Ndryshimet në qeveri: Postet ku ndahen Edi Rama dhe Ilir Meta!

5 Tetor 2015, 20:47Politika TEMA

Shumëkush e lidhi turravrapin e Edi Ramës në zyrën e Ilir Metës, të dielën në drekë, pas kthimit nga SHBA, edhe me ndryshimet e shumëpërfolura në qeveri. Aq sa kur Rama, në dalje nga takimi, hodhi një frazë hibride në “dhëmbët” e mediave që prisnin tek dera e Kuvendit, nuk pati më asnjë dyshim që qeverisë Rama 1 po i numëroheshin orët e fundit.

Sporti kombëtar i përfoljes së listave të ministrave të rinj ka nisur tashmë në media dhe kafenetë e Tiranës, megjithëse vetë Rama i hodhi ujë të ftohtë sot thashethemeve për një ndryshime të shpejtë në kabinet. Çka u hodh poshtë indirekt pasdite, kur Ilir Meta u shpreh zyrtarisht pro këtyre ndryshimeve.

Po cili është motivi qëndror i këtij kursi të ri përplasjeje, sa i përket lëvizjeve në qeveri, mes PS e LSI? Burime pranë LSI e lidhin nervozizmin e Metës ndaj qeverisë aktuale, kryesisht me idenë që ai ka rreth mënyrës sesi u përhapën dhe shpërthyen në media, dokumentat e rezervuara të hetimit CEZ-DIA. Thuhet se brenda rradhëve të kësaj force politike ka një ide të pjekur se të paktën një segment i ekzekutivit nuk ka bërë sa duhet në pengimin e daljes së këtij dokumentacioni, i cili më pas u kthye në akt-akuzën publike të tij, për shumë ditë me rradhë.

Kësisoj, për vetë natyrën e punës, linja Gjiknuri-Ahmetaj ka gjasë të jetë dyshja e “rrethuar” me vizë të kuqe nga kreu i LSI. Kësaj mërie të fundit, i shtohet edhe një “ndryshk” i vjetër që aleati i vogël i PS ka ndaj këtyre dikastereve, për shkaqe të shumllojshme, që nuk lidhen vetëm me performacën e tyre. Pa harruar as Ministrinë e Financave, ku rezultatet në taksa e tatime (por jo vetëm), kanë shkaktuar qysh herët rrudhje buzësh në LSI.

Një dyshe tjetër të cilën Meta do të donte ta zbriste nga froni ministror, është edhe ajo Tahiri-Beqaj. Të dy ministrat, njerëz të afërt të Edi Ramës, janë shigjetuar në më shumë se një rast në këto dy vjet. Madje në rastin e Tahirit, para se policia të hynte në Lazarat, në mes të vitit 2014, LSI kishte shprehur pakënaqësi të hapura publike. Ndërsa e ka të vështirë ta marrë ministrinë e brendshme, LSI do të ishte e kënaqur edhe me largimin e Saimir Tahirit, një ministër që Meta nuk e ka preferuar asnjëherë.

Të njëjtën gjë që kanë synuar ta bëjnë edhe me Beqen, të cilin e ka goditur herë lobi partiak i shëndetësisë, herë ai i biznesit i lidhur me të. Problemi në këtë rast, si me Beqen, ashtu edhe me Tahirin, është se të dy ministrat e mësipër kanë marrë mbështetjen publike të Ramës në më shumë se një rast dhe janë sot dy nga njerëzit e tij të afërt brenda kabinetit dhe në PS.

Një tjetër temë debati mes dy aleatëve thuhet se është diplomacia, ku Meta do të ishte i lumtur të dërgonte dikë nga të vetët, ndoshta duke ceduar portofolin e drejtësisë. Mbetet të shihet se cili është reagimi i Ramës në këtë rast, duke parë rolin dhe peshën që ka ministria e jashtme, si një institucion i imazhit ndërkombëtar. Sa i përket portofoleve të tjera, duket se palët nuk do ta kenë të vështirë një marrëveshje.

Ilir Meta i konfirmoi edhe para pak minutash  dëshirat e tij për një ribërje të qeverisë Rama. Kjo lidhet më së pari me perceptimin e tij, se pas dy vjetësh një kabinet qeveritar ka nevojë fiziologjike për ndryshime, por më së shumti me motivin e faktorizimit të tij politik në krye të skenës politike, pas javëve të fundit të skandalit CEZ-DIA.

Një kthim i kreut të LSI në tryezën e hartimit të listave ministrore, do të jepte idenë se gjithçka është mbyllur mes tij dhe Ramës dhe se koalicioni vijon të jetë tërësisht funksional. Duke u nisur nga qeveria, e cila do të ndryshonte me nismën dhe vullnetin e tij. Duhet parë nëse kryeministri do t’ja akordojë Ilir Metës këtë moment lavdie politike dhe personale.

Javanews.al

21 komente në “Ndryshimet në qeveri: Postet ku ndahen Edi Rama dhe Ilir Meta!”

  1. fenomeni says:

    Meruni me shendetsine,e pate te fiksi sonte ca ndodhte Qsut

    1. Pilo Lala says:

      Edi Rama e ka te qarte cfare do beje edhe mbas 1 viti.
      Media e Berishes kujton se do arrije ti japi detyrat e dites Edi Rames, hiq kete Minister, vere kete Minister.
      Edi Rama ka nje synim, te beje reformen ne Drejtesi.
      Presidentit po i mbarohen ditet.
      Fillimi vitit tjeter do jete nje Qeveri tjeter, qe do funksionoje bashke me Gjykata dhe Prokurorine.
      Ata qe bertasin, kane frike se po ju afrohet venja e prangave.

    2. SAra says:

      sa gallate keto ndajne pazaret ne vl hesapi

      http://bit.do/ja-qeveria-e-re-e-Rames

  2. sit..back..and relaks says:

    na sipla rika, per te disaten here. do ikin nje pale hajdutesh e do vije nje pale tjeter neper ministri. dielli duket qe ne mengjes. mire e ka rama, kur asgje nuk do ndryshoje perse duhet ti hyje telasheve hiq e ver. leri ata qe jane ta shtyjne si ta shtyjne deri ne 2017.

  3. katunari suloves says:

    i gjati ndihmes i te shkurtrit thote i mocmi! as diskutohet fare qe palloshi do beje cfare thote koka di lopa. ka terrorin e humbjes se pushtetit tashme.
    mos e co neper mend fare, pallosh, te levizesh gjigand ditmirin nga forin office.
    beqja ka bere nje brime ne uje! turp! akoma sot shqiptare shkojne ne boten tjeter prej apandesitit, ose kur skane lek ti japin kirurgut, turp, turp, turp!
    i pari ti duhet te japesh doreheqje, se flet per sistem e sdi cfare eshte sistemi.
    po ta mesoj une katnari: pa feedback ose pa kontroll asnje sistem nuk nxjerr outputin e deshiruar, kokebosh. ver parruke e shko te shikosh vete se cfare ndodh neper spitale. mos mbro skuadren e hicbersave se je komplet ne ajer. i shkeputur, si saliu dje, nga realiteti(ti e thoje te kujtohet?).

  4. Treviso says:

    Ndryshimi i qeverise ne kete kohe do te kete pasoja te pariparueshme per Edi Ramen. Kam nje vit qe kam kerkuar ndryshim ministrash duke pare probleme si ne shendetesi ashtu edhe ne financa. Pasi te hetohet problemi i CEZ-it dhe hetimet qe kane n-elur pa u mbyllur atehere munde te rishikohet kabineti i qeverise.
    Edi Rama duhet te lar-oj izolimin dhe jo ta afroje, me Boten e jashtme.
    Nje prostitute qe Europa dhe Amerika nuk duan ta shikojne me sy, Ju pse duhet ti n-rini bishtin, apo flitet per rrezikimin e postit kryeministror?. Zoti Rama eshte ne trysni dhe ka tre muaj kohe per te tre-uar se do respektoje popullin apo do vazhdoje rru-en pa krye

    1. peço says:

      ” Kam një vit që kam kërkuar ndryshin ministrash…” Kush jeni ju zotëri që i kërkoni K/Ministrit të vëndit të ndryshojë ministrat? Vetëm një i marrë mund ti lejojë vehtes të tillë sjellje. Nëse cdo individ, qoftë ky dhe një morramadh, arrin ti kërkojë kryeministrit të bëjë siç do ai, kjo hapur lë të kuptohet se ndërhyrja e psikiatrit në një rast të tillë është bërë nevojë urgjente.

  5. . says:

    Harrojeni,
    e majta do qendroje ne pushtet … dhe injoranca-Veriore dhe ajo provinciale kurre nuk do arrine te marrin perseri Shqiperine….

    Ne te kundedrt te ngrihet Enveri nga varri dhe te beje zab dhe t’i ktheje andej nga kane zbritur … !

    Deri me sot jane vrare gati 2 here me shume shqiptare se sa ne komunizem me armet e Sali Bishes … qe Drejtesia t’a denoje duke terhequr zvarre neper rruget e Shqiperise (klysh i Enverit).

  6. njesia says:

    Kryeministri do di tu tregoje popullit qe nuk eshte i perfshire ne aferrat e ministrave te cilet kan shkelur mbi besimin per tu garantuar qytetareve nje mire qeverisje. Nuk duhet lene jasht vemendjes dhe pa aftesia per te realizuar reformen ne arsim. Eshte katandisur qeverisja ne momentin me te keq dhe ne nje perceptim se kjo eshte nje qeverisje e keqe

  7. nje lexues normal says:

    Hani , hani , ju plehrat e zakonshme Treviso , katundari , sit.basc. e te tjere mbeturina berishiane dhe kur t’a mbaroni , na njoftoni tja u mbushim perseri grazhdin me jashteqitje , se po qe per garancine e Qeverise , as per nja dy dekada te tjera , mos pretendoni se ju vjen rradha juve per te qeverisur .

  8. Imaz says:

    po Drejtoresha e Tatimeve do levizi apo jo?mbajeni,mbajeni de do e shoh Edi Rama ne zgjedhje kesaj rradhe.Do befasohesh mor i papergjegjshem

  9. Ri n'bythe e rruaj leke says:

    Like Koklopa do me hy ne shtepine e hoxhes, do edhe te bijen, e do per gjithe naten, e do dhe te virgjer…pastaj do te fleje me dosen pozicioni 69, dhe ne fund do me pallu edhe kokoshin. Hajde Edi jepja te gjitha te fleje mendjen se ndryshe destabilizon Skraparin ky koker e hajdutit

  10. qiu says:

    Ministrine e Shendetesise e duan per te vjedhur dhe nje here.
    Ne koaltion me PD Vasili i LSI kishte performancen me te dobet.
    Rama mos i tolero hajdutat e LSI

  11. g says:

    Kjo eshte ceshtja qe ngre kjo palo gazete… “Per cilat poste po zihen hajdutet?”

    Si su vjen zor, po te ishit vertete gazetare, investigoni korrupsionin e palacove qe tani teatrojne dhe bejne parade neper mediat tuaja!

  12. Me mire nje hu gardhi sesa Beqan minister.
    Por me shume keq do me vi per Tahirin kur te iki nje dite nga Min. e Brendshme qe do behet si mut cobani, as telefoni nuk do i bjer me.

  13. Bjeri kokes says:

    I pari dhe kryesori qe duhet te qerohet perfundimisht nga politika Shqiptare dhe te perfundoje ne burg eshte Ilir Meta. Ai eshte i vogel si parti dhe si politikan por eshte tumor agresiv qe shkateron gjithe ,shoqerine. Pa largimin e tij nuk ka shans per asnje reforme te sukseseshme, le te kalohet ne zgjedhje te parakoheshme, le te fitoje cilado nga dy partite por me kusht te largojne nga skena banden e LSI.

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    @ nje lexues normal
    ATA nuk po hane
    Po te DH.ne koke.

  15. Pasi Berisha ‘hengri mishin’ e ketij vendi, ‘kermen’ qe la pas po e shqyejne kelyshet e eger Rama-Meta…

  16. peço says:

    Një vënd kaq i vogël dhe i varfër me 20-21 ministri? Ky është turp dhe faqja e zezë!

  17. lsi-ja e ilir meta jane mullari, strumbullari, dushku e bari I korupsionit. ilir meta beri hale parlamentin, duke I lene ne dispozicion seancat parlamentre sali berishes per te ber cfare te doje, kur te doje e sa te doje e asnje here nuk merr leje. saliu dhjet ne parlament, ben shurren e pjerdh e ilir meta I thote vazhdo. me kete ilir floriri ka dy synime te beje berishen nje plak te rrjedhur e te pjerdhur, e kesaj per hir te vertetes ia ka arritur, se dyti kerkon qe te cvleresoje edhe ramen duke e perplasur me plakun e rrjedhur e corcditur berisha. kashtu I djeg te dy. tani parlamenti eshte ne ditet me te kqija, si nevojtore private e berishes. parlamentin, meta e kulur ne nivelin me te pa vlere te histories tij. drejtimi I parlamentit sot eshte me keq, shume me keq se ne ne kohen qe e drejtonte injorantja topalli. topalli e drejtonte keq nga padija, ndersa iliri e drejton kaq keq nga djallezia. shpetmi shqiperise vjen vetem nqs lsi-a lagohet nga skena politike. lsi-ja eshte byroja udheheqse e korrupsinit ne shqiperi dhe ilir meta eshte kryetari I kesaj byroje. ilir meta po zen vendin e pare nder njerezit qe I kane bere me keq shqiperise gjate gjithe histories pas pavaresise. I pai ishte sali berisha, I dyti ahmet zogu dhe I treti enver hoxha, tani ne vend te pare po del ilir meta pa diskutim.

  18. harrove edhedicka, ilr metes I duhet ministrie rendit per zgjedhjet e ardhme, nuk I pelqen se I hoqi te ardhurat nga lazarat, don nje minister alla noka qe bashkejetonte me lazaratin e droges. pse nuk kerkon ilir meta edhe luan rama qe ministrat e brendshem qe bashkpunuan me lazaratn te shkojne para drejtesise qe kur u ngrit ky lazarat e fuqizua. pse nuk shkojne para drejtesise flamur noka, lule basha e bujar nishani qe mbeshtesnin fuqizimin e republikes se droges se lazaratit kur aeroplanet Italian ua vinin ne tavoline gjithe drogen e lazaratit, pse nuk e luftoi flamuri I kukesit, por ai aqe din, ai nu ishte ne gjendje te disiplinonte qarkullimimin per rreth ministries se tij. flamur noka minister I brendshem ishte sikur njr I verber te behesh berber, e keni pare si qendron ne karrige parlament. gjithe kohen e harxhon duke rehatuar prapanicen, dhe gojen e ka kthyer ne prapanice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje