Bankers nën dyshime se ka përdorur si kolateral pasuritë e shtetit shqiptar (FAKSIMILE)

4 Tetor 2015, 12:56Politika TEMA

Letra qe Albpetrol i kërkon sqarime Bankers lidhur me përdorimin si kolateral të pasurive të saj

Kompania Bankers Petroleum është në një betejë me autoritet shqiptare, pasi nuk jep informacion nëse investimet e zbritura si shpenzime nga bilanci i saj, i ka hipotekuar si kolateral për kredit ndërkombëtare. Nëse kjo ka ndodhur, ajo thjesht ka grabitur pasuritë që janë të shtetit shqiptar për qëllime fitimi.

 

Kompania Bankers Petroleum Albania është përshirë në një konflikt me autoritet zyrtare, lidhur me mundësinë që kjo kompani ka përdorur investimet, të cilat i janë njohur si të zbritshme nga detyrimet për taksat si pasuri të saj dhe i ka vendosur ato si kolateral për të marrë kredi.

Sipas ligjit shqiptar për kompanitë që kanë marrë koncesion, një kompani, që fitimet i investon dhe i njihen si shpenzime, nuk mund t’i përdor këto investime si pasuri të saj, pasi ato janë pronë e shtetit shqiptar.

Neni 16.4 i Marrëveshjes Hidrokarbure mes Bankers Petroleum dhe Albpetrol Sha, thekson se nevojitet qe te merret miratimi me shkrim i Albpetrol sha dhe AKBN-së për vendosjen peng apo përdorimin e të drejtave aktuale apo të ardhshme që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Në kundërshtim dhe në thyerje të këtij neni, Bankers ka vendosur peng asetet, te drejtat e tanishme dhe të ardhshme për përfitimin e një apo disa kredive nga EBRD, IFC etc.

Albpetrol dhe AKBN, kanë një korrespodencë të dendur me Bankers rreth kësaj çështje, por ende nuk kanë një përgjigje.

Më 27 janar 2015 me numër Protokolli,2258 Albpetrol ka dërguar një kërkesë formale për informacion në lidhje me të gjitha asetet e përdorura në Operacionet e Naftës nën Marrëveshjen e Hidrokarbureve që mund të jenë vendosur si kolateral për të siguruar ndonjë kredi që BPAl ka marrë. Ky informacion mund të përfshijë:a) Specifikime për asetet e vendosura si kolateral, b) Përditësim i Statusit nëse asete të tilla kanë qenë plotësisht ose pjesërisht të mbuluara si kosto të Naftës, c) të dhëna të detajuara sa i përket marrjes së kredisë, d) Emërtimin e subjektit në favor të të cilit asetet janë vënë si kolateral dhe e) çdo informacion tjetër i nevojshëm.

Për më tepër, në zbatim të ligjit të naftës së Shqipërisë dhe Marrëveshjes Hidrokarbure, të gjitha asetet e investuara nga Bankers, por të njohura si kosto te rikuperueshme duhet të transferohen në asetet e AKBN-së si një pronë e shtetit shqiptar. Nëpërmjet  asenjimit të të drejtave, aseteve apo interesave te Marrëveshjes Hidrokarbure, Bankers ka shkelur marrëveshjen duke mos plotësuar një nga detyrimet fondamentale që rrjedhin nga kjo kontratë.

Megjithatë përgjigja  e Bankers nuk përmban asnjë nga  informacionet e lartpërmendur, siç është kërkuar nga Albetroli. Sipas letrës drejtuar një proces tjetër i iniciuar nga Albpetrol dhe AKBN ne mesin e vitit 2013 kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga BPAL informacion të detajuar lidhur me  koston e “rikuperimit të aseteve”

Regjistrimi i aseteve të njohura si kosto të rikuperueshme në bilancin e vet dhe mos transferimi tek AKBN është një shkelje e rëndë nga Bankers, vendosja e këtyre aseteve peng për përfitimin e kredive është një shkelje akoma më e rëndë nga Bankers.

Nëpërmjet letrës Alpetrol kërkon rikuperimin e kësaj shkelje brenda një periudhe 6 mujore, që nënkupton lirimin e këtyre aseteve nga kreditorët.

Pjesë nga letra drejtuar Bankers nga Albpetrol

I nderuar, zoti Çobo

Në vijim të letrës suaj me numër Protokolli, Nr. 327/1 datë 18 Qershor 2015 ( referenca jonë Nr. 2258/1, datë 18 qershor 2015) ne kemi kontrolluar gjithë korrespodencën e mbajtur mes palëve tona në përpjekje për të gjetur ndonjë pëlqim paraprak me shkrim dërguar nga Albpetrol, në bazë të nenit 16.4 të Marrëveshjes për Hidrokarburet “Për zhvillimin dhe prodhimin e naftës në fushënaftën Patos-Marinzë ( Marrëveshja për Hidrokarburet) e nënshkruar nga dhe ndërmjet palëve tona.

Edhe pse ju keni dërguar një letër tek Albpetrol me Nr.Protokolli 0317/10, datë 14 korrik, 2010 (……..) dhe përmes kësaj letre ju  thjesht njoftuat Albpetrolin për nënshkrimin e të gjithave;  të drejtat, titullin,  përfitimin dhe interesin,  qoftë në të tashmen ose në të ardhmen, pronësine, kontraktuale ose tjetër,  të Bankers Petroleum Albania Ltd, ….. me apo nën Marrëveshjen Hidrokarbure,  me qëllim sigurimin e lehtësirave për kredi..../j.h

 

19 komente në “Bankers nën dyshime se ka përdorur si kolateral pasuritë e shtetit shqiptar (FAKSIMILE)”

  1. Lili says:

    Pa asnje cent ne dore bankers millionere u bâ,vetem Duke vjedhur Shtetin shqiptare e qytetaret shqiptare!
    Kur ke qeveritare tradhare keshto ndodhe!… Edhe asgje nuk iu ndodh!

    1. ai says:

      bankers mbaroi pune tani e ka radhen koco kokdhima.kjo eshte e vemja lufte qe behet.lufte per kontroll.ndryshimi i vetem do jete se ata fshatare qe tani marin qera toke 4 $ ne vit per meter katror koco do ja mare pa leke si ka bere ne gjothe bizneset e tij.flm.

  2. Sami says:

    Po cfare dyshime a derebardhe. I kane perdorur dhe kjo duket sheshit. Ka rrezik qe ne Kanada u thone aksionereve se rrethi I Fierit,Beratit,e Vlores jane prone te Bankersit.Verifikoni se edhe portin e Vlores e kane regjistruar si pasuri te tyre si kolateral. Ky eshte shtet pa zot dhe keta shkerdhata shijne si ne mall te tyre.

  3. mirel says:

    Ska faj Bankers jo. E kane shqipot qe ende smarrin vesh, po rrine si dele dhe presin rradhen kur tju heqin dhe koken.

  4. Askushi says:

    Vazhdon minister gjukniri dhe kryeminister edvishi me tirane? Ti gezoni ju qe i votoni e meritoni kete gjendje ne vend qe te ngriheni dhe ti perzini prej bythesh hajdutet dhe te korruptuarit

  5. Barist ne Vucidol says:

    Bankers qe nje nga pronaret burrine e depuetets se PD Albana Vokshi, ka vite qe eshte bere Padrone e pasurise se hidrokarbureve, vjedh dhe mashtron pa esap dhe nuk i hyn nje gjemb ne kembe. Bankers Shtetin shqiptare e ka nxjerre jashte loje dhe jep apo derdh detyrime aq sa i do e kur i do bytha. Edi dhe policia kane kohe te merren vetem me berbere e ambulante edhe Mafia Italiane po te zoteronte keto pasuri, do te derdhte ne arken e shtetit Shqiptar shume me teper para, shteti ka kohe qe ka rene.

  6. Pelasgian says:

    Lejeni cunin e tirones te boj kamarierin se e ka pas merak qysh i vogel!

  7. Ardi Mamurrzaku says:

    DHE KJO DHURATE E RADHES ANTISHQIPTARE…..
    TJA DIM PER NDER METES DHE BERISHES.

  8. Ilirfloriri says:

    AKBN dhe Albpetrol jane pergjegjesit kryesor bashke me qeverine e asaj kohe qe e favorizonin bankers pasi aty mernin pjesen ish qeveritaret e saliut. A dini qe nje shoqeri fantazem GR Albani ne pronesi te Fatmir mediut ishte kontraktuar nga bankers per te bere studimet mjedisore dhe impaktin mjedisor te puseve ne toke dhe ato of shore!? A e dini se Ne organigramen e kesaj shoqerie nuk kishte asnje specialist te mirefillt per te bere keto studime? A e dini se kjo kompani qe printonte vetem letra pa asnje vlere apo permbajtje perfitonte me shume se 10 mln dollare ne vit ne shkembim te ketyre letrave.
    AKBN si krijese e LSI duhet te shkrihet urgjentisht pasi pervec se eshte bere strehe e militanteve te paafte te LSI nuk ben asgje per shfrytezimin racional te burimeve natyrore por vetem i shet ato duke mbushur xhepat e kushurinjeve dhe njerezve te LSI

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Mall pa zot..

  10. alex says:

    me falni per injorancen, por a mund te ma perktheje ndonjeri kete fjalen ”kolateral” si perkthehet ne shqip, se nuk po me ze gjumi

  11. LORA says:

    Shqiperia e kishte te plote ciklin e studimit,nxjerrjes dhe perpunimit te naftes si pasuri te Popullit Shqiptar.
    Sistemi kriminal i kaosit te pas-nenetdhjetes e plackiti,coptoi,kuseroi dhe tregetoi kete industri themeli te ekonomise se shqiptareve.
    Rrjedhimisht e tere klasa politike eshte ne pergjegjesine e kesaj kusarie dhe tradhetie kombetare.
    Bankers-i eshte vetem nje grabitese e zgjedhur dhe ne sherbim te mafies shteterore te kuserimit te naftes se shqiptareve.
    Pra pergjegjesit penale jane shqiptare dhe vetem ata qe kane bere vendimarrjet ligjore te kesaj baterdie 25-vjecare.

    1. ai says:

      LORA me cpo shof ketu vazhdojme te perbuzim koncensionet e huaja.shkurt dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.keshtu na ka porosit enveri.te siguroj se kjo qeverri dhe aji e mepareshme ja kan mare taxat me hir apo me pahir kesaj dhe cdo kompanije te huaj por nuk i dalin per Pallatet ne nju jork.ne duhet te mendojme si i shpenzon shteti keto leke si rente minerare dhe prodhimin 50% te prodhimit qe merr albpetroli i kocos.ne harrojme vjedhjen e bankes se shqiperise ne mes te dites dhe merremi me koncensjonet te cilat sjellin ne shqiperi investime te huaja dmth leke nga jashte.ne nuk dime ti trajtojme se jemi mesuar SKLLEVER te ideve komuniste.ky ishte mendimi im.

  12. arben says:

    Enver cohu nga varri se Shqiperine e hengri djalli.Le ta shajne e mallkojne shqiptaret e sotem sistemin socialist dhe Enverin se i kishte lene fukarenj por vetem per nje gje duhet te jene te sinqerte.Nuk kishte bir k…. ne ate kohe te grabiste pasurite e popullit shqiptar qofte brenda ose dhe jashte vendit.Nga hici me djersen dhe gjakun e popullit u ndertua nje shtet solid dhe i mire organizuar ne sherbim te interesave te popullit te vet dhe jo si sot qe u sherben vetem oligarkeve e mafiozeve qe e kane grabitur deri ne kocke Shqiperine.Ka ardhur koha qe populli te ndergjegjesohet dhe ti kerkoje llogari deri ne nje ketyre grabitqareve qe ne keto 25 vite na mashtruan,na perdhunuan,na grabiten dhe ne fund shkruan dhe nekrologjine e vdekjes se nje kombi e shteti qe ne kohen e Enverit askush nuk guxonte ti prekte qofte dhe nje fije floku.

  13. Tiku says:

    Bankers eshte nje shembull qeveria eshte hajdute vjeth banken e saj vjeth keshin vjeth floririn vjeh gjith pasurin qe la enveri

  14. W says:

    Mos e rruani shumë, kjo nuk përbën një skandal.
    Bankers ka marrë kredi dhe ska bere asnjë të keqe qe ka paraqitur investimet e saj si “garanci”. Ajo nuk është një garanci hipoteke kështu që kredidhënësit nuk mund të pretendojnë pronësinë e këtyre “shpenzimeve”. Është një nonsenc. Kuptojeni më mirë, mos merrni mend e disa pseudo-gjoja-profesioniste shqiptare.
    Akoma se keni kuptuar se Shqipëria ska profesionistë të fushave, por ka ca hajdutë manipulatore që kanë filluar të manipulojnë edhe vetë ministrat tani.
    Ku kuptojnë ministrat e shkrete.
    Kjo punë është një vrime në uje, prandaj mos U lodhni shumë…
    Bankers do të fitojë çdo betejë ligjore sepse ata nuk janë aq budallenj.

  15. fllad says:

    Fajin e ka vet populli idiot shqiptar qe le zagaret e politikes te shesin dhe te dhjesin Shqiperine. Po nje merite te madhe kane edhe birbot e perendimit qe vijne ketu dhe na bejne moral per demokraci e legjislacion nderkohe qe jane cuba me cizme dhe mafioze kalibri te mbeshtetur dhe nga diplomate ustallare qe me pafytyresi shprehen se jemi kete ne Shqiperi (“Albanistan”) per te mbrojtur interesat amerikane.
    Komenti i ilirfloririt eshte shume i vertete.
    Ka mese dy vjet qe eshte ndruar qeveria dhe nuk mundet te justifikohesh me pislleqet e saliut
    Institucinet pergjegjese duhet te shkojne para ligjit njesoj si cubat dhe birbot te flakerohen nga kane ardhur.

  16. Titi says:

    Ti W mos je gje perfaqesusi ligjor i Bankeresit qe flet me kopetence te plote qe Bankeres do te fitoje cdo beteje ligjore

  17. Tomorri says:

    Pse Bankers nuk bene tender per shpenzimet dhe investimet? Nje roje e paguan 2000 Dollar, pa tender, ne xhepat e rojeve perfundojne 200 dollar dhe te tjerat tek sekseret, Camet e lagjes l Maj ku rrine Bosat e Bankersit apo Ben Qimja, tek Pronaret nga Kurjani vellaj i qorrit qe veprojne si nje bande hajdutesh ne Marinez dhe tek Myrtot nga Kreshpani qe kane bere vila,foristrada dhe fabrike vaji me gjakun e rojeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje