cani duhet te largohet kjo nuk ka me dyshim.Cani eshte vetem nje financier i vockel qe merret me qindarkat e dyqankave.
    Mendoj se duhet Minister Arben Malaj ose Anastas Angjeli.
    Por edhe Saimir Tahiri duhet te largohet.Pavaresisht luftes qe ka bere me krimin,problemi i makines se shitur-pa shitur dhe perdorimi i saj nga njerez te perfolur,le nje hije te madhe dyshimi.Nje politikan atdhetar dhe me integritet ne nje rast te tille largohet.
    Mirela Kumbaro gjithashtu duhet larguar.Nje fodulle e pa afte.
    Edhe Damian Gjiknuri duhet te largohet.Me duket shume apatik.Kromi dhe Nafta qe varen nga Gjiknuri me duken se vidhen si ne kohen e Berishes.

  11. Qeveria u lodh papune
    Po me Pune?
    Si me pune
    Si pa pune
    Keto qeverite
    E demokracise
    Te hane mune
    Se nuk mbarojne
    Asnje pune
    Pervec atyre Personale
    PS+LSI,
    Shterngoni sapunin
    Gjate dushit.

  12. kingu. says:

    Te lumte e Bledi…Pikes i ke rene ministrat me medioker …Por me breshken qe eshte bere personazhi me gallate i portokallise ….ha,ha,ha me kenaqe..

  13. plaku dhe deti says:

    Mane, Rama ka marre lapsin tringjyresh dhe po studjon keto keshillat e tua. Po i ke rene shume shkurt ore mik,une kam idene se edhe Turizmi ka nevoje per ndonje minister nga Permeti, e pse jo?

  14. njesia says:

    O blend, ke haruar gjiknurin. Hajdutin me te madh te cdo qeverie. Sot tha qe mareveshjen me cez na e kerkoi fmn dhe banka botrore. Para nje jave soll at te evropes qe thosh ish veto e cekise!. Ky e do drurin i pari se do dal qe ky esht i perfshire tek mareveshja me cez. Ky esht i pari pastaj ti vazhdo me te tujt

  15. durresi ka potencial says:

    Mane, djale simpatik je por na zhgenjeve kete here. Mire te tjerat po ate Ahmetajn nga na e nxorre nikoqir apo qe nga koha e Hermes-it te famshem, kompanise se Ahmetajt qe e rropi deri ne dhimbje ish telekomin e gjore. Melcite e financave ujkut ne qafe? Rimendoje edhe nje here i dashur Mana se kemi akoma respekt per shkrimet e tua.

  16. MAJAKOVSKI says:

    Bledi zeri yt ne vesh te perendise amen! Me ate arben ahmetaj e ke dhjere. Si mundet AAhmetaj te bej me shume se profesionisti Cani. Cani ka punuar edhe shume biles por aq eshte rezultati si rrjedhoje edhe i krizes. Shoki njecike ato zv/ ministrat sic e shikon Shehajn. Cduhet dhe cben zv/ministri Gjon Radovani i ardhur pas viteve emigrimi ne Gjermani dhe citizen gjerman. A thua nuk ka Shqiperia mbrenda vendit profesioniste te fushes me te zot se ai. Ai Gjon ka demtuar edhe mardheniet ministri me World Bank vetem per realizimin e tekave te 2K. Keto qe them shko dhe verifikoji.

  17. Denis says:

    O Mane ku ma gjete niko qir ate te paaftin ben bythlepiresin?Tani o Mane i ke futur ndonje trefletsh. Beni mezi mori anglishten ne gjirokaster..eshte i diplomuar per gojore dhe bythlepirje..kryehadut te hermes..ne dogane e gjitheandej.Ai me talentin qe ka eshte vegem per pedagog ne shkencen e servilit.

  18. oldman says:

    Qe duhet nje qeveri profesioniste, kete e kupton dhe bufi.
    Aq me teper kur vete k/ministri nuk ja thote shume puneve te
    administrates. Problemi eshte qe keta kryetare partish qe ka
    Shqiperia promovojne gjithmone ca aguridhe qe ngjajne me ata
    pionieret e Enverit (ka edhe me diploma fallco ose diploma pleqerie).
    Ku i gjejne, xhanem? Me qiri i kerkojne? Qe te ruhen nga pseudo-
    profesionistet dhe mercenaret e shumte qe mbushin taborret e partive,
    e mira fare do te ishte qe te shkojne te gjithe ne zgjedhje te reja.
    Vetem ruhuni nga hajdutet e vjeter dhe me dokumenta te rregullta…
    E fundit, per artikull shkruesin, qe ne fakt shkruan bukur por qe ka
    doza megallomanie (pasaktesie) ne sugjerimet (e teperuara) qe ofron.

  19. Meleku says:

    Doli ky burgaxhiu ti publikoje idete e Rames, sepse Rama kryen testime permes shkrimesh te tipave si ky.

    Mirepo shkrime te tilla dhe komentet partizane qe behen ne kete gazete na rikthejne ketu per te thene diçka.

    Harroni siç duket se ministrat jane thjeshte emertime te kryeqeveritarit per te zbatuar programin politik te forces qe fitoi zgjedhjet. Ne ketu para dy viteve ju tregonim se Rama as ka program e as ka ide. Ka thjeshte fjale dhe enderra ne bez.

    Ku i ka sot ato tabelat e Excelit me te cilat perpiqej t’u mbushte mendjen “kllases” per aftesite e tij?

    Ku jane sot ata Mimoza Dervishet qe thonin “se Shqiperise i duhet nje kryeminister si Rama”?

    O trima! Rama eshte ne kohen dhe ne vendin e gabuar. Ai nuk duhej ulur kurresesi ne kete karrike, sepse ai eshte kobndjelles. Kobndjelles dhe koketrashe tipik i “çunakeve” te periferise se bllokut, te cilet kenaqesine me te madhe e kishin kur shihnin kanalin 3 te Beogradit dhe ndonje reviste porno qe hynte ilegal ne Tirane, prej te cilave frymezoheshin per te shkruar shkrime te tipit “Hiqi breket Ina”!

    Keta tipa, ku hyn edhe Rama, nuk e njihnin jeten shqiptare pertej unazes se Tiranes dhe siç po e shohin dhe ata “1 milione shuplakat” ai nuk e njeh as sot e kesaj dite jeten shqiptare e nuk eshte i zoti ti jape uje gamorit.

    Me 8 vite qe ndenji ne opozite edhe gdhe te kish qene do te ishte latuar pak, mirepo atij siç i hyri ashtu dhe i doli – trangull.

    Mirepo me qelbesira ishin ata qe e sollen kete tip ne ministri, ne bashki e me pas ne krye te PS.

    Ju kujtoni se me pak buzekuq qeveritar dhe me ndonje largim minifundi apo me ndonje afrim mustaqelliu do te shpetoje Rama. Gaboheni!

    Ramen e shpeton vetem ikja nga froni (sepse ai pushtetin e shikon si fronezim)dhe mbajtja e zgjedhjeve te reja ne pranvere te vitit 2016.

    Shqiperia ka nevoje urgjente per qeverisje!

  20. edvini says:

    Po ku e gjete Ahmetajn,apo te ka siguruar vendin e punes??? Ahmetaj eshte nikoqir vetem per xhepin e vet.

  21. petro says:

    S ka zot qe e ndihmon me perfaqesuesin e rilinjes se deshtuar pas me shume se dy vjetesh qeverisje.Nderro sa te duash dhe si te duash.Filozofine e rrembimit dhe te vjedhjes qe ka kapur cdo kapilare te shoqerise shqptare nuk e ndryshon dot.Eshte ngulur thelle.Kete situate e shpetojne vetem fisniket.Ju fiisnike s beheni dot.Edhe ndonje qe ka mbetur nga rrepresion hoxhist, nuk e doni.Rezultati dihet.Vure bythen guzhinjer, dihet c do te gatuaj.

  22. Kryeministria says:

    Ej po gjithe e ate kurajo anti Berisha e shumezove me 0 duke i bo fresk Ahmetajt.

    Pupu cfare turpi, ska hajdut e rob pa vlere ne shtet qe krahasohet me Ben Ahmetaj, pale esht bere bashke me Engjell Agacin kryetarin e bandes se Sekretareve te pergjithshem dhe po i vene dermen shtetit duke e plackitur ne koncensione e VKM te stisura. Skane pare ndojhere muret e kryeministrise te tille hajduteri ne dite me diell dhe ti propozon tu japesh edhe financat.
    E Zamir Mane do kishte turp ta bente kete propozim o Bledi

  23. Socialisti bythpambuk says:

    Zvendesoini te gjithe ministrat , asnje ndryshim per te mire nuk do te kete nqs nuk largohet Kryeministri yne turist .

  24. e verteta says:

    Te paret qe duhet te ikin nga kjo qeveri jane : Arben Ahmetaj dhe Shkelqim Cani, qe ne kundershtim me programin e kualicionit para zgjedhjeve, jo vetem nuk i ulen taksat dhe tatimet, por perkundrazi me politiken e tyre e detyruan qeverine ti risi ato pa asnje kriter dhe ne dem te bisnesit te vogel qe eshte shumica e elektoratit te majte. Me nje fjale vepruan ne dem te interesave te se majtes progresiste. Reformat gjasme qe kane mare keta te dy, jane vetem pupuliste dhe jo te studjuara. Duhen larguar sa me shpejt, jane kosto per te majten.

  25. sirena says:

    Nikon, po o Bledi! Eshte rilindas i pa pare. Korcen e ka zbukuruar me flluska shumngjyreshe gjethe plasmasi dhe umbrella najloni,si ato skenat e komedise “Karnavalet e Korces”.Atje ku rriteshin bari dhe lulet, mbreteron betoni dhe mediokriteti. Rofte rilindja urbane dhe cupkat e djemkat e rilindur qe po rilindin qytetin, nen shembullin e kaurpashajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje