PD: "Ligji Për barnat” cënon sigurinë e medikamenteve

5 Tetor 2015, 15:52Politika TEMA

Partia Demokratike kundërshtoi sot një ndryshim në ligjin “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, pasi sipas saj, “cënon rëndë sigurinë e medikamenteve”. Sipas PD-së, pr/ligji i qeverisë, që propozon ndryshime në importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, ‘godet frymën e ligjit, eliminon kriteret e cilësisë së medikamenteve të qarkulluara te ne, mbi të cilat ai bazohet’.

“Argumentimi i Ministrisë së Ekonomisë me marrëveshjen e CEFTA-s është i gabuar, se ajo lidhet me tregtinë e lirë, që nuk preket. Standardet dhe koeficienti i sigurisë janë diçka tjetër, për të cilën përgjigjet së pari Ministria e Shëndetësisë para popullsisë. Ky ndryshim në ligj, nëse realizohet duhet paraprirë detyrimisht me të tjerë elementë që sigurojnë cilësinë e atyre medikamenteve edhe te ne, njëlloj si në vendet e BE-së”, deklaroi Tritan Shehu, kryetar i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

Në këto kushte, PD propozon ngritjen e një komisioni të posaçëm, të përbërë nga specialistë vendas dhe të huaj për të përmiresuar ligjin tonë në drejtim të sigurisë së medikamenteve të prodhuara në vend, të importuara nga vendet e Ballkanit, etj.

Kjo, sipas Shehut, me qëllim që e njëjta garanci të vlejë si për medikamentet e prodhuara në Shqipëri dhe për ato nga vendet e Ballkanit. Sipas Tritan Shehut, në kushtet aktuale kur tregu farmaceutik në vendin tonë është në një konfuzion dhe kur te ne mungojnë kapacitetet e plota kontrolluese të medikamenteve, nuk duhet realizuar një ndryshim ligjor i tillë, pa u implementuar më parë mekanizmat e kontrollit.

“Siguria e medikamenteve nuk mund të preket as për premtime politike ndaj vendeve të tjera, as per ulje artificiale të kostos dhe as për interesa grupimesh të ndryshme”, përfundoi deklaratën kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

2 komente në “PD: “Ligji Për barnat” cënon sigurinë e medikamenteve”

  1. arti says:

    shume e drejte beqja qe ka mbaruar informatik dhe rama qe ka mbaruar piktur i kan dhen koncesionet e check up te popullsis dikujt qe merret me tregti duhani vajmedet mjeksia ne duart e kujt ka ren

  2. X says:

    Lere me mire Tritan se e morem vesh. Ja u mbyllen edhe kete dere te ardhurash. Tani bjerini murit me koke. Sa per popullin dhe per trgetine e lire ju nuk e rruajtet kur ishit ne qeveri dhe jo me tani ne opozite. Behuni gati te paguani mbrapa c’fare keni premtuar tek kompanite farmaceutike dhe ta mbyllim me kaq kete muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje