Serbia gati të shpallë “non grata” ambasadorin shqiptar në Beograd, i përgjigjet Ministria jonë e Jashtme

8 Tetor 2015, 15:03Politika TEMA

Serbia është gati të shpallë person “non grata” ambasadorin shqiptar Ilir Boçka.

Pas refuzimit të notës së protestës nga Boçka ditën e djeshme, kryeministri Vuçiç tha se po shqyrtojnë dy mundësi.

E para është të bllokojnë marrëdhëniet diplomatike me të për gjashtë muaj.

E dyta është ta shpallin atë person “non grata”.

Ministria e Jashtme serbe dërgoi një notë proteste në ambasadën shqiptare dje pas incidentit me autobuzin me të cilin po lëvizte kombëtarja serbe në Tiranë dhe pretendon se ai nuk iu ka ngritur telefonin.

Ministria e Jashtme shqiptare sakaq e quan një reagim jo proporcional atë të Serbisë, lidhur me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

Zëdhënësi i MPJ-së, Glevin Dervishi tha për mediat se reagime të tilla shkojnë përtej rregullave të gjithë pranuara të së drejtës ndërkombëtare.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plotë të Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika. 

Komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një reagim jo-propocional.

Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara”, është shprehur Dervishi./a.l

24 komente në “Serbia gati të shpallë “non grata” ambasadorin shqiptar në Beograd, i përgjigjet Ministria jonë e Jashtme”

  1. Vizioner says:

    Bravo, Ambasador!

    1. sardi says:

      pse? se nuk ben detyren? injorant

      1. Argita_B says:

        Meqe ti je i zgjuar dhe paske kompetenca juridike ne te drejten nderkombetare te ushtrimit te dipllomacise, mund te na qartesosh se cila eshte detyre saktesisht dhe çfaare parashikon ligji apo prakikat nderkombetare ne fushen e dipollomacie?
        Per te ilustruar keto qe shkruan apo ben aluzion, mund te na sjellesh raste jurisprudence qe kane te bejne me te tilla raste?

      2. Dean says:

        Nuk eshte detyre te meresh me budallalliqet e serbve,Injorant.
        Ne asnji vend te Botes nuk dergohet “note proteste” per nje gur mbi aurobuz dhe Ambasadori Shqiptar veproj drejt duke injoruar budallalliqet e serbve.Jo po te pranoj edhe “note proteste” edhe kur te rrihet kombtarja serbe,pasi “miku” duhet respektuar.

      3. albaniafirst says:

        jo se s’ben detyren, por se e beri detyren shume mire duke mos pranuar nje pacavure serbe

      4. Sero says:

        Kushedi se çfare qebabtorje ka qene duke ngrene dhe s’e ka degjuar telefonin, keta serbet jane vertete budallenj, po te bllokoheshin me nga 6 muaj marredhenjet e shteteve tjera me ambasadoret tane sa here qe nuk pergjigjen ne telefon, MPJ do te mbetej e izoluar nga bota per rreth 300 vite.

  2. allamani says:

    Ky Vuqiq, te prese njehere te ftohet harapashi.

  3. tirons says:

    detyra e cdo ambasadori eshte te paraqitet kur thirret. ky qenka rrote dhe thote qe ska ndodhur gje kur videoja eshte e qarte

  4. Kasëmi says:

    Veprim prej shqipoje kokëderr…!

  5. Call of Duty says:

    Prapë provokacija.

  6. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Note proteste per nje gur qe flutorj nga nje 14 vjecar? Serbet duan shekuj per tu integruar ne nje shoqeri qe lufton per paqe.

    1. @ says:

      14 vjecarin e ka mesue me gjujt me gure ndonje minoren…

  7. durresi says:

    per nje gur , nga nje 14 vjecar…. Note proteste????? duhet te jete rast unik per diplomacine boterore…..
    Ne na masakruan dhe nuk beme note proteste…

    1. genti says:

      pse mosha ka te beje ne kete rast o rrush?

  8. Alex says:

    Bravo ambasadori!Ka vepruar sipas rregullave!Nuk ishte dhe nuk quhet incident veprimi i nji adoleshenti per te perkeqesuar maredheniet ne mes shteteve!Incident eshte kerkesa e Serbise per note proteste!

    1. turi says:

      Ambasadori tha ska ndodhur asgje jo se ishte adoleshent.

  9. Jorgo says:

    serbet jane plehra dhe ballkanas hakmarres injorante, megjithate ambasadori nuk duhej ta zgjidhte ne menyren me te keqe te mundshme. Sigurisht qe zgjidhja i eshte rekomanduar nga Tirana, e eshte zgjidhje amatoresh qe eshte sugjeruar nga nje minister cunak amator.

  10. Pelasgian says:

    Harrut ca i ndodhi kombtares tone ….autobuzin dhe lojtaret desh i masakruan !!!

    Brekkuq …vazhdo ti ende me “nuk jemi armiq”

  11. tomi says:

    Po ju serbet slate gje pa bere me ekipin tone dhe nuk u shqetesuat …Plehra…..

  12. ismeti says:

    jan mesuar me salo malokun

  13. Vizionari says:

    Keta Serbet duan dru , ndryshe nuk marrin vesh !

  14. Ardenica. says:

    Injoranci e udhëheqesve te Serbise! Bejne problem nje guralec i hedhur nga nje femije 14 -vjecar e quanin nje gje normale kur tifozet serb qellonin me stola kokes lojtaret tane. E kete veprim e quajten normale……. Tamam ate e thot populli yne : “Te shikosh qimen te tjetri e te mos dhohesh traun para syve temd” Injoranci.

  15. davidi says:

    epo hodhi nje budalla gurin ne lume… ne {autobuz} dhe ambasadori vajti ta nxjerre

  16. Serbet qe nga krijimi i shtetit shqiptar me E Toptanin ,A Zogun ,E Hoxhen dhe deri me S Berishen dhe pinjollin e Prishtines Bashen e kane ne dore situaten.Per ata qe e dine historine e vertete te mardhenjeve midis Serbise dhe shtetit shqiptar kjo llogari qe kerkon Serbia eshte logjike.Nje shqiptar nuk eshte i barabarte me nje serb.
    Ky eshte mesazhi qe nga 1912!
    Ne ju rrahim ne aeroport ne stadium ne dhomat e veshjes ju kercenojme ne korr pa pushim dhe eshte e natyrshme per ne serbet qe edhe gur ne xhamin e autobusit bejme note proteste.
    Ne duhet te ndergjegjesohemi si komb dhe te punojme shume dhe te mos merremi me te tjeret .
    Personalisht mendoj qe tradhetaret duhet te nxirren para drejtesise dhe te eleminohet nga c’do hapsire shqiptare.Ky eshte hapi I pare dhe I domosdoshem per prosperitet kombetar…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje