Një 21-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin jetonte.
Maria Dalani është gjetur pa jetë, ndërkohë që ka shumë dyshime mbi vdekjen e saj.
Kjo, pas disa deklaratave të një shoqeje të 21-vjeçareje.
Ajo ka thënë se Maria dhunohej nga njerku i vet dhe dyshon se e ka shtyrë dikush për të rënë nga pallati.
“Maria mund të jetë shtyrë nga dikush dhe ka rënë nga pallati.
Ajo dhunohej nga njerku i saj.
Madje, kohët e fundit donte të kthehej në Shqipëri, duke lënë të kuptohej se nuk shkonte mirë në Greqi”, ka thënë shoqja e saj.
Por, njerku i Marias thotë se ajo mund të jetë vetëvrarë për shkak të zhgënjimit në dashuri.
“Vajza ime nuk kishte arsye të vetëvritej, nuk i mungonte asgjë.
Nuk besoj se vajza ime është vetëvrarë.
Besoj se ishte zhgënjyer nga i dashuri i saj. Unë kërkoj drejtësi.
Kam kërkuar zbardhje të tabulateve telefonike për të parë se me kë ka folur herën e fundit.
Të zbardhet e vërteta dhe të shkojnë vrasësit në burg”, ka thënë ai.
Sipas policisë, “vdekja e Marias nuk ishte e menjëhershme.
Instinkti i mbijetesës bëri që ajo të zvarritej deri te një shkallë, por pa ia dalë dot. Trupi i saj mbeti në një vend jo shumë të dukshëm për kalimtarët dhe banorët”./b.l
Kalo taxidi Maria,o Theos na se synxorisei!
to mouni tis manas sou
Eh more grek moterqir, ju te vrisni naten dhe te qani diten, o kurva aziatike..
esena na se sygxoresei skatopsyxe, ti s’ke vend as ne kete bote e as andej, shporru mizerje!
Te shurrofsha te kockat e gjyshes o fare e keqe….rip Maria
Sikur nuk tingellon mire te etiketosh nje viktime si “bukuroshe”. Ndoshta duhet pak me respekt per viktimen dhe asnjeanshmeri ne gjykimin e pamjes se jashtme se nje njeriu te ndare nga jeta.