Parashikimi ogurzi: Lufta e Tretë afër, sulmet në Siri mund të zgjasin pa fund

2 Tetor 2015, 15:00Politika TEMA

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Siria duke parë me vëmendje lëvizjet e Rusisë dhe SHBA-së.

Frika e ekspertëve është se bota është shumë pranë një lufte të re Botërore.

Pala amerikane është shumë e shqetësuar nga sulmet ajrore ruse pasi janë goditur disa baza të trupave të stërvitur nga CIA.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se sulmet ajrore të Rusisë do ta bëjnë luftën në Siri të zgjasë përgjithmonë.

Kjo përballje i bën kundërshtarë Moskën dhe Uashingtonin.

Konflikti i tyre i parë që prej Luftës së Ftohtë.

Sekretari i shtypit nga Shtëpia e Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se, “Diskutimi i mbajtur mes SHBA-së dhe Rusisë është fokusuar më shumë në mënyrat se si këto dy shtete do të mund të komunikojnë dhe me plot efektivitet ti ‘de-konfliktojnë’ operacionet tona brenda Sirisë.”

“Kemi dashur që të flasim rreth operacioneve bazike dhe të arrijmë marrëveshje se si të shmangim çdo pasojë të pa qëllimshme.”

Avionët rusë kishin goditur tragete afër qyteteve të Hamës dhe Homsit, në Sirinë perëndimore, në ditën e dytë të fillimit të operacionit të tyre të papritur, që kishte filluar të mërkurën.

Moska kishte deklaruar se ata kishin goditur Shtetin Islamik, por zona e bombarduar ishte nën kontroll të rivalëve të rebeluar e që janë të mbështetur nga SHBA-të, Shtetet Arabe si dhe nga Turqia.

Hassan Haj Ali, lider i grupit rebel Liëa Suqour al-Jabal, ka thënë se baza e grupit të tij në provincën e Idlibit ishte goditur dy herë radhazi me rreth 20 raketa.

Luftëtarët e tij ishin të trajnuar nga CIA dhe Arabia Saudite në Qatar për të luftuar Shtetin Islamik dhe Assadin.

Ai ka thënë se “Rusia është duke i sfiduar të gjithë dhe është duke thënë se nuk ka alternativë për Basharin.”

Kriza po vjen në kohën kur Irani është duke grumbulluar qindra trupa në Siri për të përgatitë një sulm fushor të madh.

Shteti ka qenë duke e mbështetur grupin Hezbollah, që është një grup militant Libanez e që ka qenë duke luftuar pranë ushtrisë Siriane.

Rusia dhe Irani janë duke planifikuar që ta ndihmojnë qeverinë siriane ta fitoj prapë kontrollin në territorin e humbur ndaj rebelëve, e veçanërisht ndaj një grupi të quajtur Ushtria e Pushtimit.

Aleanca është e ndërtuar me grupe të ndryshme të xhihadistëve, përfshirë al Qaedan, por jo ISIS-in.

Arabia Saudite dhe Irani janë armiq të betuar që konkurrojnë për epërsi në Lindjen e Mesme.

Lufta civile 4 vjeçare në Siri, që deri tash ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 250,000 personave, tani rrezikon që të përhapet më shumë dhe të shkaktoj një konflikt global mes superfuqive.

Bashar al-Zoubi, që drejton grupin më të madh të rebelëve në Sirinë jugore, ka kërkuar nga armiqtë Arab të Asadit të dërgoj raketa anti-ajrore që ta mbrojnë veten nga avionët Rus.

Ai kishte paralajmëruar se Moska është duke synuar një tjetër Afganistan në Siri, si referencë e humbjes së Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet e 1980-ta, shkruan Lajmi.

Zoubi, lider i ushtrisë Yarmouk ka thënë: “Hapin e parë që janë duke e bërë këto sulme ajrore, është se janë duke e zgjatur jetën e kësaj lufte”.

“Së dyti, ata do të shpërndajnë ekstremizmin dhe toka do të jetë tërheqëse për luftëtarët e huaj të vijnë e të luftojnë Rusët”.

“Rusia si humbëse në Afganistan, nuk do të fitoj as në Siri”.

“Do të ketë më shumë vrasje dhe më shumë gjakderdhje”.

19 komente në “Parashikimi ogurzi: Lufta e Tretë afër, sulmet në Siri mund të zgjasin pa fund”

  1. kompliz says:

    Rusia fiton me zhulsat me fustan ,nqs Amerika dhe Arabia nuk i pajis me raketa ,künder Rusise .

    1. ed says:

      qekur arabia ka filluar te prodhoje raketa??????????????

      apo keshtu te ka thene imami te xhamia

      1. Artur Duka says:

        Raketa antiavion “Stinger” or koqe, prodhim amerikan u jane derguar muxhahideneve qe luftonin kunder ruseve ne Afganistan permes Arabise Suadite.

    2. albti says:

      ISIS eshte krijuar dhe furnizuar me arme nga USA and Israel per te ballancuar forcat ndaj Iranit, Sirise dhe Rusise, pra tani po i del era. Nje nga qellimet ketyre te fundit eshte destabilizimi i rajonit dhe Europes duke derguar refugjate si rezultat i bombardimeve te Assadit.

    3. Tironci says:

      profecia ne bibel flet qarte per fuqizimin e Magogut, (keshtu quhej Rusia e lashte ne koherat e Abrahamit) Madje fuqizimi i tij do shtrihet ne mbare detin e Madh (Mesdheun term qe perdorej per Mesdheun ne Bibel).

    4. Tironci says:

      Ky shalegjati yne ben mire te afrohet pak e nga pak me Ruset, se me ameriqine dhe evropiqine u pa puna, hallve e ftohte. Afrimi me Ruset dhe bashkepunimi me ta ne fusha te ndryshme do i jape Shqiperise nje status pozitiv ne Ballkan. Rusia nuk ka qellime negative ndaj Shqiperise.

      1. sit..back..and relaks says:

        shqiperia ben mire te pastroje bunkeret, bile dhe ata bunkeret artistike se ka mundesi qe nqs vjen nje lufte e ftohte te jete vija e pare perballe aleances ruse. ballkani do trazohet serish nqs amerika me rusine shkojne drejt luftes se ftohte. ne nje konflikt te ri midis serbise pro ruse dhe fqinjeve te saj askush nuk e ndalon me rusine te fute ne lufte pas precedentit sirian. levizja e fundit e rusise eshte nje thike me dy presa per ameriken, oferta eshte e qarte, ose do bashkepunojme por nqs ndodh kjo rusia do leshime ose do konfrontohemi. konfrontimi nuk ka gjasa te ndodhi ne siri. rusia do i japi fushe beteje amerikes ne ballkan. perpara luftes se ftohte prisni nje lufte te nxehte e cila do te vendosi paraprakisht kufijte e luftes se ftohte te ardheshme.

  2. Klimax says:

    Qe Lufta e Sirise te perfundoj per nje kohe te shkurter mjafton qe amerikanet te nderpresin ndihmen ushtarake e financiare ndaj grupeve islamike opozitare, ne realitet grupe terroriste, qe luftojne regjimin e Bashar al-Assad.
    Siria nuk mund te kthehet ne nje Libi me boshllek politik ku grupet islamike kundershtare luftojne ndaj njera-tjetres ne nje kaos total.
    Nje situate e ngjashme konflikti eshte dhe ne Jemen, por natyrisht qe amerikaneve dhe Arabise Saudite nuk i interesonte nje fitore ushtarake e opozites te atij vendi te perkrahur nga Irani.
    Atehere, qe ekulibrat gjeostrategjike te rivendosen, le te vazhdojne te kene amerikanet dhe sauditet kontrollin mbi Gjirin Aden te Jemenit dhe ne anen tjeter ruset te vazhdojne mbajtjen e bazave te tyre ushtarake ne Tartus e Latakia te bregdetit sirian ne Mesdhe.
    Ne te kundert nuk mund te kete ekuliber gjeostratigjik e gjeopolitik jo vetem midis dy superfuqive, por edhe midis dy fuqive te medha rajonale, Arabise Saudite e Iranit.
    Lufta e Ftohte eshte rihapur zyrtarisht. Problemi eshte se ku do te vendosen kufijt e rinj apo “Muri i Berlinit” midis SHBA-se dhe Rusise.

    1. Antares says:

      Tani po fillon te kristalizohet, se perse USA do te heqi me cdo kusht Assadin, duke mbeshtetur grupe terroriste dhe duke financuar, ndoshta edhe krijuar gogolin e IS-it. Ruset me sa duket e kane ditur kete qe ne fillim dhe tani kane filluar te luajne lojen qe shpiken Amerikanet. Edhe tensionet ne Ukraine, jane krijuar me paramendimin qe Rusia ti kishte duart te zena dhe mos kishte mundesi qe te futej ne kete loje.

  3. kevin says:

    Me nje fjal amerike eshte ber aleate me al-kaiden !!!!!! Boooo

  4. Peco says:

    Nuk di pse Tema e turperon vehten me te tille tituj bombastik. Ruset hyn ne loje vetem pasi muaren miratim nga Izraeli ne takimin Putin – Netanjahu dhe me pas nga amerikanet. Lufta ne Siri dhe Irak ka per te perfunduar vetem atehere kur te binden Izraelitet dhe amerikanet, qe per Izraelin eshte siguruar nje qetesi dhe paqe per te pakten 30 vjet.

    1. Jungelerule says:

      Lfta eshte biznes shume fitimprures, nuk ka lidhje me paqen.

  5. nji kafe me pak te lutem says:

    A MER SALI KALI çna more me qaf na shkatrrove bunkeret,na shkaterrove komplet ushtrin na le bythsbulut i bone qefin ca skorpinsave qe thon jeta osht qef dhe luft nuk ka mo, se ne luftonim me mullit e eres dikur dhe kishim frik kot erdhi dita po afron,siç po vin punet me shtrenjt se vila xhenit do kushtoj nje qender zjarri per te rujt bythen me duket,apo kemi shtet ne per te organizuar ushtri, ne jemi per turp, shkollat e ushtris i shkatrruam te aviacionit i shkatrruam dhe mburremi me ca ish kapterra me biografi te keqe qe i kemi ber gjeneral se jan te persekutum ata jan vetem per te vjedh noj lek se po plasi lufta hedhin kapelet te paret dhe me gomone ikin nga syt kembet,zoti na rujt o popull.

  6. leonardi antwerpen says:

    Me nje Presid. bythezi ne krye te Amerikes edhe 1000 vite nuk plas luf.3 boterore.Kete e E DIN fare mire Putini dhe boshti i se ligese dhe pa besise ORTODOKSIA.

  7. x says:

    TEK CEPI I OBORRIT KAM NJE BUNKER,KUSH DON TA BLEJE TE ME KERKOJE NE ADRESEN htp.pth.thp.tph shitet me kuna ose me lek te para vitit 1964
    URIME E tregti te mbare.

  8. Nio says:

    Putin te tregohet i qete ndaj provokimeve te Obames dhe Kerrit … Demokratet e Amerikes kerkojne shkaterrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes , mundesisht te te gjithe botes … Senati te bllokoje cdo vendimmarrje te Presidences Obama …

  9. Aqif says:

    Po ca bunkeresh edhe ca ushtrie shqiptare thoni ju kur isha une ushtare ne grehot te gjirokastres ne vitin 1995 nuk kishte per te ngrene ushtria edhe uje per te pire e sillnin me autobot kurse ne delvin po ne te njejtin vite te hante morri i trupit ca me thoni per ushtri juve tani edhe po nuk jane te verteta keto qe them te dalin edhe te me pergenjeshtrojne

  10. anton says:

    bravo tironci.ne shquhemi per servilizem historikisht.dikur ishi,me ruse se ruset tani jemi me ameriqane se ameriqanet,me europiane se europianet,por europa zgjodhi arabet para nesh.

  11. K.D says:

    Gazetare pacavure, shesin edhe bythen per klikime, tituj artikujsh panik-shperndares dhe Jo real. Turp jeni bere si makineri marketingu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje