Pasi flirtoi gjithë verën, Basha: Kurrë aleancë me Ramën e Metën

6 Tetor 2015, 11:22Politika TEMA

Lulzim Basha ka qenë sot në Lushnje, ku ka nisur një tur takimesh me demokratët në gjithë vendin.

Pasi ka flirtuar gjithë këto muaj me idenë e një koalicioni të madh PS-PD, Basha ka thënë se nuk do të bëjë kurrë aleancë me Ramën dhe Metën.

Ai tha se do e pastrojë Tiranën nga plehrat e një prillit, duke iu referuar aleancës PS-LSI.

Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit,” tha Basha.

Ai e akuzoi Ramën për një tender të fundit, të fituar sipas Bashës, nga njeriu që i ndërtoi vilën.

Eurocol kishte ofertën më të lartë: 750 milionë lekë më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës.

Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE-së”, tha Basha./b.l

 

6 komente në “Pasi flirtoi gjithë verën, Basha: Kurrë aleancë me Ramën e Metën”

  1. Tito says:

    Punet e mira behen kur e fillon nga vetja..

  2. Adil Ajeti says:

    Eshte pastruar Tirana o lul qe prej 23 qershorit,llumi i madhe eshte largaur qysh ate dite tani ka mbetur vetem edhe pak pisllak dhe perfundoj.

  3. neveri says:

    Ristani pi kete e ze.

  4. "BALASHI" says:

    Sa i pabesueshem ky njeri hajdut qe shpeton me proçedure, vrases i pagjykuar, shites i teritoreve per karrige e servilizem. Fol pse te mos flasesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje