Kush e spiunoi Ballist Morinën në polici?

10 Tetor 2015, 09:05Politika TEMA
Kush e spiunoi Ballist Morinën në polici?

Në seancën e djeshme gjyqësore ndaj Ismail Morinës u zbardhën edhe detaje nga arrestimi i tij. GSH shkruan sot se  prokurori Gjergji Tako, pohoi se “njeriu i dronit” është “spiunuar” nga një njeri i panjohur. Ai zbuloi se policia është vënë në lëvizje, pas një informacioni konfidencial, ku personi rrëfente se me një makinë “Land Rover” lëvizte një person i armatosur. “Në datën 07.10.2015 patrullat e përgjithshme të komisariatit të policisë nr.1 kanë marrë informacion nga salla operative se një automjet me targë me shenja fillestare AA xxx kishte brenda njerëz të armatosur.

Në orën 00:30 një patrullë ka konstatuar automjetin përballë një subjekti të quajtur ‘L…L’. Patrulla ka ndaluar dhe ka vërejtur se në timon gjendej një shtetas. Në makinë ndodheshin dhe tre persona të tjerë. Nga intervistimi rezultoi se në timon gjendej shtetasi Ismail Morina.

Nga krahu i drejtuesit quhet Marin Rexha, ndërsa dy të tjerët rezultoi se quheshin Denis Balla dhe Erjon Bahushi. Patrulla vijoi kontrollin dhe rezultoi se Ismail Morina kishte në xhepin e përparmë të majtë të pantallonave një armë zjarri të markës ‘Zastava’, në krehrin e kësaj arme gjendeshin gjashtë fishekë. Në trupin e tre personave të tjerë nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm.

Në ambientet e komisariatit nr.1 vijoi kontrolli, ku poshtë sediljes së drejtuesit u konstatua një pistoletë tjetër e markës ‘TT’ me ngjyrë të zezë. Në dyshemenë e automjetit u gjend një gëzhojë ngjyrë bronzi. Në brendësi të kroskotit u gjend një kuti kartoni me 30 copë fishekë. I dyshuari Ismail Morina shpjegoi se armët që iu gjendën në automjet i posedonte ai dhe i mbante për vetëmbrojtje. Ai shpjegon se armën ‘TT’ e kishte gjetur në fshatin e tij në Kukës, ndërsa pistoletën ia kishte dhënë një shtetas kosovar”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në makinë, u gjet gjithashtu edhe një parullë në gjuhë të huaj me kuptimin “Unë jam shqiptar”. Për sa më sipër, prokurori kërkoi masën e arrestit me burg për Morinën, masë që u vendosë edhe nga Gjykata.

9 komente në “Kush e spiunoi Ballist Morinën në polici?”

  1. Opinionisti says:

    Shtetas kosovar me kombesi serbe?!

    Po te germojne e gjejne se si e organizoi tek pullë ket “mrekulline” e dronit ky superinteligjenti por kam pershtypjen se do ta mbylli politika.

    Koha per ndryshim.

  2. po pastaj? says:

    Do qir kurven ketij gjyqtari qe s’i del dot per zot punes se tij dhe ta le ne dere “spiunit”.
    Shko ne cdo vend te botes; keshtu punohet dhe kjo eshte demokraci jo spiunim.Gjyqtar i dhjere.Keta duhen cfarosur.

  3. Mario says:

    Mos ti shikojm gjerat gjithmone me zemer por edhe me TRU. Pyetja eshte, si ka mundesi nje njeri me gjendje ekonomike jo shum te favorshme blen DRONIN €3000 per nje mision kamikaz qe rrezikonte jeten e vet, si ka mundesi te futet ne kishen serbe me nje paraqitje te till qe bjen direkt ne sy pa ndihmen e dikujt ne Serbi dhe pyetja finale eshte c’ne ky njeri me pistolet SERBE ne brez?!!!!!!!

  4. Mario says:

    Mos ti shikojm gjerat gjithmone me zemer por edhe me TRU. Pyetja eshte, si ka mundesi nje njeri me gjendje ekonomike jo shum te favorshme blen DRONIN €3000 per nje mision kamikaz qe rrezikonte jeten e vet, si ka mundesi te futet ne kishen serbe me nje paraqitje te till qe bjen direkt ne sy pa ndihmen e dikujt ne Serbi dhe pyetja finale eshte c’ne ky njeri me pistolet SERBE ne brez?!!

  5. Skenderbeu says:

    Ky Ismail Morina per te dale ne media eshte ne gjendje ta shese edhe familjen e lere me shqiperine!

  6. veri says:

    Te gjitha pyetjet e shtruara me lart duan nje pergjigje,dhe jane dhe shume pyetje te tjera qe duhen hetuar dhe te habisin! 1- Si ka mundesi qe Serbet e dinin per dronn qe ishte Ismail Morina se ja permenden ndoshta pa dashje emrin ,por pastaj e kaluan temen tek vellai i Rames per te mbuluar autorin e vertete dhe e lejuan te dale lirshem nga Beogradi dhe Serbia ,me duket pak e cuditshme. 2- Kur Morina shkoi ne Danimarke per te pare ndeshjen dhe u shfaq ne stadium,trajneri Danez dhe mediat gati e quajten tragjike ndersa pas deklarimit te Morines qe do te ishte ne Elbasan dhe madje kishte dhe nje dhurate per kryeministrin Serb ,per cudi asnje rreagim nga Serbia,as nga mediat as nga federata (ata bene namin ber gurin e autobusit),por vetem pas arrestimit te tij rreaguan fare ftohte qe me sa duket nuk i ka pelqyer se ndoshta ne bashkpunimi me Morinen kishin pregatitur ndonje surprize tjeter ne elbasan por ju doli huq ashtu si dhe ne Beograd qe ju kthue ne bumerang.

  7. Arber says:

    Mor po qe ky majmuni me bisht nuk e ka bere vetem ate punen e dronit, kete e kupton edhe nje femije 3 vjeç. Po puna eshte se serbet gjithmone na e kane futur me intriga dhe pabesi dhe ne nuk nxeme mend.

  8. anissa says:

    Shum turp spiunet liri ballistit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje