Kualifikimi i Shqipërisë të dielën në Jerevan nuk ishte edhe aq heroik. Shumë nga ne do të kishin dashur ta fitonin atë që gjatë ndeshjes me Serbinë e pse jo edhe që një muaj më parë kundër Portugalisë. Disfata në këto sfida që do e sublimonin plotësisht këtë ngjarje historike për futbolin shqiptar, i’a zbehu asaj madhështinë dhe perfeksionin.
Ky sukses nuk qe as më perfekti i mundëshëm, sepse u arrit përballë një Armenie që ndoshta arsye sportive dhe ekstarsportive e bënë të dukej si një kopje qesharake e asaj që pamë vetëm pak muaj më parë në Elbasan.
E megjithatë ai përbën një premierë sensasionale dhe të paharueshme.
Përtej të qenit kualifikimi i parë për një garë të këtyre përmasave, ai ngërthen në vetvete një simbolikë më të gjërë që flet shumë jo vetëm për futbollin, por dhe për shoqërinë dhe mentalitetin tonë të ri. Ja sepse…
Simbolika e parë
Ky sukses përbën fitore ndaj një mentaliteti inferior disfatist dhe hipokrit që filloi të mbizotëronte me forcë ditët e fundit. Politika, media tradicionale që i shërben një mendimi unitar dhe shumica e opinionistëve të saj, filluan të propogandonin klishenë e shqiptarit të mirë europian, kokëulur dhe të dëgjueshëm, përpara modelit të profesinistit të aftë, të zot dhe fitues. Ato i bënë një jehonë të ekzagjeruar shqiptarit hipokrit që kërkon të jetë i pranueshëm nga të singjashmit e tij europianë, përpara atij që do të ndihet i barabartë e pse jo sfidues ndaj tyre. Suksesi i djemve të kombëtares, trokitja e tyre në dyert e Francë 2016, përmes përballjes, garës dhe fitores qe njëkohësisht edhe varmihësi i kësaj mendësie vasale dhe hipokrite. Në këtë kuptim, nga Lorik Cana e deri tek i riu Sadiku, që i vuri vulën e fundit kuafifikimit, përbëjnë një shembull të ri të shqiptarit model: atij që do “të shkojë drejt Europës”, kokëlartë dhe si barabartë.
Simbolika e dytë
Një tjetër anë e këtij suksesi është edhe fakti se ai përbën arritjen e parë në shkallë ndërkombëtare të një grupimi të përbërë nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës dhe diasporës. Si djemtë e Zvicrës, si ata të rritur në Shkodër, Vlorë, Prishtinë apo Preshevë, treguan se janë të aftë të ndërtojnë një ekip të denjë për sukses ndërkombëtar, gjë që s’kanë arritur ta bëjë dot kurrë më parë asnjë projekt politikanësh apo biznesmenësh qoftë. Në këtë kuptim, larg retorikave pseudopatriotike, larg ritmeve të xhamadanit vija- vija, apo himneve për flamurin më të bukur në botë, ky grup futbollistësh të rij tregoi se bashkëpunimi i sukseshëm i të gjithëve bashkë mund të rrezultojë i suksesshëm. Se shumfishimi i shqipëtarëve që “flasin gjuhë të ndryshme” nuk është në përpjestim të drejtë me shumfishimin e problemeve. Në këtë rast ata treguan se mund të përbëjnë një vlerë të shtuar për njëri- tjetrin.
Simbolika e tretë
Ky kualifikim i arritur nga djem të rritur, të edukuar dhe të stërvitur kryesisht në Europë tregoi se mosukseset tona të përsëritura për të kapur ritimin e kontinentit të vjetër, nuk janë as çështje geni, as problem race dhe as peshë trashëgimie. Pjesa më e madhe e futbollistëve tanë, nuk janë formuar në terenet e përbaltura shqiptare, nuk janë privuar nga fushat sportive që këtë çerekshekulli u kthyen në sheshe ndërtimi, nuk janë mbrujtur as me mungesën e disiplinës dhe përbuzjen ndaj profesionizmit. Ata janë edukuar në perëndim dhe janë rikthyer këtu me uniformën kuq e zi edhe për të na dëshmuar se nuk kemi asgjë të çalë dhe difektoze individualisht. Se po të vendosim të njëjtat rregulla, standarte dhe ekzigjenca edhe këtej nga anët tona, modele të tilla suksesi mund të prodhojmë më shpejt dhe më shumë.
Simbolika e katërt
Ky marshim i futbollistëve tanë për në Francë ka dhe një domethënie të madhe për të rijtë e këtij vendi të edukuar gabimisht me steriotipet e suksesit të lehtë. Ai është kundërthënia më e mirë ndaj mendësisë se për t’ia dalë në politikë duhet të jesh i paskrupullt, se për të shërbyer në drejtësi duhet të jesh i korruptuar, se për tu bërë yll gazetarie duhet të jesh i nënshtruar, se për të fituar para me biznes duhet të jesh i pamëshirshëm. Historia e djemve të kësaj kombëtareje është dëshmia më e qartë se rruga që duket në pamje të parë më e gjatë, ajo e sakrificës, djersës, vetëmohimit dhe përpjekjes të çon më shpejt në fund të tunelit. Ky është shembulli që ‘të kuqtë” kanë dhënë kohëve të fundit. Ata po krijojnë një model të ri suksesi.
Simbolika e pestë
Dhe së fundi, ky është mbi të gjitha suksesi i një njeriu: Giani De Biasi-t të cilit gjithnjë e më tepër ka filluar ti pëlqejë ta thërrasin Gani Abazi. Me seriozitetin, integritetin dhe sensin e tij të detyrës, tekniku i kombëtares jo vetëm që bëri të mundur këtë mrekulli kolektive, por ai solli me vete edhe rrëzimin e një klisheje. Klishesë të të huajit që vjen nga “paese di fronte” për të shitur gomone, për të pastruar paratë e Camoras apo për të përfituar nga dlirësia e adoleshenteve të çorientuara. Ai dërmoi shembullin tipik të palaços që zbarkon në provincë për të rëmbyer shpejt dhe ç‘të mundet. Ai dëshmoi se me këmbëngulje dhe pasion suksesi edhe këtu është i mundur.
Për të gjitha këto arsye, ajo që u kurorëzua këtë të dielë në Jerevan është një ngjarje jo e zakontë. Pavarësisht se fitoren e fundit mund ta kishim dëshiruar më të denjë, pavarësisht se kualifikimin mund ta kishim kërkuar më historik (duke mundur Serbinë), kjo që ndodhi do të mbahet mend gjatë. Dhe jo vetëm se po shkojmë për herë të parë në një garë europiane, por mbi të gjitha se ky rugëtim krijon premisën e modeleve të reja.
Lapsi.al
Bravo Bushat, e ke tundur!
Po ik or bole se deri dje na cabe karin duke share e duke hedhur vrere tani qe dolem ben kthesen e serish hedh helm me aryse esktrasportive ( me demek eshte shitur ndeshja se ky koqja i di te gjitha po te gjitha aman) ska faj ka ky ka faj tema qe ja boton! Serish mero luan per tu thene se une jam diferenca) dhe me nje masturbues si bushati ka te drejte! Do haj mut ky per gjithshka! Pak si ai doktori i bleones:))
Ik mor Bushat legeni..
Urojme e Shpresojmë ketë te fundit; ky rrugëtim krijonn premisën e modeleve të reja, gjithashtu të Fitoreve te reja jo vetem ne Sport por ne cdo aspekt te jetës.
Po si nuk rri dot ky njeri , pa futur pak helm ne shkrimet e tij, nje ZOT , e di…Ter jeten sharlatan e karagjoz.
Koment tipik i nje “bythepilafi” nga Tirana, pjese e armates se madhe te “analesheve” (te cilet e quajne veten “analiste”), qe buken e fitojne duke bredhur ne nje siperfaqe jo me shume se 1 km katror rreth qendres se Tiranes, ose duke u bere shantazh bizneseve dhe njerezve te fuqishem ( siç eshte rasti i viles se Lalezit, ku ky tipi e mori duke e nderruar me nje zhdukje te fakteve qe kishte gjetur per nje emision “investigativ”). Keta tipa te neveritshem (rasti me tipik eshte ai i Zhejit) mbijetojne si parazite ne kurriz te shoqerise duke ja pire gjakun normave te demokracise dhe te shtypit te lire.
SIMBOLIKA E GJASHTE
Permendorja ne mes te Tiranes i duhet ngritur Armando Dukes qe HAPI THESIN e FSHF dhe pagoi dallkauket dru me pre dhe te korruptuar te Armenise per te ngritur frymen PATRIOTIKE enveriste me ane te fitorjeve madheshtore te futbollit tone mercenar jo kombetar sic e ve ne dukje mire edhe analisti Bushati, duke nxitur zemerimin e Danimarkes qe sipas gjasave nuk do te pranoje me refugjate mjerane albaneze te Rilindjes Patriotike Socialiste.
Ne pergjithesi jane te sakta te gjitha simbolikat, perfshire
te gjashten e “mavrise”. Duhet festuar fitorja por pa kaluar
ne eufori te tepruar. Realiteti per te cilin duhet te harxhojme
me shume adrenaline nuk jane tifozlleku (i semure), mitingjet
e politikes (mashtruese) dhe propaganda qe mpin trurin.
Analizë më të saktë nuk gjen, e denjë vetëm për fletushkat idiote të sigurimsit MERO BAZE, analiza e bërë nga nipi i “Besnikut të Partisë”.
Shkrimet e tua ngjajne me fytyren tende, qe nuk evidentohen qarte tiparet. Fituesi nuk gjykohet! Te gjithe duhet te jene te perulur para protagonisteve te kesaj arritje historike!
Lexova vetem pese rrjeshtat e pare dhe jo ato pese simbolet e tua,normal si nipi i ambasadorit te pare ne beograd(si rezultat nga te paret spiun te udb-es ne Shqiperine e pasluftes) do mundohesh te na çash tr..in por nje gje dua tu them gjithe shqiptarve te ndershem(jo atyre qe nuk lene pisllik e pabesi pa bere e pastaj kujtojne qe edhe djemte e mrekullueshem te kombetares jo e shiten jo e blene ndeshjen) festoni e krenohuni me kete kombetare,me keta djem te talentuar me strategun te madhin De Biazi,ata meritojne çdo urim e vleresim edhe ata qe e kane ndjekur kombetaren kuq e zi lojtari i 12-te tifozat e mrekullueshem edhe ata qe e kane ndjekur nga ekranet dhe ju ka bere zemra mal kur kane fituar por kane patur besim te plote te ata djem edhe kur kane humbur per gabime te momentit qe ju ndodhin dhe skuadrave te medha e me pervoje por duke bere gjithnje loje dinjitoze.Kush e ndjek dhe e njeh pak futbollin e kupton psh se loja e kombetares ne pjesen e dyte kunder Portugalise ishte super duke e bere Portugaline qe per 45 minuta vetem tre topa te gjate te dergonte ne prapavijen tone,me serbine megjithese lojtaret tone me nje ngarkese psikologjike dhe pergjegjesi te madhe te cilat nuk e lejonin te dilte ne lojen e saj me te mire dhe po mos te ishte euforia e minutave te fundit per ta mundur me çdo kusht serbin,rezultati me i pranueshem do te ishte barazimi!ju them hilanjozve:lerini konspiracionet sepse ngaqe i beni vete kujtoni se i bejne te gjithe ndersa budallenjeve nuk ke çfare u thua se aq kuptojne!!SUKSESE DJEMVE TE KOMBETARES ME XHANI DE BIAZIN ARKITEKT TE KOMBETARES.
O toço ky osht futbolli i her fito i her hum rëndsi ka qe ne hym ne kampionat evropian, dhe kjo osht gjo fantastike, hec lale mos na çaj bythen me analiza idiotësh, por gzohu per ket gjo tbukur
Po mavria, mavri eshte e mavri ngelet. Bushati pasi hedh pak helem nga tabori i bixhozxhive (Kac Islam e kompani )mundohet te thoj dicka me vlere, sic ai mendon se thote gjithmone. Por nuk duhet harruar se me nje mikro spec mund te prishish nje kazan me gjelle.
Mendoj se nuk ka gje me te rende sesa mos mirnjohja e perbaltja e djerses e punes se atyre djemve qe e ben realitet kete enderr. Kete perbaltje e bejne vetem ata qe hunda e tyre nuk duron askend te jete me i sukseshem se ata dhe prandaj nxitojne te bejne cdo sajes e te vjellin vrer ndaj punes te sukseseshme te te tjerve.
Sa per simboliken e ketij kualifikimi, ai mendoj se eshte nje e vetem nje. AJO SE CFA MUNDE TE BEJNE KY POPULL I BASHKUAR NEN DREJTIMIN E NJE HUAJI PUNETOR E TE ZGJUAR.
Mjer kush nuk e kupton kete.
ne fillim , nje urim per kombetaren tone dhe mbeshtetesit kuq e zi per kete arritje te re te sportit tone . Por kisha deshire te perqendroja vemendjen ne nje thenie te mencur te kapitenit tone Lorik Canes ( te cilen e ka lexuar diku ne nje liber ) qe beteja me e madhe ( per te gjithe ne si Shqiptare kudo qe ndodhemi ) ngel kunder percarjes brenda nesh , qe do te zgjidhte jo vetem problemet e sportit por ne rradhe te pare te identitetit tone si shqiptar jo vetem ne individulitetin e secilit por edhe ne nivel komuniteti shoqeror qe do te na lejonte ta shikonim te gjithe rrotull nesh si vlere pozitive dhe jo si mjet per tu shfrytezuar. Uroj qe secili prej nesh ta kuptoj kete thenie dhe ta bej per vete ( duke e vene ne jete ) ne menyre qe te lehtesojme sa me shume te jete e mundur barren e jetes njeri -tjetrit dhe duke i dhene ngjyra kesaj jete ne cfaredo situate te krijohet .
nje dite te mbare
ate simboliken e pare e ke lexuar ti keshtu se i ke syte me helm dhe nuk te shohin qarte, ato simbolikat e tjera na i kurse se e para per disa ja ke fut mendjes kot, dhe e dyta pergjithesisht ti bushat qe ANe sDI te hap barkun
Ku jane grekqiraaaaat minorikare, perse nuk e hapin gojen tani, apo e kane gojen vetem per te ngrene mut kunder shqiptareve,.!