Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, ka edhe 4 prioritete të tjera

3 Tetor 2015, 15:37Politika TEMA

 

Graham Styles, kreu i seksionit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në Drejtorinë e Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerimit, në Ministrinë e Jashtme britanike (Foreign Office), në një intervistë për Top Channel jep detajet sesi qeveria britanike i shikon përpjekjet e Shqipërisë në realizimin e 5 prioriteteve.

“Britania e Madhe ka një rol udhëheqës në mbështetjen e aspiratave për t’iu bashkuar BE-së. Ne mbështesim procesin e nisur të reformave nga Qeveria. Jemi të impresionuar nga niveli i vendosmërisë për të. Do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë në kohë, por ne duhet të sigurohemi, që ky proces të jetë realizuar mirë, reformat të jenë të qëndrueshme dhe procesi të jetë i pakthyeshëm”, tha Graham Styles.

Graham Styles mendon se, reforma në drejtësi është e rëndësishme, por nuk duhen harruar edhe prioritetet e tjera.

“Janë 5 prioritete, që të gjitha të rëndësishme. Ndërkohë, më e rëndësishmja është reforma në sektorin e drejtësisë. Nëse ju do ta realizoni mirë këtë reformë dhe ashtu siç duhet, shumë gjera do të marrin rrugë e tyre më pas. Kjo do të thotë se, Shqipëria bëhet një vend më tërheqës për të jetuar, duke trajtuar kështu edhe çështje të tjera, që lidhen me krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, kjo e kthen Shqipërinë në një vend më tërheqës për investitorët. Nëse Shqipëria do të jetë e suksesshme në reformën e sistemit e thellë të drejtësisë dhe në mënyrë të pakthyeshme, ky do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. E dimë që kjo çështje, politikisht është kontroverse dhe do të prodhojë vendime të vështira politike, por ia vlen të bëhet.”, tha Styles.

I pyetur nëse miratimi i reformës në drejtësi përkthehet në rritjen e mundësive për çeljen e negociatave me BE-në, Graham Styles lë të kuptohet se nuk mjafton vetëm kaq.

“Qeveria shqiptare, në mënyrë absolute ka bërë mirë, që reformën në drejtësi e ka cilësuar si kryeprioritetin e reformave. Ne pajtohemi tërësisht me këtë. Kjo reformë është e rëndësishme për një mori çështjesh të tjera, por nuk është e vetmja gjë, që ne kërkojmë të bëjë Shqipëria. Kjo, pasi janë 5 prioritete dhe ne dëshirojmë ta shohim progesin në të pesta këto prioritete. Ne dhe vendet e tjera të unionit duhet të bindemi, që ky proces është i vërtetë. Por është me vend dhe e drejtë të thuhet se, nëse Shqipëria miraton reformën në drejtësi, gjë e cila do një kohë të gjatë, Britania e Madhe dhe vendet e tjera anëtare do ta marrin parasysh këtë, kur të marrin në konsideratë progresin për kriteret e vendosura.”, tha ai.

6 komente në “Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, ka edhe 4 prioritete të tjera”

  1. tfgs says:

    perse i duhet BE nje shtet me 90% sunite…..!!!??

  2. . says:

    -Po kush te le te besh “Rreformat” dhe te zhvillosh Shqiperine ….. te le Krimineli Sali Bisha apo Ceta-PD e injoranteve Veriore ?

    -Z.Rama dhe BE-ja e dine qe krimineli Sali Bisha, Lul Gjatovina me Ceten-PD nuk duan drejtesi dhe rreforma se e pret “Burgu” per 25 vjet bema.

  3. kevin says:

    Kushti i par dhe themelor eshte rikthimi i shqiptarve ne fene kristjane.

    Ndersa kushtet e tjer jan sa per sy e faqe

  4. Frank says:

    Beni shtet pervete, jo per arabet e turqit,e keni mbushur shtetin me kulture islame doni dhe BE.a ka shtet me kot ne ballkan se albanania.me hajduter politikane dhe qafira turq.BE nuk i don ata qe nuk duan kulturen dhe traditat e saj dhe rrahin gjoksin kunder gjitoneve si greqia e qe prishin kishat ne jug.as mos u mundoni te kerkoni meshire.beni shtet te se drejtes per qytetaret tuaj.kush jeton ne BE nga shqiperia e di te verteten qe rep e albananes nuk futet ne BE as per 50 vite.mos te ju genjejne politikanet,mos merrni evropen si kurdet dhe sirianet po rrezojini hajdutet qe ju drejtojne .me kete takem qe drejtojne ska BE.jeni vetem per te vrare njeri-tjetrin,po per protesta nuk dilni.

  5. TRUNGU says:

    NUK I PLAS BYTHA BRITANISE PER EUROPE.PO KERKON TE FUSE HUNDET ME SHUME NE PISLLIQET E TYRE KETU.KERKOJNE PRONA DHE TI GEZOJNE ME REHATI.BREGDETIN E DUAM PER VETE O SHKERDHATA!KENI 100 VJET QE NA VINI VERDALLE….PRIT SA TE NA QIJE MIRE AMERIKA PASTAJ JU!

  6. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Nuk duhet te mbajme shume shpresa tek gayt e europes.Europianet i qine grate grekerve dhe i katandisen si lypesare megjithese jane me fe te njejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje