Basha s’merr asnjë masë, krerët e PD-së në rrethe: Ish-ministrat demokratë duhet të ishin bërë shkrumb e hi

9 Tetor 2015, 10:59Politika TEMA

Lulzim Basha, edhe pas kritikave të Genc Rulit, Arben Imamit e Majlinda Bregut, është duke lejuar krerët e PD-së në rrethe, që të sulmojnë deputetët dhe ish-ministrat demokratë, që konsiderohen si “garda e vjetër”.

Kreu i PD-së së Gjirokastrës, Ronald Bejko, thotë se për 8 vite në pushtet, ata janë treguar arrogant.

“Kryetarët e PD-së të degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara, pa asnjë shpërthim e mbështetje financiare, po mundohen të rindërtojnë ata ngrehinë që disa nga ‘spikerët’ e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë”, shkruan ai.

Ndërsa kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj thotë se ish-ministrat duhet të ishin larguar pas dorëheqjes së Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë nëpërkëmbur këtë parti. Ishin pikërisht ata që e çuan përtokë Partinë Demokratike në vitin 2013.

Ne vijmë nga një ‘shok’ i madh që morëm në vitin 2013.

Kur iku Sali Berisha dhe dha dorëheqjen, këta të tjerët duhet të ishin bërë shkrumb e hi.

Duhej të ishin fshirë.

Këtu nuk ndihet Berisha, të mos flasin as këta të tjerët.

Ne kemi një kryetar të zgjedhur dhe legjitim. Të tjerët të heshtin”, thotë ai për Panorama./b.l

1 komente në “Basha s’merr asnjë masë, krerët e PD-së në rrethe: Ish-ministrat demokratë duhet të ishin bërë shkrumb e hi”

  1. andromeda says:

    Rracë muti jeni të gjithë. Një farë e keqe që duhet asgjesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje