Lulzim Basha, raport qesharak për humbjen e zgjedhjeve lokale. Asnjë analizë për rezultatin e 21 qershorit

4 Tetor 2015, 18:20Politika TEMA

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpërndau të pranishmëve një material që ai vetë e quajti analize, për humbjen e zgjedhjeve lokale, por që ështe më pak se një copy- paste e rezultateve të publikuara nga KQZ.

Në materialin që ishte përgatitur nga sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, pa konsultimin e askujt nga Kryesia, thuhet se strukturat e partisë në të gjithë vendin duhet të riorganizohen, por nuk flitet asnjë fjalë për faktin se përse ato nuk ishin organizuar deri para zgjedhjeve lokale.

Nuk thuhet asgjë përse PD kishte seksione të tëra pa anëtarë, ndërkohë që kryetari Basha pak para zgjedhjeve, tha se anëtarësia prej 104 mijë anëtarësh, në zgjedhje do të funksionojë në mënyrë të dixhitalizuar.

Nuk mbahet asnjë përgjegjësi për anëtarët e zgjedhur pa asnjë miratim nga Kryesia e partisë, staf i ngushtë i Bashës, me poste kyçe në Bashki.

Nuk jepet asnjë informacion për Tiranën, zonat që kishin dalë më dobët dhe sa, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Përveç kësaj, asnjë nga të ngarkuarit në degët e kryeqytetit nuk ishte pjesë e hartimit të informacionit të përcjellë gjatë mbledhjes së të premtes.

Në raport thuhet që shumë anëtarë të partisë nuk u aktivizuan në zgjedhje nga presioni e pasiguria, por  mbahet fshehur fakti që një pjesë e mirë nuk doli nga shtëpia ditën e zgjedhjeve, nga zhgënjimi dhe mungesa e shpresës, ngaqë kryetari Basha dhe alternativa që ofron tashme kjo parti, nuk frymëzon askënd.

Ajo që e bën akoma dhe më qesharak këtë material, është leximi i rezultateve të zgjedhjeve lokale në mënyrë të çuditshme, pak a shumë si leximi që i bën Grida Duma rezultatit të Durrësit: “une fitova, nuk humba,  votat nuk m’i vodhën, por m’i tjetërsuan”.

Është për të ardhur keq që ende në PD nuk ka nisur leximi siç duhet i rezultatit të zgjedhjeve lokale, për të mos folur për evidentimin e arsyeve që çuan në humbje të thellë, përgjegjësit dhe mënyrat që do të çonin në rekuperimin e votave të humbura.

Basha ende vazhdon t’i kërkojë Ristanit ta gënjejë atë, veten, kryesinë, anëtarësinë, votuesit dhe të gjejë grupet armiqësore brenda partisë, ndërkohë që për pak muaj do të mbahen zgjedhjet parlamentare./ TemA

8 komente në “Lulzim Basha, raport qesharak për humbjen e zgjedhjeve lokale. Asnjë analizë për rezultatin e 21 qershorit”

  1. Oerd Gjiknuri dhe Damian Bylykbashi says:

    Meqe e ka pergatit Arben Ristani, copy &paste nga raporti i KQZ, i bie qe e ka bere dashnorja e vet Deshira Pasko bashke me ata lyrat e tjere te KQZ qe i lane socialistat te livadhisin.

    1. GENCI says:

      ia ke futur kot ketu plako. ristani e ka lene me kohe ate. po i shijojne ato prurjet e reja nga pd.

  2. sulo Permeti says:

    Basha ka hyre ne PD as nga dera,as nga dritarja,por nga vrima e oxhakut te Saliut.Kollovari i Argites dhe Berishes mu nd te shofi hajer kur te vdesi SALA.

  3. astrit says:

    Mund ta kete pergatit edhe Ristani, por ka qene i pire.

  4. Ervest says:

    Lulezim Basha per PD nuk eshte I afte te drejtoje ,sepse ka nji tufe me “kokoshe”dhe eshte ne dilem kujt t’iaprishe dhe kujt ti mbaje ison,prandaj ky person do ndihme nga te gjithe qe te beje nji spastrim ne kryesine e PD.

  5. Alo says:

    Jane ftohur ne tajare. …

  6. Toni says:

    O luli ere a ja ha bajgen viçit tim ere….
    Lulaqi do bej analiz. Ai budall zdi me lidh as breket.

  7. petro says:

    Fatkeqesi per vendin por PD e ka kryer misionin.Tashme ajo eshte nje tjeter parti e majte dhe loja e Ramizit vazhdon.Shqiperia zhbehet, shqiptaret varferohen e ikin nga koka kembet dhe grupet mafioze do te nderrojne pushtetit kur presioni popullor do te jete ne rritje.Perpara per fitorje te reja me ne krye hajdutet e permasave te papara , nga Berisha, Nano, Meta, Rama e deri te Bashe e tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje