Artur Zheji: Rama është nën presionin e SuperParallinjve për t’u prishur me Ilir Metën

3 Tetor 2015, 09:28Politika TEMA

Artur Zheji shkruan sot, se kryeministri Edi Rama, është nën presionin e një grupi biznesmenësh për t’u prishur me Ilir Metën.

Kjo sipas tij, shpjegon edhe krizën e përfolur mes të dyve gjatë kohëve të fundit.

Duke u kthyer te betejat qesharake në gotë, të Fshatit Tonë, që mjerisht nuk kanë asgjë epike, vihet re që disa grupe parallinjsh të rinj shqiptarë, që nuk jetojnë dot të papërfillur nga kryeministri, cilido qoftë ai, dhe kjo shpërfillje, por jo hakmarrje ndaj bizneseve të tyre, është një meritë e madhe e Ramës, duan sot dhe ushtrojnë trysninë e tyre që të kenë më shumë “hapësira jetike”, për një mbrothësim të mëtejshëm të parave të tyre, të cilat kriza dhe “shpërfillja” kryeministrore i ka mehur pak si shumë.

Atyre pra, SuperParallinjve, u duhet një Kryeministër i dobët, me një shumicë në fije të perit, e pra, i pengmarrë nga loja e brishtë e ekuilibrave, të cilët ata, në rastin e një Kryeministri të dobët, këta ekuilibra do të mund t’i komandonin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë.

Duke e shndërruar kësisoj Kryeministrin, pa dijeninë e tij, në një kukull apo instrument të interesave të tyre.

Për të mbërritur këtë supremaci ndaj Kryeministrit, Ramës sot, apo Berishës dje, do të duhet që ai, Kryeministri, të mbështetej tek ata dhe tek asetet e tyre dhe jo te një koalicion politik, si edhe është realisht koalicioni i sotshëm Rama-Meta, i stërmadh në numra dhe krejt i patundshëm.

E pra, duhet “Çarja” e koalicionit Rama-Meta dhe fill më pas, krijimi i “koalicionit Rama&Biznesi i Madh”, që sjell regjimin e monopoleve, e më pas “diktaturën” e tyre”, shkruan Zheji.

Ai ngre pyetjen nëse për Ramën do të ishte më e favorshme të kishte partner këta biznesmenë apo Ilir Metën:

Më konkretisht, çështja shtrohet:

Është më mirë që Kryeministri Rama të kushtëzohet nga aleati politik Ilir Meta (me gjithë sikletin që të kesh aleat Ilir Metën, dikur ish-shef, ish-mik, ish-armik dhe me rekordet e veta ambicioze), apo të kesh aleat një grupim biznesesh, të cilët me kalimin e kohës e klasifikojnë dhe do e kushtëzojnë kryeministrin, që të shndërrohet, herët a vonë, në një kryemenaxher të sipërmarrjeve të tyre?

Këtë “Çështje”, e pra, edhe zgjidhjen e saj, e ka në dorë sot vetëm Edi Rama. Mjafton të dojë të kuptojë dhe të mësojë edhe nga viti 2008 që folëm më lart.

Sigurisht më pas, këtë e “kanë në dorë” edhe shqiptarët me votën e tyre, të cilët nëse do të thirreshin në zgjedhje të parakohshme, e të luftonin edhe njëherë “Luftën e tyre të Trojës”, do të kishin padyshim më shumë humbje, sesa fitore”, shkruan Zheji për Mapon.

Për këtë arsye, Zheji shkruan se Rama sot është në një dilemë ekzistenciale për të.

Edi Ramën e kam pasur mik të vjetër rinie dhe ajo ishte një miqësi e thellë, që do s’do, lë gjurmën e vet për gjithë jetën. Kam qenë krah tij në shumë raste kritike opozitare, sepse kam besuar tek intelekti i tij i rafinuar, që do të rafinonte shumë skorie agresive dhe acide të politikës shqiptare.

Ishte esenciale fitorja e tij në krye të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007, për të balancuar pushtetin e stërmadh dhe agresiv të qeverisë “Berisha 1”, e për këtë, beteja për dhe pro Ramës kryetar Bashkie të Tiranës, si kryetar të PS, na gjeti jo rastësisht në të njëjtën llogore. Por kam qenë edhe ashpërsisht kundër, kur pikërisht në mandatin e fundit si kryebashkiak, pothuajse e humbi krejt betejën e tij qytetndërtuese për Tiranën.

Kam qenë kundër tij në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, si edhe kundër ndryshimit të Ligjit zgjedhor në po atë vit. Ishte viti i Gërdecit, kur Berisha, me imazh publik të dërrmuar, i ngriti Ramës një “kurth politik” ekselent, duke i gudulisur ambicien si lider vetmitar të së Majtës dhe duke çarë koalicionin e fitimtarëve të deriatëhershëm, Rama-Meta.

Që edhe solli më pas, në zgjedhjet vendore të vitit 2009, fillimin e një armiqësie së paku 3-vjeçare ndërmjet Metës dhe Ramës, e duke larguar kësisoj të Majtën shqiptare edhe për 4 vite të tjera nga qeverisja.

Tani, ndoshta në mënyrë shumë të personalizuar, unë mendoj se Edi Rama ndodhet në një udhëkryq, i cili është sa politik, aq edhe ekzistencial”, shkruan Zheji./b.l

38 komente në “Artur Zheji: Rama është nën presionin e SuperParallinjve për t’u prishur me Ilir Metën”

  1. Popolo says:

    Udhekryqin e Rames do ta zgjidhi populli me voten e tij ne 2017 ,pasi populli ka eksperiencen e duhur te ketij koalicioni Rama & Meta qe e Rilinden kete shtet , jo vetem me dashurine e njeri tjetrit ,pro dhe me premtimet e mbajtura.

    1. Cubi says:

      Naten e mire Zheji! Po Meta pas grabitjes floririt kombetar nuk eshte parelli? Ju analistet ngelet ne korridoret e nevojtoreve te historise.

    2. I FTOHTI says:

      ne njeren ane te peshores SUPER-PARELLINJTE dhe ne anen tjeter META.shpk. mut ne nje ane e kake ne anen tjeter….

    3. Progonati says:

      Z.Zheji po Ilir Meten ku e fut tek varfanjaket apo te SuperSuperSuper te pasurit .

    4. ne tirona says:

      LSI eshte gangrena e shoqerise shqiptare, tha Gjergj Bojaxhi tek Top Story.

    5. Tirons says:

      Shau disa “superparelinj” imagjinare qe as emrat nuk ua tha dhe pastaj fjala me e rende qe tha per Meten ishte “ambicioz”?? Zoti Zheji, veji pikat mbi i se le nam, gjithe Shqiperia e pa videon e Metes. Derisa nje politikan filmohet duke u korruptuar me miliona dhe pastaj behet kryetar parlamenti ky vend ka marre fund! Jo BE-ja po edhe Afrika do mendohej mire para se te na pranonte. Kjo eshte e verteta!! Te tjerat jane llafe kot!

  2. nini says:

    Z.Zheji ,shkrimet e tua analitike ,mbi situaten politike ,jane nje turp i vertete ,qe konsiston ,se ju i fryni nje logjike se ciles i bashkohen,klani i analisteve te Klanit dhe Cilit .Ju jeni produkt i servilizmit ekstrem te ketyre klaneve ,per te cilet ,ju dhe aludoni ne shkrim .Dy here qe u krijuan skenare kunder Metes me skenarist Saliun ,ti ishe ne anen e komplotisteve ,ku tek bisnesmenet ,luftojne me shume Frangaj dhe Cili dhe ai qelbsi I sigurimit te shtetit . Hera e fundit ,dhe presioni mbi Meten ,kishte si skenar ,qe ushtrohrej me zor per ndarjen P-LSI ,dhe me hamendje te semure psiqike ,qe u pa nga shrkimet e Lesit ,Bushatit ,Shkullakut dhe paloanalisteve te tjere, qe mendonin se plani juaj fantastiko shkencor ,do vihej ne jete .PD dhe Berisha nuk kane fituar kurre zgjedhjet ne Shqiperi qe nga 1992 ( mbas 2 Prillit qe dihet kush e beri skenarin dhe me ndihmen e antishqiptareve qe u sollen gjoja si miq) .Rama e dha pergjigjen ne sikron me deklaraten e shtetit amerikan nga goja e mikut te PD z.Lu ,qe gjygji i Cezit do behet nga drejtesia shqiptare dhe pike,dhe ketu do tregohet forca e mazhorances Rama Dhe Meta qe kesaj loje ti shkojne deri ne fund me nje gjygj shembullor .Sa per presionin qe thua zotrote po ushtrojne oligarket e rinj qe kane filluar te paguajne taksat ,qe kishin, qe nga koha e Nanos qe nuk i paguanin ,si rezultat i servilizmave dhe sherbimeve kriminale me mediat e tyre ,si dhe ne perrvetsim te pasurive publike ne favor te tyre . Loja mori fund ,reforma ne drejtesi do behet ,doni dhe sdoni ju dhe ato qe ju hedhin kockat do behet dhe te gjithe ata qe kane cenuar shtetin shqiptar ,qe kane rrembyer pasurite kombetare 5he financat publike do dalin para gjygjit .Rama nuk mund te bej vetvrasje dhe te largohet nga LSI ,se ky do ishte fundi I tij politik ,por ta forcojne lidhjen mes tyre si dy parti te majta . Ata duhet qe skenareve te Saliut per tju kunder vene shtetit ,me gjoja revolucione “demokratike si ato 14 shtatorit me arme” ,ti kundervihen me nje force te papare te ligjit ,dhe ti shtypin koken ketij krimineli dhe zagareve te tij, qe ka 23 vjet qe po e mundon shqiperine mKeshtu Zhei fle I qete se Rama dhe po te doje, nuk e ben se PS e ka gati kandidatin me te fuqishem se vet Rama .

  3. nandi says:

    Shoku Edi ka me ua fute te gjitheve me radhe, duke perfshire ata qe e ndihmuan te mbetet ne politike dhe ata qe iu bene paterice per ta vene aty ku eshte. Meta eshte i mbaruar me kohe por pas tij e kane radhen shume e shume te tjere. Ky eshte Rama qe “ha” miqte e tij..edhe ty Zheji

  4. selami says:

    Ne kushtet e Shqiperise, te klases politike qe kemi, e keqja me e vogel per Ramen eshte te vazhdoje koalicionin me LSI. Te tjerat nuk i duhen dhe jane humbje kohe. Eshte e qarte se LSI ka fituar me shume se sa meriton nga koalicionet dhe duhet qe te zbrese me kembet ne toke, te ule nivelin e ambicies dhe kerkesave per aq sa i takon. Vertete politika shqiptare eshte bere pazar, por jo pazar Rroskoveci. Nje takim midis Rames dhe Metes, i miremenduar dhe i mireorganizuar, per te bere korigjimin e shenjestres se qeverise dhe koalicionit duhet bere sa me pare. Mbajtja e inateve, politika e te futurit nga mbrapa, mos takimet dhe mos berja e analizave se cfare eshte bere per Shqiperine duhet te marrin fund, pasi duken si loje kukafshehti per femije. Punoni per shqiptaret!

  5. TJ says:

    Jeni shume larg Z. Zheji! Rama nuk eshte lavire si ty! Nuk punon si mercenar per dike! Rama eshte origjinal! Ti je nje prostitute qe ndron “pimp” sipas interesit! Ti je nje sofist! Te genjen mendja se mund te shkosh tek Fevziu dhe kerkosh te na ndricosh me analizat tende! Ti dhe njerez te ngjashem me ty,Bushati,lubonja,Zogaj jeni jashteqitjet e “analisteve”shqiptare! Te rish ne nje panel me Artan “presidentin: dhe spiun me Prec Zogaj spiun eshte nje domethenie e madhe! Shkundu Arthur,ti mund te jesh me i mire se kaq!

  6. Fatos goni says:

    Zoti Zheji,
    se pari mund t`ju theme, se ndjej nje Respekt ndaj jush si nje analist shume racional dhe me dinjitet.
    Kete e theme me bindje duke u nisur nga te gjitha emisionet televizive ne te cilat ju jeni prezent dhe une i ndjek me shume vemendje ketu nga Gjermania.
    Ne rastin ne fjale, te analizes qe ju beni, ndoshta keni te drejt, por une si admirues e me Respekt te vecant ose edhe me besim te verber kundrejt Kryeminstrit z. Edi Rama, Jame i nje mendimi tjeter.

    Zoti Edi Rama ,
    e mori dhe qendroje ne bashkine e Tiranes ne saje te aftesive te veta,
    ne saje te inteligjences tecilen ju e permendin, nje kohsisht e mori dhe do te qendrjo ne pushtet ne saje te ketyre aftesive e do te qendroje ne qeverisje te vendit deri sa vete populli da ta vleresoje duke i dhene titullin me te larte “! Babi i kombit shqipetar”, kjo per vehte faktin edhe te reforamave gjhitheperfshirse te cilat jane ne inters tombit.
    Prandaj e theme me bindje se z.Kryeminster do te dije se cfare rruge te zgjedhe , ate te “parallinjeve te rinj apo me zotin Ilir Meta.
    Koha do ta vertetoj
    me Respekt Higo

  7. arian says:

    Doli perseri ky super-maskara,alter egua e lokeve katundare,Lesi,zogaj,Cupi etj,.

  8. LORA says:

    Zoti zheji,duke qene se ju evidentoni shperfilljen e Rames ndaj agresionit per me shume “hapesire jetike” te parallinjve te rinj (une jam plotesisht e bindur se ky eshte nje realitet dy-vjecar,per t’u mbeshtetur fort),,,,si ka mundesi qe e mendoni Ramen ne nje udhekryq ekzistencial,politik???
    Nuk ju mjafton ky realitet dy-vjecar i shendetshem shperfilljeje ndaj qelbit te tyre per ta quajtur kete vetem dilemen tuaj dhe jo te Rames????
    Aq me teper qe ju e njihni Kryeministrin tone ne nje vijueshmeri te gjate kohore,si ka mundsi qe ngrini nje hamendesi per nje problem qe nuk ekziston gjekundi???
    A nuk e moret ju pergjigjen e Dilemes Tuaj nga intervista e Rames ne VOA,kete jave?????
    Per mua ky problem nuk ka ekzistuar asnjehere,zoti Zheji.
    Rilindja me ASHE-ne do te jete padyshim nje process qe do te ece me dhimbje te medha,por jo nga problem te stisura,,,,do te jete e tille si nje process fundamental i ringritjes, nga humnera ,dhe normalizimit te shtetit te shqiptareve ,ne parametra europeiste.
    Tung,Zheji.

  9. koco says:

    Zoti Zheji ne kete shkrim mendoj se i ka thene hapu si mik i vertete e thene”Kur te jep i miri Helme mer e pi,kur te jep i mari Mjalte flake tej.” dhe zoti Rama duhet te dije ti lexoje, njohe e perketheje mesazhet ne kohe. Dhe ndergjegjesimin duhet te filloje nga vetvehtia . Me konkretisht.Zoti Rama duket te punon me shabllone dhe me nje staf qeveritar klientelistesh , derdimenesh , te pa aftesh , mjafton qe te jene beniaminet e tij, zbatues te verber e spekullatore per Amin . Keshtu shpjegohet gjendja shume e pa pranueshme e Financave nga Taksat , Tatimet ,Doganat ,Ne Koncensionet ,Kompanite e Medha si ato me Kredi te Keqia etj . Dhe per te gjithe keto nuk ka asnje te nenshkuar ?! por hipokrizia e zhurma behet per luften frontale me 0-1% te ardhura te shtuara nga Informaliteti qe vjen nga biznesi i vogel i cili realisht, nuk fut doren ne arken e shtetit ? dhe ajo 1% nuk justifikonet nga pagat qe meret nga nje armate tatimore ? Do ishte zgjidhje me mend e rendiment : Formalizimi i gjithe bisneseve te vegjel duke i dicitalizuar , vendosur nje takse te sheshte 10% dhe detyrimin e vjeljen e taksave nepermjet Fatures se Pageses te Energjise te permuajshme . Sakt thuhet ne popull se :” Qeveria po te doje a po te dije e ze lepurin me qere, me sakt vjen e hyp vete lepuri . ?” Kjo menyre mbledhje taksash eshte efektiv qytetar dhe serjoz si ne gjithe boten . Ne detyre duhet te jesh serioz dhe i Rrepte ne zbatim te ligjit. Jo i dhuneshem , arogant , me dy sandarte dhe i aferave . zoti Rama duhet ta fitoje betejen me Mafien , Krimin , Mire qeverisjen per ta vecuar ate qe i kerko koha ne menyre imperative dhe qe eshte Kryefjala e dites esht Krye Reforma qe varet vetem prej tija dhe forces politike qe perfaqeson e cila konsiston : Ne Shtimin e Modernizimin e Partise Socialiste duke e kethyer ne nje parti te madhe , me demokraci e diversitet mendimi, dhe me program social per shtresat ne nevoje e cila po vuan per shkak te keq qenerisjes , Mungeses se hapjes e zenjes te njerezve me pune , qe ai sistem e kishte te zgjidhur dhe te detyrueshem ” Puna eshte e drejte e detyre e cdo Shtetasi ” Qeveritareve qe bejne afera me vlera te medha duhet tu pritet koka . jo te vazhdojne te livadhisin e pellasin e te kapardisen neper institucione .

  10. Kont Urani says:

    Artur Zheji, te jane errur syte!
    Nuk arrin te llogjikosh dhe je filluar te keshe alergji nga ata qe kane para, sepse ti parate e tua i ke bere me kohe e vakt rrush e kumbulla!
    Prandaj nyk duron njeri qe punin, emdhe i etiketon si SuperParallinj, si ata qe do te doje te ishe por qe nuk munde asnjere. Se ti nuk punon! Ti je qyl! E ha qyl!

    Po ti nuk mund te jeshe o Artur. Se ti je kumarxhi. Se ti nuk punon. Se ti e shkon jeten neper bare, me ankthet “e kyqe, e zeze”, me ankthet e bixhozit.

    Se ti o Turi, je vere si chihaua e Metes, nje kone e bi dur me “llapen”-laps perjashta, duje pritur urdhrin e rradhes. Por kjo nuk te ben as ty, e as Ilirit… ca me pak atij.

    Se ty o Turi, nuk te ben nheri drejtor. Se ti te felliq me veset e tua. E provuan dhe u penduan.

    Analiza jote veç e tille nuk eshte. Dhe gabim ben qe e ndan Meten nga biznesi. Perkundrazi. E kunderta eshte shume e vertete. Por to me makia elizmin e vanitetit te bixhozçiut, iu fut edhe tet zoti, Likes. Duke e anatemuar ate si armuk te biznesit. Aspak e vertete! Kategorikisht e gabuar dhe djallezore. Biznesi e do Meten, dhe Meta asnjehere nuk e ka cenuar ate. Asnjehere nuk e ka perbuzur. Por ti me djallezite tua pergojon dhe perbalt edhe Ilirin, edhe Ramen. Shume keq!

    Shume keq per ty. Por shume keq edhe per te dy ata qe te mbajne si koqe kandari qe je.

  11. ilir says:

    Eshte perceptimi i gabuar qe e shpie Zhejin ne analiza dhe konkluzione te gabuara. Te hamendsosh Ilir Meten thjesht si politikan, te xhveshur nga veset e tij sic edhe pasurimi galopant, por qe ne syte e Zhejit cuditerisht nuk shihet, mendoj se qellimshem ben sikur nuk e shikon.
    Ilir Meta – berthama, dhe rrjeti i tij mafioz – tuli qe rrethon kete berthame, jane gangrena e skeletit te shtetit dhe shoqerise shqiptare. Ndaj e vetmja zgjidhje eshte operacioni. Rruge te mesme nuk ka. Me kot mundohesh, analisti Zheji, te sheqerosesh Ilir Meten me te tijte, tashme ne syte e shqiptareve te ndershem dhe idealiste, aleanca rama – meta nuk ka jete. Ka ngordhur. Ndersa aleanca qe ju aludoni, e propoganduar si flutur e shpreses, do te kete jetegjatesine e flutures.

  12. faikonica says:

    Eeeeee,cka te bajme mor Zhej,qe i bjen ne shej vetem kur te intereson e per cka te intereson.Belin e ke te trashe por e dredh si bellydance….Erdhi Papa dy here,nuk mund te vijne sa here qe shqipot zvarriten..Je i vonum Zheji i Berishes,Nanos,Berishes,Metes…E nderove Petro Zhejin

  13. Lani says:

    Artu Zheji, eshte prostitute intelektual e Ilir Metes. Ai eshte nje super i korruptuar nga koha e TVSH deri tek MAPO kur Henri Cili e hoqi se i vendoste gjoba kompanive te medha.

    Nuk e di se c`interes mund te kene biznesmenet te prishin Ramen me Meten, perkundrazi kjo eshte nje fushate e stisur per te bere Meten te duket si viktime.
    Meta eshte nje hajdut i rrafinuar i rrethuar nga plehra hajduteske, te pangopur te cileve ju ben make up Zheji & CO.

    Rama, nese nuk i jep drejtim puneve do perfundoje si Berisha, qe nuk e hoqi qafe Meten ne 21 Janar.

  14. DeFacto says:

    Shkrim i gabuar nga nje pseudo-analisto-gazetar.
    Pavaresisht rrekjes per ta ngjyrosur disi anti-biznes, lepirja e Zhejit ndaj Metes jo vetem qe eshte e panevojshme dhe e padobishme, por konkretisht e demshme ndaj Ilirit, ndaj Rames, dhe ne vijim, ndaj biznesit te pretenduar te SuperParallinjve.

    Kush jane SuperParallinjte qe u referohet Zheji?

    Ku ndryshon Zheji nga SuperParallinjte dhe perse kjo urrejtje thuajse patollogjike e Zhejit kunder ketij komuniteti?

    Perse Zheji, me ambicie-veset e tija per bixhozin dhe kumarin, shfryn kunder biznesit dhe qorrollepset per t’i perdorur dhe keqperdorur ne rrekje te pseudo-aleancave?

    Thjeshte nje shkrim i dobet.

  15. DeJure says:

    Thjeshte nje shkrim zhgarravine e Zhej kumarxhiut, i cili vret e shet vellane per dy leke!
    Mero ia ka detyrim si besnik parimesh, por nganjehere duget t’ia vere nje çike frerin dhe filtrin…

  16. trungu says:

    rama do ta flake meten ne diten me te veshtire te reputacionit te tij per te dale i lare ne sy te popullit.ajo dite po afrohet…..skeni pare gje akoma.deri tani rama po na hiqet si gjyhnafqar…..uh i shkreti tartufi!

  17. jani says:

    Qe te ngresh problemin ne kete menyre duhet te jesh te pakten nji kumarxhi.

  18. mesila says:

    muuuuuuuut haaaaaaaaa,,,haaaaaaaaa muuuuuuuut,ky eshte i thelle sa thellesia e mutit ku eshte zhytur……motren turko..faqese

  19. 007 says:

    Po mo funderine po, ashtu eshte¿?????

  20. Zagoriti says:

    Zheji !
    ke kohe qe je pozicionuar pro metes !
    Puna tende, por ate vajzen qe ke ne Itali, kush ta rregulloi me pune ne Ambasaden shqiptare ne Rome ? se ajo ishte nje emigrante ordinere,si gjithe te tjeret, por kur Meta shkoi ne Min e Jashteme, ajo fap e ne Ambasade …..ndaj ke detyrime ndaj agait dhe mos pyet shume por gri majtas e djathtas, qe mos te te quajne bukeshkale.. ndaj je i detyruar tani te jesh vasal .me dy fytyra ..etj ndaj shiko se c’vjellin per ty, per Ty dhe sojin Tuaj te analisteve dhe OPINIONISTEVE qe jeni pa pike personaliteti, ju shajne e ju urrejne pothuajse te gjithe, te gjithe, beni mire te largfoheni ca kohe, beni pushime te gjata …

  21. eg says:

    Ky ka marre rryshfete kur ishe drejtor i TVSH dhe ky e shkaterroi TVSH-ne

    Nje njeri qe nuk eshte i afte te drejtoj nje TVSH, na jep leksione per drejtimin dhe manazhimin e Shqiperise

  22. err romanacio says:

    cfare fotoje prej mendimtari, por je thjesht nje koqe kanari.

  23. €€€ says:

    Ti je si te gjithe keta hajdute qe shkojne sa majtas djathtas per te xhvate – ne shqiperi jetoni ju mafioze e kriminele ne nje ane e fukarenje ne anen tjeter – shkaterruar Cdo gje 25 vjeteeeeee

  24. €€€ says:

    Turqit e mutit- sunit kari shkaterruat Shqiperine e Skenderbeut vetem lufta e 3 boterore pastrone EVROPEN nga ju qenefa – haleje

  25. pro.... says:

    …nuk e di cila eshte everteta ,por ti po ja fut kot..hape barkun.

  26. . says:

    Shume e vertete …. n’a mbyten injorante provinciale dhe veriore, qe pasi vodhen cdo gje me leje te kriminelit Sali Bisha (edhe pse nuk dine te falsin shqip me gramtike) te bejne karshillek, sepse nuk funksionon “ligji”.

    Hajde Enver hajde shihe si eshte bere Shqiperia …. nevojtore injorantesh provinciale dhe veriore.

  27. Jorgo says:

    Meta dhe LSI jane nje grup biznesmenesh e per te gjitha ato arsye qe thote Zheji jane afer pushtetit dhe politikes. Ndoshta nje grup tjeter e do territorin e tyre, pra eshte lufte biznesesh dhe jo ajo qe thote Zheji, pra nje lufte e bizneseve me politiken. LSI ka ne ADN vetem biznesin, e si cdo biznes do gjithmone te fitoje, prandaj edhe Meta hidhet sa djathtas majtas, duke e lyer politiken e tij te shplare me ngjyra europianazimi, integrimi, etj.

  28. Cuni says:

    Shko ha ndonje krothe buke ti hale pseudo analisy! Populli po lengon per buke dhe po vritet e shypet cdo dite e ti paske marre per siper te besh avokatin e djallit. Shko more keput qafen tutje! Shpresoj qe gjerat te vazhdoje si Kane nisur e te they I qafen ti Rama meta e kushdo gjakpires
    tjeter I ketij populli te vuajtur….

  29. Ri n'bythe e rruaj leke says:

    Po Zoti Mullah Omari ke te drejte. Superparalliu Meta e ke fjalen apo jo

  30. eli says:

    Ka nje problem te dores se dyre Zhei, Meta eshteckusar dhe ti je eunuku i tije.

  31. 2K...ari says:

    Qe kur filloi te “lepije” Meten, ky nuk degjohet me. Keqarrdhje per intelektualet e paket qe ka ky vend, qe shesin dinjitetin e tyre.

  32. Tani says:

    Zoti Zheji. Kam përshtupjen se ti mendon se ke mëndje floriri.

  33. Tili says:

    Mirë e ke shoku i Edit je mik i Metës je dhe qiesh me Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje