Europianë me brekë nëpër këmbë

9 Tetor 2015, 11:05Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Prej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndeshjes Shqipëri -Serbi filloi të ndizet na është imponuar vetëm një shprehje: sjellja është më e rëndësishme se rezultati. Para së gjithash, përpara se të jemi tifozë të zjarrtë të skuadrës sonë, duhet të tregojmë se jemi europianë të mirë. Përpara se të jemi ultras të kuqezijve, duhet të jemi qytetarë shembullorë. E gjithë kjo trysni pozitivizmi, i gjithë ky kompleks prej shqiptatësh të edukuar, solli atë që pamë në Elbasan Arena: një stadium me skuadra, por pa tifozë, një ekip profesionist, por pa shpirt, një skuadër pa lojtarin e saj të 12-të.

Dhe kështu e fituam sfidën politike për të qenë kandidatë për europianë të mirë, por humbëm atë më kryesoren, të bënim gjithçka që ndeshja të fitohej….
Këtë të enjte në Elbasan trysnia e dhjete ditëve të fundit prodhoi një spektakël funeral. Cana, Hysaj, Berisha, Lenjani, Balaj me shokë luajtën, por ata nuk pati kush t’i mbështeste, mundimi i tyre ishte si një përpjekje që adresohej në asgjëkund, tek një publik i trembur deri në palcë dhe i fjetur deri në vetëmohim.
Asnjëherë, po asnjëherë, edhe në ditët e saj më të këqia, madje edhe gjatë kohës së komunizmit, kur në stadium shkohej vetëm për të duartrokitur, kombëtarja shqiptare nuk është lënë kaq pa përkrahje, nuk është ndjerë kaq jetime. Dhe ironia e fatit është se ajo që u pa pa në fushë nuk përputhet aspak me interesin, ndjenjën, pasionin e qindramijërav tifozëve të vërtetë të kombëtares që ishin gati t’i vinin flakën stadiumit këtë të enjte.

Kjo nuk ndodhi dhe pikërisht për këtë, ne sot jemi larguar nga Elbasani me një peng. Me atë që nuk i dhamë një shans të fundit këtyre lojtarëve që janë në fakt vitrina më e mirë europiane e Shqipërisë.

Natyrisht, si unë dhe ata mijra të tjerë që ishin në stadium e dimë se kjo mund të mos mjaftonte. Se dikush mund të fajësojë sot Giani De Biasin, që u tregua aventurier duke luajtur deri në fund për fitore dhe prandaj e pësoi. Dikush tjetër mund të fajësojë fatin e keq që na ndjek prej vitesh si mallkimi i kohës shtesë. Disa mund të pretendojnë se nëse Cikalleshi i sapofutur do të kish pasur më shumë fat, rezultati nuk do të qe ky dhe ne tani do të flisnim për gjëra krejt të tjera.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto, ne të gjithë së bashku e dimë, se këtë të enjte në Elbasan, ne nuk bëmë aq sa duhet për skuadrën tonë. Të trembur dhe të friksuar, me ankthin se mund të na tregonin me gisht si delja e zezë e Ballkanit edhe sikur të ndodhte incidenti më i vogël, në vumë kompleksin përpara zemrës. Zgjodhëm të ishim jo ata që jemi, por ata që duam të dukemi në sytë e të tjerëve. Dhe kjo hipokrizi, ky oksidentalizëm i shtirë na ndëshkoi.

Ne nuk i ndihmuam aq sa duhet kombëtares sonë.

Ne dëshëm të shitemi si « europianë » dhe ja arritëm. Por mbetëm “europianë” me brekë nëpër këmbë. Europianë të mundur. Sepse, nëse kjo humbje, që erdhi ndoshta edhe ngaqë ne nuk e mbështetëm aq sa duhet kombëtaren, do të na kushtojë vajtjen në Paris, askush nuk do të kujtohet më, se sa mirë u sollëm këtë mbrëmje tetori. Askush s’do të dojë t’ia dijë për Shqipërinë, që mungon si përherë në arenat e mëdha të Europës. Askush s’do të na jetë mirënjohës që u sollëm ndryshe nga c’ishim.

Të gjitha do të harrohen dhe paradoksalisht ne mund të humbasim një vitrinë të madhe europiane vetëm prej dëshirës për tu dukur më europianë sesa duhet.

Lapsi.al

56 komente në “Europianë me brekë nëpër këmbë”

  1. Ja ke fut kot plako says:

    Ja ke fut kot plako. Mbeshtetja e madhe i beri qe te linin pozicionet ne fushe dhe mos i binden Debiazit qe solli dhe humbjen fatale.

    1. Lazja says:

      KE TE DREJTE ATY SIKUR KISHINARDHUR PER TEATER DHE JO PER TIFOZA

      http://bit.do/Nuk-jemi-per-Europe-ne

      1. Epirioti II says:

        O Bushat, nuk e kam ndyer ndonjehere fjalorin neper blogje por po me detyron ti sot. Mbasi te zbrazem lexo ne fund edhe arsyen perse.

        O qelbesire, o antishqiptar, o shpirt miu, o bajge lope e plevitosur, o kryeshkerdhate e gazetarise Shqiptare, o mashtrues profesionist, o krimb qe vegjeton ne media, o gen komunisti (nga ata te ndryret se ka pas dhe komunista shpirt njeriu), e njeri qe te eshte mbush truri me krimba, o kolere.

        TIFOZERIA DJE ISHTE E JASHTEZAKONSHME. Nuk na la policia te kishim bori dhe fishekzjarri, por e kompesuam me zerin tone. U beme qull gati 3 ore ne shi, por nuk e ndjeme fare. Korret e tifozerise qe ardhur nga Kosova dhe Maqedonia te rrenqethnin mishin.

        Tifozeri me te flakte se dje, une mbaj mend vetem me Greqine (por mos harro qe Qemal Stafa eshte stadium 2 here me i madh, dhe Greket vinin si kampione te Europes).

        Ne nuk humbem se mungoi tifozeria, por humbem se ne fund vume sendren e bakklanasit qe donte te mposhte armikun shekullor, perpara logjikes Europiane te kualifikimit.

        Mbas minutes se 80, kur u kuptua qe Danimarka nuk kishte kohe te bente dot me 2 gola (qe do te thoshte per ne fitore me cdo kusht) De Biazi u kerkoi lojtareve te terhiqeshin dhe te qetesonin lojen. Por presioni i tifozave per te sulmuar serbet, e beri ekipin e gabonte.

        Nga minuta 85 deri ne 90, De Biazi u ulerinte si i cmendur me duar, me kembe, e me floke qe te qetesonin lojen. Thirri dhe ndihmesin te ulerinte, por asnje prej lojtareve nuk ja vari ne fund.

        Humbem se ishim ekip me i dobet, dhe qe nuk patem qetesine te korrnim si futbollista Europian nje barazim te cmuar, nuk degjuam detyrat e trajnerit.

        Mos harro qe te dyja ndeshjet i humbem se Cana e udhehoqi lojen me trurin e patriotit dhe jo te futbollistit kapiten. Lojtaret e degjojne Canen ne fushme me shume se De Biazin. Cana ka 50% te fajit ne te dy humbjet. Cana nuk e meriton me vendin ne 11 kryesor. Po e mban vetem per meritat patriotike.

        1. roberto says:

          O Bushat,kelysh komunisti i konvertuar ne FASHIST!!!
          Ti je ANTISHQIPTAR i urryer e jo gazetar!!!
          Cfare duhet te bente me teper tifozerioa ne stadium me shume se beri??
          Po skuadra cfare beri per 90 minuta qe vetem per te FITUAR NUK KISHIN ARDHUR???
          Po skuadrat qe luajne PA TIFOZE pse fitojne ne fushe???
          CANA e ka mbaruasr ciklin e tij:TE KLARGOHET MENJEHERE!!!
          Ekipi luasjti i SHTHURUR,fizikisht,taktikish e teknikisht sikur ishin SOZITE e tyre qe e prune Kombetaren deri ne kete faze!!!
          Ka 3 ndeshje qe ekipi luan si i TERRORIZUAR!!!
          Per kete ndeshje mua m’u duk se e kishin ….SHITUR NDESHJEN se luanin si tek filmi:”90MINUTA NE SKETERRE”!!!
          MESFUSHA NUK EKZISTONTE!!
          FANTAZIST KOMBETARJA,NUK KA!!!
          50% e ekipit luante sikur u ishte njoftuar….ORA E PUSHKATIMIT!!!

        2. Tili says:

          Sa argumentues o Epirotas po pse e flliqe me ato sharje sikur ti thoje Bushatit vetëm pjesën e dytë do ta kishe ofemduar më rënd

      1. Anim says:

        Po sikur të menodjmë se në fund të fundit ekipi më I mirë fitoi, se me gjithë përpjekjet e lojtarëve tanë dhe dëshirën tonë të madhe, serbët luajtën më mirë në atë ditë dhe ne si komb e si individ duhet të pranojmë humbjen dhe të pergëzojmë kundërshtarin kur luajnë më mirë se në., edhe kur kjo është e dhimbshme.
        Duhet të ndihemi mirë që u sollem në menyre civile dhe spati asnjë incident racial apo Balkans si ato që ndodhen në Beograd…. dhe së fundi duhet të ndihemi mirë që jemi perpara serbise në grup dhe ende me një shanc të madh per tu kualifikuar. Le të shohim pozitiven edhe në një ditë të tillë të trishtë sportive.

  2. Sala ne burg says:

    Artikull pa piken e sensit.Po Serbia qe nuk kishte tifoze pse fitoi?Apo ne duke u treguar kafshe do trembnim serbet dhe do fitonim ndeshjen???
    Shko e pi ndonje teke se mbase te vjen frymezimi dhe ulet agresiviteti i lindur e ben ndonje artikull me te mire se ky,

    1. nje sportdashesa....! says:

      Z.Bushat kete e ke bere te sakte ta gezoje fitoren e serbise kryeministri rama bashke me ato tifozat qe kishte zgjedh ne stadium per ti treguar serbise se jemi europian ,,dhe keshtu e pesuam ne serbi na rrahen me grushta ketu na rrahen me futboll,,,dhe e pa kryeministri dhe komentet te statusi i tij ne fcb nga populli si ishin,,,i zhgenjyer nga politika ?

  3. Armand Shkērdhaku says:

    Po mēr bushat se ti 5 pare pun gjith jeten se ke bo,dmth ske mor persi per ASNJË pergjegjsi,asgje ske ber e te te thon te lumshin duret, mēr vesh asgje,niente,nada,nulla,nothing….sic je vet..!!!

  4. ani says:

    Bushat ti ta mbush mendjen qe ia fut kot

  5. naku says:

    Te gjithe ju jeni me shume se madkarenje! Vetem Mero Baze shkruajti se po bejme keq,po i veme ne presion futbollustet dhe kjo eshte ardyja e humbjes. Ju gazetaret bombarduat tere publikun siku do te behej lufte dhe do perdireshin arme te demtimit ne mas. Sa te kewije qe jeni! Dixhitalb ka qene shjaterryese e kesaj ndeshje.

  6. temujin says:

    Po o padhosh po…clidhje ka kjo me nivelin sportiv te skuadres…duhen investime dhe reforma werioze ne sport jo kenge dixhitalbi e dreka e darka me personalitete…

  7. albi says:

    mos u vini faj tifozeve…ata ngelen pa bileta….zyrtaret me kollare nuk bertasin nuk therrasin nuk e kane per rrace. Askush nuk propagandoi qe ne stadium nuk duhej te kishte thirrje dhe brohoritje….mos kerkoni armiq imagjinare. (akte dhune nu duheshin ..p;er kete je dhe ti Andi koshient)

  8. filani says:

    Ore karagjoza, po pse ua vini fajin publikut? Ata luajten futboll apo ne? Po serbet qe nuk kishin tifozllek dhe kishin friken e ndonje sulmi, pse fituan? Pse nuk thoni qe lojetaret tane ishin dobet, por shkruani fjale bosh? Ngelet duke fajesuar te gjithe perveç se kombetares. Ajo deshtoi, le te gjenden brenda saj fajet. Dikush tha qe u behet qejfi dhe leshojne breket nga fundi… pikerisht kjo ishte dhe me Portugaline.

  9. Doni says:

    Se kuptoj pse duhet ndaluar flamuri i kosoves? Eshte flamur ne kerkim apo i ndaluar? Ky ishte turp.

  10. shvejk says:

    Na mbushe mendjen Bushato, mos kerko shpjegime filozofike per humbjen ne nje ndeshje futbolli. Zakonisht ne futboll fiton me i miri,dhe kombetarja jone nuk hyn te me te miret. Cfardo shpjegimi tjeter eshte llafollogji analistesh.

  11. Gerti says:

    Te lumte goja!

  12. andromeda says:

    Ti Andi, je plehra tipike e rritur dhe mirëmbajtur në bllokun e diktaturës,dhe tek ti lexohet qartë djaloshi dendi i bllokut që është i prirur për mistrecllëqe. Pse kërkon të marrësh meritat sikur zbulove i pari një ide gjeniale, që Rama i paska hequr lojtarëve mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë dhe gjëmëmadhe. Ik ore gazetaruc koti që je veç për ngatërresa.

  13. trima pas beteje dhe te mencur pas kuvendi o z bushati.

