PD: Shefi i kufirit të Dhërmiut, në shërbim të Habilajve të Tahirit

4 Tetor 2015, 13:33Politika TEMA

Partia Demokratike ka bërë publike foto të kreut të Policisë Kufitare të Dhërmiut me një anëtar të familjes Habilaj, për të cilët opozita akuzon ministrin e Brendshëm se nën mbrojtjen e tij dhe në bashkëpunim me të, janë duke kryer biznesin e drogës nga Vlora drejt Italisë.

Fotot me drejtorin e policisë, sipas partisë më të madhe në opozitë, janë dëshmi të qarta se si Policia e Shtetit është vendosur në shërbim të veprimtarisë së narkotrafikut të kushërinjve të Saimir Tahirit, për të cilin kërkuan sërish dorëheqjen.

Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt, të cilët hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve.

Kemi këtu Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e Policisë Kufitare në Dhërmi. Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.

Siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre”, tha në një deklaratë për shtyp deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

3 komente në “PD: Shefi i kufirit të Dhërmiut, në shërbim të Habilajve të Tahirit”

  1. Koli says:

    Shume i zoti ky Alibeaj i ISIS-it.
    Me kete ben opozite PD-ja.
    Lum si ne.

  2. Ilir says:

    Cfare ben prokuroria ,per trafikantin Bombe Tahir ?????? Perse e kein lene mbas dore kete skandal duke bere bla bla vetem per Cezin .Si Mund te mbyllesh nje ceshtje kaq grandioze te Rilindjes se hashashit ,Duke pranuar dhe vete Tahiri . Cfare behet ne kete shtet hajdutesh ,trafikantesh??????????!!!

  3. mirel says:

    po cfotografi o Alibeaj, aty ke dale ti me shume se ata, sado kokemdhenj po nuk duken mire.
    Ke te drejte s’ke te drejte te pakten nxir foton te plote se ty ta kemi pare surratin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje