Shpresat e Obamës dhe ndryshimi i politikës së jashtme të SHBA-së

4 Tetor 2015, 19:51Politika TEMA
Shpresat e Obamës dhe ndryshimi i politikës së jashtme të

“National Review”

Presidenti Barak Obama zbaton jashtë vendit të njëjtat parime, që praktikon edhe në shtëpi. Në vend, presidenti njihet mirë për preferencën e tij ndaj barazisë mbi lirinë. Pjesa dërrmuese e axhendës së tij të brendshme – Obamacare, amnistitë përmes urdhrave ekzekutive, kufijtë e hapur, normat e interesit afër zeros, lehtësimi sasior, akumulimi i një borxhi të ri prej 9 trilionë dollarësh, rritjen e taksave, shtimin e rregulloreve – ka me sa duket për qëllim të zhvendosë fuqinë dhe kapitalin larg nga klasa e mesme e sipërme, drejt klasave më të ulëta.

Nga shfaqja e parë e Obamës në skenën kombëtare, retorika e tij ka qenë e drejtuar kundër atyre që ai i perception si tejet të privilegjuar. Amerikanëve, të cilët nuk favorizojnë vizionin e tij të rishpërndarjes, iu reduktuan në mënyrë retorike të vendas të privilegjuar, që nuk ishin të gatshëm të shpërndanin pasurinë e tyre. Obama dikur tha se ishte për taksa më të larta për fitimet nga kapitali, edhe nëse rritje e tillë, do të dekurajonte aktivitetet fitimprurësë, dhe do të shkaktonte kësisoj të ardhura më të ulëta për Thesarin, thjesht për hir të “drejtësisë” – duke na kujtuar paralajmërimet e ndryshme të Tokëvilit, se shumë njerëz

do të preferonin barazinë, edhe nëse kjo do të thotë më pak liri dhe pasuri për veten e tyre.

Obama e sheh pjesën tjetër të botës, siç bën me Shtetet e Bashkuara – dhe në këtë mënyrë tek nevoja për një rishpërndarje të pushtetit, që do të sjellë drejtësi më të madhe për planetin. Prandaj, në bazë të politikës së jashtme aktuale amerikane, qëndron dëshira për respektimin e të drejtave të njeriut, vlerave, qeveria konsensuale dhe interesi ynë kombëtar.

Fjalimi i tij në OKB, u fokusua në një pjesë të madhe tek shkatërrimi i Lindjes së Mesme. Shumica e ndikimit atje për shumë dekada ishte i lidhur Izraelin, një komb i vogël por i fuqishëm me armë bërthamore dhe një ekonomi të gjallë, dhe të ashtuquajturit rregjimet e moderuara autoritare të bazuara tek sunitët – Egjipti, Jordania, dhe monarkitë plutokratike naftë-eksportuese të Gjirit.

Megjithatë, Obama me sa duket e pa këtë si të padrejtë. Ai kërkoi për një kundërpeshë, për të fuqizuar kombet e tjera islamike dhe lëvizjet që konsiderohen më revolucionare dhe të cilat e meritojnë më shumë  vëmendjen amerikane. Nga çdo analize e kthjellët, Rexhep Erdogan i Turqisë, është një islamik i zjarrtë, që po e gërryen demokracinë turke.

Por për Obamën, ai ishte një avatar i shpresës dhe ndryshimit, që do të mbante Turqinë larg nga sjelljet e saj neo-koloniale ndaj NATO-s. Ndonëse, në kuadër të Turqisë, Erdogan fuqizoi fundamentalizmin tek nënklasa anatoliane kundër elitës së perëndimorizuar Joniane. Kështu vazhdoi “marrëdhënia jonë speciale” me Erdoganin – dhe miratimin jozyrtar amerikan të represinoit të tij anti-demokratik, anti-semitist dhe islamik.

Obama ndërhyri me vonesë, dhe me pak dollarë në Pranverën Arabe. Por ai mori artibutin e tij, me shkatërrimin e mëvonshëm amerikan të Muamar Gedafit – një përbindësh në qendrën e rehabilitimit i cili kishte dorëzuar arsenalin e tij të armëve të shkatërrimit në masë, pas rrëzimit të Sadam Hyseinit dhe ngadalë po ia dorëzonte pushtetin një brezi tranzitor të shekullarizuar dhe perëndimorizuar të mafias familjare.

S’ka gjë se ne bombarduan pa miratimin e Kongresit, lejuam që grupet terroriste të shqyenin vendin, dhe u goditëm në Bengazi – edhe pse administrata Obama na dha zbulimin e ri, dokritnën e “Drejtimit nga Prapa”, së bashke me shprehjen lapidare të Hilari Klintonit:“Erdhëm , pamë, ai vdiq”. Egjipti përjetoi një skenar të ngjashëm. Obama u magjeps nga Muhamed Morsi – presidenti i dikurshëm anti-amerikan i Egjiptit, që kur kishte qenë i ri kishte kaluar disa vite në Kaliforni, në fillim si student dhe pastaj si profesor.

Obama parashikoi se do të ishte pozitive që sa më shpejt Egjipti të drejtohej nga dikush që ishte shkolluar në SHBA, dhe që do të vlerësonte mitologjinë e fjalimit të Obamës në Kajro. Nëse teokracia egjiptiane zëvendëson autokracinë, aq më mirë, duke patur parasysh se Mubarak kishte së paku vërtetësinë revolucionare, që i mungonte këtij të fundit.

Megithatë, rezultati ishte shkatërrimi i vërtetë i Egjiptit, deri në grushtin e papritur të shtetit nga ana e juntës ushtarake të gjeneralit Abdel Fatah El-Sisi. Askujt nuk është tmerrësisht i keqardhur, që monarkitë e Gjirit janë duke u izoluar nga Obama. Tek e fundit, ato ishin arkitektet e kartelit të naftës OPEC-ut, dhe mjeshtrat e dikurshëm që tinëzisht financonin terroristët anti-perëndimorë.

Teokracitë e tyre skizofrenike, ishin shfaqje të shëmtuara të asaj që ndodh, kur konsumizmi i teknologjisë së lartë përzjehet me zakonet e shekullit VII-të. Megjithatë, monarkitë e Gjirit mbetën anti-komuniste në Luftën e Ftohtë, në pjesën dërrmuese i shpëtuan dhunës më të madhe të Lindjes së Mesme, folën ashpër kundër Izraelit më shumë sesa ta luftonin atë, dhe mirëpritën bazat ushtarake të SHBA-së.

Tani ato janë jetime, jo sepse janë të korruptuara, anti-demokratike apo teokratike, por për shkak se ato përfaqësojnë pasuri, pushtet dhe influencë në mënyrë të tepruar në Lindjen e Mesme. Administratës Obama nuk duket se ia ndjen shumë nëse Izraeli është demokratik dhe pro-perëndimor, dhe që ka krijuar nga hiçi një ekonomi të suksesshme.

Përkundrazi, ai përfaqëson Perëndimin në kurriz të subjekteve revolucionare si Autoritetit Palestinez, Hamasi, dhe ndoshta tanimë edhe Hezbollahu. Prandaj, që nga fillimi i administratës Obama, kritikat e saj në Lindjen e Mesme nuk kishin në shenjestër Iranin, Hamasin, apo Vëllazërinë Myslimane, por Izraelin në përgjithësi dhe kryeministrin Netanjahu në veçanti. Ashtu si kurdët, të cilët Obama në masë të madhe i ka shpërfillur, Izraeli është thjesht shumë i suksesshëm, shumë ndryshe nga dështakët në Lindjen e Mesme, dhe gjithashtu haptazi pro-amerikan.

Kujtoni që në qershor 2009, Obama nxitoi fillimisht të mbështesë 1 milionë reformatorët iraniane, që dolën në rrugë për të protestuar mbi zgjedhjet e manipuluara nga teokracia në pushtet. Obama qëndroi më pas i heshtur gjatë vazhdimit të protestave atë vit. Në shkurt të vitit 2009, në intervistën e tij të parë zyrtare si president për Al Arabija, ai la të kuptohet se kishte mirëbesim tek udhëheqësit autentike të Islamit.

Obama me sa duket i pa reformatorët iranianë, si neo-konservatorë retrogradë, më shumë sesa si revolucionarë legjitimë, të cilët do të vlerësonin kredencialet e veta unike e radikale. Sigurisht Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Zarif – një dendi i perëndimorizuar që ngjan si kryetari i një programit të studimeve mbi Lindjen e Mesme, në një kampus amerikan – duket se ishte njeriu i duhur për të magjepsur Obamën me anti-amerikanizimin e tij të moderuar.

Pasojë e kësaj është marrëveshja mbi programin nuklear të Iranit, që me sa duket i shkel të gjitha parakushtet që vetë Obama përcaktoi përpara bisedimeve, dhe një plan për çdo komb tjetër në Lindjen e Mesme, për të patur armë bërthamore nën maskën e premtimit për të mos i patur ato. Kjo qasje ndaj Lindjes së Mesme, është një lloj arti i organizimit të komunitetit në një qytet –shtet të madh amerikan – trazira të vazhdueshme, të ndërprera nga ekuilibri i rastit për shkak të lëshimeve të shumta nga më i fuqishmi.

Statusi bërthamor i Iranit, liria e tij e re prej sanksioneve, të ardhurat në zgjerim e sipër, dhe axhenda e ripërtërirë terroriste, do të ofrojë atë lloj barazie që mëton Obama në Lindjen e Mesme. Regjimet sunite dhe Izraeli do të reagojnë, tensionet do të rriten, dhe prej trazirave do të shkaktohet një ndjenjë më e madhe e drejtësisë shoqërore, me një Lindje të Mesme të re që është më autentike, dhe për këtë arsye më pak pro-perëndimore, dhe sidomos më pak pro-amerikane se ajo e vjetra.

Fusha e lojës është duke u niveluar, dhe aksi Rusi-Siri-Iran-Hezbollah-Hamas ka arritur më në fund disa barazi në rajon. Obama u përpoq të bënte të njëjtën gjë me Moskën, derisa e kuptoi se Putini është një bandit i klasit të parë – një reaksionar neo-carist sypatembur, që e përçmon Obamën si për dobësinë, ashtu edhe për predikimet i tij mbi drejtësinë sociale.

Në Evropë, Obama ka bërë më të mirën e tij, për të minuar marrëdhënien e vjetër speciale SHBA-Britani që në kohën e Çurçillit. Ai ka preferuar BE-në ndaj NATO-s, dhe e sheh krizën e tanishme të emigracionit, ose si ndëshkim të drejtë për shkak të kolonializmit, ose si një shans që Evropa ka për t’u shfaqur më shumë në botë.

Ëndrra e të majtëve evropianë e zhvendosjes masive të popullsive që jeton në apartamente në pronësi të qeverisë, ndërpritet nga fermat diellore dhe të erës, dhe vendet me politikën e jashtme në përputhje me direktivat e OKB – me gjithçka të mbikëqyrur nga të mëdhenjtë e elitës – është e vetë Obamës.

Ka gjithmonë një justifikim, për dështimet e Obamës në Siri. Për një farë kohë Obama luajti me idenë se Kina komuniste ishte një shfaqje revolucionare, e cila për një kohë të gjatë ka qenë stereotipi i vendit kaotik, agresiv dhe bandit, që u vu përballë aleatëve të mërzitshëm dhe njëdimensionalë të SHBA gjatë Luftës së Ftohtë si Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani.

Por pas sulmeve kibernetike dhe ngacmimit rajonal, Obama u largua nga vendngjarja, i habitur nga fakti se ajo që ai kishte ndihmuar – riarmartimi i Japonisë, adaptimi nga Koreja e Jugut i një politikë të re të ashpër ndaj Koresë së Veriut, dhe aleatët në Paqësor filluan të kuptojnë se nuk mund të ketë më një ombrellë bërthamore të SHBA-së.

Në Amerikën Latine, kaosi ishte gjithashtu i madh. Qindra mijëra u drejtuan për në El Norte, sapo Obama bëri nul ligjet e emigracionit në SHBA dhe filloi amnistinë masive – përbërësit e një riorganizimi të ardhshëm politik të Amerikës Jugperëndimore. Po joshet Kuba komuniste, ndërsa shkatërrimi i vazhdueshëm i Venezuelës shpëfillet, sikurse janë edhe janë përpjekjet demokratike të nje pjese të vogël të vendeve të Amerikës Latine, që ende përpiqen të formojnë qeveri konsensuale, në vend të konceptit të një diktatori gangster të drejtësisë revolucionare.

Shpresa e dekadës së parë të këtij shekulli, se stabiliteti dhe prosperiteti i një qeverisje konsensuale në Kili, mund të përhapej në të gjithë kontinentin, është më së shumti e vdekur. Me pak fjalë, politika e jashtme amerikane është bërë e ngjashme me Obamacare, ligjin e emigracionit apo defiçitin buxhetor. Obama stis gjëra të ndryshme, flet mbi të vërtetat e pushtetit, më pas shkëputet nga kaosi në rritje, por duket i vetëkënaqur megjithatë mbi faktin se diçka – se çfarë ai nuk e di saktësisht, apo nuk ia ndjen – është më në fund në lojë. Duke ecur përpara do të shkojmë drejt padrejtësisë së rradhës, të etur kaos dhe po kështu me shpresë për ndryshim.

Përkthimi: Bota.al

5 komente në “Shpresat e Obamës dhe ndryshimi i politikës së jashtme të SHBA-së”

  1. Mjeshteri says:

    Nje nderthurje idesh Marksito-Fetare mund te pjelle nje monster , por kurre nje burre shteti .
    Amerika ka nevoje per nje president me @@ sic ishte dikur Rregan dhe jo per mjerane me te cilet tallet gjithe bota .

  2. Dritëroi says:

    Bota.al, nga është marrë i përkthyer ky shkrim, është një portal i djathtë shqiptar. Një si biçim gazete 55, veçse pak më e rufianizuar.

    Por të thuash vetëm kaq, është vërtet pak.

    Si shumica e mediave tona, edhe Bota.al, nuk ka asnjë lloj transparence në lidhje me burimet e financimit, por mjafton ti hedhësh një sy, qoftë edhe tërthorazi, faqeve të saj, shkrimeve dhe opinioneve që sjell, burimeve mediatike të huaja që u referohet, e kupton menjëherë se kujt i bën fllad dhe për kë punon, për kë përpiqet dhe ropatet dhe, apropos, nga kush dhe përse financohet.

    Shkrimi i sjellë në gazetën Tema nga bota.al, me titull “Shpresat e Obamës dhe ndryshimi i politikës së jashtme të SHBA-së” me autor Victor Davis Hanson, është një ilustrim perfekt i rrymës ideoligjike që përfaqson bota.al ne botën mediatike shqiptare dhe rolin që bota.al kërkon të marrë si një bijëzë e adaptuar apo një kushërirë nga një fshat i largët i shtypit reaksionar neokonservator dhe të extremit të djathtë amerikan.

    Si të thuash, një farë koshi plehrash i Hoover Institute, pranë të cilit militon prej kohësh në rolin e kamikazit ideologjik Victor Hanson-ni ynë, pasi u shkëput nga kultivimi i rrushit në fermën e familjes së tij në Kaliforni.

    Them se ky shkrim i sjellë është një ilustrim perfekt se çfarë përfaqson kjo rrymë dhe ky autor sepse, Victor Hanson-i ynë, që prej kohe nuk është më “handsom” për askënd, si punëtor i paguar i agjitpropit neokonsevator, ka shkruajtur në fakt, siç është edhe në stilin e artikujve dhe librave të tij, një trakt propagandistik që përmbledh pak a shumë, në ca rradhë banale, pa argumenta dhe me një analizë të cekët pa asnjë farë pretendimi shkencor dhe niveli inteligjence, pa asnjë ballancim real të fakteve botërisht të njohura dhe të pranuara nga çdo nivel akademik apo mediatik serioz dhe i pa anshëm, të gjithë axhendën neokonservatore të skofterëve të politikës amerikane.

    Praktikisht zoti V.D.Hanson ka sjellë një listë numerike të kësaj axhende dhe pa asnjë skrupull, mburret me të madhe, tundet e shkundet, bërtet si tellalli leshko që si rruhet se çfarë mendon mileti për të dhe për pozicionin e tij.

    Ky mburravec dhe papagall pa skrupuj deklaron:

    -Kam qënë dhe jam akoma pro luftës në Irak.
    -Kam qënë dhe jam akoma për çdo ndërhyrje amerikane në Lindjen e Mesme dhe e vetmja keqardhje është se pas G.W.Bush, nuk kemi ndërhyrë aq sa duhet, nuk kemi vrarë, shkatërruar dhe masakruar aq sa duhet.
    -Te njëjtin fat duhet të kishte edhe Irani. Aq më mirë për ne.
    Ky parveny në tavolinën e mbeturinave të oligarkisë dhe korporatave, gati flet me përbuzje për Obamën kur kujton se Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e tij për gjëndjen katastrofike që është krijuar në Lindjen e Mesme.
    -Izraeli është një demokraci dhe një mrekulli, është shtet bërthamor dhe duhet të mbetet i vetmi shtet bërthamor në rajon, duhet të getizojë jo vetëm palestinezët, por duhet të dominojë gjithë rajonin, që është i prapambetur dhe i tillë do të mbetet.
    -Për neokonen tonë Hanson, përmbysja e Morsit të zgjedhur demokratikisht në Egjypt nga grushti ushtarak i shtetit dhe vendosja e Diktatorit të ri të Egjiptit, El Sisi, edhe më gjakatar se Mubaraku, është një fitore e demokracisë.
    -Politika duhet të perkrahë korporatat dhe kapitalin, duhet të ulë taksat e tyre dhe të mos e rruajë për anët sociale të shoqërisë, as për klasat e paprivilegjuara dhe të verfërit, se obamacare që u dha siguracion shëndetësor për herë të parë mbi 30 milion amerikanëve dhe përmirsoi ndjeshëm këtë siguracion edhe për mbi 100 milion të tjerë, është një krim dhe duhet përmbysur.
    -Obama po fle gjumë, nuk ndërhyn sa duhet në vëndet e Gjirit, në Afrikë, në Amerikën Latine( pu-pu-pu, kulmi të jetë e majta në pushtet në Venezuelë e në Kili), në Paqësor dhe as në Lindjen e Largët dhe, pale pale, as në Europë, edhe atje u a ka lëshuar frerin aleatëve tradicionalë dhe i ka lënë shumë hapsirë të majtëve dhe ambjentalistëve.

    -Mund të vazhdosh kështu pa fund, por është e kotë.

    Çdo fjalë e këtij horri neokonservativ është një çfaqje e nivelit të dehumanizimit dhe të gangsterizmit që ka për ekuivalent vetëm fjalimet, promemoriet dhe platformat agresive të bosëve të tij Donald Rumsfeld dhe Dick Cheney si dhe të gjellëve që gatuhen në Hoover Institute, një nga çerdhet e neokonsave ku përpunohen teoritë dhe praktikat e dominimit botëror me luftra dhe agresione, ku teorizohet mbi neutralizimit të konceptit të sivranitetit shtetëror dhe nacional të kombeve dhe ku, praktikisht bëhet nul edhe ajo çikë fasade fallco që i ka mbetur Kombeve të Bashkuara.

    Dhe, hajde ç’vete, Tema vrapon të arrijë bota.al në axhendat e djathta, sodomos ato neokonservatoret, që na i ka sjellë Henri Çili në modë, me një sëre shkrimesh të Milton Friedman-it njëherë e një kohë tek apo-ja e tij.

    Por së paku, nëse u ka mbetur ndonjëçikë respekt për publikun, kur sillni një shkrim nga ndonjë autor të huaj, jepni me 3-4 rradhë kush është dhe çfarë përfaqson ky autor në spektrin ideologjik dhe në angazhimin e tij social dhe sillni paralelisht, ose më pas, shkrime kritike për to ose shkrime që kanë qëndrime të kundërta më kësisoj lamashësh ultrakonservatorë.

    1. Dritëroi says:

      U kërkoj ndjesë lexuesve për një sërë lapsusesh drejtshkrimore që më kanë shpëtuar gjatë shkrimit me një farë shpejtësie dhe mos rishikimit të komentit para klikimit për postim.
      Shpresoj që këto gabime të mos e kenë errësuar apo deformuar kuptimin e frazës apo mendimin që kam dashur të shpreh.Flm.

  3. aria libéra says:

    Nuk paska vetem ne shqiperi gazetare medioker po ky bufi ça ka mbaruar biologji nuk e ka marre vesh qe me sherriat nuk ka demokraci putini mund te jet bandit po amerikanet jane gangsa holivudian e kane rahur boten si magjistare pa shume perdorur shume force,mos vini me analiza me nivel te ulet

  4. shefi says:

    eshte thjesht nje kriminel ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje