Servet Pëllumbi mendon se koalicion PS-LSI është ngritur mbi një “marrëveshje xhentëlmenësh”, dhe jo mbi disa vlera dhe parime.
“Aq më pak i përngjet ai një koalicioni vlerash, duke filluar nga baza e secilës prej tyre, për pasojë ndarjet “Ne” të mirë, “Ata” të këqij, veprojnë deri dhe brenda koalicioneve, sepse punohet pak ose aspak për kohezionin e tyre të brendshëm dhe ruajtjen e ekuilibrave politike që ekzistojnë në elektorat e në popull.
Jo pak ndikim negativ mund të ketë sidomos mënyra piramidale e ndarjes së “copave të pushtetit” që trajtohen si “copa partie-biznesi” për të vendosur “njerëzit e vet”, duke filluar nga titullari kryesor i ministrisë, te drejtorët dhe deri te më i thjeshti, bie fjala, deri te polici i burgjeve në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë, apo të kontraktorëve e nënkontraktorëve, kur është fjala për Ministrinë e Ekonomisë apo ministri të tjera…”, thotë Pëllumbi në një intervistë për “Panorama”.
Ai ndërkohë thotë se LSI s’duhet të bërë rolin e viktimës, pas sulmeve të fundit ndaj saj dhe Ilir Metës.
“Kam mendimin se “krisjet” që përmendët ju në pyetjen tuaj janë thelluar pas zgjedhjeve vendore, e sidomos këto ditët e “kiametit” pas “çështjes politike-CEZ”.
Për asnjërën prej këtyre dy momenteve LSI-së nuk i shkon as roli i viktimës në raport me aleatin më të madh, PS-në, as deklarimet e tipit “edhe të vetëm trim në lufte” dhe as ndarjet “në të malit dhe të moçaleve”!
Është e papranueshme të thuhet se LSI-ja u sulmuaka nga më “të mëdhenjtë” se u verbuaka sytë rritja e saj! Ndërkaq ka vend për të dialoguar brenda koalicionit, për të mos lejuar thellimin e kundërshtive, për të parë edhe disa aspekte e parime mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë koalicionet elektorale dhe qeverisëse”, thotë Pëllumbi.
Në lidhje me ndryshimet në qeveri, Pëllumbi shprehet kështu:
“Nëse qenka bërë ndonjë vlerësim i detajuar i punës së ministrave nga Kryeministri Rama, ai duhet bërë publik, sepse ndryshimet qeveritare nuk janë qëllim në vetvete, por as nuk duhet mbyllur çdo mundësi e tillë, sidomos kur opinioni publik ende vazhdon të jetë i prirë për nga vlerësimi në sens pozitiv të ndryshimeve përmirësuese të qeverisjes dhe të koalicionit për Shqipërinë europiane”.
Pëllumbi thotë se sistemi i sotëm politik dhe sidomos ai i qeverive të koalicioneve, sjell klientelizëm dhe korrupsion.
“Ky realisht është një defekt i madh i sistemit politik shumë partiak që kemi sot, sidomos i qeverive të koalicioneve, që pjell klientelizëm dhe korrupsion të fshehur pas votës së elektoratit. Diskutimi i thelluar rreth çështjeve të tilla, mendoj se do të mund të parandalonte, të paktën, mosthellimin e “krisjeve”, shprehet Pëllumbi në intervistën e tij./b.l
Kjo qe thote zoti Pellumbi eshte plotesisht e vertete dhe duhej tja kisht thene me pare forumeve te P S dhe zotit Rama , tashme pre jume vitesh partite jane kethyer ne prona e banda te kryetareve e rredhit tengushte te degraduar e te perjetshem ? faktikisht qytetaret e subjektet parti te vogla aleate trajtohen si derdimene e pa dinjitet dhe integritet perfaqesimi , mbasi kalohet lumi , nuk pyesin me tashme bandat e banditet per “kuajt e karoces” , mbasi i zvendesojne ne dyfishe “Veshgjate” te oborit dhe sorollopet e obortareve . Zoti Rama eshte njeri punëtor e vizionar , Po shpesh here ben e meret me disa qe presin , dhe nuk meret me ato pune qe kane peshe e duhet te perqendrohet tek punet me bereqet , te meret me pare me Korjen e mbledhjen e Kallinjeve e me pas me kashten e bykun .Kjo gje vlen dhe me dhenjen kuptim dhe vlere Subjekteve Politike berese serioze , me autoritet , besueshmeri jo halabake e delenxhinj vetem per afera dhe perfitime qofte sikur edhe vetem rreformen per pensjonet e qytetareve me kontribut 40 vjet pune e moshe 65 vjet, ju ulen pensjonet nen 200 $ dhe pushtetareve te larte ju krijohen mundesi hiqet tavani dhe krijohen hapesira qe keta zoterinjte te marin mbi 1000 – 1500 $ ? çfarë behet keshtu .Keta zoterinjte duhet te dalin ne moshen 60 vjet dhe kane hapesire pa kufi te punojne e perfaqesojne ne Qeveri e Parlament Ndryshe ndodh me qytetaret te cilet me plotesimin e moshes largohen dhe normalisht .
Po z. PELLUMBI! VENDI ESHTE NE RRUGE JRYQ. MENDOJE SE DYHET FILLUAR NGA KUDHTETUTA. NE ZGJEDHJE TE MOS KETE KUSLICION PARAZGJEDHOR,PARTIA QE MERRE ME SHUME VOTA(DEPUTET)NDERTON QEVERINE DUKE NDERTUAR KUOLICIONE PASZGJEDHORE. I PRUTET RRUGA VJDHJES NEPERMJET NDARJES SE PUSHTETIT.
Me duket se ka lajthitur kolegu i nderuar S. Pellumbi.
Vetem Xhentellmene nuk jane politikanet tane, apo jo koleg?
Gentlemen-et bejne marreveshje qe bazohen mbi VLERA dhe PARIME.