Rama: Ne kemi drejtësinë më të degjeneruar në botë. Jemi mbushur me juristë

5 Tetor 2015, 11:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur akuzat e tij në drejtim të drejtësisë.

Ai ka thënë se ne kemi drejtësinë më të degjeneruar në botë.

Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Evropë.

Kemi juristë me diplomë por s’kemi gjyqtarë e prokurorë”, u shpreh ai.

Deklarata e Ramës është bërë në çeljen e programit të trajnimit të infermierëve që dëshirojnë të punësohen në Gjermani.

Rama u shpreh se rruga më e mirë për të shkuar në Gjermani është ajo e ligjshme, por edhe atë shans e kanë shumë pak veta.

Në Gjermani të shkohet në rrugë të ligjshme.

Cila është rruga e ligjshme, dhe pse sot janë shumë pak shqiptarët që mund ta ndërmarrin që sot?

Rruga e azilit është një rrugë e shkurtër e cila të kthen këtu”, tha Rama.

“Cdo vit gjermania ka nevojë për 10 mijë infermierë dhe për këtë duhet përgatitje”, u shpreh kryeministri.

Infermierët shqiptarë që do të trajnohen, do të përfitojnë një vend pune minimalisht për dy vitesh në Gjermani./a.l

3 komente në “Rama: Ne kemi drejtësinë më të degjeneruar në botë. Jemi mbushur me juristë”

  1. Jobi says:

    Kerrma!!!! Mesoijni si ikin Shqiptaret se eshte me e lehte se te fusesh ne burg ata qe i kane dhunuar

  2. rujna zot ! says:

    Cfare koerence ky shalgjati !
    Vendosi qe afera e CEZ te hetohet dhe gjukohet nga drejtesia jone, dhe njekohesisht drejtesia jone me e degjeneruara.

  3. Gerti says:

    Atehere pse nuk kerkoni nje hetim nga organe nderkombetare per ceshtje te rendesishme si ajo e CEZ?!!! Se ky qendrimi i dyfishte nuk vlen, edhe nderkombetaret nuk i pranojme edhe ceshtjet e medha themi se do i hetojme vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje