Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi paraditen e së hënës një takim me anëtarë të kryesisë së partisë që ai drejton.
Në këtë takim mësohet se ishin të pranishëm edhe 3 kryetarë bashkish: Erion Veliaj i Tiranës, Vangjush Dako i Durrësit dhe Dritan Leli i Vlorës.
Me kryesinë e PS-së, mësohet se Rama diskutoi për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të vitit 2017.
Në fund të mbledhjes, Edi Rama, i pyetur për ndryshime në qeveri, refuzoi të përgjigjej, raporton Ora News.