DEBATI/ Deputetët e PD kundërshtojnë raportin e Ristanit për zgjedhjet: Flet vetëm për kundërshtarët tanë

4 Tetor 2015, 10:08Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha kreu dje një mbledhje me kryesinë e partisë ku u paraqit edhe një raport i detajuar nga Arben Ristani për zgjedhjet vendore.

Sipas Ristanit PD ka bërë përparime të dukshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu është vendosur që në kryesinë e PD të rikthehen dy figura: Arben Imami dhe Jemina Gjana.

Imami do të jetë drejtues i bordit të fondacionit “Për liri dhe demokraci” ndërsa Jemin Gjana do drejtojë Departamentin për Kontributet Historike.

Ka qenë pikërisht Imami që ka kundërshtuar një pjesë të raportit të Ristanit duke thënë se ai merret më shumë me kundërshtarët se sa me analizën e rezultatit të Partisë Demokratike.

Ja debate i plotë:

Arben Ristani: Në raportin që kemi hartuar, jemi përpjekur të sqarojmë të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin që PD mori në zgjedhjet e vitit 2015. Duke mos anashkalur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë dhe mosfunksionimin siç duhet të një sërë degësh, ka pasur shumë faktorë që ndikuan në rezultat. Një ndër faktorët më të rëndësishëm është ndarja e re territoriale, përfaqësues të mazhorancës gjithashtu janë investuar për blerjen masive të votës, faktorë këto që janë përmendur edhe në raportin e ODIHR.

Arben Imami: Unë gjykoj se raporti duhet të ishte më i detajuar lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me vetë PD, gjë të cilën nuk e shoh të reflektuar në punën që keni bërë. Ky që prezantohet është një raport që në 3/4 flet për kundërshtarët tanë politikë dhe vetëm në 1/3 flte për ne.

Lulzim Basha: Rezultatet konkrete dhe ndërhyrjet e dihura do t’i bëjmë pasi grupi që do të merret me analizën e çdo dege do të sjellë sugjerimet e duhura. Do të riorganizojmë çdo strukturë të PD në të cilën ka probleme, duke mos përjashtuar edhe ndërhyrjen në nivelet drejtuese, nëse qëndrojnë aty problemet.

Ridvan Bode: Këshilloj që të jemi më të kujdesshëm me ndërhyrjet që do të bëjmë në degët e PD. Duhet të bëjmë ndërhyrje, por jo të krijojmë pakënaqësi apo klane brenda strukturave, pasi do dëmtonim sërish PD-në.

Majlinda Bregu: Raporti i përgatitur mund të na ishte vënë prej kohësh në dispozicion që edhe ne të krahasonim rezultatet në zonat ku kemi qenë të ngarkuar me punë.

Lulzim Basha: Rezultatet kanë qenë publike.

Majlinda Bregu: Unë do të doja të isha njohur më parë me rezultatet e Njësisë Administrative 7, në të cilën kam qenë e ngarkuar.

Lulzim Basha: Po t’i kishe kërkuar, mund t’i merrje në faqen e KQZ, se aty janë të afishuara rezultatet për Tiranën dhe Shqipërinë./a.l

11 komente në “DEBATI/ Deputetët e PD kundërshtojnë raportin e Ristanit për zgjedhjet: Flet vetëm për kundërshtarët tanë”

  1. salem says:

    Me gomeret e PD ,keta do e bejne politiken e opzites?
    Pika ne bythe PD dhe gjithe opozites qe ua le dy deshtakeve si Ristani (pa lere Mulen = mushke)

    1. Cubi says:

      Si gjithnje ngushellime per vdekjen e mendjes ne PD.

  2. tan tirona says:

    Po ,po PDja ka bo perparime,shum perparime.perpara per humbje me te thella,vetem keshtu mund te shtyj demokratet e vertete(nqs ka akoma te tille,sepse ata qe ishin ne 90 aderuan ne parti te tjera) qe te bejne nje revolucion ne PD

  3. Ardenica. says:

    PO mire eka Ristani! Po mos te kishin fituar kundershtaret ,a nuk do kish fituar PD_ja? Pastaj Luli deklaroi fitoren,po pse ia mori PS me shoqe ,c’faji ka LUli dhe Ristani ? Mire eke ,o Ristan ! Lere se c’thote Majlinda! Shko futi nje dopio se embarove punen,kurse mulit jepi ca patate te ziera se rakine nuk e pi………

  4. Belisarius says:

    JeminA Gjana? Kush eshte KJO goca? ?

  5. Belisarius says:

    3/4 + 1/3 sa bejne? ?

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Ju kripsha mendjen te dyve qe as njesite nuk I permblidhni dot.. He mo Belisarius sa bejne hape algjebren e klases se shtate…

        1. Belisarius says:

          O kafkebosh meqe nuk ke tru te kuptosh sarkazmen mbylle gojen dhe mos keput mufka se le name! ? Lexoje shkrimin ku thuhet qe 3/4 e raportit flet per palen tjeter dhe 1/3 per PD-ne. Keshtu pra o i gjore analfabet, si mund te jene te sakta keto thyesa (qe ti i quan “njesi”)? Si mund te kete nje raport (cope 1) dy pjese, nje me vlere 3/4 dhe nje me vlere 1/3? ?

  6. petrit zela says:

    Ah PD-ja e mjer;Vetem ngjyra e saj “Ylberike” eshte e pranushme.. Kurre
    kjo Parti qe me themelimin e saj nuk eshte udhehequr nga mendie
    ndriturit,por nga “mijte”e kanaleve te zeza te sistemit komunist…Ku
    dhe sot vazhdon rrugetimin..Si gjithmon me pa vetedijen e saj, dhe ne
    mes te erresirave..

  7. mimoza tufa says:

    ogomar imami pak matematike n,q,s, jane 3/4 per poziten nuk jane 1/3 per opoziten por 1/4 or tarallak ti e di se 1+1 bejne 3 okaqol kur permenden hajdute e te pabese nuk gjej dot nje fjale ofenduse le qe kush politikan ofendohet ata pol. argetohen pika qe s,bie si majtas e djathtas e mbase shpetojme nga keta rjepacake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje