PROFIL/ Kush ishte efektivi i FNSH që u vra në krye të detyrës

4 Tetor 2015, 10:43Politika TEMA

Nënkomisar Simon Gjon GJETA i datëlindjes 22.02.1966, lindur në Mirditë  dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20.12.1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin. Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30.06.2007 ka shërbyer në strukturat e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.

Në 30.06.2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit.

Ndërsa për periudhën 26.12.2012 deri më 20.02.2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Simon Gjeta nga data 20.02.2013 deri më datë 03.10.2015, (kur ra në detyrë) ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Më datës 03.10.2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

*Foto Hektor Pustina

24 komente në “PROFIL/ Kush ishte efektivi i FNSH që u vra në krye të detyrës”

  1. plaku dhe deti says:

    me siguri ka menduar se autori do dorezohej se efektivisht nuk ishte vrare njeri.Eshte rasti klasik i nenvleresimit te situates, por ky eshte rrisku i ketij zanati.Ngushellime familjes dhe te afermve.

    1. mirel says:

      me cfare mandati I hyn ne dere te shtepise Ruzhdiut ky nenkomisari?
      A ka njeri te pergjigjet ne menyre ligjore?

      1. Trimi says:

        O Mirel qa mandatit I duhet policies kjose komshia jot te plagos me arme ty kjoft large une kam menu se I mesoni ne shkolle e familje qe po pate arme pa leje po vrave policia te ban thirrje per mu dorzu po nu dorzohesh ata hyjne te vrasin te rrezojne shpine tan bota e ka keshtu

    2. mumi says:

      Efektivi u nxitua. Kur tjetri eshte i armatosur me Kallash nuk i shkohet sikur po shet domate. Zona rrethohet dhe nje grup i tere nderhyn mbasi komunikon. Jo si kinder sopreza. Kjo eshte vdekje nga pakujdesia. Ngushellime familjes

      1. Shefqet Cela says:

        NNga e dije ti,”koke e madhe” se u tregua i pakujdesshem?
        Ne vend qe ti thuresh lavde qe dha jeten per jeten tende dhe qytetareve te tjere, ti kakaris i sorre.
        Nuk e di ti se keto fatkeqesi ndodhin edhe ne shtete shume me te avancuara se ne. Atje shpallen heronj dhe familja kompensohet per tu rritur femijet e mbetur pa baba prej te çmendurve.
        Ngushellime familjes dhe policise per efektiven e rene ne kry te detyres!

  2. tfgs says:

    Vrasia e kryepolicit eshte tejet mungese pofesionalizmi dhe per kete duhet shume pune.
    Nqs suniti i ”cmendur” Rruzhdi bridhte fshatit me kalaznikov ne krahe,athere kryepolici kishte arsye te forte te tregohej me i kudesshem perpara se te vepronte.
    Mgjt le te sherbej kjo ngjarie si mesim per policine,pasi krimineli dhe ”i cmenduri” nuk kapen te ”gjalle” pa zgjuarsi e profesionalizem……
    Ndjese past Simoni!

    1. arbereshi says:

      PUCOFAGO ajo prostituta tek treni qe shkon per 15000lek motra jote eshte?

  3. Ilir says:

    Aksioni i gabuar i Komandantit .

  4. skorpionz says:

    Ne radhe te par ngushellime familjes, dhe gjynafe per komandante simonin. Po eshte gabim fatal ajo qe ka per komandanti nuk munde ta psikilogjisesh nje njeri qe pak me perpara ka qelluar dy njerez, fikse ne te till situate eshte vrar heroi i reneas Arbeni, dhe nje raste i tille ka ndollur ne tirane kur nje polic kishter ber nje vrasje per hasmeri dhe kur policija po i kerkonte te dorzohej ai nuk pranonte dhe nje polic me origjin nga vlora qe njiheje me personin i thot qe po vijn dhe jam i pa armatosur po sa u fut brenda ngeli i vrar. Cdo situat policia duhet ta vleresoi se ke te besh me jet. E sidomos ne shqipri kur rralle gjen shpi pa arem

  5. Realiteti says:

    C’fare shteti eshte ky ore lol.C’do dite vrasje,trafikim dhe krime unikate.Ndoshta duhet te udheheqe kete shtet dikush,i shkolluar dhe me mentalitet tjeter nga Diaspora shqiptare,ose ndonje i huaj si ne kohen e Pric Widit.Kjo eshte turp c’ka ngjane ne kete vend te nemur,te traumatizuar nga ish diktatura e piste komuniste.C’do shtet ish komunist ka zbuluar dosjet e diktaturave komuniste,kurse Shqiperia dhe Kosova se bejne dot kete,sepse ne vende udheheqese te ketyre shteteve gjenden bijte e kriminelve te ish komunizmit famkeq.Per kete edhe kemi krime monstruoze te perditshme,te lejuara dhe te perkrahuara nga kelyshet dhe simpatizantet e diktatures monstruoze komuniste.Vuajshi per jete e mot keshtu ore te paafte dhe te kriminalizuar deri ne palce.

  6. Odeta says:

    ngushellime familjes! Fatkeqesi dhe humbje e madhe! Apel per shoqerine se krimi shpesh mbizoteron dhe merr jeten e atyre qe sherbejne ne mbrojtje te jetes se qytetaareve! Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta familjes! E gjetci forcen te dashuaria per njeri tjetrin dhe te kujtimi i ketij burri trim!

  7. Titi says:

    Ngushellime familjes miqeve dhe shokeve te komandantit te FNSH Shkoder

    1. Odeta says:

      Turp nese flet keshtu per policat qe japin jeten kunder krimit!

      1. mirel says:

        nje sqarim te “vogel” – e dha jeten per gardhin

        1. Odeta says:

          Po vertete, e dha jeten per gardhin, por ai “gardhisti” gjuajti me bresheri drejt policise! Per nje gardh apo jo, ai qe gjuan policine eshte super kriminel!

        2. Odeta says:

          Po cfare mandati more Mirel! Mos fol me siguri per gjera qe nuk i di! Nuk ka mandat ne kushtet e flagrances!!!

  8. ateisti says:

    O Laci po ngaterron veten , shikohu ne pasqyre dhe mendohu se kujt i ngjan.
    Ngushellime familjes,jeta eshte lufte e ne lufte bien trimat.

  9. taso kume says:

    NGUSHELLIME FAMILJES ,por eshte paradokse te punoshe poshte hijenave politike SHQIPTARE,eshte gjak qe iken kote kur nuk ka ndryshime dhe sidomos ne sferat e larta te politikes BASHIBOZUKE SHQIPTARE.

  10. shqiptari says:

    Ngushellime familjes. Ju lutem komentuesve te pakten sot mos beni analizen e aksionit. Eshte vrare nje punonjes rendi, nje prind duke luftuar per tju mbrojtur. Ka organe te tjera qe do te bejne analizen e aksionit. Mbeshtetje per policin

  11. Ilirfloriri says:

    U prefsh ne paqe Simon! Ngushellime familjes!

  12. malesori says:

    Lavdi deshmorit te atdheut Simon Gjeta

  13. Tironci says:

    Ngushellime nga zemra familjes se ketij heroi.
    U prefte i qete dhe dheu i lehte.
    Tani per disa komentues.
    Ky hero ka rene ne krye te detyres, per te mbrojtur aspiratat e nje populli, apo te nje shteti.
    Ky nu u vra per biznese private, apo per qellime te dobta, por ka rene deshmor ne krye te detyres per te mbrojtur dhe respektuar ato rregulla qe ka vendosur nje shtet.
    Nje shtet pa forcen e ligjit, si dhe pa ekzekutivin e tij qe eshte policia, nuk eshte shtet por anarshi ku del fitues krimineli apo finoku.
    Duhet me shume respekt per ekzekutivin qe te kuptojme dhe te jetojme me rregulla, dhe keto rregulla t`ja leme pas edhe brezave qe do te vijne.
    Te varroset me nderim ky hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje