Ylli Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s po dëmton shtetin

2 Tetor 2015, 15:20Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron se “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin.

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani në një dalje publike për mediat tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar.

Mund t’i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të “viktimizojë” me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet.

Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë, po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hijenës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar”, u shpreh Manjani.

Prokuroria duhet të nisë një hetim tha Manjani, si dhe Ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit duhet të jenë vigjilent që ky plan kriminal të mos dëmtojë interesin e shtetit shqiptar.

“Prokuroria duhet të nisë një hetim, gjithashtu ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku tashmë me vëmendje të shtuar sepse ky plan kriminal i përdorur në gjithë këto javë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik.

Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje sidoqoftë, prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do të ndodhë … duhet të vazhdojë të bëjë detyrën”, vijoi Manjani.

18 komente në “Ylli Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s po dëmton shtetin”

  1. i penduari says:

    ik o plehre

    1. Cubi says:

      Cdo shpi ka nje ose disa qene te lidhur dhe zagarin gjithmone leshuar .Ky eshte zagari i zgjdhur i LSI qe dhe zerin tamam ashtu e ka po karakterin po e po.

  2. ECCO ....! says:

    ik mer kerma politikane , ju jeni helmi i jetes shqiptarit ,
    keni edhe surrate ju kurvat e lsi-se ,
    qe cuat kte vend drejt shkaterrimit !
    robt ju a shkerdhete bota ,ju duheni qit jasht qarkullimi nga ajo bote
    bashke me putanat e bordellos pd edhe disa PS-ista ,sidomos ata gjarprinjt e pleqe

  3. arianna says:

    Ky duket qe ka nje hall dhe halli mund te jete qe DIA mund ti kete letrat ne rregull,sepse letrat ja ka bere gati………. dhe ndoshta vendimi eshte pro DIA dhe kundra “Shtetit” dhe ky ne fakt eshte shume i shqetesuar se ka hallin mos demtohet shteti !!?? Ilir

  4. saimir says:

    Per cfare shteti bahet fjale?
    Kur per 25 vjet ka vec PushtTetar.
    Po I thyhen kamt e fronit
    Atij koklopes e kokbidonit.
    Don zoti e cojne litar
    Keqe shqiptaret Jane kokpalare.
    E per mos me ja hanger hic hakun
    Eshte kokrra e Tomorracakut

  5. roland says:

    yyy graqira te lsi-yyyyyy kanceri ju marte edhe femijet o njerez te peshtire..yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy monikqira

  6. allamani says:

    E kujt eshte kjo DIA qe perlotet Manjani dhe lotet i derdh Meta e Monika?

  7. zeni afezi says:

    Qenıa me e peshtıre ne toke….

  8. Jugu says:

    Gjithe kete problem e zgjidhi dalja e Rames dhe prononcimi qe koalicioni funksionon normal.

    Rama e beri sepse u detyrua, pasi Meta filloj te takohej me Nishanin, Partin e Cameve, Berishen, dhe kjo mund ti rrezikonte pushtetin Rames.

    Sapo Meta tha qe me Berishen “po” eshte “po”, Rama qe mund te ket biseduar fsheurazi me Bashen, u frikesua dhe mendoj qe po ja fut Meta, po behet me Berishen.

    Perfundimi eshte ky:

    – pushteti dhe opozita ne vend, jane grupe mafioze te nje profile te larte;
    – Prokuroria nuk mund te ndermarr ndonje veprim pa miratimin e Metes apo Berishes;
    – Sa te jete Meta, Berisha dhe te tijet kurre nuk gjykohen dhe jo me te futen ne burg (megjithese edhe pa mbeshtetjen e Metes, Rama nuk I ben dot gje Berishes, se eshte frikacak);
    – Gjykatat jane te korruptuara dhe do mbeten te tilla, dhe duket se edhe Rama ndryshoj opinion per to;
    – Koalicioni do funksionoj, edhe pse Meta dhe te tijet do hajdutosin edhe me shume;Socialisteve nuk u mbetet tjeter vecse te rritin dozen e hajduteris per te mos mbetur mbrapa LSI-se;
    – Qytetaret te mendohen mire, te ulin kurrizin dhe te respektojne shtetin, keshtu funksionon demokracia.

  9. sit..back..and relaks →→→ says:

    DIA shtetin e ka mjelur sa i ka dashur trapi, per ca rreziku flet ky trapi. nuk ishin keta kokebolet e lsi qe favorizuan DIA etj. po qe ismailaj i ka futur te gjithe ne tave kjo nuk do as mend e as kalem. e rendesishme eshte qe ismailaj te mos filloje te flasi, per te tjerat mendon Likja and CO. Sa per prokurorin ne nuk kemi as prokurori e as kryeprokuror, ne kemi akoma hetuesin e pergjithshme qe merr urdhera nga politika se ku, kur, si, dhe ke duhet te hetoje dhe mos te hetoje. Se duhet ti thone Illi i partise Lalles se kush jane armiqte e popullit dhe rreziqet qe i kanosen vendit nga agjenturat e huaja. o pika mu ne tulle.

    1. Gregor says:

      Shume drejt. Vend pa prokurori. Turpi i botes. Edhe Afrika e Jugut e ka nivelin e korrupsionit me poshte nga ne, por ata kane dale ne protesta dhe kane krijuar nje aleance popullore kindra korrupsionit. Shqiptaret? I ke neper kafe duke u marre me thashetheme dhe duke pare grate e botes nga kembet. Me shume ben buje nje video seksi e nje ish drejtoreshe se sa nje skandal korrupsioni. Ndersa Rama ben sehir.

  10. emigranti says:

    Po keni perendi, mos e publikoni kete fshatar qe me gjithe vitet ketu nuk arriti te marre asnje nuance qytetari.

  11. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Po ngaterron dollarin me carin me duket.Afrika e jugut ben pjese ne grupin e 20 vendeve me te zhvilluara te botes.Ndersa ne baca sal na la te dytet pas gjermonise.

  12. michael says:

    …imitues konstant si komiku portokallise qe qan per liderin e PS …

  13. XH says:

    Ja kush eshte fytyra e vertete e LSI-se. Mjafton te mos i shqetesoni njerzit qe kane futur ne pune LSI-ja, ti lini ne ato poste LSI-ja do shfryhet nga 20 mandate ne 3-4.

  14. Lili says:

    Oh,na paskan dall zagaret e LSIse ne sulm neper shtyp?Kaq shume ndihen te rezikuar sa sot na shtregojne radhe si di kur ne Parti?
    Keni vjedhur! Ka ardhur koha me paguar çmimin e vjedheve tuaja,se Böll duruam ne si popull!

  15. Lili says:

    Ohohoh! Mos po tremben nga dekonspirimi i emri i njerit qe ka kerkuar 500000 euros rryshfet?

  16. Lili says:

    Edhe pak lili Juan do na dale ne pension nga’semundja’ e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje