Elvis Gaçaj përdorte vajza të reja për shpërndarjen e drogës në zonën e ish-Bllokut. Flet 18-vjeçarja që u gjet e mbyllur në apartament

6 Tetor 2015, 16:00Politika TEMA

Elvis Gaçaj përdorte vajza të reja për shpërndarjen e lëndëve narkotike nëpër lokalet e natës në kryeqytet.

Kështu e nis dëshminë e saj 18- vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, rrëfimin e të cilës policia e ka administruar në dosjen hetimore kundër 40-vjeçarit Gaçaj, që mbeti i plagosur nga atentati i mbrëmjes së datës 1 tetor.

Sipas policisë, dëshmia e vajzës ka bërë që policia të ngre akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike për 40- vjeçarin Gaçaj.

Burimet thonë për Abc News se vetëm pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Aurora Oskayn dhe Kevin Rugova, agjentët e krimeve kanë ushtruar kontroll në një nga apartamentet që përdorej nga Elvis Gaçaj, shumë pranë vendit të ngjarjes.

Nga kontrolli, policia ka gjetur brenda apartamentit të kyçur nga jashtë, një vajzë të moshës 18-vjeçare.

Ajo ka treguar se ishte mbyllur në apartament nga Kevin Rugova me të cilën bashkëjetonte.

Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se qeranë e apartamentit e paguante Elvis Gaçaj, i cili sillte herë pas here lëndë narkotike të llojit kokainë.

Vajza i ka thënë hetuesve se droga e llojit kokainë peshohej në sasi të barabartë nga ajo dhe persona të tjerë dhe më pas paketohej në qese të vogla.

Me paketimin e këtyre qeskave, 18-vjeçarja ka rrëfyer se ajo së bashku me Rugovën dhe vajza të tjera, shpërndanin lëndën nëpër lokale natë në zonën e ish-Bllokut.

Rrëfimin e 18-vjeçares, hetuesit thonë se e ka konfirmuar edhe vajza me inicialet E.Gjuzi e cila i ka shpëtuar plumbave natën e atentatit të organizuar nga dy të arrestuarit tashmë Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.

Për hetuesit, ka qenë edhe konflikti për çmimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, ajo që i ka shtyrë dy të rinjët Sulaj dhe Çavo të shkrepin armën ndaj 40-vjeçarit Gaçaj mbrëmjen e 1 tetorit pranë lulishtes “1 maj”.

Ndërkohë vetë të rinjtë e arrestuar nuk kanë pranuar se ky ka qenë shkaku i konfliktit.

Ata kanë thënë se Gaçaj i dhunonte dhe poshtëronte herë pas here në lagje pa ndonjë motiv.

10 komente në “Elvis Gaçaj përdorte vajza të reja për shpërndarjen e drogës në zonën e ish-Bllokut. Flet 18-vjeçarja që u gjet e mbyllur në apartament”

  1. bledi says:

    Keto 18 vjecaret te groposin sot ,jane lekiste dhe drogaxhie po po shkuan 1 ore ne rajon firmosin dhe shpifin pa teklif per mamin dhe babin lere pastaj per te dashurin apo shokun.Shkurt kjo eshte pune presioni Policash per te mbajt ne burg kete djalin dhe te mbyllin ceshtjen.

    1. LORA says:

      Ti duhet te jesh vete ai “djali” elvis gacaj,,,vetem atij mund t’i pervlonte kaq shume deshmia e 18-vjecares.

      1. arb says:

        ske ra naj her ne dur te policis shqipostane, pranej thu kshu ti-

    2. bledi says:

      Nuk po mbroj kete djalin po them qe le per te deshiruar ky lajmi se na coi ne Afganistan gjoja vajza ishte zene rob.Pse nuk e kishin denoncuar prindrit zhdukjen e vajzes.Pse kundershtoni fenomenet e bllokut.Harrove ato motrat qe dogjen shtepine apo ate 18 vjecen qe punonte ne bllok si seksere prostitutash.Po ato qe u perfshine ne atentat viktima ishin qe hanin darke me kriminelat,hahah me bere te qesh po kesaj goces ky version i ka ngel me thene qe e kishin marre peng se ndryshe njollosej keq nuk e marton njeri per mos te thene qe rrezikonte burgun si bashkpuntore.Sidoqofte une jam kunder ketyre fenomeneve qe ndodhin ne shqiperi dhe trazojne jeten e njerezve vetem mos te behemi naive me deklaratat

  2. Altini says:

    Kete Elvisin ose si e njohim ne te lagjes (Evi) ai eshte nje ordiner rraf prinderit e vet, baban e vet Shpetimin te jemen Bukurien dhe te motren e vet.. Bente si Gangster neper lagje me kalamaj te vegjel .. Te gjith drogaxhit e lagjes i merrte me vete mbas

    1. xperson says:

      Ku e ka pas lagjen ky.

    2. Toronto says:

      O kur ska kane pllenuar motren dhe bukurien ketij gacajt e tia mbyllnin syte per gjithe jeten kurves,tani kusherinjte e ketyre cunave duhet tia detyrojne motren plehres ashtu sic ai ka bere me robt e tjere.Mos te kete merak gace goca sepse do e bejne pastrues ne burg kurven

  3. Arber says:

    Ca merreni kot me keta qelbesira, futini brenda ne biruce dhe hidhini çelsat ne det, le te kalben brenda.

    1. Yperson says:

      Jo mor Arber, se kushton 40 € ne dite ky legeni per ta mbajtur me taksat tona.
      Për 15 vitet e arshme i bie te paguajme per nje legen mbi 200.000 €! Mund te ndertoheshin ca çerdhe me ato para!

      1. Aleksander says:

        Mire, atehere le te hedhin ne det kete visin e te majmen peshqit !-Keshtu nuk na kushtojne fare,bilè kenaqemi edhe me peshq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje