DETAJET/ Ruzhdi Arishta derdhi 200 plumba ndaj policisë, ishte gati të vriste edhe të motrën

5 Tetor 2015, 09:10Politika TEMA

Ruzhdi Arishta, 56 vjeç, ka bërë një rezistencë të pabesueshme ndaj forcave të RENEA-s dhe FNSH-së.

Ai ka mundur të mbajë i vetëm rreth 200 forca policie, i izoluar në banesën e tij në Obot të Ri.

Arisha u vra mëngjesin e djeshëm, 12 orë pasi kishte plagosur një fqinjin e tij dhe kishte vrarë komandantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta.

Ky i fundit fillimisht i bëri thirrje Arishtës të dorëzohej dhe më pas, i veshur me antiplumb, ka shpërthyer derën për të hyrë brenda.

Por, Arishta ka lëshuar një breshëri plumbash ndaj tij, 3 prej të cilëve e kanë zënë në qafë dhe kokë, duke i marrë jetën.

Pas kësaj, ai ka mundur t’i rezistojë policisë gjatë gjithë natës, duke derdhur ndaj tyre, sipas Panoramës, rreth 200 plumba.

Arishta qendronte i fshehur në aneksin e shtëpisë me katër dhoma dhe herë pas here qëllonte në drejtim të forcave të policisë.

Për t’u mbrojtur nga gazi lotësjellës që është hedhur nga ana e policisë, ai ka përdorur një batanije dhe peshqir të lagur.

Policia ka përdorur edhe të motrën e tij që banon në të njëjtën zonë, që ta bindte atë të dorëzohej.

Por, Arishta i është përgjigjur se nëse afrohej, do ta vriste edhe atë.

Por, gjithçka ka përfunduar rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur dhe ka zbardhur dita.

Tre prej oficerëve të RENEA-s kanë hyrë brenda shtëpisë së Arishtës dhe e kanë vrarë atë, pas shkëmbimit të zjarrit./b.l

20 komente në “DETAJET/ Ruzhdi Arishta derdhi 200 plumba ndaj policisë, ishte gati të vriste edhe të motrën”

  1. e verteta says:

    Une mendoj se ky psikopat-kriminel duhej te kapesh i gjalle, jo per gje por vetem per te treguar prefesionalizmin e forcave te rendit, dhe kjo mund te realizoheshe nqs do te merrej puna me qetesi.

    1. Berja Durresit says:

      Policia me gjithe forcat speciale qe fryhen ne fcb u treguan diletante dhe u kthyen ne qesharake nga nje i semure mendor qe nuk kishte asnje pregatitje luftarake.
      Jane numeruar sa fisheke ka gjuajtur i semuri por nuk na e thone sa fisheke kane gjuajtur policet qe me shume kane qelluar nga frika.
      Ne nje kronike televizive lajmesh pame se ishin disa mijra shenja plumbash ne banesen e te semurit mendor ku disa shenja ishin me te medha se tjerat gje qe te ben te mendosh se jane perdorur fisheke te nje kalibri te madh kjo gje qe eshte e ndaluar nga konventat nderkombetare.
      250 forca policie+5 autoblinda+disa mburoja antiplumb kolektive+dylbi e kamera me reze infra te kuqe e fibra optike+bomba lotsjellese+granata tymuese + 12 ore pune ne turn 3 e si perfundim=1 i semure mendor i vr4are ne rrethana aspak te qarta.
      Policise ti vije turp qe nje njeri i vetem ju mbajti mberthyer dhe ju nuk guxuat te benit perpara.Turp o çuna shume turp.
      Me kete pregatitjen tuaj jo me shume po vetem 4 apo 5 persona ja u marrin ministrin dhe ja u perdhunojne si perdhunohet nje lavire.

      1. ygyif says:

        ca thua o legen !!!!!

      2. tirana_viti_0 says:

        Ca thua o debil, ja ke ndopak idene realitetit qe te rrethon apo jeton ne re.

    2. I paemërt says:

      tjetri po ha dhe ti thua ta kapnin te gjalle….Qe ta ushqejne aty brenda dmth ….hajde mentalitet alla shqiptarçe hajde….

  2. Antares says:

    Ato plumbat qe derdhi ky, i kishte me kupon tatimor apo ishin informale?

    1. Shqiptari says:

      Sa shume ju dhemb kuponi!
      Po pse o njerez, si ne kohen e Haxhi Qamilit do vazhdojme te sillemi?

      Ndersa po ta kapnin te gjalle, do duhej ta mbanim me buke gjithe jeten ate pleher, pastaj na vinte bente nje amnisti presidenti, e hop na dilte perseri jashte.
      Ky kafsha dhe gjithe kriminelet e tjere qe kane kryer krim ne flagrance, duhen ekzekutuar ne vend, se po ja late ne dore drejtesise, do na hyjne ne shtepi.

  3. Kasëmi says:

    Pse ta kapnim të gjallë, që ta ushqenim në burg dhe të dilte pas 5-10 vjetësh…???!!!

    1. endris says:

      ashtu sic po mbajne Sokol Mjacaj ate kriminel te rrezikshem, se ky nuk ishte ndonje i rrezikshem e krime per prona po behen cdo dite, Simoni duhej te ishte gjalle se te vritesh nga nje psikopat, ata qe e urdheruan te hapte deren duhet te denohen ne te kundert paste veten ne qafe simoni se ne shtepine e tjeterit duhet me e mate b para se me hy, se nuk ja vlen me lene koken kot..

  4. Genti says:

    Sipas teje ta mbanim gjall dhe taksapaguesit Shqipetar te paguanin per kete ple. Forcat speciale ta hidhnin ne er shtepin neqofte se nuk u dorzua mbas 2 oreve.

  5. kuq e zi says:

    Nuk mund te themi qe mbajti 200 polic
    Ceshte ky artikull adoloshentesh!!!
    Nqs objektivi i policise ishte asgjesimi i arishtes qe ne fillim atehere ne rregull lavderojme ruzhdiun por piksynimi ishte kapja e tij harruat dy vellezerit ne paris qe u deshen 80 mije polic per dy dite???
    Sepse qellimi ishte i njejte

    1. Berja Durresit says:

      Ne Paris u mobilizuan aq police sa thua ti qe ti kerkonin e kerkimi vazhdoj ne gjithe Francen e ky i semuri mendor ketu ke ne ishte i lokalizuar dhe dihej saktesisht se ku.
      Te kerkosh,te ngritesh postoblloqe te patrullosh kur nuk e di se ku ndodhet ai qe kerkon nuk eshte njelloj,megjithate prandaj policia jone behet qesharake se me mendesine tende jane dhe ato qe bejne policin ketu ke ne.

  6. fidaiu says:

    Te tille kriminele si ne gjithe boten duhen vrare nga policia dhe as mos pyese fare ligjet.Per ata qe marin jete njerzish asnje meshire.

  7. bush says:

    po mjetet e blinduar pse i thiren, gabim nenkomisari qe rrezekoi jeten e tij dhe nuk perdoren mjetet se ishte lufte dhe jo loje

  8. Lani says:

    Te na shpjegoj ndonje psikolog se cfare e motivon kete njeri te vease, te rezistoje pa u dorezuar, te urrej?

  9. merita says:

    Perkrah forcat e policise dhe uroj sa me pak kriminele e plehra mbi toke.

  10. Njeriu i thjeshte says:

    Po ta kishte vrare policin ne Amerike apo ndokund tjeter, duhej te luste zotin qe te mos binte ne duart e kolegeve te tij . Ju “ekspertet”qe i dini keto gjera , dmth se si duhet te kryhet nje operacion per kapjen e nje vrasesi kriminel, do ishte mire qe te “futeshit”ne rradhet e forcave operacionale se paskeni shume mendje te ndriturdhe per “mendjen” tuaj “kemi shume nevoje”.

  11. sot says:

    Shqiptaret vetem per llafe jane se per pune te hajne m.. Me vjen keq per punonjesin e policise qe u vra. Ngushellime familjes. Nuk ja vlen te vritesh per kete shtet dhe per keta njerez.

  12. Mentari says:

    Gjithmone policia Amatore shqiptare ka pasur shum deshtime gjate karrieres se tyre 100 vjecare.Me kujtohet ne Shkoder kur nje shkodran vrau nje person atje tek kafja e madhe dhe policia e komunizmit e rrethuan ate ne nje shtepi dy kate dhe futen tankun te shkaterroj shtepine per nje person ,ishte qesharake dhe jo vetem qe nuk e kapen por ai vrau vehten e tij dhe asnje informacion nuk doli se ku i gjeti ai armen,ndihmat qe pati etj.Policias dhe foract e rendit shiptar i mungon ajo me kryesorja qe eshte Inteligjenca,truri i bekuar qe ata nuk e kane ose e kane dhe nuk i punon.

  13. Mentari says:

    Lur lrimineli eshte i rrethuar e i izoluar pa asnje rerwezikshmeri per te demtuar qytetare te tjere ai duhet te mbahet i rrethuar derisa te dorzohet pa u demtuar asnje polic apo force e Rendit sepse perderi sa ai nuk eshte me i rrezikshem per te vrare ai duhet te mbahet i rretuar derisa te lodhet dhe te dorzohet ose te vrasi edhevehten e tij se nuk ka rruge tjeter por kur shkon sita e kapesh kur ai eshte i armatosur dhe shkon i pakujdesshem dhe i pa mdrojtur por shkon sikur po shkon ne stallen e bagetive medeomos o te biesh victim i vetvehtes sepse nuk te punon truri.Merrni shembul se si i kap policia Amerikane kriminelet me fame Boterore pa u demtuar asnje polic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje