FAKSIMILET / Si i shpëtuan burgut me ndihmën e gjykatës vrasësit e “1 Majit”

3 Tetor 2015, 20:00Politika TEMA

Zbardhet e shkuara kriminale e dy autorëve të arrestuar për vrasjen e dyfishtë në lulishte “1 Maji” përballë Ish­-ekspozitës në kryeqytet.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Vasiel Çavon dhe Sael Sulajn në vitin 2012 dhe 2015 për trafik lëndësh narkotike dhe për vjedhje më shumë se njëherë. Sael Sulaj u arrestua me datën 15 korrik 2014 si pjesë e një bande hajdutësh që vidhnin dyqane celularësh dhe qendra tregtare.

Gjatë operacionit të koduar “Thyerja” me Sael Sulajn u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Ky shtetas ka pranuar më pas në gjykatë se ka kryer 8 vjedhje përgjatë vitit 2014.

Në vendimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës me gjyqtar Kreshnik Omarin, të akuzuarin nga prokuroria për veprën penale të “vjedhjes më shumë se njëherë” e parashikuar nga neni 134/2, Gjykata e ka dënuar Sael Sulajn më datë 16 prill të vitit 2015.

Gjykata e ka dënuar me 1 vit e një muaj burg, për shkak se dënimin e kishte kryer me kohën e paraburgimit në Fushë-­Krujë dhe nisur nga ky fakt, Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij më 16 prill të këtij viti. 23-­vjeçari Vasiel Çavo është
dënuar në prill të vitit 2012 nga Gjykata e Tiranës për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës, Vasiel Çavo ishte kapur me 21 gram kanabis sativa pas informacionit që dispononte Zyra e luftës kundër drogës në Policinë e Tiranës se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht në zonën e Kompleksit Dinamo, lulishte “1 maji” dhe pranë ish-­ekspozitës.

Treshja e gjyqtarëve me kërkesë të prokurorit të çështjes pezulloi dënimin me burg, lënien e lirë dhe zëvendësimin e burgut me mbajtjen e kontakteve me shërbimin e provës për vit e gjysmë./ Dita

13 komente në “FAKSIMILET / Si i shpëtuan burgut me ndihmën e gjykatës vrasësit e “1 Majit””

  1. .... says:

    si i shpetuan burgut thot gazeta,po leku nuk do shum men se na cmenet dhe na cavet rrocken me keta dy plerat e shoqerise shqiptare bashke me plerat dhe kurvat qe u vrane si qener rrugve te tiranes nga keta dy plerat,boll u moret me keta sikur jane petagoge uneversitetesh ne oksfort te anglise,flisni dhe shkruani dicka pozitive neper gazeta qe te na jepni pak kurajo qe ta duam ate vend dhe jo ta urrejme me keto lajme kari qe na ncirrni cdo dite,kurvat dhe kriminelet vriten,njerezit e thjeshte nuk i vret njeri kote,kjo lloj kategorie buces dhe kriminelesh me mire te pastrohet,nuk ka pse ti japim kaq shume rendesi ketyre mbeturinave te shoqerise shqiptare.

  2. Sh says:

    Shkoj haku tek i zoti ,pro keta gjygjetare felliqesira, duhet te futen ne nje qeli me shoket e tyre kriminel .

  3. Toni says:

    Ben Micko eshte garip. Ti hani mutin o plera. Se eshte i vetmi qe jep drejtesi

  4. Bobi says:

    Po lat nam me keto lajme. Nxirrni vendimet sikur ca keni zbuluar.

  5. altin says:

    e ca del nga keto vendimet? Qeka gjyku njoni ne 2012,per mbajtje te lendeve narkotike.Ca ti bojshin ta pushkatonin.Ai spaska qene as i arrestum kur i eshte bo gjyqi. Po ky tjetri ?Qeka gjyku ne 2015 per vjedhje,clidhje ka me vrasjen? Ja kesaj rradhe do ti fusin nga 35 vjet bytheve si Xhuvanit.Tung

  6. Bossi says:

    Pse sdel me emer ti o legen/e ???

  7. Barist ne Vucidol says:

    Gjyqesoret jane kthyer ne bankomate, vetem parane njohin ligjet kane 25 vjet qe jane dhjere.

  8. Tiku says:

    Cfar behet mor njerez ne kete vend ?!
    Nuk ka rendesi se cfar thote fakti , nuk ka rendesi se sa percakton neni ne Kodin Penal te Republikes. Cdo send dhe ligj eshte i kote. Vendose gjykata sipas deshires se vet. Pra del mbi ligjin. Pse del ? Del se ne Shqiperi eshte krijuar LIGJI i MOS-NDESHKUESHMERISE.
    Populli cdo dite ndjehet jo vetem i shqetsuar jashte mase por edhe i pasigurte me kete shtet ku nuk funksionojne gjykatat sipas ligjit merre me mend te tjera hallka shtetrore.

  9. nishi i nisharakut says:

    zarfi ose the other face i humanizmit…andaj gjykatesit tane filantrope vijne verdalle me vila e makina llukzoze…

  10. Genc says:

    Beno mos e vrit mendjen o vlla se vetem ata fukarenjte e shkrete qe ke ndihmuar ta dine jo keto shkerdhatat qe komentojne ketu. Arben Micko eshte legjende ne gjyqesor

  11. Cub_lushnje says:

    Hej, gjykates me hajdut se Micko nuk gjendet. Sa njerez ka marre ne qaf ai. Se keni idene. Hajdut mo. Ce pyet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje