Edi Rama, kryeministri i vendit ka dërguar një mesazh ngyshëllimi familjes së komandatit të FNSH, Simon Gjeta vrarë në krye të detyrës gjatë një operacioni te policisë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, vëllezërve dhe motrës, të dëshmorit të Policisë së Shtetit Simon Gjeta, rënë mbrëmë në fushën e luftës me krimin.
Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë të shtetit me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot i bashkohet atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.
Me bindjen e thellë se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t’i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të thellë përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta”, thuhet në mesazhin e ngushëllimitë Kryeministrit Rama.
Bravo Edi Rama, ky eshte qytetari i vertete i kohes moderne dhe perendimore, me pak rreshta ku thuhen te gjitha, njerzorja mbi te gjitha dhe mirenjohja per Punetorin e Shtetit te rene ne krye te detyres.
Ne cunat e Tirones (edhe pse kemi ngel pak nga emigrimi qe nga 1990,por me shumenga pushtimi i malokerise berishjane, Zoti na shpetofte nga ky pushtim e basardim qe i eshte bere Tirones-kryeqytet dhe qyteteve kryesore te Shqipnis nga malokeria), te respektojme dhe coi Reformat deri ne fund, qe te bohet shteti duan apo nuk duan KLYSHET e Berishes+Nanos dhe Metes. Qytetaria e vertete do te votoje gjithmone.
kryeminster rrumpalle,ne kohen kur vritej Simoni ti shperndaje tituj nderi per italion e futboll……….!! sot kujtohesh per ngushellim……..!
Ngushellimet tona,,,heronjve qe duan te bejne shtet z.Rama bravo qe jeni i pranishem gjithmone.