  14. Alban says:

    o bushat pse ata qe ishin ne stadium nuk ishin tifoze shqiptar,, apo ti thua te vinin ata tifozet qe te gjuanin me gure e cakmak dhe te shanin gjithe ndeshjen se mbase fitonim,, ik o Bushat se i merr leket kot

  15. Jobi says:

    Ti je realitet shqiptar pse ne nukfitojme asnje gare kombtare

  16. astrit says:

    Nuk ka fare lidhje me mbeshtetjen qe na thua zotrote, por ne shqiptaret duhet ta pranojme me keqardhje se nuk kemi ekip per ne France.

  17. Claus says:

    Eshte bere si “puna e dhenies uje gomarit” ky muhabet. Gazetari e deformuar, pa kohezion vetem shkruaj dhe shkruaj, po cfare shkruan nuk ka shume rendesi.

    Bushati ishte ai qe qe kritikoi dhe me te drejte ate kohe tere ate dalldi primitive dhe plot nacionalizem te semure, ndersa sot na del qe ekipit i “mungoi tifozeria” duke u mundur “se u beme europiane”.

    Brockulla! I ke dhene uje te ftohte gomarit, keq, i ke dhene uje te ngrohte, po ashtu keq, ec e merre vesh kete gazateri qe behet nga dhoma e gjumit, se sa per politike editoriale as qe mund te behet fjale.

    E pra Bushati, me mire europiane te ketille se sa “dele e zeze” qe jemi bere dhe per kete mos ki pike dyshimi.
    Ate standard ja vume vete vetes ne Beograd, me drone dhe me gjyqe dhe kur ke vene ate standard atehere duhet ta zbatosh ti vete i pari. Askush nuk na detyroi te benim gjyqe te panevojshem sepse jam i bindur se edhe pa ate trepikesh ne tavoline me Serbine dje loja mund te kishte kaluar ne favorin tone, kur serbet nuk kishin ndonj fare interesi te vazhdonin. Po ja inati!
    Dhe kjo ishte pasoje e “lojtarit te 12”, ja ky lojtar i 12 ngriti flamurin turk ne ndeshjen me Armenine, gje qe nuk besoj se eshte harruar ne Armeni.
    Ja pra se sa armiq kemi bere me xhihadizmin tone osmano-nacionalist gje qe do te dale padyshim ne pah edhe ne Erevan.

    Po na urrejne o Bushatlli, duke u bere ndonjhere me turq se turqit. Ja ky eshte lojtari i 12 i yni.

    Ka qene babai yt o Andi, i mirenjohuri tifoz i Dinamos, kryetar i komitetit te sportit ne Shqiperi qe vendoste denime makabre ndaj futbollisteve te kombetares dhe ekipeve te klubeve per sapune hotelesh qe i fusnin neper xhepa, gje ishte dhe eshte plotesisht e lejueshme sot dhe atehere, se hotelin e ke paguar. Ky eshte vetem nje rast, kur ne Shqiperi na e paraqisnin ate dhe kete futbollist si hajdute dhe “njeri me moral komunist te prishur”.
    Dhe ja keshtu i nxinit jeten vete baballeret tuaj sportisteve tane shqiptare neper bote, pa harruar ketu protestat ndaj arbitrave si ne rastin e Partizanit ne Portugali qe u shkri pothuaj komplet ekipi.

    Lerini ju lutem teorite, se baballaret tuaj kane qene me komuniste se vete Lenini, me europiane se vete Kohli dhe me katolike se vete Papa.

    Sot te denon UEFA dhe FIFA, ndersa ate kohe nuk te denonte UEFA dhe FIFA por te denonte shqiptari Mehdi Bushati “per sjellje” jo te mire ne rruget e Rejkjavikut.

    E dini qe atehere dhe emri “kombetare” nuk perdorej se tingellonte keq, duke vene emrin “perfaqsuese”, gati sa nuk barazoheshim ne zhargon me fjalen jugosllave “seleksion”. Ata kishin nje fare te drejte se kishin 6-7 republika. Po ne c`taksirat kishim?
    Ja pra qe as “kombetare” nuk guxonim te thonim. Arsyet dihen perse.
    Dhe kjo na ka bere sot te kalojme ne shume raste ne ekstremin tjeter.

    E pra, para se te shkruash pyet njehere babane per ca gjera qe koha i ka mbuluar me pluhur.
    Pershendetje

    1. Pelasgian says:

      cfare idioti qe je …

      Perfaqsuese – Reprezentacija -Seleksion – Rappresentazione – Selezione

      Pra eshte nje menyre tjeter per te tregu se ke perfaqson , perfaqson shtetin tone , popullin tone ,kombin tone!!!!

      Serbet e kan te huazume nga fjalet italiane ndersa ne e kemi fjale tonen !!!

      O kokrra DEBILIT !!!!

  18. Neutral says:

    Ska faj ky gazetari..
    Kujt duheet tu tregojme se jemi te qyteteruar… te huajve???
    Po ne vetem mund ti genjejme, se realiteti eshte krejt i kundert… ne vrsim, vjedhim, rrejme, shpifim, dhe nuk merzitemi te tregohemi te qyteteruar ne mes nesh, e po duhet te tregohemi ndaj te huajve.
    Lam jasht tifozet e flakte te kombetares qe percjellin cdokund e gjithnje kombetaren: Ballistet, Shverceret, arpagjikte, torcida , fiksha, intelektualet, fanatiksat, guerillsat, ujqit e debores, etc etc,… per te pas ne stadion ca debila me fotoaparate te gatshme per selfie, qe nuk i dijne rregullat e fudbollit.
    Po bollni ma, mos u tregoni aq te qyteteruar, se e dime kush jemi ne ne te vertet!!!
    Humbje qe dhemb ?

  19. Albano says:

    Nuk e kuptoj pse eshte kaq i helmatosur ne shpirt ky njeri. E vetmja menyre per te bere para, per kete njeri te pa skrupull, eshte te shash, te ofendosh apo te pasqyrosh anet me te errta te vendit te tij, te bashkepatrioteve. Po po ky e ka shpirtin helm.

  20. Arjan says:

    Bej nje dite pushim o kopeteniti i te gjithe ngjerjeve ne shqiperi.
    Do ishte mire per ne shqipetaret qe ca si soji i jot te dilnin ne pension te perjeteshem.E moret ne qafe kete milet me analizat shterpe tuajat o bythe lepiresit e demokracise.Do tju kishte zili dhe Fari Balliu i para viteve 90.

  21. Vladimir says:

    Kjo ishte nga ato ndeshje ku golat dalin ne plan te dyte dhe ne plan te pare del Shqiperia dhe shqiptaret, ne plan te pare del e ardhmja e gjithe asaj rinie te mrekullueshme qe vallezoi ne bulevardin e Elbasanit. Keshtu qe nga kendi im ne fituam, zoti Bushati.
    Nje gol, nje ndeshje, nje kualifikim ne europian- jane te gjitha te rendesishme, por te nesermen do te harrohen. Ajo qe mbetet eshte e ardhmja e kesaj rinie, qe ja kemi kompromentuar, duke i shternguar qysh adoleshente te pergatisin çantat e te arratisen nga trojet e tyre. Keqqeverisja permanente, keqmenaxhimi i pasurive kombetare dhe i vet mjedisit, harbuteria dhe korupsioni, mungesa e respektit per ligjin, na kane bere modelin me te shemtuar te Europes, kapitalet kane qarkulluar rreth nesh por pak kane guxuar te investohen ne trojet shqiptare.
    Leku qe te mund te rrjedhe drejt vendi tone, ka kohe qe pret nga ne sinjale stabiliteti e qetesie, qe pret te shohe se ketu banojne njeres e jo egersira, qe ne jemi nje popull ndertues e jo shkaterrues, qe privatin qe investon e shohim si vlere e jo si matrapaz, qe dime te sillemi e te respektojme ligjin.
    Dje shqiptaret ishin ne skene.
    Shfaqja qe dhane qe fantastike, me mire nuk mund te shfaqeshin dot. Ndaj them se fituam, dhe jo nje gol apo nje ndeshje, por nje imazh qe na ka munguar.

  22. "BALASHI" says:

    Tet ate ne 1963 kur ishte sulmues ne kombetare ne ndeshje kunder olimpikes Bullgare e qe e humbem ne “Qemal Stafa”, bashke me te madhin e paperseritshem Pano, nje top qe i serviri ustai Pano ai e humbi ne menyren me te keqe te mundshme. Ti atehere nuk ishe, por “vallezoje” diku tjeter neper fushe… Pse je kaq zemer zi? Si ka mundesi qe ne moshen tende te jesh kaq cinik? Kaq i dhene pas lekut je? Kaq qen qe ha te zotin?
    Po ti do ishe dakort qe ti vinin flaken stadiumit? Se falen FLAKEN nuk e ke vene as ne thonjza…
    Nuk e doje kete lloj vitrine, qe treguam se ne jemi tjeter, gje ne krahasim me serbet… Turp!… Medioker e kinse na hiqe si i mençur…

  23. pjatalarsi says:

    Ha-ha-ha, po ky Andi qe me pare u ekzaltua nga folklori politiko-sportiv i shqiptarve te rruges, po ky qe u distancua me pas nga ky lloj folklori bajat pa taban, ky tani po na derdh lote duke gjetur nje shkak, nje gabim, nje pasoje! Ha-ha-ha, ku ka perfunduar ky vend, qe eshte bere per gjynaf, per ti ardhur keq kujdo njeriu ne bote, edhe vete serbet nuk besoj se duan te maten me kete vend te katandisur ne ate pike qe lepin cfar ka peshtyre! Oh sa me dhemb shpirti kur e shoh ne c’grade eshte katandisur ky vend! I perzieu vete te gjitha si ne nje sallate ruse, tani don ti ndaje gjerat! Eh, c’ben renia e arsimimit!? Ja, e tille injorance drejton sot kete vend! Gjynaf! Edhe armiqte e Shqiperise nuk gezohen! Po ajd mo, se mos kupton gje injoranca!?

  24. blendi ...ziu says:

    Ky BUSHATI eshte bere si AI qe bente ate pyetjen e “famshme”…I DHE UJE GOMARIT ?!!!

  25. Ri n'bythe e rruaj leke says:

    Po Honoris Causa alias Ganiu, qe i sherbeu shampanje arlekini gjatosh i Metes cbehet? Po Agraris Shijakulum Duka pse sndihet? Apo portofoli ju ngjesh shume kesaj rradhe sa qe sflet dot. Bashkekombas te mire, rendesi ka qe endra e Edvin Carapulit vazhdon

  26. Mitfani says:

    O And Bushati me ze te tredhur. Nuk je tjeter vecse nje cinik tipik shqiptaro-ballkanas. Je me cinik se nje eunuk, ashtu sic e ke the zerin!

  27. Luke says:

    Po qe kemi nje ekip qe sdi te luaje futboll ska lidhje fare? Futbolli keshtu eshte kudo ( me perjashtim te serbise), mos e ngaterroni me politiken. Strategjia qe ka federata jone eshte e gabuar, pa u zhvilluar kampionati jone qe te prodhoje talente nuk kemi per te bere asgje, nuk ben hajer me lojtare te huazuar. Ndeshjet e para jemi mire se luajme te gjithe ne mbrojtje, kur duhet te fitojme pastaj na rrahin te gjithe. Do humbim dhe ne armeni njesoj si me Serbine pa bere asnje gjuajtje ne porte, kaq e kemi takatin, lojtaret tane nuk dine te bejne nje pase 2 metra larg

  28. anila says:

    Une jam antar i tifozave kuq e zi, z. Bushati, po flisni per tribunen? Po flisni per karshi-ne? Po flisni per biletat qe su mor vesh se kutj ja dhane? apo po flisni per spiunet qe ishin 1 ne 5 veta ne stadium…. Z. Bushati, tek tifozat kuq e zi, kane ardhur njerez nga amerika, franca, italia etj, dhe tifozeria nuk ka reshtuar asnje moment, mbase ju keni patur mendej tek ndeshja si te gjithe kollarexhinjte aty.

  29. Gaspri says:

    Ti gazetaruci Bushati, sot je i lumtur per fitoren e Serbise, ke aresye shume te forta te jesh i lumtur, jane genet qe therrasin, kete e dijne te gjithe.
    Ne shqiptaret, u merzitem per rezultatin, por me te vertete sot jemi te qete sepse ishte nje ndeshje jo e lehte ne planin sportiv(kombetarja serbe dihet qe eshte e forte) por e veshtire edhe ne ne nje plan me te gjere, po te kihet parasyshe se cfar ndodhi para nje viti ne Beograd, e deri tek deklarata e nje shqiptari i cili tha se “me ofruan 50.000 euro qe te djeg flamurin serb”, shto kapjen e atij debilit Morina me 2 pistoleta, disa thirrje nacionaliste serbe se “shkojme per sport por edhe per lufte”, fryrjen tragjike qe i bene gazetarucet serbe(si vllezerit e tu) si dhe politika serbe deri edhe me kercenimin dh do shpallin non grata ambasadorin tone atje per nje guralec qe holli nje debil ne zhamin e autobuzit , e shume te tjera te ketij lloji, si dhe frike se mos ju kundershtaret politike te Rames, mund te sajonit dicka sa per ti a nxire faqen ketij vendi.
    Asnje nga ato qe thue ti nuk qendrojne. Ndeshja ishte e forte, ekipi yne dha maximumin (ka vend per kritika por kete do e bejne specialistet), Rama ne krye te detyres, policia ne krye te detyres, te gjithe shqiptaret pa perjashtim thirrje per qytetari, me perjashtim te kalnit tuaj anti Rama deri ne antishqiptarizem.
    Gazetaret me peshe e qe u degjohet fjala bene thirrje te forta per qetesi e qytetari.

    Kombetarja e jone do rikuperoje gabimet, kemi nje kombetare qe shenon rritje, kemi sportedashes tashme te pjekur e qe nuk do te benin kurre ate qe bene miqt e tu ne Beograd, do shohim ndeshje te mira, do shohim futboll te bukur dhe keta 2 gola do harrohen shpejt. Kurre nuk mund te harrohet sjellja e Serbise ndaj nesh ne Beograd. Sot i gjith shypi vendas dhe i huaj pergezon kete sjellje te shqiptareve te cilen nuk u a imponon askush por u arrit vetedija se ne nuk duhej te gabonim ndaj mysafireve. Ju te Bllokut e keni provuar mbi kurriz se kur u mbushet mendja shqiptareve, nuk ka zot qe i mban.

    Vec ketyre, ti nuk ke tager te flasesh ne emer te shqiptareve, ka ikur koha e atyre agallareve qe megjithese e dinin qe populli i urren, ata hiqeshin si “perfaqesues te popullit”.

    Nuk e meritojne shqiptaret shprehjen teper te ndyre qe ti u a atribuon “shqiptar europiane me breke neper kembe”. Me breke neper kembe iken ata qe shqiptaret ju a vune hurin ne 1990-ten, pasi i a kishin vene shqelmin ne fyt.

    Nga ndonjehere, heshtja eshte flori.

    Ndoshta do shohim analiza edhe nga analiste potente te shtypit qe ka vendi yne dhe konkluzionet e tyre mund te vlejne shume per evente te tilla ne te ardhmen, ndersa “analiza” yte e ngazellimit qe te dha humbja e kombetares sone duhet te vleje vetem per dicka: kombetarja e jone duhet te beje te pamunduren per te fituar per ne por edhe per inat te atyre pak shqiptareve si puna jote qe i gezohen ndonje humbje te ngjashme.

  30. Gaspri says:

    Mero te lutem mos e censuroni kete shkrim timin pasi ndjehemi te fyer nga ky Bushati

  31. eri says:

    PO NEVE NA INTERESON SI DUKEMI PARA TE TJEREVE PER TJERAT NUK NA BEHET VONE.RAMA ESHTE GEZUAR PER SJELLJE PER HUMBJEN PAK PUNE. ATE QE E DESHI E BERI.

  32. paemer says:

    O bushat o benevreks.

  33. Teuta says:

    Boll me Andi se na lodhe, ke filluar shkruan per tu dukur e jo per tu analizuar. Po te neveris me keto shfaqe.

  34. faro says:

    Artikull sa per te marre shperblimin monetar nga gazeta.
    Krejtesisht feminor!

  35. Bardhi Tolabi says:

    Ky Bushati e kryen shume mire nje detyre qe ka marre persiper:Te beje opoziten edhe ne kete ndeshje futbolli.
    Harron more kaqol se,sporti i futbollit,nuk eshte politike,eshte loje qe kerkon talent,kerkon bythe dhe pergjegjesi prej atyre qe luajne ne fushe dhe nuk kerkon vetem mbeshtetje nga jashte nepermjet tifozeve,sado te perkushtuar te jene keta te fundit.Sipas llogjikes tende,skuadra e jone nuk ka mundesi te fitoje asnje ndeshje jashte Shqiperise,sepse atje i mungojne tifozat.Por e verteta eshte kunder teje,o dallkauk.Si e shpjegon ti “fillozof”,fitoren e po kesaj kombetareje dhe po ketij tranieri ne Portugali?Apo sipas teje ishin mbushur shkallet e stadiumit,vetem me tifoze Shqiptare dhe nuk kish asnje Portugez ne te te inkurajonte skuadren e tyre?Po kete qe thua ti,nuk e thone vete futbollistet,te cilet nxorren vete pergjegjesine e tyre,sepse e leshuan lojen ne minutat e fundit,se vete Lorik Cana deklaroi pergjegjesine e tij per rrjeshtim te gabuar etj.
    Prandaj te them se,qendrimi yt eshte politik dhe jo sportiv.Ti kerkon te nevleresosh dhe denigrosh masat e marra prej strukturave te shtetit dhe kesaj qeverie,per te siguruar kushte normale per kete ndeshje shume te tensionuar.Nuk ke sy e veshe,prandaj dhe nuk e ke degjuar deklaraten e pales Serbe,e cila deklaroi nje dite para ndeshjes se,incidenti me i vogel do te conte ne moszhvillimin e ndeshjes.Por kjo nuk te intereson ty dhe nuk merresh fare me keto fakte,sepse sic te them ne fillim,nuk eshte ky qellimi dhe detyra jote…

    1. genci says:

      me pelqeve bardhi, puqesh shume me mendimet e mija. ka komentues apo zera qe duan te fitoje nje boxier 60 kg ndaj nje tjetri 96 kg.

  36. akil ylli says:

    O zot i madh na shpeto prej ketyne trashalukve me liçenc gazetarit, se po na bajne me ik tepeleku kres!

  37. enter''" says:

    Artikull idiot, kurse titulli i artikullit perfekt

  38. Brahman says:

    Z.Bushati, artikullin nuk e lexova deri ne fund, pasi lexova paragrafin e pare!!! Duket qe nuk e keni fare haberin e thelbit te cdo problemi, e qe quhet shkak-pasoje!!! Me vjen vertete keq per ju! Pra sipas jush nese digjet nje buke ne furre, nuk e ka fajin bukepjekesi por furra! Ne boten tuaj imagjinare apo spekullative (nuk ju njoh aq shume sa per t’ju gjykuar) ajo qe me bie me shume ne sy eshte deshira per kaos! Pra nese do merreshim me pjesen tjeter te ngjarjes, me pjesen pas ndeshjes, mendoj se ju keni uruar qe tifozet shqiptare te rrihnin futbollistet serbe qe ne kete menyre lojtaret shqiptare te merrnin zemer per ndeshjen tjeter, apo nje kercenim, se nese nuk fitoni ne vazhdim, nje dite mund t’ju rrahim dhe ju, pasi sic thote dhe shprehja e frikshme “druri ka dale ne xheneti”! Kjo eshte nje fantazi e semure, por fatkeqesisht po ndjek logjiken tuaj!

  39. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    grupi komentuesve “rrofte partia” ne sulm perpara.

  40. andi gelbaza bushati says:

    O plehre qe pretendon se shqiptaret shtiren si europiane po ne te vertete sqenkan te tille. O qelbesire qe ishe vete ne beograd dhe pe me syte e tu nje nivel kafsherie qe tek shqiptaret nuk egziston as ne koh lufte. Harram te qofte qe ke gjak shqiptari ne vena dhe hedh te till helm.

  41. Pelasgian says:

    shif komentusit rooopqima ….shifi si e mbrojne jevgun qe i jep kockat …..

    po coje o rus coje noj avion kshtu si pa dashje knej ….coje tja u q.,…sh fisin !!!!

  42. bato says:

    Sa kohe te shkojne ne stadium bythqira si Andi Bushati keshtu do ndodhe.

  43. liku says:

    Me mire qe e humbem kete ndeshje.
    Ne europian nuk shkohet duke u zvarritur ne fushe per te kerkuar nje cope barazim sic udhezoi DR. Gani De Biazi.
    Nese De Biazi eshte trajner I zoti , le ta tregoje me Armenine ku nuk ka se cfare te beje I duhet fitorja. Ketu do te duket se cfare trajneri dhe cfare ekipi kemi. Nese me Serbine do kishim barazuar , Ganiu do te ndertonte perseri nje skuader per te marre nje barazim me Armenine.

    Tregojeni veten , fitoni qe te shkoni ne evropian , ne te kundert le ta mbyllim edhe kete sezon me shprehjen e zakonshme ( dhe te vertete kesaj rradhe ) : “Dolem nje vazo me lart” , dhe te na rroje vazoja.

  44. durresi says:

    @ Andi Bushati. çore pirdhu. Mè analize koti qe ke bere, nuk e ke bere ndonje here. S’do ta besoja kurre qe kete artikull e ka shkruar nje gazetar qe pretendon te jete intelektual. Po mqns e ke firmosur …. .
    çfar pretendon ti zoti Bushati per “tifozllik”, ofendime? grushta? perleshja?

  45. semanjaku says:

    Nuk kam cte shtoje,,te gjitha sa shkruajne per ty Bushati jane te drejta,,meriton nje ik pirdhu te forte.

  46. Calalb says:

    Keta lloj gazetaresh i c` orientojne dhe i lodhin njerzit ne ekstrem. Nuk e kuptoj se kujt i sherben ky ( i thencin gazetar) me kete shkrim. Jam lexues i rregullt i gazetes TEMA, por botimi i ketij shkrimi mendoj se i`a ul nivelin dhe vlerat kesaj gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje